Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Disa zbulime qe nga viti 1000-2000

Shko poshtë

Disa zbulime qe nga viti 1000-2000 Empty Disa zbulime qe nga viti 1000-2000

Mesazh nga No.i.d Fri Jul 02, 2010 7:02 pm

1000: Vikingu Bjarne Herjulfson arrin ekstremitetin veri-lindje te Groelandes.
1025: Mjeku arab Alhazen (965-1039) pohon se shikimi sigurohet nga rrezet e drites qe formojne një imazh ne sy dhe jo nga rrezet e derivuara nga syri apo pasqyrimet e objekteve, sikurse deri atëherë besohej.
1050: Ne Francë, duke perkulur një shufer nëpërmjet një manovelle, lindi balestra, e cila po të leshohet me një gurë te vendosur mbi te, ky i fundit i arrin te 300 metrat.
1054: astronomet kineze zbulojnë një yll të ri; është supernova, e njohur me 1967 si ylli i parë pulsues qe i jep origjinen Crab Nebules ne grup-yjesine e Demit.
1066: u vezhgua një komete e madhe.
1180: Ne Francë u ndertua mulliri i parë qe punonte nëpërmjet; anglezi Alexander Neckam (1157-1217) përshkruan aftesiene orientuese te gjilperes magnetike.
1194: udhetare viginge zbulojnë ishujt Svalbard
1202: matematikani Leonardo Fibonacci duke shkruar librin e tij «Libër Abaci», i prezanton gjithë Europes numrat arabe.
1228: filloi ne Angli, nxjerrja dhe përdorimi sistematik i karbonit.
1249: anglezi Roger Bacon përshkruan zyzet si mjet mbrojtes për sytë dhe prezanton pluhurin e perdorur ne plumba, e cila ne Kine kishte një perdorim tepër antik.
1252: Alfonso X nga Castiglia publikon «Tavole Alfonsine», qe i sjellin motivet planetare me një precizion me superior se ato te arritura Tolomeo.
1269: francezi Pélerin de Maricourt përshkruan polet magnetike.
1291: ne Venezia lindin pasqyrat me xhama.
1300: alkimisti Gerber përshkruan acidin sulfurik.
1316: Mondino de Luzzi ndan organet kadaverike dhe publikon librin e pare te anatomise.
1335: orët mekanike filluan te vihen ne pune nga mekanizma peshuese, dhe filluan te vendoseshin nëpër kulla për te sherbyer si ore riferuese zyrtare e krahinave te veçanta.
1346: shfaqen topat ne një konflikt franko-angleze.
1403: dyzet ditë për te shmagur përhapjen e murtajes ne Venezia; njihet koncepti mbi sëmundjet ngjitese.
1427: portugezi Diego de Sevilha zbuloi ishujt Azzorre
1435: gjermani Johann Gutenberg zbuloi shkronjat e levizshme dhe bëri te mundur revoluzionin kulturor te shtypit.
1436: Leon Battista Alberti teorizoi tekniken e prezantimit te vizatimeve.
1450: përhapet përdorimi archibugio (arme antike), e para arme zjarri e përdorshme vetëm nga një ushtar.
1451: Niccolò Cusano zbuloi lentet konkave (diverguese); deri atëherë ishin perdorur vetëm lentet converguese.
1472: Johann Muller mati rrugën e dukshme ne një komete.
1487: Bartolomeo Diaz arriti ne 'Capo di Buona Speranza', ekstremiteti me meridional ne Afrike.
1492: udhëtimi i parë i Kristofor Colombo; do të çoje ne zbulimin e Amerikes.
1495: mjeku Girolamo Fracastoro pershkroi sifilizin ne një mbartes.
1497: portugezi Vasco da Gama arriti ne Indi pasi kaloi nga 'Capo di Buona Speranza'.
1502: Amerikani Vespucci zbuloi se India e Kristofor Colombo nuk ishte gjë tjetër veçse një kontinent i ri.
1504: shpikesi gjerman Peter Henlein prezantoi orën e xhepit duke aplikuar një nderthurje ingranazhesh.
1523: portugezi Ferdinando Magellano perfundoi udhetimin e pare rrotullues përreth Tokes.
1535: Niccolò Tartaglia gjeti mënyrën e zgjidhjes se ekuacionit te grades se tretë.
1542: Francisco de Orellana gjeti burimet e Rios se Amazones.
1543: Niccolò Copernico, ne prag te vdekjes, publikoi «De revolutionibus Orbium Coelestium» ku nëpërmjet sistemit eliocentrik (dielli ne qendër) i kundervihet sistemit tolemaik (gjeocentrik= toka ne qendër); mjeku belgo-hollandez Adrea Vesalio themeloi anatomine moderne duke korigjuar ne një libër me shumë se 200 gabime te Galileut.
1545: Geronimo Cardano prezantoi numrat negative dhe zgjidhi ekuacionet e grades se katert.
1551: publikohen Tabelat Trigonometrike te Georg von Lauchen, i mbiquajtur Retico; dhe Tabelat Planetare te Reinhold.
1552: anatomisti Bartolomeo Eustachio zbuloi ne vesh "kanalin" qe mban dhe emrin e tij. (Kanali i Eustakut qe realizon komunikimin e veshit me pjesen e siperme te faringut.)
1568: Gerhard Kremer zbuloi projektuesin cilindrik qe mundesoi vizatimin e hartave gjeografike qe perdoreshin dendur ne udhetime detare.
1572: Tycho Brahe vezhgoi një supernova për 485 ditë, nga Nentori i 1572 deri ne Mars te 1574.
1581: Galileo Galilei zbuloi periodicitetin e lavjerresit. 1582: hyri ne perdorim kalendari Gregorian.
1583: hollandezi Simon Stevin zbuloi qe presioni i një lengu është i pavarur nga forma e mbajtesit te tij.
1589: Galileo perfundoi eksperimentet e tij mbi reniet lirë te trupave, duke kundershtuar Aristotelin.
1590: lindi mikroskopi i thjeshtë, me një lente te vetme.
1591: u futen për here të parë simbolet algjebrike.
1592: Galileo zbuloi termometrin me ujë.
1596: Ludolf van Ceulen vendosi një vlerë me ekzakte te numrit Pi greke qe prezanton raportin midis rrethit dhe diametrit.
1600: anglezi William Gilbert përshkruan Token si një magnet sferik.
1608: Hans Lippershey ne Olanda ndertoi dylbite e para.
1609: Keplero verteton se orbitat e planeteve janë eliptike.
1610: Galileo aplikon teknologjinë e dylbive ne astronomi dhe publikon zbulimet e tij mbi krateret e henes, satelitet e Jupiterit, fazat e Aferdites, njollat diellore, natyren yjore te Rruges se Qumshtit.
1628: William Harvey përshkruan qarkullimin e gjakut.
1635: Henry Gellibrand zbulon perkulshmerine manjetike.
1637: Pierre de Fermat formulon te fameshmen «teorema e fundit».
1643: Evangelista Torricelli shpiku barometrin.
1653: Olof Rudbeck zbuloi vazat linfatike.
1656: Christian Huygens shpiku orën me lavjerres.
1662: Ligji i Boyle mbi raportin vellim/presion te gazeve.
1665: Hooke zbuloi qelizat (ne tape).
1666: Isaac Newton kuptoi ligjin e gravitetit universal dhe vezhgoi spektrin e drites diellore.
1668: Newton shpiku teleskopin reflektues.
1669: Newton dhe Leibnitz, ne mënyrë te pavarur, shpikin llogarite integrale dhe ato diferenciale.
1670: Thomas Willis zbulon se te semuret me diabet kanë një rritje te nivelit te sheqerit ne urine.
1675: Olaus Roemer mati shpejtesine e drites.
1676: Antoni van Leeuwenhoek zbuloi mikroorganizmat.
1682: zbulohet seksualiteti i bimeve.
1685: teoria e numrave imagjinare.
1687: Newton publikoi librin «Principi».
1712: makina me avuj e Newcomen
1718: Edmond Halley dokumenton moton e vërtetë mbi yjet.
1728: kronometri i John Harrison zgjidhni problemin e matjes se gjatesive ne det.
1738: Daniel Bernoulli propozon bazen e teorise kinetike te gazeve.
1744: Euler teorizoi numrat pasardhës.
1745: u shpik Shishja e Leydes (kondesator elektrik) për te mbledhur energjine.
1747:u zbulua kura ndaj skorbutit.(mungesa e vitamines C)
1752: rrufepritesja e Benjamin Franklin
1754: zbulohen kristalet karbonike.
1764: makina me avuj e Watt
1766: zbulohet hidrogjeni.
1768: Lazzaro Spallanzani paraqiti mosekzistencen e gjenerimeve spontane.
1769: Lavoisier themeloi kiminë sasiore.
1774: zbulohet oksigjeni.
1779: zbulimet e para ne mekanizmin e fotosintezes.
1781: William Herschel zbuloi planetin Uran.
1783: ngritjet e para te mongolfierave ( ballona qe fryhen me ajër te ngrohte)
1790: u paraqit për here të parë sistemi mates decimal.
1796: Edward Jenner zbuloi vaksinimin.
1798: Cavendish mati masen e Tokes.
1799: kimisti francez Joseph L. Proust zbuloi ligjin e pjeseve te fundshme.
1800: Alessandro Volta shpiku pilat, derivate te ujit.
1801: Giuseppe Piazzi zbuloi 'Cerere', asteroidi i parë.
1803: kimisti John Dalton rizbuloi teorine atomike.
1811: Amedeo Avogadro hipotizoi se te gjithë gazet ne kushte te barabarta permbajne te njëjtin numer pjesezash.
1814: zbulohen vijat e spektrit.
1821: Faraday propozon teorine e motorit elekrik.
1825: lokomotiva e pare me avull.
1827: Ligji i Ohm
1831: Faraday realizoi një gjenerator elektrik.
1838: Bessel për here të parë mati largesine e një ylli.
1839: lindi fotografia.
1842: zbulohet efekti Doppler.
1846: Le Verrier, Galle dhe Adams zbulojnë Neptunin.
1847: kimisti Ascanio Sobrero shpiku nitroglicerinen.
1848: zbulohet zeroja absolute.
1850: ligji i dytë i termodinamikes.
1854: zbulohet shpina e atlantike (Atlante, personi mitologjik qe mbante botën mbi shpatulla); Antonio Meucci realizon telefonin e tij elektrik.
1856: zbulohet njeriu i Neandertal, ne Gjermani.
1858: Charles Darwin publicon teorine e evolucionit naturor.
1859: pusi i parë naftenxjerres.
1860: motori me djegje te brendshme.
1862: Pasteur formulon teorine e organizmave mikroskopike patologjike.
1865: Gregor Mendel propozon bazat e gjenetikes; Numri i Avogadros; forca elektromagnetike e sintetizuar ne ekuacionet e Maxwellit.
1866: Alfred Nobel shpiku dinamitin.
1869: Mendeleev zbuloi sistemin periodik te elementeve.
1873: ekuacionet e gjendjes se gazeve.
1875: qartesohet fekondimi duke vezhguar një spermatozoid te hyjë ne një vezë.
1876: Graham Bell i ve vulen shpikjes se telefonit; motore me 4 kohe te Nikolaus Otto.
1877: fonografi i Edisonit (aparat qe riprodhon zerat e incizuara ne një disk).
1878: zbulohen enzimat.
1879: drita elektrike.
1885: vaksina e Pasteur kundër terbimit.
1887: eksperimenti i Michelson dhe Morley nuk arriti te provonte ekzistencene eterit.
1888: Hertz zbuloi valet e radios te parashikuara nga Maxwell; Galileo Ferraris prezanton ne Akademine e Shkencave ne Torino motorin e tij me korent alternativ, me pas iu vu vula nga Tesla i SHBAs.
1893: Freud themeloi psikoanalizen.
1895: Guglielmo Marconi demonstroi se valet e radios mund te trasmetohen dhe te kapen ne largesi; Roengten zbuloi rrezet X.
1897: Thomson zbuloi elektronin, pjeseza e pare e atomit.
1898: Pierre dhe Marie Curie zbuluan elementet radioaktive Polonio (Po) dhe Radiusin (Ra).
1900: Max Planck themeloi mekanikes se kuanteve.
1901: Guglielmo Marconi realizon lidhjen e pare radiofonike ne Oqeanin Atlantik.
1902: kromozonet u perkufizuan si pjesë e pandarshme e trashigimise.
1903: u ngrit nga Toka aeroplani i parë. (vellezerit Wright)
1905: Albert Einstein publikon teorine e relativitetit.
1906: Lee De Forest zbuloi valvulen termoelektrike me tri elektroda qe do të favorizojne te ne ardhmen teknologjinë radiofonike.
1911: Alfred Wegener hamendesoi spostimin e kontinenteve.
1914: Thomson zbuloi protonin.
1916: Einstein publikoi relativitetin e pergjithshem.
1921: u zbulua insulina.
1926: u sitemua mekanizmi i vale-matesve.
1927: parimi i papercaktueshmerise nga Heisenberg. (sipas se cilit, jo te gjithë madhesite e dukshme mund te percaktohen me perpikmeri)
1928: Fleming zbuloi penicilinen.
1929: Edwin Hubble zbuloi zgjerimin e universit.
1930: Tombaugh zbuloi Plutonin.
1931: teorema e Goedel.
1932: Chadwick zbuloi neutronin.
1938: Hans Bethe zbuloi reaksionet dridhjeve nukleare qe i japin burim energjine e yjeve.
1939: dridhjet nukleare; helikopteri i parë.
1942: pila atomike e Fermit.
1945: bomba atomika me fizion (ndarja e berthames se atomit nëpërmjet reakisoneve zinxhir).
1946: Eniac, njeri nga kompjuterat e pare te programueshem.
1948: u ideua tranzistori.
1952: bomba e pare H
1953: Watson dhe Crick zbuluan strukturen dyvargezuese te ADN-se.
1954: transplantimi i parë i veshkave.
1957: sateliti i parë artificial; qarku i parë i integruar i vënë ne dispozicion nga Kilby; publikimi i Fred Hoyle mbi sintezen nukleare te elementeve te renda ne brendesi te yjeve.
1960: lazeri i parë optik.
1964: u zbulua radioaktiviteti fundor, provë qe favorizoji teorine e Big Bang mbi origjinen e universit.
1969: zbritja e pare ne Hene; ne njezet vitet e ardhshme u eksplorua i gjithë sistemi diellor nëpërmjet sondave.
1981: fluturimi i parë nga Shuttle.
1983: Carlo Rubbia zbuloi pjesezet W dhe Z qe demonstruan teorine e rrymave te dobta.
1987: gjitari i parë i modifikuar gjenetikisht për te prodhuar lende farmaceutike.
1989: ne Cern (Gjenevra) lindi Bota e Gjere e Rrjetit qe krijoi mundësinë e funksionimit të internetit.
1997: u klonua delja Dolly.
1998: universi jo vetëm qe zgjerohet, por po rrit dhe shpejtesine e zgjerimit te saj.
2000: u kompletua leximi i hartes gjenetike njerëzore
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi