Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Femrat thonë 36 mijë fjalë në ditë, meshkujt 18 mijë...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Femrat thonë 36 mijë fjalë në ditë, meshkujt 18 mijë...

Mesazh nga Linddt prej Fri Jul 02, 2010 10:32 pm

Gjithmonë kemi dëgjuar të thuhet se femrat flasin shumë, por që ato të thoshin 36 mijë fjalë në ditë këtë askush nuk e kishte menduar... Ndërkaq sipas studimeve më të fundit të bëra jashtë dhe të botuara në një revistë shkencore zvicerane meshkujt flasin sa gjysma e femrave, pra vetëm 18 mijë fjalë në ditë. Kapacitetet mendore dhe ndryshimet genetike që bëjnë meshkujt me femrat të jenë kaq të ndryshëm nga njëri-tjetri duket se nuk kanë të sosur.
Disa nga drejtimet ku dy sekset ndryshojnë janë agresiviteti, vlerësimi i rreziqeve në situata të caktuara, por edhe të gjitha karakteristikat që shikohen te një person për ta zgjedhur si partner të mundshëm seksual. Për shembull, gratë janë shumë më të prirura se burrat për të shfaqur dhembshuri e për të ndjerë mëshirë, si dhe për t’u miqësuar më shpejt më dikë që nuk e njohin. Meshkujt ndërkaq janë më të prirur për t’u shfaqur të dhunshëm, agresivë dhe pranojnë shumë më lehtësisht që të ndërmarrin aventura të rrezikshme. Por ata janë edhe më të aftë për t’u marrë me procese komplekse shkencore e teknologjike e për t’i kuptuar ato siç janë makinat, kompiuterat, sistemet e programeve të ndryshme, apo dhe “Ligjin e xhunglës”. Profesori i Universitetit të Kembrixhit, Simon Baron Kohen, mendon se në tru ekzistojnë mekanizma të tillë që e bëjnë të ndryshme mënyrën e perceptimit, komportimit dhe të menduarit për sa u takon të dyja sekseve të kundërta. Disa sisteme janë më të zhvilluara te njëri seks, disa të tjera më të zhvilluara për seksin e kundërt. Prof. Kohen shpjegon se meshkujt dhe femrat ndryshojnë edhe nga ajo që kërkojnë te një partner të cilin do ta zgjedhin më pas si të dashur, apo qoftë edhe thjesht për të kryer marrëdhënie seksuale;
“Meshkujt zakonisht janë më të ndjeshëm dhe tërhiqen dukshëm nga bukuria e femrave dhe mosha e tyre, ndërkohë që femrat tërhiqen më shumë nga statusi i meshkujve dhe jo aq nga bukuria apo mosha.” Ndërsa sa i takon kapaciteteve të përgjithshme të zgjuarsisë nuk ka asnjë dallim për të dyja sekset. Një tjetër dallim mes dy sekseve është se femrat kanë një memorie vizive shumë më të zhvilluar sesa meshkujt. Meshkujt janë më të avancuar në fiksimin e objekteve që rrotullohen e lëvizin në hapësirë. Ndaj dhe sipas studiuesve nuk kemi dëgjuar shpesh që të ketë femra astrologe të famshme. Ajo që duhet thënë si përfundim është se janë kryer disa studime mbi genetikën e dy sekseve por ende nuk është dalë përfundimisht në konkluzione të mirëqena. Megjithatë, ajo që mund të thuhet është se padyshim që diferencat ekzistojnë, vetëm se derisa të vijë momenti i zbërrthimit të këtij misteri do të na duhet të presim edhe pak.

Gazeta Albania

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi