Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Vajza nga Babrruja: I rrah gjithë tropojanët e klasës.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Vajza nga Babrruja: I rrah gjithë tropojanët e klasës.

Mesazh nga Linddt prej Fri Jul 02, 2010 10:22 pm

Vajza nga Babrruja: I rrah gjithë tropojanët e klasës.



Vjen nga Babrruja çdo ditë me autobusë deri te Komuna e Parisit për të grushtuar, shkelmuar, shfryrë gjithë zemërimin e saj prej 13- vjeçareje.

Është e forta e lagjes dhe e klasës, por nuk e ka të lehtë me ushtrinë e të fortëve të Babrrusë, të ardhurit nga Tropoja.
Ajo vetë është nga Pogradeci dhe tregon se i ka ardhur në majë të hundës me ata që e konsiderojnë atë dhe „jugsat” qullsa, prandaj po përgatit revanshin.

Dhe në fakt e ka nisur atë shumë më herët se të niste të merrej me WingTsun. Jo vetëm kundër vajzave tropojane që siç thotë duan të jenë ato komandante të klasës, por edhe djemve që e shohin si shenjestër të lehtë për t’u ngacmuar. Klebeta Çaushllari është shndërruar nga vajza e urtë që ishte deri në klasën e katërt, në „të fortën” e shkollës që guxon të çojë mësuesen kujdestare në drejtori dhe të rrahë edhe djemtë.
Sidomos ata që janë nga Tropoja, na thotë. Peshon vetëm 38 kilogramë, por ka një krah të fortë, cilësi të cilën e konfirmon edhe instruktori i saj. Megjithëse deri tani është grindur pa marrë instruksione, thotë se asnjëherë nuk ka lejuar ta mundin, por do të bëhet e pathyeshme. Sherri i fundit i saj është kur i ka dalë në mbrojtje djalit të dajës, të cilin ka edhe në klasë.

E ëma, Dhurata, që e shoqëron çdo ditë deri në leksionet e arteve marciale, tregon se shpesh i vijnë prindër e mësues t’i ankohen për Klebetën, por nuk e mohon megjithatë që i jep kënaqësi fakti që vajza di të mbrojë veten dhe madje edhe të dobtit e tjerë që ka afër. Në familje janë pesë vajza, pa vëlla dhe duket se më e vogla është djali i munguar.

Dëshira e saj është ëndërr e parealizuar e të ëmës, të bëhet police. Tani sanitare, nuk është e vështirë që përtej pamjes së një gruaje të zakonshme tek Dhurata të dallosh të fortën e dikurshme. Mund ta vëresh edhe në qëndrimin dhe vështrimin e saj kur pozon, por vetë na rrëfen se dikur ka qenë e pathyeshme dhe se nuk ua ka kursyer dajakun as meshkujve, ndërsa përmend me të qeshur „drurin” që hëngri një zetorist dikur prej saj.

Edhe tani nuk heziton t’i dalë në mbrojtje pronave të saj në Babrru ndaj të ardhurve, kur tregon bëmën më të fundit me një komshi nga Tropoja që hyri me çifte në oborrin e shtëpisë së saj dhe si arriti e vetme t’ia largonte armën nga dora. Nënë e bijë duken të vendosura për t’i shkuar deri në fund luftës së tyre për të realizuar ëndrrën e përbashkët, që Klebeta të jetë një ditë në krah të të dobtëve, në anën e ligjit megjithatë.

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi