Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

DUKURITE PARANORMALE...VAMPIRIZMI.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

DUKURITE PARANORMALE...VAMPIRIZMI.

Mesazh nga No.i.d prej Fri Jul 02, 2010 6:22 pm

Të gjithëve na është i njohur tregimi tejet i popullarizuar për kontin e famshem Drakulla, i cili ushqehej përmes kafshimit me katër dhembet e parme, me te zgjatur, ose thithte gjakun e fresket te viktimes se perzgjedhur. Por, sigurisht, pak kush prej nesh e di se ky personalitet, ne dukje, i trilluar letrar i autorit te romanit fantastik te Bram Stokerit "Konti Drakulla", ka ekzistuar ne realitet si person me autoritet.

KUSH KA QENE KONTI DRAKULLA?

Personazhi vampir tashmë tejet i njohur dhe i popullarizuar kudo ne botë, me emrin konti Drakulla, ne te vërtetë ka qenë VLAD TEPASHI (1431-1476). Ai ishte një figure e shquar nga historia e rezistences rumune e shek XV. Sinonimin "TEPASH", qe do të thotë "ngulites", e ka marrë nga prirja e tij qe armiqtë e vet, t'i denoje ashoer me metodën e nguljes ne hu. Vladi, se bashku me vellane e tij me të ri, Radon, si rezistues dhe kundershtar i pushtimit otoman, i kishte kaluar disa vjet ne kazate (njesi administrative ku shtrihej pushteti otoman), me te tmerrshme turke. Aty i jepet rasti qe t'i mesoje dhe pervetesoje shumë nga metodat me te ashpra te denimit, përdorimi i te cilave me vonë kundër armiqve te tij, atë do ta lartesojne ne fron si sundimtarin me te ashper dhe gjakatarin me te famshem.
Ne vitin 1448, pati sukses qe territorin e Vllahise, krahine kjo qe deri ne atë kohe ishte ne protektoratin turk, ta marrë nën kontroll, mirëpo shpejt ky sukses i tij dështoi, dhe ai detyrohet te ike ne Hungari. Ne këtë shtet, duke qenë i njohur si kundershtar i flakte i pushtimeve turke ne Evrope, arrin ta fitoje besimin dhe mbrojtjen e popullit hungarez. Fale perkrahjes se miqve hungareze, me 1456, sërish rikthen pushtetin ne territorin me pare te humbur, dhe aty sundon deri ne vitin 1462. Gjatë kësaj periudhe te sundimit te tij, Tapeshi ndertoi keshtjellen famekeqe te quajtur Drakulla, ku ushtroheshin tortura nga me te paparat, dhe aty likuidoi mijëra kundershtare te bindjeve te tij. Kur ne vitin 1462, turqit sërish e pushtuan atë krahine, ai iku prapë. Por, mbreti i atehereshme rumun, Matja Korvin, nga frika e reputacionit te keq qe kishte Tapeshi dhe nën ndikimin e presionit të madh te opinionit, e arrestoi dhe e dënoi me burg.
Pas 12 vjetësh te qendrimit nën pranga, lirohet nga burgimi dhe arrin sërish ta riperterije titullin e kontit qe e kishte me pare si sundimtar i pacenueshem fuqiplote. Por, tashmë, edhe numri i armiqve te tij ishte shumë me i madh. Ai vritet nga një komplot i organizuar mirë pikërisht nga armiqtë e tij. Por, nuk mbaron çdo gjë me vdekjen e tij. As thashethemt. Madje, ne ato vise u thuren shumë mite dhe legjenda. Edhe pse ishte i varrosur ne afersi te Bukureshtit, ne vendin Snagov, edhe sot e kësaj ditë, ende qarkullojne shumë dyshime për vdekjen e vërtetë te tij. Besohej se ai fare nuk është i vdekur. Varri ishte i zbrazet, sepse menjehere pas varrimit, sipas legjendes se krijuar, ai ishte ringjallur sërish dhe tash shetit diku nëpër Rumani, duke u ushqyer me gjak njerezish. Sipas këtyre bestytnive, populli paragjykon se prapë një ditë do të kthehet sundimi i tij...

Hulumtimi i historisë se bujshme prej gjakatari te këtij konti, degjimi i shumë tregimeve dhe miteve për biografine e tij, pak prirje edhe fantazi kreative i mjaftuan shkrimtarit te famshem Bram Stoker, qe përmes romanit te tij "Drakulla", ta krijoje imazhin e VAMPIRIT me te popullarizuar ne botë, nga i cili, me vonë, inspirohen shumë skenariste te famshem hollivudian për te krijuar filma te zhanrit horor.
Edhe pse prejardhja e vampirizmit si fenomen, i vishej këtij sundimtari famekeq rumun, legjendat për këso krijesa qe zgjohen naten dhe ne kohën e henes se plotë kërkojnë gjakun e fresket qe e thithin nga viktimat e tyre, burimin e kanë nga kohët edhe me te lashta.
Sot, ne fjaloret e tyre, vampirizmin si term dhe dukuri, e kanë pervetesuar shumë gjuhe te botës. Ta zëmë, ne rusisht thuhej "UPITY", ne lituanishte "WEMPITI", ne polonishte "UPIOR" etj. Edhe fjalori i gjuhesh shqipe e ka ne perdorim këtë nocion si "VAMPIR", me domethënie- i vdekuri qe, sipas besimeve te kota, gjoja del naten nga varri dhe ua thithe gjakun njerëzve te gjallë. ne bestynine e popullit tonë, termi ne përdorimin e zakonshem zevendesohet edhe me nocionin "LUGAT".
Ne gjuhën angleze, fjala vampir, për here të parë është përmendur ne revisten "London Journal", me 04 maj 1732, kur ne te publikohet teksti dhe perkthimi i një raporti sensacioal nga mjeku ushtarak Johan Fluckinger, ne te cilin pershkruhet rasti i Arnold Panelit, vampirit serb, i cili atëbotë e kishte perhapur këtë epidemi ne rrethinen e gjerë te kryeqytetit te Serbise- Beogradit.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: DUKURITE PARANORMALE...VAMPIRIZMI.

Mesazh nga No.i.d prej Fri Jul 02, 2010 6:23 pm

VAMPIRIZMI SI SEMUNDJE


Jam e bindur se, pakkush di qe vampirizmi është një semundje e rrallë organike dhe fiziologjike. Fjala është për një semundje qe ne gjuhën e mjekesise quhet "porfiria", apo ne anglishte "PORPHYRIA".
Porfiria është një crregullim organik, ku tek i semuri, me tepër se sa qe është normalja, organizmi prodhon një substance kimike te quajtur porfirin (porphyrin).
Kjo substance organizmit te njeriut i sherben për krijimin dhe riperteritjen e hemoglobines, qe është pjesë e rruazave te kuqe te gjakut dhe sherben për bartjen dhe shnderrimin e oksigjenit ne gjak.
E gjithë teprica e profirinit ne gjak, largohet nga trupi përmes urines. Kur organizmi i njeriut tajit me tepër porfirine, siç ndodh ne rastin e kësaj semundje, atëherë ne gjak mbetet shumë pak hemoglobine për mirëmbajtjen e shendetit.
Porifiria si semundje, kryesisht sulmon sistemin e pergjithshem nervor dhe lekuren. Kur ndikon ne sistemin nervor, shkakton dhembje te mëdha ne gjoks, shtangim te muskujve, dobesim dhe paaftesi motorike, shpesh shfaqen halucinacione, urina ka ngjyrë vjollce, i semuri është i deprimuar me elemente te theksuara paranoje dhe aneksioziteti. Ne anën tjetër, simptomat e kësaj semundje si shprehje ne lekure paraqiten përmes kruarjes se madhe, paraqiten i thatat ne lekure, i semuri ndjen alergji ndaj diellit, etj.

C'lidhje ka kjo semundje me vampirizmin?

Ka dhe atë mjaft. ja edhe sqarimin: Meqë, mjekesia njeh shumë lloje te kësaj semundjeje, njera prej tyre është e ashtuquajtura: "Congenital Erythropoietic Porphyria" (CEP), e cila, gjenetikisht konsiderohet trashguese, ndërsa prej mjekesine e sotme bashkekohore, si një semundje e pasherueshme.

Të gjithë ata persona qe vuajne nga kjo semundje janë alergjike. Kjo alergji posacerisht është e theksuar ndaj rrezeve te diellit, prandaj, njerëzitë qe vuajne nga kjo alergji nuk guxojnë te dalin dhe te eksopozohen ditën, por levizin vetëm naten. Ne te shumtën e rasteve, te semuret nga kjo semundje kanë ten tejet te bardhe te lekures, gjë qe vetvetiu na aludon te vampiret.
Simptomat e kësaj semundjeje, po ashtu ndikojne ne eshtra dhe dhëmbë, andaj, te këta shpesh paraqitet edhe deformimi i dhembeve. Me kohe iu bien edhe floket dhe bëhen tullac, ndërsa qimet fillojnë t'iu dalin ne ato pjesë te trupit ku ato nuk janë te zakonshme.
Gjitheashtu vuajne nga anemia kronike, andaj gjithnjë kanë nevojë për konsumimin e gjakut te fresket përmes infuzioneve ose edhe, përmes rrugës orale (me goje).
Sipas medicines se sotme bashkekohore, kjo semundje është tejet e ralle ne botë. Ne historikun e saj te gjithembarshem, janë evidentuar, gjithsej 130 raste te ketilla. Nëse i marrim për baze të gjitha këto simptoma te kësaj semundjeje, si, ta zëmë: rënien e flokeve dhe pigmenteve tjera te mbirja e qimeve ne vendet e pazakonshme te pjeseve te trupit, teni i bardhe i lekures qe dukshëm shprehet ne fytyre, ndryshim i strukturës se indit ashteror qe shprehet edhe përmes deformimit te dhembeve, për shkak te alergjise nga rrezet e diellit mosdalja gjatë ditës, por vetëm naten, si dhe nevojë permanente e marrjes dhe konsumimit te gjakut te fresket, kanë ndikuar qe nga mosdija, njerëzitë gjatë historisë, këta te sëmurë t'i konsiderojnë si vampire.
Ndoshta mu kjo injorancë kolektive, ka ndikuar qe ne shumë vende dhe popuj te ndryshëm, te qarkullojne gjithë ato mite për ekzistimin e vampireve, apo lugeterve, qe zgjohen nga varri naten kur është hena e plotë dhe ushqehen përmes kafshimit dhe thithjes se gjakut te fresket te njerëzitë e shëndoshë!

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi