Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nuk jemi te vetem ne Univers

Shko poshtë

Nuk jemi te vetem ne Univers Empty Nuk jemi te vetem ne Univers

Mesazh nga j.e.t.a Fri Jul 02, 2010 10:58 pm

Nuk jemi të vetëm në Univers

Njeriu kërkon prej dekadash shenja të jetës inteligjente në univers. Një prej liderëve në fushën e kërkimeve të këtij lloji është Frenk Dreik, astronom dhe astrofizikan i njohur amerikan.

Në një intervistë të dhënë për revistën gjermane "Der Spiegel" ai tregon se si nuk ka as dyshimin më të vogël se gjithësia është e banuar edhe nga civilizime të tjera.

Ai shpjegon përse nuk kemi arritur ende të vihemi në kontakt me jashtëtokësorët, si dhe se si duhen formuluar mesazhet që qenia njerëzore dërgon në hapësirë për të bërë të ditur praninë mbi Tokë. Dreik përpiqet t‘u japë përgjigje edhe të gjithë atyre që mendojnë se sinjalet tona mund të kapen nga radarët e gabuar dhe që i druhen pushtimit të Tokës nga ndonjë qytetërim agresiv.

Zoti Dreik, pas kërkimeve të shumta që janë shtrirë prej dekadash nuk është zbuluar ende asnjë sinjal jashtëtokësor. A jemi të vetëm në univers?

Nuk ka asnjë dyshim që nuk jemi të vetëm në univers. Por nga ana tjetër besoj se do jetë shumë e vështirë të zbulojmë praninë e qenieve jashtëtokësore. Nëse janë qoftë edhe shumë pak më të zhvilluar se ne, ndoshta përdorin teknologji që i mbrojnë nga sytë tanë.

Dhe kjo, jo sepse po përpiqen të fshihen, por për shkak të faktit se çdo provë që gjejmë mbi ekzistencën e jashtëtokësorëve duhet të vijë prej ndonjë forme energjie që lë shenjë pasi konsumohet. Po të jenë të zgjuar përdorin teknologji që nuk çojnë dëm energji.

Ndërkaq, projekti SETI, është në kërkim të sinjaleve radio nga botë të tjera. Mos do të thotë kjo që, nëse arrin të zbulojë diçka, do bëhet fjalë për forma qytetërimesh jo tmerrësisht të përparuara?

Një qytetërim mund të mbetet i kapshëm për valët radio vetëm për një periudhë të shkurtër kohore, ndoshta 100 deri 200-vjeçare. Kjo do të thotë se qytetërimet primitive si ky i yni janë më të lehtët për t‘u zbuluar. Ne shpenzojmë dhe përhapim shumë energji.

Thuajse e tërë energjia që dërgojmë përmes radiotransmetuesve, për shembull për sistemet tona televizive, nuk mbetet në Tokë. Madje as që mbërrin në Tokë, përhapet e tëra në hapësirë.

Kjo do të thotë se gjërat e para që do të shihnin jashtëtokësorët nga ne janë telenovelat.

Kjo është shumë e frikshme. Veçanërisht gjatë orëve të natës transmetohen në televizione programe me përmbajtje të lartë dhune e gjakderdhje, e gjëra të tjera si këto.

Vitin që shkoi transmetuam në hapësirë një reklamë patatinash.

Ashtu? Këtë nuk e dija. Mendoj se është një mënyrë e trashë për të shpenzuar burime. Pasi nuk është aspak e logjikshme. Si do të mund t‘i blinin jashtëtokësorët patatinat tona?

Çdo të thoshit sikur sinjali i parë jashtëtokësor që marrim në Tokë nga hapësira të jetë një reklamë kozmike?

Praktikisht, një prej maktheve të mia është se marrim një sinjal i cili do të jetë ftesë për t‘u bërë pjesë e një kulti fetar.
j.e.t.a
j.e.t.a
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 54
PIKE : 99
Popullariteti Popullariteti : 13
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nuk jemi te vetem ne Univers Empty Re: Nuk jemi te vetem ne Univers

Mesazh nga j.e.t.a Fri Jul 02, 2010 10:59 pm

Dhe përse do të ishte makth diçka e tillë?

Do të doja të mësoja mbi një qytetërim më shumë se besimet e tij tek e mbinatyrshmja. Besimi është pjesë shumë e rëndësishme e një kulture, por ndoshta nuk vjen në ndihmë për të përmirësuar cilësinë e jetës së një qytetërimi. Ndoshta etja e tyre mund të jetë shumë e mirë, por kam dyshime të forta në këtë pikë.

Kjo që po thoni, ju bën të tingëlloni si njeri që nuk beson.

Nuk jam i dhënë pas besimit.

A i zotëron qenia njerëzore burimet e nevojshme në fushën e kërkimit të jetës jashtëtokësore?

Nuk ekzistojnë limite për sa i takon burimeve që mund të vëmë në dispozicion në këto kërkime. Kemi teknologji që në thelb nuk mund të përmirësohet. Kemi nevojë për më shumë teknologji në dispozicion. Na duhet të kërkojmë miliona yje e miliona frekuenca dhe këtë duhet ta bëjmë përsëri e përsëri, pasi ata ndoshta nuk transmetojnë gjithë kohës.

Gjithçka përqendrohet në fund te paratë. Për shembull, në Gjermani gjenden teleskopë të shkëlqyer por që nuk përdoren për projektin SETI. Radio-astronomët druhen se mund të vihen në shënjestër të kritikave qeveritare. Askush nuk do të donte të shihte t‘i priteshin fondet, pasi në pamje të parë duket sikur investojnë fondet publike në një projekt me rezultat jo të qartë.

Entuziazmi i publikut duket se luan rol të rëndësishëm. Në projektin "SETI@home", individët vënë në dispozicion kompjuterët në kërkim të jetës jashtëtokësore.

Dhe në të vërtetë numërojmë 280 mijë pjesëmarrës aktivë. Kohët e fundit, numri është pakësuar disi. Mund të vijë për shkak të recesionit ekonomik.

Por në ç‘pikë një prej këtyre vullnetarëve do priste të kapte sinjalin e parë?

Projekti - e urrej veten kur jam i detyruar ta përshkruaj kështu - është shumë i ngjashëm me bixhozin. Është si të luash lojëra fati, ti e di që në secilin prej kërkimeve dhjetë minutëshe, shanset për sukses mund të jenë një në dhjetë milionë. Por mund të ndodhë.

Shumë prej njerëzve që marrin pjesë në projektin "SETI@home" janë thjesht lojtarë fati. Bastet janë gratis, nuk paguan asgjë. Por në rast se fiton, trofeu është i jashtëzakonshëm.

Në vitin 1970 u kap sinjali i ashtuquajtur "Wow-Signal". Për një hark të shkurtër kohor, njerëzimi mendoi se ishte vënë për herë të parë në kontakt me jashtëtokësorët.

Unë nuk mendova asnjëherë kështu. Isha shumë i sigurt se bëhej fjalë për një sinjal të prodhuar në Tokë.

Pra, çfarë ishte?

Thjesht nuk e kemi idenë. Njerëzit kanë shpenzuar qindra e qindra orë duke kërkuar në të njëjtin vend e në të njëjtën frekuencë. Por nuk u përsërit kurrë më. Nëse merr një sinjal vetëm një herë, nuk mund të konsiderohet zbulim. Duhet ta marrësh disa herë.

Dhe më pas, vetë njerizimi vendosi të dërgonte një mesazh në hapësirë, i ashtuquajturi kodi "Arecibo". Edhe ky u dërgua vetëm një herë.

Zyrtarisht e dërguam vetëm një herë dhe vetëm për tri minuta. Sinjali përmban informacion të koduar, i cili besoj se do të zbardhet shpesh nga ekspertët e botëve të tjera. Por një ditë përpara ceremonisë zyrtare e transmetuam atë mesazh praktikisht për orë të tëra. Problemi i vetëm ishte se antena e teleskopit "Arecibo" nuk luante, kështu që mesazhi prej 120 karakteresh iu drejtua për 12 sekonda shumë yjeve.

Mesazhet e dërguara në hapësirë, siç është transmetimi "Arecibo" apo mjetet hapësinore "Pioneer" dhe "Voyager" janë kritikuar pasi përqendroheshin në masë shumë të madhe te qenia njerëzore. Mendoni se do të ishte më mirë që ato mesazhe të shkruheshin edhe një herë?

Unë përsëri do t‘i përqendroja te qenia njerëzore. Ndoshta mund të tingëllojë disi narciziste, por mendojmë se është pikërisht qenia njerëzore ajo që u intereson jashtëtokësorëve. Nuk besoj se do duan të dinë se si janë qentë tanë. Duan të dinë si janë njerëzit. Debatuam gjatë mbi pikën nëse duhet të paraqesim në mesazh imazhin tonë më të mirë. Vendosëm për versionin ideal.

Disa njerëz mendojnë se ndoshta nuk është ide e mirë të vëmë në dijeni civilizimet e tjera për ekzistencën tonë.

Bëhet fjalë për paranojakë që mendojnë se mund të vijnë e të na sulmojnë. Por është argumentim i gabuar. Ne tregojmë gjithçka mbi veten në transmetimet që bëjmë rregullisht. Gjithçka që dërgojmë ne nuk është tjetër veçse një pjesëz në kakofoninë gjigante të sinjaleve që janë lëshuar në hapësirë.

Duhet t‘i druhemi ndonjë forme pushimi nga kozmosi?

Mesatarisht, çdo civilizim jashtëtokësor duhet të gjendet 100 vite dritë larg nesh. Nuk do të kishin ndonjë përftim po të na sulmonin. Do t‘u kushtonte jashtëzakonisht para po të ndërmerrnin një sulm kundër nesh. Kështu që nuk ka arsye për t‘u shqetësuar.

Por si mund të jemi të sigurt se qytetërimet aliene mund të jenë paqësore?

Në fakt, në çastin kur një qytetërim shtien në dorë teknologjinë për t‘u shfaqur në sytë e të tjerëve, gjithashtu ka shtënë në dorë energjinë nukleare, si dhe armët nukleare. Dhe me armë të tilla në zotërim ekziston gjithnjë rreziku i një të çmenduri i gatshëm të shtypë butonin e kuq. Por jam i sigurt se çdo qytetërim që zbulojmë do ta ketë shmangur skenarin e të çmendurit me butonin e kuq në dorë. Do ta kenë kaluar atë lloj rreziku në historinë e tyre dhe do jenë krijesa jo agresive.

Ç‘formë mund të ketë një specie aliene?

Besoj se ka shumë të ngjarë që këto forma jete të jenë të bazuara te karboni. Shpesh bëjmë gabimin t‘i imagjinojmë jashtëtokësorët të ngjashëm me ne. Por kjo ndodh pasi nuk dimë ç‘të mendojmë tjetër.

Me televizione dixhitale, satelitare, me rrjete optike, njerëzimi mbi Tokë bëhet më pak i kapshëm për jashtëtokësorët. A është e nevojshme që qëllimisht të dërgojmë sinjale për t‘i lënë të kuptohet se gjendemi këtu - dhe ndërkaq të bëjmë çmos të mos zhdukim vetveten?

Gjatë viteve që do të vijnë, disa prej shenjave kryesore të ekzistencës sonë do të zhduken. Dhe nuk do të zëvendësohen më - të paktën në të ardhmen e parashikueshme - me diçka po aq të vlefshme për të treguar praninë tonë këtu. Por dërgimi i sinjaleve hë për hë do të ishte shpenzim i kotë burimesh. Jemi ende të kapshëm për shkak të transmetimeve radio.

Dhe gjërat do të mbeten kështu edhe për 50 vitet e ardhshme. Në atë kohë do jemi në gjendje të mendojmë për ndërtimin e radio transmetuesve të furnizuar me energji diellore. Kostoja e operacioneve do të jetë zero me t‘u vënë në jetë një teknologji e tillë..

j.e.t.a
j.e.t.a
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 54
PIKE : 99
Popullariteti Popullariteti : 13
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi