Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lifestyle & Kuriozitete.

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

 Lifestyle & Kuriozitete. - Faqe 2 Empty Re: Lifestyle & Kuriozitete.

Mesazh nga Linddt Fri Jul 02, 2010 10:51 pm

Tinejxherja lajmëron veten në polici për vozitje të dehur.

Policia shpesh pranon thirrje për vozitës të dehur në rrugë, por që dikush prej atyre vozitësve të lajmërojë vetveten është rast shumë i rrallë, shkruan AP.
Një amerikane 17-vjeçare ka thirrur shërbimin 911 në natën e Vitit të Ri për ta lajmëruar veten se po voziste automjetin nën ndikimin e alkoolit.

“Ky është rasti i parë qëkur punoj në polici që dikush ka thirrur dhe ka lajmëruar vetveten për shkelje të rregullave të trafikut”, ka thënë për agjencinë e lajmeve AP togeri i policisë Randy Ziegler.

Pasi që vajza ka thirrur dhe ka sqaruar se ku gjendet saktësisht, dhe se nuk mund të vozis, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka bërë testin e alkoolit i cili ka dëshmuar se tinejxherja po fliste të vërtetën.

Vajza është arrestuar dhe sjellë në stacionin policor disa minuta para mesnatës, e aty është mbajtur sepse kishte humbur kontrollin mbi automjet dhe e kishte lënë pranë rrugës.

“E arrestuara na ka pranuar se për orë të tëra ka vozitur e dehur, se është depresive dhe se dy javët e fundit të jetës së saj kanë qenë një ferr i vërtetë. Ka fjetur në stacionin tonë policor, derisa të nesërmen në mëngjes prindërit e saj kanë ardhur për të”, ka shtuar Ziegler.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Lifestyle & Kuriozitete. - Faqe 2 Empty Re: Lifestyle & Kuriozitete.

Mesazh nga Linddt Fri Jul 02, 2010 10:51 pm

Ka vdekur gruaja më e vjetër në botë.

Gruaja më e vjetër në botë, portugezja Maria de Jesus ka vdekur të premten në moshën 115 vjeçare, ka njoftuar familja e saj për agjencinë lokale të lajmeve Lusa.
E lindur më 10 shtator 1893 Maria de Jesus më 26 nëntor është bërë gruaja më e vjetër në botë, pas vdekjes së amerikanes Edna Parker, gjithashtu në moshën 115 vjeçare.

Një anëtare e familjes ka deklaruar se Maria kishte mundime dhe pak minuta pasi që është shtrirë në spital ka vdekur.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Lifestyle & Kuriozitete. - Faqe 2 Empty Re: Lifestyle & Kuriozitete.

Mesazh nga Linddt Fri Jul 02, 2010 10:51 pm

Gjendet një veturë me vlerë prej 6 milionë funtesh

Të afërmit e një të moshuari ekscentrik 89-vjeçar, të cilët kanë trashëguar një garazh nga testamenti i tij, brenda natës mund të shndërrohen në milionerë. Në atë garazh sipas mediave botërore fshihet ndoshta vetura me e shtrenjtë në botë.
Nipi dhe mbesa kanë trashëguar një garazh brenda së cilit ndodhet një veturë Bugatti 57S Atalante, i vitit 1937, një nga 8 sish sa janë prodhuar gjithsej në botë.

Kjo veturë do të vihet në shitje muajin e ardhshëm, ndërsa ekspertët parashikojnë se ajo mund të arrijë shumën prej 6 milionë funtesh,$ raporton gazeta Daily Mirror.

Dr. Harold Carr, i cili vdiq pa u martuar kurrë dhe pa pasur fëmijë, ua la trashëgimi këtë garazh të afërmve të parë të tij – ndërsa brenda këtij objekti ata kanë gjetur edhe dy vetura të tjera, një Aston Martin klasik dhe Jaguar E.

Nipi i Carrit nga Newcastle, i cili ka preferuar të mbetet anonim ka thënë: Nuk mund të besoj se kjo veturë ndodhej aty. E dija se kishte disa vetura, po nuk e dija se çfarë ishin ato.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Lifestyle & Kuriozitete. - Faqe 2 Empty Re: Lifestyle & Kuriozitete.

Mesazh nga Linddt Fri Jul 02, 2010 10:51 pm

Presidenti i “rremë” në Facebook

Presidenti i Guyana-s i ka kërkuar policisë të hetojë se kush e ka krijuar profilin e tij në shërbimin e popullarizuar për shoqërim në internet, Facebook.
Faqja e presidentit Bharrat Jagdeo ka më shumë se 170 mbështetës, dhe ngërthen fotografi si dhe biografinë e tij.

Kjo gjë e ka detyruar qeverinë e këtij vendi të lëshojë një komunikatë për opinion, ku sqaron se presidenti Jagdeo, nuk është anëtar u Facebook-ut, njofton BBC.

Në këtë faqe janë prezantuar dy albume të presidentit, ku në njërin janë fotografitë e të dashurës së tij Berbice, ndërsa në albumin tjetër janë vendosur fotografitë e presidentit gjatë takimeve që ka zhvilluar me udhëheqësit botëror.

Vitin e kaluar një maroken ishte burgosur për shkak se kishte vendosur profilin e një anëtari të familjes mbretërore në Facebook.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Lifestyle & Kuriozitete. - Faqe 2 Empty Re: Lifestyle & Kuriozitete.

Mesazh nga Linddt Fri Jul 02, 2010 10:52 pm

Megjithatë, dashuria e vërtetë ekziston

Shkencëtarët amerikanë kanë ardhur në përfundim se, megjithatë, ekziston dashuria e vërtetë. Duke skanuar trurin e njerëzve, ata kanë konstatuar se çdo i dhjeti çift reagon edhe pas 20 vjetësh me aq po aq epsh ndaj partnerit, sikur edhe në fillim të lidhjes së tyre, bën të ditur gazeta “Sunday Times”.
Një ekip i shkencëtarëve nga një universitet në New York, me ndihmën e skanerit kanë përcjellë reagimet kimike të trurit të njerëzve – dhe sa herë ua kanë treguar fotografinë e personit të tyre të dashur, edhe pas 20 vjetësh kanë hasur në reagime të njëjta sikur edhe në fazën e parë të dashurisë që kishin.

Ky hulumtim demonton bindjen e përhapur në botë se, vala e parë e dashurisë zgjat deri në 15 muaj, dhe se, pas 10 vjetësh reaksioni kimik zhduket në tërësi.

Ky hulumtim ka konstatuar procese të njëta të trurit të çifteve të dashuruara prej Neë Yorkut e deri në Pekin.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Lifestyle & Kuriozitete. - Faqe 2 Empty Re: Lifestyle & Kuriozitete.

Mesazh nga Linddt Fri Jul 02, 2010 10:52 pm

Policia britanike angazhon masazherë

Policia angleze së shpejti do të punësojë një mori masazherësh, të cilët do t’u bëjnë masazh kokave të agjentëve të punësuar në Qendrën e Thirrjeve Emergjente.
Për këtë qëllim planifikohet të shpenzohen 10.000 dollarë në vit.

Policia në Sussex ka bërë të ditur se në këtë mënyrë dëshiron t’ua largojë presionin të punësuarve në këtë qendër – të cilët ballafaqohen me ngarkesë në punë.

Megjithatë, ky veprim i Policisë ka nxitur reagime te udhëheqësit e sindikatave – të cilët kanë thënë se këto para do të duhej shpenzuar për luftën kundër krimit dhe mbrojtjen e qytetarëve.

Sidoqoftë, Policia në Sussex tashmë ka shpallur tender për këtë punë dhe u ka dhënë afat masazherëve të konkurrojnë deri më 9 janar.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Lifestyle & Kuriozitete. - Faqe 2 Empty Re: Lifestyle & Kuriozitete.

Mesazh nga Linddt Fri Jul 02, 2010 10:52 pm

Një shqiptare shtatzënë detyron një aeroplan të aterojë në Zagreb

Për shkak të komplikimeve të papritura që kishte pasur pasagjerja 20-vjeçare, shqiptarja B.A. - e cila është në muajin e katërt të shtatzënisë - një aeroplan “low cost” i kompanisë Belle Air dy ditë më parë, rreth orës 22:00, është detyruar të ateronte në aeroportin e Zagrebit.
Aeroplani ishte duke fluturuar nga Durrësi drejt Triestes, mirëpo pasi shtatzëna kishte përjetuar komplikime të papritura shëndetësore, kapiteni i aeroplanit ka aterruar në aeroportin Pleso – ndërsa ajo është dërguar me urgjencë në Spitalin Petrovo, bën të ditur gazeta kroate “Jutarnji List”.

Gruaja e re pas kontrollit mjekësor ka marrë infuzion, dhe fatmirësisht nuk e ka humbur fëmijën. Përkundër faktit se ndodhet në muajin e katërt të shtatzënisë, kjo periudhë është shumë e rrezikshme që nëna të humbë fëmijën, ka thënë për këtë gazetë dr.sc. Jozo Blaiq, shef i repartit gjinekologjik në këtë spital.

Sipas tij, deri të përkeqësimi i gjendjes shëndetësore mund të ketë ardhur për shkak të ndryshimit të lartësisë, ndaj se cilës shtatzënat janë shumë të ndjeshme.

Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Lifestyle & Kuriozitete. - Faqe 2 Empty Re: Lifestyle & Kuriozitete.

Mesazh nga Linddt Fri Jul 02, 2010 10:53 pm

Italianët kanë pirë 60 milionë shishe të shampanjës

Gjatë festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri italianët kanë pirë 60 milionë shishe të shampanjës dhe kanë ngrënë 20 mijë tonë pastë, si dhe tetë milionë kilogramë mish, perime, bukë, djathë e ëmbëlsira.
Sipas pohimeve të agjencisë italiane të lajmeve Ansa, qytetarët e Italisë vetëm për pije dhe ushqim për një javë kanë shpenzuar pesë miliardë euro.

Gjatë festave, në mesatare njerëzit në vete fusin 15 deri në 20 mijë kilo-kalori, si rezultat i konsumimit të masave të mëdha të ushqimit dhe pijeve.

Ata të cilët nuk arrijnë t’i rezistojnë tryezës së Vitit të Ri, zakonisht trashen për dy kilogramë, thuhet në faqes së internetit Coldiretti, e cila merret me të ushqyerit.

Pas festave, rekomandohet që të ushqehemi me sa më shumë pemë dhe perime, për të zvogëluar yndyrat dhe materiet tjera të rrezikshme brenda nesh.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Lifestyle & Kuriozitete. - Faqe 2 Empty Re: Lifestyle & Kuriozitete.

Mesazh nga Linddt Fri Jul 02, 2010 10:53 pm

Mijëra palë këpucësh shfaqen në autostradë

Në autostradën afër Majamit në SHBA janë gjetur me mijëra palë këpucë të një pronari të panjohur, e tani një organizatë bamirësie është paraqitur t’i merr dhe t’ua dërgojë ato banorëve të varfër të Haitit.
Patrulla e trafikut të Floridës ka gjetur të premten në mëngjes mijëra palë çizme, sandale, atlete dhe lloje tjera mbathjesh të shpërndara nëpër autostradë, për shkak të cilave trafiku është dashur të ndalet për disa orë rresht.

Pasi që pronari i tyre nuk është lajmëruar, këpucët e shumta janë zhvendosur në livadhin e afërm dhe do të transportohen për në Haiti, derisa hulumtimi ende vazhdon.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Lifestyle & Kuriozitete. - Faqe 2 Empty Re: Lifestyle & Kuriozitete.

Mesazh nga Linddt Fri Jul 02, 2010 10:53 pm

I vdekuri fiton 10 milionë dollarë

Një grua amerikane ka kontrolluar tiketat e lotarisë së burrit të saj të ndjerë pas vdekjes së tij dhe zbuloi se ai kishte fituar një xhekpot prej 10 milionë dollarësh.
Donald Peters, 79-vjeçar, kishte blerë dy tiketa disa orë para vdekjes nga një sulm në zemër në një pemëshitëse të qytetit Danbury, në Connecticut.

Por pas vdekjes, gruaja e tij Charlotte, hallakati nëpër gjërat e tij dhe i dërgoi tiketat në dyqan për të kontrolluar nëse kishte fituar gjë.

"Jam e shtangur", ka thënë gruaja 78-vjeçare derisa po dorëzonte tiketën fituese të barabartë me 10 milionë dollarë, në zyrën kryesore të Lotarisë së Connecticut Lottery.

Fëmijët e familjes Peters mendojnë se babai i tyre do ta çmonte këtë ironi.

"Ai do të ishte shumë i inatosur, ai sapo vdiq dhe ajo fitoi shumë para", ka thënë Brian Peters, një nga tre fëmijët e çiftit.

"Ai do të thoshte: 'Shifra!'", ka shtuar Brian.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Lifestyle & Kuriozitete. - Faqe 2 Empty Re: Lifestyle & Kuriozitete.

Mesazh nga Linddt Fri Jul 02, 2010 10:53 pm

Adhuruesit e pornografisë janë depresivë

Personat të cilët rregullisht vizitojnë sajtet pornografike, janë tipa më depresivë dhe më anksiozë se të tjerët. Megjithatë nuk është vërtetuar nëse, pikërisht gjendja depresive dhe e ankthit, i shtyn ata ta konsumojnë pornografine, ose ndodh e kundërta.
Personat të cilët kalojnë shumë kohë në faqet e internetit, të cilat kanë përmbajtje pornografike janë të prirë më tepër që të kalojnë në depresion, njoftojnë shkencëtarët australianë.

Ata kanë studiuar mbi 1.300 vullnetarë në Melbourne, të cilët kanë qëndruar më shumë se 12 orë në faqet pornografike të internetit. Ndërsa rezultatet kanë treguar se më shumë se një e katërta e tyre (më shumë se 25%) vuanin nga shenjat klinike të depresionit.

Tridhjetë për qind e tyre kishin nivel të lartë të ankthit, ndërsa 35% kishin të zhvilluar një shkallë të caktuar stresi, nga vlera mesatare deri në një shkallë të larë. Prania e ankthit dhe stresit ka qenë në proporcion me kohën e kaluar nëpër faqet pornografike: sa më gjatë që kanë përcjellë këto sajte aq më të shprehura kanë qenë simptomat dhe shenjat e anksiozitetit dhe stresit.

Mirëpo ky studim nuk ka arritur ta zbulojë nëse personat anksiozë dhe depresivë janë të prirë ndaj pornografisë, ose nëse ndodh e kundërta, se pornografia nxit paraqitjen e stresit, ankthit dhe depresionit.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Lifestyle & Kuriozitete. - Faqe 2 Empty Re: Lifestyle & Kuriozitete.

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi