Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Hapet i pari hotel 0 yje, një bunker në Zvicër

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Hapet i pari hotel 0 yje, një bunker në Zvicër

Mesazh nga No.i.d prej Fri Jul 02, 2010 6:50 pm

Mjaft më me vaska me hidromasazh, televizorë plazma dhe shërbim mëngjesi në krevat. Për turistët më aventurierë vjen i pari hotel me 0 yje. Hoteli, realizuar në një ish bunker atomik, në San Gallo të Zvicrës nuk ka asnjë lloj komoditeti. Dhomat, të gjitha pa televizorë dhe pa dritare kushtojnë rreth 10 euro nata. Idea për këtë inisiativë është e binjakëve Frank e Patrik Riklin. Motoja e tyre është: Të kesh më pak, është më mirë.
Bunkeri nëntokësor mund të presë deri në 54 persona. Sigurisht që mes gjithë mungesave të komoditetit, turistëve nuk do t’u mungojë qetësia. Të vetmet imazhe të botës së jashtë do të vijnë të prezantuara nga një ekran i madh, që do të jetë lidhja me realitetin. Autoritetet i kanë dhënë leje aktivitetit, me një kusht: “Asnjë modifikim në bunker”. Në rast të një katastrofe nukleare, banorët duhet të kenë mundësi të shfrytëzojnë strukturën.

Gjatë luftës të gjitha komunat zvicerane ndërtuan bunkerë nuklearë. Sot, shumë qytetarë ato i kanë transformuar në kantina për verë.Ndërkohë që ky hoteli me “0 yje” është i pari i destinuar për përdorimin publik. Jo vetëm hoteli nuk ka komoditet, por është pajisur me instalimet elektrike dhe hidrosanitare. Një grup prej 15 turistësh ka inauguruar hotelin dhe kanë mbetur shumë të kënaqur. Një gjë është e sigurtë; kanë kursyer.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi