Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Piramidat

Shko poshtë

Piramidat Empty Piramidat

Mesazh nga No.i.d Fri Jul 02, 2010 6:28 pm

Piramidat janë varre gjigande. Sipas traditës e besimit egjiptjan, pasi vdiste faraoni, trupi i tij futej në një varr gjigant në Piramidë. Në to futeshin mjafte ushqime, stoli, e zbukurime madje dhe skllever qe duhet te shoqeronin faraonin e tyre. Ndërtimi i piramidave kërkonte kohë të gjatë. Tre janë piramidat më të mëdha: Keopsi, Kefre dhe Migerino.

Egjipti ndodhet në pjesën më veri-lindore të Afrkës dhe në veri të vendit ka dalje në Detin Mesdhe. Egjipti në veri-lindje kufizohet me Izraelin, në lindje me Detin e Kuq, në jug me Sudanin dhe në tërë pjesen perendimore kufizohet me Libinë.

Zbulimet arkiologjike kanë treguar se piramidat nuk janë ndërtuar vetëm në Egjipt, por dhe në Amerikën Qendrore, në Evropë.

Piramida e Keopsit ështe më e madhja nga tre piramidat kryesore në Gizeh dhe në të njëjtën kohë piramida më e lartë në mbarë botën. Ajo u ndërtua nga faraoni Keops gjatë viteve 2700 p.e.s - 3100 p.e.s. Ka një lartësi prej 137 m dhe gjatesinë e çdo brinjë të bazes e ka 227 m. Përbehet nga 2 500 000 blloqe me masë prej 2 - 5 tona secila. Kështu masa e piramidës i afrohet 6 000 000 tonelatave. Blloqet formojnë 203 shkallë me lartësi mesatare prej 1 metri.

Piramida e Keopsit është quajtur nga shkencëtarët "Libër shkencor i shkruajtur në gurë" pasi : është percaktuar se meridiani që kalonte nga maja e piramidës, ndante në dy pjesë të barabarta deltën e lumit Nil dhe përputhej me drejtimin veri-jug
lëvizjet e hijës së piramidës shënonin orët e ditës dhe jepnin dhe datat e sakta të ekuinokseve dhe solsticeve.
duke shumëzuar me një miliard lartesinë që do të kishte piramida, nëse faqet e saj do të ishin zgjatur deri në majën e saj, do të kemi 148 208 000 km, numër që është afërsisht i barabartë me largesinë në km nga Toka deri në Diell.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi