Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Koleksion me qudira...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Koleksion me qudira...

Mesazh nga No.i.d prej Fri Jul 02, 2010 7:27 pm

Koleksion me qudira...

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Koleksion me qudira...

Mesazh nga No.i.d prej Fri Jul 02, 2010 7:28 pm

Maniake për tekste SMS
Një tinejxhere amerikane ka arritur rekordin prej 14.528 porosive tekstuale (SMS) në një muaj, 484 në ditë apo një të dërguar për çdo dy minuta sa ishte zgjuar.

Reina Hardesty, 13-vjeçare, u ka thënë prindërve të saj: "Vetëm kam dëshirë të flas" pasi që ata kanë pranuar një faturë telefoni prej 440 faqesh, raporton Daily Mail.

Për fat të mirë, ajo kishte një kontratë e cila ia lejonte asaj të shkruante porosi pa kufi, përndryshe fatura e saj do të ishte 2.156 euro.

Babai i Reinas me emrin Greg e ka bërë publik këtë lajm në gazetën kaliforniane “Orange Country Register”, ku edhe punon si gazetar.

Një ngushëllim ishte se totali përfshinte porositë e dërguara si dhe të pranuara. Reinas i është ndaluar përdorimi i telefonit.

Ajo ka pranuar se ka katër shoqe të ngushta të cilave vazhdimisht u dërgon SMS.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Koleksion me qudira...

Mesazh nga No.i.d prej Fri Jul 02, 2010 7:28 pm

Ofertat për virgjërinë shkojnë në afro 2.8 milionë euro
Një studente amerikane e cila ka vendosur në ankand virgjërinë për të paguar për studimet e saj ka pranuar oferta deri në 2.77 milionë euro.

Natalie Dylan, 22-vjeçare, është duke shitur veten për të pasur mundësi që të paguajë shkallën e saj master në degën e Terapisë familjare dhe martesës.

Ajo pohon se oferta e saj për një natë ka bindur 10.000 meshkuj që të paraqesin ofertat e tyre për seks me të.

Shtatorin e kaluar, kur u paraqit për herë të parë ankandi i saj, ajo kishte pranuar oferta deri në 180.000 euro, por që prej atëherë interesimi për të është rritur jashtëzakonisht shumë.

Studentja e cila ka diplomuar në Studimet Gjinore këmbëngulë se ajo nuk po e përul veten aspak.

“E di se shumë njerëz do të më dënojnë për këtë sepse është tabu, por unë me të vërtetë nuk kam problem me këtë punë”, ka thënë ajo.

"Mendoj se si unë ashtu dhe personi me të cilin do ta bëjë do të fitojmë shumë nga marrëveshja”, ka përfunduar ajo.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Koleksion me qudira...

Mesazh nga No.i.d prej Fri Jul 02, 2010 7:28 pm

Puna më e mirë në botë!
Kush nuk do të donte që gjashtë muaj të kënaqet në një ishull tropikal, e në të njëjtën kohë të marrë edhe rrogë të majme? Këtë “punë më të mirë në botë” e ofron një shtet australian i cili dëshiron të promovojë turizmin.

Së bashku me rrogën prej 150.000 dollarësh australianë (afro 80.000 euro), ai që e fiton punën do ta ketë të paguar edhe biletën e aeroplanit nga vendi ku udhëton deri në ishujt Hamilton, të Great Barrier Reef, ka njoftuar të martën qeveria e Queensland.

Si shpërblim, “roja e ishullit” do të ketë për detyrë të shëtitet nëpër plazhet me rërë të bardhë, të zhytet dhe të hulumtoj botën nënujore, të kryej disa punë të imëta dhe çdo javë të mbushë një faqe interneti me fotografi dhe video incizime.

Të interesuarit nga mbarë bota mund të aplikojnë deri më 22 shkurt në faqen e internetit

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Koleksion me qudira...

Mesazh nga No.i.d prej Fri Jul 02, 2010 7:28 pm

Akuzohet për shitjen e bijës për para, birra
Policia amerikane ka arrestuar një mashkull në Greenfield të Kalifornisë nën dyshimin se ka aranzhuar shitjen e bijës së tij 14-vjeçare për martesë në këmbim të 16.000 dollarëve, 100 arkave të birrës dhe disa kutia mishi.

Policia ka thënë se ata kanë kuptuar për këtë marrëveshje vetëm pasi që 36-vjeçari ka shkuar tek ata për ta kthyer bijën e tij, sepse pagesa nuk ishte bërë siç i ishte premtuar. Mashkulli është arrestuar të dielën nën dyshimin për trafikimin njerëzor.

Policët gjithashtu kanë arrestuar 18-vjeçarin nën dyshimin për dhunim me paramendim. Hulumtuesit policorë besojnë se vajza ka shkuar me dëshirë me mashkullin, por ajo është në moshën ligjore për pajtim të Kalifornisë dhe nuk mund të martohet në mënyrë të ligjshme.

Zyrtarët e policisë kanë thënë se martesat e aranzhuara të cilat përfshijnë vajzat e mitura janë bërë problem në këtë komunitet.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Koleksion me qudira...

Mesazh nga No.i.d prej Fri Jul 02, 2010 7:28 pm

Presidenti indonezian incizon albumin e tretë
Paramendoni politikanët tonë në televizor se si këndojnë për dashurinë dhe unitetin... kafshatë pak si e tepërt edhe për ata me imagjinatë të bujshme. Mirëpo presidenti indonezian, përveç që qeveris me vendin, incizon edhe albume muzikore. Sapo e ka lansuar albumin e tretë.

Presidenti indonezian Susilo Bambang Yudhoyono sapo ka lansuar albumin e tretë mbi dashurinë dhe unitetin dhe fton kombin t’i përkushtohet ndërtimit të vendit për një të ardhme më të mirë. Susilo qartazi e do shumë popullin e tij dhe sigurisht nuk i mjafton të udhëheq me shtetin, por ka nevojë edhe tu këndojë banorëve.

Derisa pjesa tjetër e muzikantëve botërorë edhe më tutje këndojnë për dashuritë e humbura, jetët e dështuara dhe barrën e famës, albumi i emëruar Evolution në tekstet e tij merret me emocionet të cilat Susilon e prekin si president. Pos kësaj, CD-ja përmban disa nga hitet e mëhershme si këngët “Për ty, fëmijë i dashur”, “Shumë fat në luftë” dhe “Më mungon”.

Demokracia më e madhe myslimane në botë, duket se, i sheh me dashuri ambiciet muzikore të ish gjeneralit dhe në zgjedhjet e muajit korrik të këtij viti do t’i jap edhe një mandat

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Koleksion me qudira...

Mesazh nga No.i.d prej Fri Jul 02, 2010 7:29 pm

Policët e njësisë elite arrestohen për grindje jashtë orarit të punës
Tre pjesëtarë të policisë elite të Frankfurtit të cilët ishin përfshirë në një grindje jashtë orarit të punës në një shtëpi publike janë arrestuar nga policia dhe janë nën hulumtim për sulm të dhunshëm fizik, ka thënë të martën zëdhënësi i policisë së Frankfurtit.

Duke konfirmuar një raport të gazetës prestigjioze gjermane Bild, zëdhënësi ka thënë se tre policët e njësisë elite kundër terrorizmit (SEK) janë transferuar në një departament tjetër ku janë në pritje të rezultatit të hulumtimit nga zyra e prokurorit të shtetit.

Tre policët, të moshave 30, 32 dhe 35 vjeçar, kishin shkuar në një zonë të shtëpive publike të kryeqytetit financiar të Gjermanisë pas një ndeje në zyre. Ata ishin përfshirë në një përleshje me personat të cilët frekuentojnë bordellot e cila u kthye në të dhunshme.

Policët i kishin arrestuar tre kolegët e tyre jashtë orarit të punës.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Koleksion me qudira...

Mesazh nga No.i.d prej Fri Jul 02, 2010 7:29 pm

Patrulla e parë e qenve kundër kontrabandimit të drogës
Dy qenë të racës labrador retriver në uniforma dhe këpuce të lëkurës janë bërë patrulla e parë e qenve për hulumtim të drogës për aeroplanët të cilët aterrojnë në Pekin, kanë njoftuar mediat kineze.

Qentë janë trajnuar për të identifikuar udhëtarët me drogë në çanta apo në rroba, falë “erës së njohshme e cila në shqisat e tyre mbetet deri në dy orë”, ka thënë për agjencinë Xinhua një zyrtar përgjegjës për kontrabandim.

"Qentë kanë aftësi të ndjejnë erën me 100 për qind besueshmëri", ka thënë Yan Haiqun, zëvendësdrejtor i Zyrës së Pekinit për dogana dhe luftë kundër kontrabandës.

"Labrador retriverët janë të butë dhe shumë miqësorë ndaj njerëzve. Shqisa e tyre e nuhatjes është jashtëzakonisht e besueshme", ka shtuar ai.

Dy qentë, të cilët ishin pastruar para se të hipnin në aeroplan, me të cilin kanë udhëtuar të hënën nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Pekin, dhe "kanë nuhatur secilin milimetër të hapësirës nëpër të cilën kanë mundur të kalojnë udhëtarët" derisa ata po dilnin nga aeroplani në Pekin.

Ideatorët e projektit parashohin se, nësë qeni nuhat drogën, udhëtari mund të ndalet para se të lëshojë ndërtesën e aeroportit.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Koleksion me qudira...

Mesazh nga No.i.d prej Fri Jul 02, 2010 7:29 pm

Biznesmeni amerikan trillon vdekjen e tij
Një biznesmen amerikan i cili e ka trilluar vdekjen e tij në një aksident ajror është gjetur i gjallë të martën në Florida nga ana e policisë.

Trilluesi 38-vjeçar, Marcus Schrenker, i cili është akuzuar për vjedhjen e miliona dollarëve nga investitorët e tij është arrestuar pasi që është zbuluar identiteti i tij.

Besohet se Schrenker ka kërcyer nga aeroplani me ndihmën e parashutës pasi që ka drejtuar një thirrje të rrejshme për ndihmë.

Kur piloti e kishte dërguar thirrjen e rreme për ndihmë gjatë fluturimit të tij mbi Alabama dy aeroplanë ushtarakë janë dërguar që t’i ndihmojnë.

Pilotët e aeroplanëve ushtarakë pasi që kanë zbuluar aeroplanin kanë përcaktuar se ai po fluturonte pa ekuipazh me autopilot të kyçur dhe kanë parë dyert e hapura.

Pak kohë më pas aeroplani është rrëzuar në një zonë moçalore jo larg qytetit të Miltonit në Floridas, në afërsi të një zone të banuar.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Koleksion me qudira...

Mesazh nga No.i.d prej Fri Jul 02, 2010 7:30 pm

Babai në provim në vend të djalit
Një japonez 54-vjeçar është kapur në tentim që të kryejë provimin në vend të djalit të tij 20-vjeçar, ka njoftuar policia japoneze.

Babai i merakosur, i cili për këtë rast ka përdorë edhe kozmetikë që të duket më i ri, posedon një firmë për shpërndarje të ilaçeve. Ai ka dashur që birit të tij t’i siguronte lejen për shitjen e ilaçeve, në mënyrë që të punojnë se bashku.

Mashtrimi është zbuluar kur njëri prej pjesëmarrësve të testit ka vërejtur se kandidati dukej bukur i vjetër për moshën e tij edhe pse ngjante me fotografinë e personit në fletëparaqitje.

Babai, emri i të cilit nuk është bërë publik, ka marrë lejen vitin e kaluar. Në fotografinë të cilën atëkohë e kishte dorëzuar, ai kishte pasur flokë të drejta dhe bartte syze.

"Kësaj radhe ka hallakatur flokët dhe nuk po bartte syze", ka thënë përfaqësuesi i policisë.

Babai, i cili në provim ka ardhur së bashku me qindra kandidatë tjerë, menjëherë ka pranuar mashtrimin dhe u ka kërkuar falje, duke pohuar se krejt këto i ka bërë pa e ditur biri i tij.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Koleksion me qudira...

Mesazh nga No.i.d prej Fri Jul 02, 2010 7:30 pm

Hajni ngatërron ndërtesën e bankës, lyp para
Policia ka thënë se një mashkull është paraqitur dhe tentoi të vjedh një bankë, por i doli të jetë një zyre krejt tjetër.

Zyra e qarkut të Jessamine South Elkhorn Water i ka zyrat në një filiale të dikurshme të bankës “Farmers Bank”. Zëdhënësi i policisë së qytetit, Scott Harvey, ka thënë për një gazetë lokale se një mashkull ka ardhur të martën në ndërtesë të gabuar, ka nxjerrë në revole dhe ka kërkuar para.

Kur një punonjës i tha mashkullit se zyra me të vërtetë nuk kishte para, plaçkitësi i tha, “Unë e di që keni para. Kjo është bankë".

Atij i ishte thënë se kjo nuk ishte më bankë dhe ai u largua duarthatë.

Harvey ka thënë se zyra bën pagesa për fatura të ujit, por nuk ka ndonjë gjë me vlerë për të vjedhur.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Koleksion me qudira...

Mesazh nga No.i.d prej Fri Jul 02, 2010 7:30 pm

Hajni fshihet në tepih
Një hajn ka dashur t’i shmanget një kontrolli policor duke e maskuar veten si tepih.

Hajni e ka mbështjellë veten me një qilim të madh dhe e ka mbështetur vetën për një mur të ballkonit derisa policia po kontrollonte brenda banesës së hallës së tij në Varshavë të Polonisë, pasi që ai kishte grabitur një dyqan kozmetike.

Ai është gjetur pas një kërkimi dy orësh kur një polic i lodhur doli në ballkon për të pirë cigare dhe e vërejti se tepihu po dridhej.

Miroslaw Dabrowski, 32-vjeçar, tani është duke u përballur me 12 vjet burg për plaçkitje të armatosur.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Koleksion me qudira...

Mesazh nga No.i.d prej Fri Jul 02, 2010 7:30 pm

Në Turqi lansohet Google për myslimanë
Në Turqi pak kohë më parë është lansuar makina e re për kërkim të internetit e dedikuar ekskluzivisht për besimtarët islamë.

Sipas gazetës turke "Hurriyet", faqja www.muslumangoogle.com përdorë bazën e të dhënave të makinës Google por i filtron fjalët e kërkuara në pajtim me mësimin e islamit.

Makina e kërkimit thjeshtë censuron shprehjet e caktuara prandaj nëse përdoruesi shkruan "sex", "porn" apo "porno" nuk do të merr asnjë rezultat por në të njëjtën fjala turke për seks do të pranohet.

Fjala e parë e cila ofrohet gjatë hapjes së faqe është "islam".

Në faqen kryesore dominon ngjyra e gjelbër, derisa fitimi nga reklamat e publikuara në faqe shkojnë në fondin për ndihmë Palestinës.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Koleksion me qudira...

Mesazh nga No.i.d prej Fri Jul 02, 2010 7:31 pm

Politikania publikon fotografinë nën dush në Facebook
Liderët e opozitës e kanë cilësuar ministren e Punëve të Brendshme të Uruguait si një “ekzibicioniste” pasi që ajo ka publikuar fotografinë e saj nën dush në Facebook.

Daisy Tourne ka publikuar një fotografi të saj në profilin e saj me mbishkrimin, “nuk ka asgjë më natyrale se një grua nën dush".

Fotografia paraqet vetëm duart e Tournes dhe fytyrën e buzëqeshur nën ujin që rrjedh, sipas gazetës El Pais.

"Mendoj se është shumë e pahijshme që ministrja shfaq veten aq intimisht”, ka thënë ish zëvendës-presidenti i vendit Luis Hierro Lopez për El Pais.

"Ministrat duhet të janë më të thjeshtë, më modest, mbi të gjitha Ministrja e Punëve të Brendshme, e cila komandon forcën policore", ka shtuar ai.

Politikani Jose Amorin e ka quajtur fotografinë “mendjelehtë".

Zonja 57-vjeçare Tourne, është përgjigjur në faqen e saj se fotografia nuk ishte bërë publike për këdo e as nuk kishte qëllime të jetë erotike. Ajo ka thënë se po bënte një dush pas një vizite në plazh.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Koleksion me qudira...

Mesazh nga No.i.d prej Fri Jul 02, 2010 7:32 pm

Vozitësi dhe udhëtari ndërrojnë vendet, dytë të dehur
Një vozitës i dehur nga Long Island në New York ka ndërruar vendet me udhëtarin e tij, por edhe vozitësi i ri i automjetit ishte i dehur tapë.

Policia e qarkut të Suffolk ka thënë se një pjesëtar i njësisë së trafikut ka parë se si vozitësi dhe udhëtari ishin ndalur në rrugë dhe po ndërronin vendet e tyre, të enjten në mëngjes.

Kur ata u nisën sërish, automjeti filloi të tërheq me vete edhe një automjet tjetër, duke e shtyrë të dal më vonë nga rruga.

Të dy meshkujt tani përballen me akuza për vozitje në gjendje të dehur. Policia gjithashtu ka shtuar se ata kishin dënime edhe të mëhershme në dosjet e tyre.

Automjeti është konfiskuar.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Koleksion me qudira...

Mesazh nga Sponsored content Today at 11:56 am


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi