Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

10 misteret e botes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

10 misteret e botes

Mesazh nga Linddt prej Fri Jul 02, 2010 10:36 pm

1 - Antonio Stradivari, 1644-1737
Stradivari ishte një artizan italian, mjeshtër në punimin
e instrumenteve muzikore si violinat, violinçelët, kitarat
dhe harpat. Për shekuj me radhë shkencëtarët dhe historianët
janë munduar të gjejnë sekretin e Stradivari-t në
punimin e këtyre instrumenteve. Ngjitëset dhe verniku i
përdorur nga Stradivari janë analizuar gjerësisht dhe mund
të luajnë një rol për tingullin dhe cilësinë e instrumenteve
të punuara prej tij. Sidoqoftë, nuk ka konsensus mbi faktorin
më të mundshëm që mund të shpjegojë tingullin
superior të instrumenteve Stradivari. Stradivari ka
prodhuar deri në 1100 instrumente. Sot kanë mbetur 650
të tillë, 500 nga të cilët janë violina.

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: 10 misteret e botes

Mesazh nga Linddt prej Fri Jul 02, 2010 10:36 pm


2 - Benjamin Franklin, 1706-1790
Në vitin 1730, Franklin njohu djalin e tij të paligjshëm dhe
të vetëm, William. Ai ishte rritur nga babai i tij, Ben, dhe gruaja
e tij, Deborah Rea. Disa prej teorive spekulonin se arsyeja pse
nëna e William-it nuk bëhej e ditur, ishte fakti se çifti nuk ishte
martuar akoma kur djali lindi dhe Franklin donte ta mbante
gjithë fajin vetë, në mënyrë që të mos hidhej baltë mbi emrin
e Deborah. Të dhëna të tjera tregojnë se nëna e William-it ishte
prostitutë. Identiteti zyrtar i nënës së William-it edhe sot
nuk dihet. Në vitin 1752, kur William ishte 21 vjeç, ai asistoi në
eksperimentin e famshëm të balonës, kryer nga i ati.

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: 10 misteret e botes

Mesazh nga Linddt prej Fri Jul 02, 2010 10:37 pm

3 - Johann Bessler, 1680-1745
Johan Bessler lindi në qytetin Zitau në Gjermani dhe
ndërtoi makinën, për të cilën pretendonte se lëvizte vetë.
Në vitin 1717 ai kishte bindur mijëra njerëz se kishte
shpikur sekretin e një mekanizmi vetëmbështetës. Makina
kaloi shumë teste dhe inspektime rigoroze. Ajo u vu në
prova për periudha të gjata dhe një test zyrtar udhëtoi për
54 ditë. Ndërtimi i brendshëm gjithnjë ruhej nga afër prej
krijuesit të saj. I trazuar nga paranoja dhe temperamenti i
keq, si dhe me mungesën e ligjeve për të mbrojtur të
drejtën e autorit, Bessler i shkatërroi makinat në një shpërthim
zemërimi dhe e mori sekretin e tij me vete në varr.

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: 10 misteret e botes

Mesazh nga Linddt prej Fri Jul 02, 2010 10:37 pm

4 - Edward Leedskalnin, 1887-1951
Edward Leedskalnin ishte një emigrant leton në SHBA
dhe skulptor amator. Leedskalnin ndërtoi me njërën dorë
një monument të njohur si Kështjella Korale në Florida dhe
gjithashtu njihet për teoritë e tij të pazakonta mbi magnetizmin.
Ai i ngriti gurët e kështjellës në mënyrë astronomike
dhe i integroi ato në një plan të madh arkitekturor, duke u
bazuar në të dhënat matematikore dhe astronomike. Leedskalnin
përdori vetëm mjete të thjeshta për të prerë blloqet
koralore. Kur e pyesnin se si e kishte ndërtuar kështjellën,
ai përgjigjej: "Nuk është e vështirë, sekreti është të
dish se si". Kur e zhvendosi kështjellën, ai i kërkoi shoferit
të kamionit të mbyllte sytë kur po ngarkonte e shkarkonte
gurët koralë.

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: 10 misteret e botes

Mesazh nga Linddt prej Fri Jul 02, 2010 10:37 pm

5 - James Black, 1800-1872
James Black ishte një zejtar nga Arkansasi dhe krijuesi i
thikës origjinale "Bowie", e dizajnuar nga Jim Bowie. Bowie
ishte i famshëm për luftimin me thika nga dueli i vitit 1827.
Por, vrasja e tre vrasësve në Teksas dhe vdekja e tij në betejën
e Alamos e bënë atë dhe thikën e zejtarit legjendë.
Thikat e Black ishin shumë të forta, por njëkohësisht elastike.
Ai i mbante metodat e krijimit të thikave sekret dhe i
kryente gjithë punimet pas një perdeje lëkure. Ka nga ata
që pretendojnë se Black rizbuloi sekretin për prodhimin e
çelikut të Damaskut, i përdorur në Lindjen e Mesme për
shpatat. Mënyra e vërtetë e prodhimit të thikave përfundoi
në varr bashkë me Black-un.

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: 10 misteret e botes

Mesazh nga Linddt prej Fri Jul 02, 2010 10:38 pm

6 - Arne Beurling, 1905-1986
Arne Beurling ishte një matematikan suedez dhe profesor
matematike. Në vitin 1940 ai theu kodin gjerman për
komunikacionet strategjike ushtarake. Kjo arritje është
konsideruar si një nga më të mëdhatë në historinë e kriptografisë.
Duke përdorur vetëm kaseta teleshkruese dhe
tekst të shifruar, ai deshifroi kodin që gjermanët mendonin
se ishte i pamundur të thyhej, vetëm në dy javë. Beurling
krijoji një aparaturë që u jepte mundësinë suedezëve
të deshifronin trafikun teleshkrues gjerman, i cili kalonte
nëpër Suedi nga Norvegjia me anë të një kablloje. Kur u
pyet se si e kishte bërë një gjë të tillë, ai u shpreh: "Magjistari
nuk i tregon sekretet e tij".

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: 10 misteret e botes

Mesazh nga Linddt prej Fri Jul 02, 2010 10:38 pm

7 - Njeriu i lëkurës, 1839-1889
Njeriu i lëkurës ishte një endacak që udhëtonte në një
rreth ndërmjet lumenjve të Konektikatit dhe Hudson. Ai
fliste rrjedhshëm frëngjisht, por komunikonte më së shumti
me shenja dhe vishej me lëkurë nga koka te këmbët. Ai
mblidhte fundet e cigareve përgjatë rrugës së tij dhe pranonte
cigaret e freskëta që i ofronin banorët në rrugët ku
kalonte. Kur e pyesnin për prejardhjen e tij, ai e ndërpriste
bisedën dhe largohej. Ai ishte aq i njohur në pjesën ku
qarkullonte, saqë njerëzit ruanin ushqim gati për të në një
kohë të caktuar, një herë në 34 ditë.

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: 10 misteret e botes

Mesazh nga Linddt prej Fri Jul 02, 2010 10:38 pm

8 - Femra e huaj, 1793-1816
Gjatë një vjeshte në vitin 1816 në Aleksandri, Virginia,
dy njerëz, një burrë me gruan e tij, u futën në hotelin
"Gadsby's Tavern". Gruaja ishte e sëmurë dhe vuante nga
ethet. Gjendja e saj u përkeqësua, pavarësisht kujdesit
të doktorit. Bashkëshorti atëherë thirri doktorin dhe stafin
e hotelit në dhomë për t'ju drejtuar një kërkesë të pazakontë:
Ai u kërkoi gjithë të pranishmëve të betoheshin se
s'do e nxirrnin kurrë identitetin e tij dhe të gruas. Të gjithë
ranë dakord dhe secili prej tyre e mori me vete sekretin në
varr. Femra e huaj vdiq dhe sot e kësaj dite nuk dihet identiteti
i saj.

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: 10 misteret e botes

Mesazh nga Linddt prej Fri Jul 02, 2010 10:38 pm

9 - "Jerome", 1840-1912
Më 8 shtator 1863, një i huaj me lëkurë të çelët u gjet nga
dy peshkatarë në SendiKouv, në Kanada. Dy këmbët e këtij
personi ishin prerë dhe një broke me ujë e bukë ndodheshin
aty afër. Njeriu që s'mund dhe s'donte të fliste, nuk
tha më shumë se tri fjalë pasi u gjet. Një ndër fjalët ishte
"Jerome" dhe ai ishte i mbushur me zemërim dhe njerëzit
menduan se ai ruante një sekret, të cilin nuk lejohej ta
thoshte. Jerome u soll me dinjitet dhe kur i ofronin para ai
ofendohej. Ka shumë teori se kush ishte realisht Jerome,
po asnjë prej këtyre historive nuk është provuar deri më
sot. Jerome vdiq më 19 prill 1912.

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: 10 misteret e botes

Mesazh nga Linddt prej Fri Jul 02, 2010 10:39 pm

10 - Axel Erlandson, 1884-1964
Erlandson filloi punën e tij si fermer e më pas nisi t'u
jepte formë trungjeve të pemëve për hobi. Më vonë pemët
filluan të rriteshin sipas formave që u jepte ai. Ai eksperimentoi
me të gjitha llojet e pemëve, duke u dhënë forma
nga më të ndryshmet. Ai pa se këto forma pemësh shërbenin
si zbavitje dhe vendosi të krijonte "Cirkun e pemëve".
Ai nuk ia tregonte asnjërit teknikat e tij dhe i gdhendte
pemët pas perdeve, për t'u mbrojtur nga spiunët. Erlandson
vdiq në vitin 1964, duke marrë me vete në varr sekretin
e mahnitshëm të formës që u jepte pemëve. Në vitin 1985,
"Cirku i pemëve" u ble nga milioneri Michael Bonfante.

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: 10 misteret e botes

Mesazh nga Sponsored content Today at 3:26 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi