Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Evolucioni i njeriut? Ka mbaru

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Evolucioni i njeriut? Ka mbaru

Mesazh nga No.i.d prej Fri Jul 02, 2010 6:50 pm

Londër- Evolucioni human ka mbaruar. Për shekuj me radhë shkencëtarët dhe shkrimtarët e fantashkencës kanë kërkuar të gjejnë një identikit të Njerit të së ardhmes, duke e imagjinuar atë si superhero, ose si një ‘skllav’ të teknologjisë që do ta lejonin të jetonte pa lëvizuar një muskul, duke përdorur telekomanda të vëna në lëvizje nga forca e mendimit.
Por, teoria e fundit është më e thjeshtë: Njeriu i së ardhmes nuk do të jetë më i ndryshëm se ai i sotmi, sepse forcat që ushqheqin evolucionin, shkaqet natyrore dhe mutacionet genetike, duket se janë gati të ezauruara. Në këtë përfundim ka mbërritur një studim i fundit i “University College” në Londër.
Profesor Steve Jones, thotë se janë tre motive për të cilat nuk regjistrohen më mutacione të rëndësishme genetike: në pjesën më të madhe të historisë së njeriut, kushtet e jetës ishin kaq të vështira në tokë, sa seleksionimi natyral ka qenë shumë i fortë, ndërsa sot, progresi teknoligjik ka bërë të vetën dhe shumë gjera janë thjeshtësuar në aspektin e jetës e njëkohësisht ka rënë rezistenca.

Pastaj në erën e globalizimit, popujut e ndarë nga pjesa tjetër e botës gati nuk ekzistojnë më. Faktor i tretë, më i diskutuari në studimin e fundit, është fakti se gjithmonë e më pak ka meshkuj që bëhen baballarë në moshë të avancuar.

“Tek meshkujt, numri i ndarjes së qelizave të nevojshme për të arritur nga një spermatogjen deri në formimin e një spermatozoidi të pjekur rritet me kalimin e viteve. Herë pas here kur ka një ndarje ka mundësi që të ndodhin gabime gjenetike. Për një mashkull 29-vjeç janë verifikuar rreth 300 ndarje mes spermës së krijuar dhe asaj që kalon tek fëmija: cdo ndarje krijon një mundësi për gabime, mutacione ose ovolucione”- shpjegon kërkuesi, duke theksuar se pikërisht kjo gjë ul mundësinë për ndryshime gjenetike tek fëmijët.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi