Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mrekullia, shqiptarja me 2 sisteme riprodhimi

Shko poshtë

Mrekullia, shqiptarja me 2 sisteme riprodhimi Empty Mrekullia, shqiptarja me 2 sisteme riprodhimi

Mesazh nga No.i.d Fri Jul 02, 2010 7:33 pm

Kur Lindsi Hasaj zbuloi se ishte shtatzënë, ajo dhe bashkëshorti i saj shqiptar ishin të entuziazmuar në kulm. Por, pesë javë më pas, asaj iu dha lajmi i pabesueshëm nga mjekët, se ajo kishte një sistem të dyfishtë ripro-dhues, me dy mitra dhe dy vagina. Vetëm një në një milion gra e kanë një sistem të tillë dhe ishte thjesht fat që ajo kishte mbetur shtatzënë kaq lehtë. Në familjen e re shqiptare tashmë ardhja e bebes konsiderohet si një moment shumë i veçantë. Çifti, që jeton në Finchley, në veri të Londrës, kishte muaj që përpiqej për një foshnjë.

Brenda dy muajsh mrekullia ndodhi. "Në momentin kur ia thashë këtë Tonit, ishim të dy shumë të lumtur, ishte e mrekullueshme", - thotë Lindsi. Por, në nëntor, ku bashkëshorti saj ishte në Shqipëri duke vizituar të afërmit e tij, gruaja 30-vjeçare pati dhimbje të forta barku. Ajo shkoi në spitalin "Barnet General" duke menduar se kishte një shtatzëni jashtë mitre, por vendosi të mos ia thoshte bashkëshortit të saj, për shkak të frikës dhe pasigurisë. Teste dhe analiza të tjera u kryen, duke e shqetësuar edhe më shumë zonjën Hasaj. Por, menjëherë pas tyre si dhe një vizite të hollësishme, mjekët i thanë se ajo kishte një sistem riprodhimi të dyfishtë, me dy mitra dhe dy vagina.

"Më në fund, mjekët arritën të kuptonin atë që unë nuk e kisha ditur kurrë, ata më thanë se kontrolli im mjekësor ishte njësoj si kontrolli i dy njerëzve të ndryshëm, - tha Lindsi. - Unë ndjeva frikë për fëmijën, por mjekët thanë se çdo gjë ishte në rregull dhe se do të kisha një shtatzëni normale. Pas disa ditësh, ndjeva që bebi po lëvizte dhe po shkelmonte dhe kjo ishte një ndjesi e mrekullueshme". Më pas, ajo i telefonoi bashkëshortit të saj dhe i tregoi gjithçka, edhe faktin se gjendja e saj ishte shumë e veçantë dhe se ajo i ndodhte vetëm një gruaje në një milion.

"Ishte një lehtësim shumë i madh të dëgjoja zërin e tij dhe e dija se gjithçka do shkonte mirë", - thotë zonja Hasaj, që kishte qëndruar për tre muaj në gjendje koma për shkak të një aksidenti me motor disa vjet më parë. "Ne mezi po presim deri në korrik, ku fëmija të jetë me ne", - thonë të dy bashkëshortët. Mjekët pohojnë se ishte shumë e habitshme që ajo mbeti shtatzënë kaq shpejt, pasi ovulimi ndodh në njërën prej mitrave çdo muaj. Por, megjithatë, edhe pse gjerat po shkojnë mirë, gjendja e saj është delikate, sepse dy mitra konsiderohen më të dobëta se një e vetme.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi