Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

10 Protestat më të çuditshme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

10 Protestat më të çuditshme

Mesazh nga No.i.d prej Fri Jul 02, 2010 7:10 pm

10 Protestat më të çuditshme

Mes një morie listash që revista prestigjioze u
ka servirur lexuesve të saj gjatë këtij fundviti,
ndoshta më shumë interes nga të tëra shkakton
ajo e dhjetë protestave më të çuditshme

Mes një morie listash që revista prestigjioze u ka servirur lexuesve
të saj gjatë këtij fundviti, ndoshta më shumë interes nga të
tëra shkakton ajo e dhjetë protestave më të çuditshme, të cilën
nuk kish se si ta kryesonte ndonjë rast tjetër veç atij që së fundmi zuri
ekranet e rrjeteve televizive të së gjithë botës, kur një gazetar irakian
lëshoi drejt kokës së Presidentit amerikan që të dyja këpucët e tij. Në
këtë listë janë disa shtetarë të bërë pre të protestave sa origjinale po
aq edhe të çuditshme. Por ato nuk i rezervohen vetëm këtij rangu
individësh; në kohë është protestuar në forma të çuditshme ndaj
ligjeve, ndaj autoriteteve shtetërore, ndaj artistëve madje edhe ndaj
biznesmenëve. Më poshtë, po ju rendisim ato dhjetë protesta që sipas
revistës amerikane "Time" janë edhe më të çuditshmet:

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: 10 Protestat më të çuditshme

Mesazh nga No.i.d prej Fri Jul 02, 2010 7:11 pm


1. Protesta e gazetarit irakian
Gazetari televiziv Muntadhar al-Zeidi, që në mes të një konference
shtypi, tashmë të famshme, hoqi të dyja këpucët, duke goditur
me to Presidentin amerikan Xhorxh Bush. Ishin reflekset e jashtëzakonshme
të Presidentit ato që i hoqën mundësinë gazetarit irakian
të godiste në shënjestër, duke qenë se u kishte dhënë edhe trajektoren
e duhur.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: 10 Protestat më të çuditshme

Mesazh nga No.i.d prej Fri Jul 02, 2010 7:11 pm


2 Jo zgjerimit të aeroportit Heathrow të Londrës
Thuajse menjëherë pas publikimit të planeve për zgjerimin e
aeroportit Heathrow të Londrës, grupet ambientaliste u hakërryen,
pasi për ta kjo do të thoshte më shumë ndotje e ngrohje globale. Gjithsesi,
protestat nuk arritën ta ndalnin zgjerimin e aeroportit, por me
hapjen e një terminali të ri në vitin 2008, disa qindra protestues hynë
në aeroport për të treguar mospëlqimin e tyre në mënyrë shumë origjinale.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: 10 Protestat më të çuditshme

Mesazh nga No.i.d prej Fri Jul 02, 2010 7:12 pm


3 Jo kodit të veshjeve në aeroporte
Administrata Federale e Aviacionit Amerikan
vendosi këtë vit ndalimin e veshjeve joserioze nga
ana e punonjësve të saj. Kështu, u ndaluan takat
e larta, minifundet, xhinset etj. Kjo gjë nuk u
pëlqeu aspak 15 punonjësve. Në shenjë proteste,
një prej punonjësve shkoi në punë me pantallona
jeshile, me xhaketë kafe të shkëlqyeshme e me
flokët të lyer ngjyrë blu. Disa punonjës të tjerë
meshkuj zgjodhën një mënyrë edhe më kreative
proteste: u veshën si femra.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: 10 Protestat më të çuditshme

Mesazh nga No.i.d prej Fri Jul 02, 2010 7:12 pm


4 Protesta për mirëmbajtjen e rrugëve
Kur banorëve të qytetit të vogël amerikan Saskaçuan u erdhi në
majë të hundës që autoritetet lokale nuk tregonin vëmendje për
mirëmbajtjen e rrugëve, vendosën të protestonin, duke u zhveshur
tërësisht. Rezultati ishte një kalendar i krijuar me foto të banorëve të
qytetit teksa pozonin nudo anës rrugëve. Protesta duket se dha rezultate,
pasi gjatë këtij viti, autoritetet vendosën të lëvronin fonde
për mirëmbajtjen e rrugëve.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: 10 Protestat më të çuditshme

Mesazh nga No.i.d prej Fri Jul 02, 2010 7:13 pm


5 Protesta e baballarëve të divorcuar
Në tetor të vitit 2003, dy baballarë britanikë vunë në shënjestër
tarracën e Gjykatës Mbretërore për të protestuar kundër keqtrajtimit
të meshkujve gjatë gjyqeve të divorceve. Që të dy burrat, pjesë e
shoqatës "Baballarët për drejtësi", morën masat për këtë veprim,
duke marrë me vete ushqime e ujë për një javë. Megjithëse asnjë nga
burrat nuk pati pasoja ligjore prej veprimit, shoqata thuajse u shpërbë
në vitin 2006, kur u mësua se disa pjesëtarë të saj kishin bërë plan
të merrnin peng birin e Toni Bler.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: 10 Protestat më të çuditshme

Mesazh nga No.i.d prej Fri Jul 02, 2010 7:14 pm


6 Protesta kundër Presidentit Alberto Fuxhimori
Për të protestuar kundër fushatës për rizgjedhjen e Presidentit
Alberto Fuxhimori, gratë peruane grumbulloheshin rregullisht në
sheshin kryesor të Limës për "të larë" flamurin e vendit "të ndotur"
nga politika e pistë e shtetarëve të tij. Falë një prove të pakundërshtueshme,
Fuxhimori u largua drejt Japonisë, nga ku dha edhe
dorëheqjen. Por u ekstradua për në Peru, pasi shkoi në Kili në vitin
2005. Sot, gjendet në burg i dënuar për abuzim me pushtetin, ndërkohë
që po përballet edhe me akuza që e lidhin me skuadrat e vdekjes.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: 10 Protestat më të çuditshme

Mesazh nga No.i.d prej Fri Jul 02, 2010 7:14 pm


7 Sulmi me tortë ndaj Bill Geits
Megjithëse nuk është njeriu i vetëm i goditur publikisht me tortë,
sulmi ndaj biznesmenit Bill Geits mbetet gjithsesi ndër më të famshmit.
Incidenti ndodhi në vitin 1998 në Bruksel, para se Geits të takohej
me disa liderë të tjerë të rëndësishëm të biznesit botëror. I tronditur,
po pa asnjë lloj dëmtimi fizik, Bill Geits nuk kërkoi ndjekjen
personale të njeriut që e sulmoi.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: 10 Protestat më të çuditshme

Mesazh nga No.i.d prej Fri Jul 02, 2010 7:15 pm


8 Shuplaka në fytyrën e Gorbaçovit
Ndërsa rënia e Bashkimit Sovjetit u prit me brohoritje
në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Evropën
Perëndimore, shumë njerëz në Rusi u zemëruan
thellësisht me liderin që e çoi shtetin drejt demokracisë
dhe kapitalizmit. Ish-presidenti vendosi të
kandidonte për kreun e shtetit edhe në vitin 1996. Por
kjo ambicie nuk u prit fort mirë. Në një prej vizitave në
Omsk, në fushatë e sipër, një 29-vjeçar i papunë arriti
t'i afrohej aq shumë Gorbaçovit sa edhe i dha një
shuplakë në fytyrë. Ai i tha policisë se kishte vendosur
ta kryente atë akt pasi mendonte se reformat e
Gorbaçovit i kishin bërë dëm Rusisë.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: 10 Protestat më të çuditshme

Mesazh nga No.i.d prej Fri Jul 02, 2010 7:15 pm


9 Përqeshja e Maorit ndaj mbretërorëve britanikë
Zyrtarët amerikanë janë familjarizuar tashmë me Dun Mihakën,
nga Zelanda e Re, aktivist për të drejtat e njeriut dhe pjesëtar i etnisë
Maori. Ai e prezantoi veten për herë të parë në vitin 1981, duke përqeshur
princin Karl dhe princeshën Diana gjatë një vizite në Zelandën
e Re. U përpoq t'i afrohej edhe kolonës së makinave që shoqëronin
pesë vite më pas mbretëreshën Elisabetë, por furgoni i tij, i zbukuruar
me fytyra që përqeshnin, nuk mund të kalonte pa u vënë re nga
policia, e cila e ndali me shpejtësi. Megjithatë, mbretëresha nuk
mundi t'i shpëtonte një sulmi me vezë gjatë po atij udhëtimi.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: 10 Protestat më të çuditshme

Mesazh nga No.i.d prej Fri Jul 02, 2010 7:16 pm


10 Incidenti gjatë ceremonisë së çmimeve
"Oskar"
Pavarësisht se punësohen komikët më të famshëm, ndonjëherë
ceremonia e ndarjes së çmimeve "Oskar" është me të vërtetë e mërzitshme.
Por nuk rezultoi e tillë në vitin 1974, kur një 33-vjeçar hyri
krejt lakuriq në sallë, tamam në çastin kur aktori Deivid Niven po
prezantonte Çmimin Filmi më i Mirë. Në sallë, ai kishte hyrë falë një
distinktivi fals si gazetar.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: 10 Protestat më të çuditshme

Mesazh nga Sponsored content Today at 2:37 am


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi