Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lajmet më të çuditshme në botë

Shko poshtë

Lajmet më të çuditshme në botë Empty Lajmet më të çuditshme në botë

Mesazh nga No.i.d Fri Jul 02, 2010 7:04 pm

Mes tyre është gruaja që gabon autobusin dhe kthehet në shtëpi pas 5 vjetësh; një i verbër që gjobitet për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën ngiste makinën; ajo që jetoi me një laps në tru; apo burri indian që ka një familje rekord me 50 gra dhe 109 fëmijë. Barsoleta? Jo, aspak, janë lajme të vërteta që ndodhin anekënd botës, e që janë përzgjedhur me kujdes nga agjencitë e shtypit dhe përmbledhur në librin me titull Funny News. Lexojini, dhe po deshët mos i besoni. Janë të gjitha të vërteta!
Kandidatja premton 40 mijë raporte orale
Belgjikë


Një kandidate për në Senat ka premtuar që në rast se do të zgjidhej, do të kryente rreth 40 mijë raporte orale me zgjedhësit. Për Tania Derveaux, e partisë "NEE" (Lëvizja e Protestave të Drejta) ky ishte një provokim për rivalët e saj që kishin premtuar 400 mijë vende të reja pune. Për të përfituar nga ky shërbim falas, zgjedhësit duhej të prenotonin në sajtin e kandidates që kishte deklaruar se 500 ditë i mjaftonin për ta mbajtur premtimin. Por, fatkeqësisht nuk arriti të zgjidhej.


Prej gjashtë vjetësh nuk ha ushqim,por gëzon shëndet të plotë
Londër, Britani e Madhe


Nuk ha asnjë lloj ushqimi prej 6 vjetësh, por është në formë të shkëlqyer. 58-vjeçari Michael Werner pi vetëm kafe, lëngje frutash dhe ujë, që prej moshës 52 vjeç, dhe prapë gëzon shëndet të plotë. I diplomuar për kimi, burri tregon: "E bëj për dashurinë që kam për organizmin tim".
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajmet më të çuditshme në botë Empty Re: Lajmet më të çuditshme në botë

Mesazh nga No.i.d Fri Jul 02, 2010 7:04 pm

Bllokohet treni, pasagjerët e shtyjnë
Bihar, Indi


Pasi një udhëtar kishte tërhequr frenin e emergjencës, duke bllokuar trenin, qindra pasagjerë të tjerë, në vend që të prisnin për pesë orë ardhjen e një lokomotive tjetër, preferuan ta shtynin deri në shinën tjetër elektrike. Pas kësaj, treni u rinis sërish.


Gabon autobus,kthehet në shtëpi pas pesë vjetësh
Narathinwat, Tajlandë


Jaeyaena Beurraheng, një grua 76-vjeçare, flet vetëm gjuhën e saj. Në vitin 1982, kur po kthehej nga Malajzia, kishte hipur në një autobus, e bindur se do ta çonte në Narathinwat, provinca e origjinës së saj në jug të Tajlandës, ku flitet gjuha malajzeze, por çuditërisht e gjeti veten në veri të Bangkokut. Me një tjetër autobus mbërriti në Chinag Mai, 900 km në veri të kryeqytetit. Atje jetoi pesë vjet si endacake dhe në vitin 1987 u çua në një qendër pritjeje. Kur tregoi historinë e saj, e kthyen në shtëpi.

Lapsi në kokë, u hoq pas 55 vjetësh
Berlin, Gjermani


Për 55 vjet me radhë ka vuajtur nga dhimbja e kokës dhe gjakderdhja nga hunda, të shkaktuara nga një laps që i ishte futur në kokë gjatë një rënie në moshë të vogël. Gruaja, Margaret Wegner, tani është shumë mirë: me anë të një operacioni i hoqën lapsin rreth 8 centimetra të gjatë.


Njeriu-llogaritar, më i shpejtë se kompjuteri
Londër, Britani e Madhe


Një francez 27-vjeçar, Alexis Lemarie, ka qenë më i shpejtë se kompjuteri në llogaritjen e rrënjës së një numri me 200 shifra. Alexis-it iu deshën 70.21 sekonda për ta llogaritur, ndërsa kompjuterit pak më shumë.


Paguaj ujin, ose shtëpia do të të mbushet me baltë
Rio de Zhaniero, Brazil


Kush nuk paguan faturën rrezikon që shtëpia t‘i mbushet me baltë. Ideja ka qenë e "Cadea"-s, një agjencie shtetëroren në Brazil, për të zgjidhur kështu rastet më problematike. Mekanizmi i një krateri, që përdoret për grumbullimin e baltërave në qytet, do të përdoret për të mbushur shtëpitë e debitorëve që i kanë shtetit më shumë se 20 mijë reains (8200 euro).
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajmet më të çuditshme në botë Empty Re: Lajmet më të çuditshme në botë

Mesazh nga No.i.d Fri Jul 02, 2010 7:04 pm

Një fëmijë që vlen sa për dy,peshon thuajse 8 kg
Altai, Rusi


Një grua ruse ka sjellë në jetë një fëmijë që peshonte plot 7.75 kilogramë. Vogëlushja, që lindi me operacion, quhet Chiara dhe theu rekordin e 11 vëllezërve të saj, të cilët peshonin më shumë se 5 kg. Mes fëmijë të hyrë në "Guiness", ishte edhe ai që lindi në Itali në vitin 1955, me peshë 10.2 kilogramë.


Sheh në ëndërr një numër, i përgjigjet shpirti binjak
Harefield, Britani e Madhe


Pesë vjet më parë, David Brown, një anglez që sot është 24 vjeç, pa në ëndërr një numër telefoni. E mori dhe nga ana tjetër iu përgjigj Michelle Kitson, një studente, e cila atëherë ishte 17 vjeçe dhe jetonte me prindërit 90 kilometra larg vendit ku jetonte David. Pasi u takuan, u dashuruan dhe në fund u martuan.


I verbri gjobitet për shpejtësi të madhe
Barcelonë, Spanjë


Pasi ecte me një shpejtësi 154 kilometra/orë, një burrë ka përfunduar në dyert e policisë. Domingo Merino, i verbër që nga viti 1996, për shkak të një aksidenti rrugor, u justifikua përpara gjykatësve se ishte përfshirë nga nostalgjia për të drejtuar makinën, kështu që i kërkoi gruas ta linte të ngiste makinën në një rrugë të drejtë, të cilën ai e kujtonte mirë. Në vendin e pasagjerit gruaja e udhëzonte me zë të lartë se nga ta drejtonte timonin.


Kufomë në shtëpi? Jo, mbajnë erë këmbët
Kaiserslautern, Gjermani


Erë e keqe, dritare të mbyllura prej ditësh, posta plot me letra dhe asnjë shenjë jete. Banorët e një pallati në Kaiserslauten, që kishin frikë se mos fqinji tyre kishte ndërruar jetë, vendosën të lajmëronin policinë. Por, agjentët e policisë u habitën nga ajo që panë: i zoti i shtëpisë flinte për qejf, ndërsa era e keqe vinte nga çorapet dhe të brendshmet e palara të grumbulluara në shtëpi.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajmet më të çuditshme në botë Empty Re: Lajmet më të çuditshme në botë

Mesazh nga No.i.d Fri Jul 02, 2010 7:04 pm

Në autostradë, mbi barelë
Aron, Spanjë

Policët arritën ta ndalonin vetëm pasi kishte përshkruar tre kilometra. Antoni, 42 vjeç, i paralizuar në 95 për qind të trupit, po udhëtonte mbi një barelë me rrota dhe motor, të cilën e kontrollonte me gojë. Burri, që jetonte në një qendër rehabilitimi, kishte dalë si zakonisht për të bërë një shëtitje, por kësaj radhe kishte gabuar drejtim.

Rrezik nga lepujt.Autostrada është bllokuar
Budapest, Hungari

Rreth 5 mijë lepuj "pushtuan" një nga autostradat me më shumë trafik të vendit, të famshmen Budapest-Vjena, duke e bllokuar për orë të tëra. Faji ishte i gjithi i një aksidenti mes dy kamionëve, një prej të cilëve transportonte mijëra kafshë. Policë dhe zjarrfikës, të ndihmuar edhe nga shoferët e kamionëve, arritën që të mblidhnin rreth 4400 lepuj. Pesëqind ngordhën në rrugë, ndërsa rreth 100 të tjerë u larguan drejt fushave aty pranë.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajmet më të çuditshme në botë Empty Re: Lajmet më të çuditshme në botë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi