Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sekreti I Vatikanit Dhe Historia E Popullit Shqiptar Pergjate Viteve

Shko poshtë

Sekreti I Vatikanit Dhe Historia E Popullit Shqiptar Pergjate Viteve Empty Sekreti I Vatikanit Dhe Historia E Popullit Shqiptar Pergjate Viteve

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jun 26, 2010 2:54 pm

Sekreti I Vatikanit Dhe Historia E Popullit Shqiptar Pergjate Viteve
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti I Vatikanit Dhe Historia E Popullit Shqiptar Pergjate Viteve Empty Re: Sekreti I Vatikanit Dhe Historia E Popullit Shqiptar Pergjate Viteve

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jun 27, 2010 9:39 am

Studimet sistematike per historine tone kombetare, veçanerisht ato te shekullit te XV te, ne arkiva te Europes, deri tani kane qene te pakta ose kane munguar fare. Si pasoje e nje gjendje te tille, shume doreshkrime, dokumente dhe burime te dores se pare, ende jane te panjohura per studiues te kesaj periudhe.

Rendesia qe kane keto burime eshte teper e madhe, sidomos kur dihet se jane ne origjinal dhe te krijuara ne nje kohe te veshtire te ekzistences se popullit shqiptar ne pergjithesi, dhe te shtresave te caktuara te fisnikerise dhe bujarise shqiptare ne veçanti. Ne anen tjeter, keto burime jane deshmi e nje kulture dhe tradite, e cila ishte e nivelit te njejte me ate perendimore, duke bere qe te jemi pjese e pandare e nje bote te zhvilluar me te cilen komunikohej ne format me te ndryshme, natyrisht edhe ne ate shkruar.

Gjuha e ketyre dokumenteve eshte latinishtja, ngase ishte njera nder gjuhet kryesore zyrtare me te cilen komunikohej ne ate kohe. Duhet theksuar se te gjitha elementet e dokumenteve, doreshkrimeve apo te burimeve te tjera nuk ndryshojne fare nga ato te shteteve, komunave apo fuqive te kohes, duke qene te barabarta me ato ushtarake, kulturore, ekonomike, tregtare, diplomatike, etj.

Duke pasur parasysh qe "çdo arkiv ka identitetin e tij, dhe nuk mund dhe as nuk duhet krahasuar me te tjeret," historia e arkivit perkates dhe e fondeve te tij ndihmon gjithmone per te kuptuar historine e dokumenteve qe ruhen ne kete arkiv.

Ne rastin tone, kur behet fjale Archivio Segreto Vaticano, [Archivio Segreto Vaticano eshte arkivi qendror i Selise se Shenjte, ku ruhet lenda arkivore me e rendesishme dhe me e veçante per historine e mesjetes se shume vendeve, e krijuar gjate shekujve permes veprimtarise se enteve dhe zyrave te veçanta kishtare] do te perpiqemi te hedhim nje veshtrim te shkurter mbi historine e ketij arkivi, dhe mbi menyren se si ka funksionuar e funksionon ai, per te kuptuar disi me mire kontekstin dhe rrethanat ne te cilin jane shkruar dokumentet qe ruhen ne kete arkvi dhe kane te bejne me hisotrine e popullit shqiptar.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti I Vatikanit Dhe Historia E Popullit Shqiptar Pergjate Viteve Empty Re: Sekreti I Vatikanit Dhe Historia E Popullit Shqiptar Pergjate Viteve

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jun 27, 2010 9:40 am

Qe nga kohet me te lashta, Selia e Shenjte ka ruajtur me kujdes te madh ne "scrinium" ose "chartarum," doreshkrimet e Bibles dhe librave te tjere fetare, dokumentat e rendesishme siç jane "Acta Sanctorum" dhe letrat e derguara e te pranuara. Scrinium kishte rol te dyfishte gjate shekujve, sepse ishte njekohesisht arkiv dhe biblioteke e papes dhe e Selise se Shenjte, e cila e shoqeronte papen dhe suiten e tij, kudo qe ai shkonte, pra edhe ne selite e ndryshme papnore te cilat kane qene te shumta gjate shekujve.

Deri ne vitin 649, kjo pjese e "memories" se Selise se Shenjte ishte e vendosur ne pallatin e Lateranit ne Rome, te cilin papet e kishin te shumten e rasteve seli te tyre. Scrinium i besohej per ruajtje personelit papnor qe perpilonte "letrat papnore" i transkriptonte ato ne regjistra te veçante dhe pastaj ua dergonte te adresuarve. Keta persona ishin "notari" ose "scriniari" te drejtuar nga "primicerius notariorum." Aty nga fundi i shekullit te X dhe fillimi i shekullit XI, e tere kjo lende arkivore vendoset ne nje seli te re, ne kodrat Palatine, afer harkut Titus, ne forumin Romak, per shkak te rendesise qe kishte.

* * *
Dokumenta origjinale, doreshkrime dhe material tjeter nga arkivi i papeve nga kjo kohe na eshte ruajtur fare pak. Shkaqet jane te ndryshme, por nder me kryesoret jane si me poshte: Kuria Romake, perdorte nje lloj papirusi jo shume cilesor i cili nuk arriti t'i perballonte kohes. Nje praktike e tille u ndoq veçanerisht deri ne mesin e shekullit XI, ku i gjithe leterkembimi dhe dokumentacioni tjeter nga kancelaria papnore filluan te shkruheshin ne pergamene cilesore.

Dokumenti i fundit i shkruar ne papirus, i ruajtur ne origjinal, eshte nga viti 1057. Edhe regjistrat me te vjeter papnore ishin shkruar ne papirus, siç deshmon edhe Johannes Diaconus. [Johannes Diaconus ka jetuar ne mesin e shekullit te IX, ne Monte Casino, si murg. Me vone ishte dhjak i kishes se Romes. Qe ne fillim u shoqerua me Anastasin, bibliotekarin e Kishes Romake dhe pastaj shkroi jeten e papes Shen Gregori i Madh, duke perdorur fjalet e ketij pape dhe ekstraktet e bera me heret nga letrat e papes ne arkivat e Kishes Romake.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti I Vatikanit Dhe Historia E Popullit Shqiptar Pergjate Viteve Empty Re: Sekreti I Vatikanit Dhe Historia E Popullit Shqiptar Pergjate Viteve

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jun 27, 2010 9:40 am

Kjo veper e Johannes Diaconus eshte edituar nga Jean Mabillon]. Keshtu regjistrat e papes Gregorius I [590 604], ne origjinal ishin ende te shkruar "role" papirusi ne vitin 880. Nuk ishte vetem materiali i perdorur per shkrim shkaku kryesor i materialit te paket qe eshte ruajtur. Edhe pas futjes ne perdorim te pergamenit, nga shekujt e pare na jane ruajtur shume pak dokumenta origjinale, dhe kjo per shkak te lufterave te shpeshta dhe te shumta, siç ishte edhe plaçkitja e Romes ne vitin 1084 nga Robert Guiscardi.

Perkunder kesaj, ekzistojne mendime se nje pjese e mire e doreshkrimve te ndryshme ne pergamene, se bashku me regjistrat papnore, ishin te njohura, qofte edhe ne menyre fragmentare nga studiuesit dhe historianet deri ne shekullin XVI. Nje gje e tille mund te deshmohet, veçanerisht, nga kodiku ne doreshkrim i Bibliotekes Nacionale te Parisit (sig. Mss. Lat. 5204) ku ruhen dy letra te papes Urbanius II, [1088 1099] si dhe nga kronika e ipeshkvit te Sienes. Keto ishin zbuluar dhe pershkruar ne vitet 1557 1558 nga Urban Reversey.

Ne British Museum te Londres ruhet, gjithashtu, nje kodik ne doreshkrim ne te cilin gjenden regjistra te papeve te hershem si Gelasius I, [492 496] Pelagius I, [556 561] Leone IV, [847 855] Stefanus V, [885 891] dhe Alexandrius II. [1061 1073].
Gjendja e arkivit papnor ndryshoi shume gjate pontifikatit te papes Inocentius III [1198 1216], i cili perqendroi ne Vatikan te gjitha zyrat me te rendesishme te Kurise si kancelarine (Cancelleria) dhe dhomen apostolike (Camera Apostolica).

Si rezultat edhe njerezit e letrave si camerlengo dhe cancelliere e bene rezidencen e tyre ne Vatikan. Arkivi qe tashme konsiderohej si thesari i papes dhe i Kishes Romake u transferua gjithashtu ne Vatikan, sepse i mbrojtur nga muri Leonina, Vatikani ishte vendi me i sigurt per kohen. Ne kete thesar benin pjese dokumentet ne papirus dhe ne pergamen, regjistrat e kancelarise, kodike te shumte, trasta me monedha floriri e argjendi dhe objekte te tjera te çmuara.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti I Vatikanit Dhe Historia E Popullit Shqiptar Pergjate Viteve Empty Re: Sekreti I Vatikanit Dhe Historia E Popullit Shqiptar Pergjate Viteve

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jun 27, 2010 9:40 am

Megjithate, eshte shume veshtire te percaktohet me saktesi se çfare fondesh dhe vellimesh kishte Arkivi i Selise se Shenjte para pontifikatit te papes Innocentius III [1198 1216] sepse gjate shekujve XII XIII, pasi ky arkiv ka pesuar humbje te konsideruara dhe te shpeshta. Nga vete pontifikati i ketij pape, sot, ne ASV, ruhen vetem 5 vellime te serise Registri Vaticani.

Perveç lufterave, nje shkak tjeter i rendesishem per humbjen dhe shkaterrimin e arkivit jane levizjet e shpeshta te selise papnore. Inocentius IV [1243 1254] mori me vete nje pjese te konsiderueshme te arkivit papnor ne Koncilin e Lionit (1245) dhe me vone ua besoi ate per ruajtje eterve te kuvendit te Klunit.

Me vone arkivin papnor, bashke me papen dhe me kurine e gjejme ne Viterbo, dhe me papen Bonifacius VIII [1294 1303] ne Ananji (Anagni), ku edhe sot e kesaj dite kane mbetur disa gjurme te ketij arkivi. Nje transferim tjeter u be me papen Benedictus XI [1303 1304] ne Perugia, ku qendroi per rreth 10 vjet, dhe ku ne vitin 1314 u plaçkit nga Gibelinet e Toskanes. Gjate kesaj kohe, nje pjese e arkivit u vendos ne Lucca.

Pas kesaj, arkivi u nda ne dy pjese: pjesa me e vogel u dergua ne France, ne Carpentras, dhe tjetra ne Assisi, ne sakrestine e bazilikes françeskane. Ne kete te fundit, ai peson edhe dy plaçkitje te renda ne vitet 1319 dhe 1320, ne kohen e papes Clementius V [130 1314]. Pjesa e arkivit, e vendosur ne Assisi, qe u shpeton vjedhjeve e shkaterrimeve, qendron aty deri ne vitin 1339.

Ne kohen e papes Benedictus XII [1334 1342], ne mes viteve 1339 1342, kjo pjese e fundit e arkivit papnor, arrin perfundimisht ne Avinjon, ku papet kishin bere rezidencen e tyre qe nga viti 1309. Eshte e tepert te permenden ketu demet e shkaktuara nga keto transferime te shpeshta, qe vazhduan jo vetem me kthimin e papeve nga Avinjoni ne Rome, por edhe me skizmen e madhe perendimore, ku dokumente papnore leshonin jo vetem papet, por edhe antipapet.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti I Vatikanit Dhe Historia E Popullit Shqiptar Pergjate Viteve Empty Re: Sekreti I Vatikanit Dhe Historia E Popullit Shqiptar Pergjate Viteve

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jun 27, 2010 9:41 am

Arkivit papnor qe u formua ne Avinjon iu bashkua edhe pjesa qe ishte perqendruar tashme ne Carpentras, dhe ajo qe vinte nga Assisi. Ne vitin 1377, papa Gregorius XI [1370 1378] u kthye ne seline romake, dhe pas vdekjes se tij filloi nje skizme papnore qe do ta demtonte serish arkivin papnor.

Papa Urbanius VI [1378 1389] qe u zgjodh pas vdekjes se papes Gregorius XI nuk u njoh nga disa kardinale qe zgjodhen si antipape Clementius VII [1378 1394]. Ky i fundit u kthye serish ne Avinjon per ta bere atje rezidencen e tij. Ne Avinjon gjendej akoma arkivi papnor qe filloi te rritej me dokumentacionin e perditshem te kurise se antipapes, dhe te pasardhesit te tij papa Benedictus XIII [1394 1424].

Nderkohe ne Rome, me aktivitetin e papes Urbanius VI dhe te pasardhesve te tij, papes Bonifacius IX [1389 1404], Innocentius VII [1404 1406], dhe Gregorius XII [1406 1415] lindi dhe u zhvillua nje tjeter nukleus arkivistik.

Kjo gjendje e shkaperderdhur e arkivit u perkeqesua akoma me shume me Koncilin e Pizes ne vitin 1409, koncil ky i thirrur per te zgjidhur skizmen, por qe ne fakt zgjodhi dhe nje antipape te dyte, Alexandri V [1409 1410], i cili vdiq shpejt pasi u zgjodh. Ne vend te tij u zgjodh papa Iohannes XXIII [1410 1415]. Si rrjedhoje, kemi tre pape, secili me kurine e tij dhe me arkivin e tij: njeri ne Rome, tjetri ne Avinjon dhe i treti ne Pize. Kjo ndarje sigurisht qe u reflektua edhe ne te gjithe krishterimin perendimor duke filluar qe nga kardinalet, kleri e deri te besimtaret e thjeshte, e rrjedhimisht edhe ne dokumentacionin e shkruar te tyre.

Kjo gjendje skizmatike perfundoi me zgjedhjen e papes Martinius V [1417 1431] ne Koncilin e Kostances. Papa kthehet ne Rome gjashte muaj pas zgjedhjes se tij, dhe Kuria Papnore filloi aktivitetin e saj normal me entet dhe tribunalet e saj (Cancelleria, Camera, Penitenzieria, etj.).

Filloi unifikimi i materjalit arkivor, megjithese nuk dihet me siguri se sa material dokumentar solli me vete papa Martini V. Me papen Sixtus IV [1471 1484], themeluesin e Biblioteca Apostolica Vaticana, u krijua edhe nje sektor i bibliotekes, i quajtur "Bibliotheca Secreta" qe nenkuptonte arkivin. Ketu ruheshin regjistrat me te vjeter te letrave papnore, nderkohe qe materjali tjeter i çmueshem dokumentar, si diplomat e sovraneve dhe privilegjet e Kishes Romake, u ruajten ne keshtjellen e Sant' Angelo.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti I Vatikanit Dhe Historia E Popullit Shqiptar Pergjate Viteve Empty Re: Sekreti I Vatikanit Dhe Historia E Popullit Shqiptar Pergjate Viteve

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jun 27, 2010 9:41 am

Domosdoshmeria per nje arkiv qendror te Selise se Shenjte u be gjithmone e me e madhe me kalimin e kohes. Me perpjekjet e papes Sixtus IV u bashkuan edhe ato te pasardhesve te tij sidomos te papes Iulius II [1503 1513] dhe Leone X [1513 1521], por keto perpjekje nuk ishin te mjaftueshme.

Duhej nje kthese vendimtare si ne planin e ideve ashtu edhe ne ate praktik te zbatimit te tij. Kjo kthese u be kryesisht nga papa Pius IV [1559 1565], i cili ishte ne dijeni edhe te arkivistikes se re, qe kishte filluar si ne planin civil ashtu edhe ne ate kishtar. Ishte ideja e ketij pape per te themeluar nje arkiv kishtar qendror, te konceptuar ne menyre moderne, ne pallatin apostolik ne Vatikan.

Megjithate, duke dashur qe te perfshinte gjithçka ne kete arkiv, ideja e ketij pape ishte shume e gjere dhe gati utopike per t'u realizuar keshtu qe nuk u arrit te zbatohej ne praktike. Papa Pius V [1566 1572] ishte po kaq i interesuar per arkivin sa edhe paraardhesi i tij, por i zene me luften kunder turqve nuk dha mjetet financiare te nevojshme per kete qellim. Merite e tij, sidoqofte, eshte fakti qe urdheroi inventarizimin e arkivit pontifik dhe u interesua shume per te kthyer dokumentet qe gjendeshin ne Avinjon.

Se fundi leshon edhe nje edikt per te inspektuar ne dyqanet e tregetareve romane, per letrat qe ata perdornin, sepse normalisht ata perdornin letra te arkivave kishtare.
Gregorius XIII [1572 1585] ka meriten e kthimit te dokumentacionit nga arkivi papnor i Anagni t dhe te Liegi t, ku gjithashtu gjendej nje pjese e arkivit, e transportuar atje nga sekretari i papes Adrianus VI [1522 1523]. Papa Sixtus V [1585 1590], qe ne fillimet e pontifikatit te tij, iu vu punes per te realizuar idene e nje arkivi qendror. Me nje motu proprio qe daton nga 29 prill 1587, papa urdheroi te gjithe ipeshkvet dhe superioret e urdherave dhe kongregacioneve fetare te Italise qe te inventarizonin te mirat materjale dhe shkrimet qe posedonin.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti I Vatikanit Dhe Historia E Popullit Shqiptar Pergjate Viteve Empty Re: Sekreti I Vatikanit Dhe Historia E Popullit Shqiptar Pergjate Viteve

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jun 27, 2010 9:41 am

Perveç kesaj, papa urdheroi qe materjali dokumentar te transportohej ne arkivin e Dhomes Apostolike, duke vene ne dispozicion edhe dy salla te medha per kete arkiv te bashkuar me biblioteken, ne ndertesen e destinuar per kete te fundit. je rendesi te madhe per formimin e arkivit qendror luajti edhe papa Clementius VIII [1592 1605], i cili e pasuroi me diploma te çmuara fondin e pergamenave antike, te krijuar nga Siksti IV ne keshtjellen e Sant'Angelo s. Kjo depozite arkivistike u transformua ne nje arkiv te vertete, me emrin Archivum Arcis Sancti Angeli.

Me papen Paulus V ishin pjekur kushtet per te zgjidhur problemin e arkivit papnor. Pa mbushur akoma nje vit nga zgjedhja e tij si pape, papa Paulus V, leshon nje breve me 25 janar te vitit 1606, [Breve eshte dokument papnor qe per here te pare paraqitet ne fund te shekullit XIV.

Eshte me pak solemn se sa bula nga e cila dallohet per disa specifika te brendshme dhe te jashtme: para se gjithash ne te cilesohet papa ne titull dhe gjithashtu mban vulen e veçante te shtypur ne dyll te kuq me shenjen e unazes se peshkatarit, qe sherben si mjet sigurues mbylles dhe tregon autenticitetin zyrtar], ku urdheron qe te gjitha shkrimet e Selise se Shenjte dhe te Dhomes Apostolike qe posedoheshin nga persona te ndryshem, te dorezoheshin brenda pese diteve te i derguari i Dhomes Apostolike ose te kustodet e Bibliotekes Apostolike apo te Arkivit te Keshtjelles se Sant'Angelo s.

Denimi per mosbindje ishte maksimal: çkisherim. Vendimi i papes Paulus V, per te krijuar nje Arkiv Qendor Unik te Kishes, zbulohet ne dy dokumente autografe te ketij pape, respektivisht te leshuara ne vitet 1611 dhe 1612, presa i perket transferimit te materjaleve arkivistike dhe ne veçanti nga nje breve e leshuar me 31 janar 1612 me titull "Cum nuper" me te cilen papa urdheroi te transferoheshin librat dhe dokumentat nga arkivi i vjeter ne arkivin e ri te ngritur ne Pallatin Apostolik. Si kustos i arkivit emrohet B. Ansidei.

Arkivi modern i Selise se Shenjte lindi me iniciativen e papes Paulus V, rreth vitit 1610, edhe pse siç e pame historia e ketij arkivi i ka rrenjet thelle ne kohe, dhe jane te lidhura me origjinen, natyren, aktivitetin dhe zhvillimin e vete Kishes romake.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti I Vatikanit Dhe Historia E Popullit Shqiptar Pergjate Viteve Empty Re: Sekreti I Vatikanit Dhe Historia E Popullit Shqiptar Pergjate Viteve

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jun 27, 2010 9:42 am

Pasi papa Paulus V urdheroi transferimin ne tre salla te Biblioteca Segreta (te ashtuquajturat Sale Paoline), te regjistrave te bulave, breveve, librave te Camera s, koleksionit te dokumenteve deri te pontifikati i papa Pius V, lindi nje arkiv i ri "pro privata Romanorum pontificum commoditate" dhe "ad publicam studiorum utilitatem" me nje total prej pak me shume se tre mije zerash, pjesa me e rendesishme e te cilit perbehej nga regjistrat e bulave qe prej papes Innocentius III e ne vazhdim (Registra Vaticana).


Ky kompleks dokumentar merr emrin qe mban edhe sot e kesaj dite: Archivio Segreto Vaticano. e rrjedhen e shekullit XVII arkivi pati nje rritje te konsiderueshme, sidomos me papen Urbanus VIII [1623 1644] dhe me papen Alexandrus VII [1655 1667]. Nen pontifikatin e te parit hyne ne kete arkiv bulat e papes Sixtus IV dhe Pius V, letrat e Sekretarise se breveve qe prej papes Alexandrus VI dhe Pius V, dokumentacioni i pasur qe gjendej ne Armaria XXXIX XLV, librat e Dhomes Apostolike qe vinin nga Avinjoni, ku kishin mbetur pas perfundimit te skizmes dhe dokumentat e Koncilit te Trentit. Papa Alexandrus VII vuri ne dispozicion te dokumenteve diplomatike te Sekretarise se Shtetit nje kat te posaçem te pallateve te Vatikanit.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti I Vatikanit Dhe Historia E Popullit Shqiptar Pergjate Viteve Empty Re: Sekreti I Vatikanit Dhe Historia E Popullit Shqiptar Pergjate Viteve

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jun 27, 2010 9:42 am

Ne gjysmen e pare te shekullit XVIII, gjate prefektures se Pietro Donnino De Pretis dhe Filippo Ronconit, dokumentat e ruajtura ne arkiv moren sistemimin e pare qe eshte ruajtur deri me sot. Nga viti 1751 deri ne vitin 1772 historia e arkivit dominohet nga figura e Giuseppe Garampit, i njohur sidomos per Skedarin e tij te famshem qe mori edhe emrin e tij. Ai arriti qe t'i shtonte arkivit shume material arkivistik te mbledhur andej kendej si p.sh. fondin Albani, Carpegna, Pio, si dhe 1300 libra te Dhomes Apostolike.

Atij i takon edhe merita per bashkimin de jure te dy arkivave ekzistues deri ne ate kohe: Archivio Segreto Vaticano dhe ate te keshtjelles se Sant Angelo s. Ne vitin 1783 u transportua ne Vatikan edhe ajo pjese qe kishte mbetur ne Avinjon, nder te tjera edhe seria e bulave papnore e njohur me emrin Registra Avenionensia. Ne vitin 1798 u transferua praktikisht materiali qe gjendej ne arkivin e keshtjelles se Sant'Angelo s, qe permbante nder te tjera mbi 81 dokumenta me vula te arta.

Ne vitin 1810, arkivat e Selise se Shenjte u transferuan me urdher te Napoleonit ne Paris, nga ku u kthyen me shume humbje ne vitet 1815 1817. as marrjes se Romes nga italianet ne vitin 1870, komplekset dokumentare qe ruheshin ne ndertesa jashte murit te Vatikanit u nacionalizuan nga shteti i sapolindur italian, duke themeluar keshtu nukleusin qendror te Archivio di Stato di Roma. e vitet 1880 1881, me iniciativen e papa Leone XIII, Archivio Segreto Vaticano u hap per konsultim te lire te studiuesve, duke u kthyer keshtu ne nje nder qendrat me te rendesishme ne bote per kerkime dhe studime historiografike te shume fushave te ndryshme. e vitin 1892, nga Palazzo Lateranense u transferua ne Archivio Segreto Vaticano nje pjese e madhe e arkivit te Dataria Apostolica, me regjistrat e bulave te Kancelarise qe prej vitit 1389 (Registra Lateranensia, dhe Archivum Bullarum antik) si dhe regjistrat e suplikave qe prej vitit 1417.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti I Vatikanit Dhe Historia E Popullit Shqiptar Pergjate Viteve Empty Re: Sekreti I Vatikanit Dhe Historia E Popullit Shqiptar Pergjate Viteve

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jun 27, 2010 9:42 am

Ne shekullin XX, perveç pjeses moderne te arkivit te Sekretarise se Shtetit, kane ardhur edhe arkivat e Segreteria dei Brevi, te S. Romana Rota, te congregacioneve te ndryshme (Concistoriale, dei Vescovi e Regolari, dei Sacramenti, dei Riti, del Concilio, etj.) te Pallatit Apostolik, te Concilio Vaticano I, te Nunciaturave te ndryshme (duke filluar qe prej vitit 1971) si dhe te disa familjeve fisnike romake te lidhura me historine e Selise se Shenjte (Beni, Borghese, Buoncompagni, Santini, Finy, Cybo, Benincasa, Pasolini Zanelli, Mecacci, Patrizi Montoro; Della Valle Del Bufalo, Rospigliosi, Ruspoli, Marescotti, Montoro, Spada etj.) Ne vitin 2000 hyri ne ASV i gjithe materiali arkivor i Concilio Vaticano II, i hapur per studiueset me vullnetin e papes Paulus VI.

Deri ne vitin 1881, ASV, ishte arkiv i tipit te mbyllur dhe nuk shfrytezohej nga studiuesit. Keshtu atributi "secret" vertet, ne nje kohe ka perfaqesuar nje te vertete, sepse nje numer shume i kufizuar studiuesish, kane mundur te shfrytezojne dokumenta te veçanta, ose ne te shumten e rasteve vetem pershkrimin e dokumetave te pergatitur ne menyre te veçante per ta nga ana e punonjesve te arkivit. Ne te vertete atributi "secret" vlen ende per nje pjese e ketij arkivi, veçanerisht per disa fonde nga mesjeta dhe ato me bashkekohoret, pas 22 janarit 1922, sepse lenda arkivore, pas ketij viti, nuk mund te shfrytezohet per studime dhe kerkime shkencore, pa lejen e posaçme te papes.

Eshte papa ai qe lejon shfytezimin e fondeve te caktuara nga studiues te veçante, per periudhen kohore pas 22 janarit 1922, perkatesisht perfundimit te pontifikatit te Benedictus XV, [1914 1922]. Nese shikojme historikisht "hapjen" e fondeve te ASV per studiues, do te dukej perafersisht keshtu: papa Leone XIII, u lejoi studiuesve dhe kerkuesve te bejne studime ne ASV deri ne vitin 1815, perkatesisht deri ne kohen e Kongresit te Vjenes, megjithate sipas nje letre te prof. Hubert Bastgen, te vitit 1921, rezulton qe dokumentacioni i ASV ishte ne konsultim deri ne vitin 1830 ndersa papa Pius XI, [1922 1939], e shtyu kete kufi kohor deri ne perfundimin e pontifikatit te papes Gregorius XVI, [1831 1846], viti, 1846.

Papa Paulus VI, [1963 1978], me vendim te tij, te dates 22 dhjetor 1966 lejon qe te konsultohen fondet e ASV me dokumenta, doreshkrime dhe lende tjeter deri ne perfundim te pontifikatit te papes Pius IX, [1846 1878], perkatesisht vitit 1878, dhe perfundimisht papa Paulus II, [1972 2005], gjate pontifikatit te tij, dy here shtyn kufirin kohor: heren e pare me 22 dhjetor 1978, lejon te konsultohen fondet e ASV deri ne perfundim te pontifikatit te papes Leone XIII, perkatesisht viti 1903 dhe heren e dyte me 20 gusht 1985, hap fondet e ASV per studiues deri ne perfundim te pontifikatit te papes Benedictus XV, perkatesisht 22 janar 1922, dhe perfundimisht me 22 janar 1998, eshte hapur edhe: Archivio Sacra.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti I Vatikanit Dhe Historia E Popullit Shqiptar Pergjate Viteve Empty Re: Sekreti I Vatikanit Dhe Historia E Popullit Shqiptar Pergjate Viteve

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jun 27, 2010 9:43 am

Ne Archivio Segreto Vaticano ruhen koleksione te ndryshme vellimesh, ku jane rregjistruar, zakonisht te plota ne tekstin e tyre integral, letrat zyrtare te papeve. Disa nga keto koleksione jane formuar nga regjistrat e letrave te ashtuquajtura "bulla" per shkak te vules se tyre metalike, pothuajse gjithmone prej plumbi, qe varej ne origjinalet. Nder koleksionet e regjistrave te bulave, me te famshmet jane Registri Vaticani (Registra Vaticana = Reg. Vat.), Registri Avignonesi (Registra Avenionensia = Reg. Aven.), dhe Registri Lateranensi (Registra Lateranensia = Reg. Lat.).

Emrat e ketyre koleksioneve nuk kane asnje lidhje me permbajtjen e dokumentave qe ato permbajne: jane emertime konvencionale te vena kohet e fundit per t'i dalluar ato nga njeri tjetri ne arkiv. Referenca topografike: Vatikan, Avinjon, Lateran nuk ka lidhje as me vendin ku jane regjistruar apo formuar keto seri. Keshtu p.sh. jo vetem Registri Avignonesi, por edhe Registri Vaticani jane krijuar ne Avinjon, nderkohe qe fondi Registri Lateranensi u krijua kur papet ishin larguar tashme nga Laterani.

Elementi topografik ka vlere vetem persa i perket vendndodhjes se regjistrave para se te vinin ne Archivio Segreto Vaticano ose prej nga kane ardhur per ne kete arkiv.
Registri Vaticani. Ky eshte fondi me i vjetri dhe me i rendesishmi i bulave papnore i cili perbehet nga 2047 vellime madhesish te ndryshme, nga te clat 299 te parat, jane te shkruara ne pergamen, ndersa vellimet 300 deri ne 2020 jane te shkruara ne leter, fillimisht karton i bute, pastaj me vone leter e zakonshme e nje cilesie te larte ku dallohen shume qarte shenjat e ujit [filigranes]. Vellimet e ketij fondi kane nje vazhdimesi kronologjike te panderprere qe nga papa Inocentius III [1198 1216], per te perfunduar te papa Pius V [1566 1572].

Ky fond eshte ruajtur ne godinen e Selise se Shenjte, qe nga themelimi i Archivio Segreto Vaticano nga ku e kane marre edhe emrin. Reg. Vat. numer 2, eshte origjinal ne pergamen nga koha e papes Gregorius VII [1073 1085] dhe ka nje rendesi te veçante per ne shqiptaret, ngase aty kemi te shenuar toponimin Albaniae, ne nje bule papnore te dates: 20 mars 1074.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti I Vatikanit Dhe Historia E Popullit Shqiptar Pergjate Viteve Empty Re: Sekreti I Vatikanit Dhe Historia E Popullit Shqiptar Pergjate Viteve

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jun 27, 2010 9:43 am

Registri Avignonesi. Ky fond emrin e ka marre nga vendi ku jane ruajtur vellimet me dokumenta dhe doreshkrime, ne Avinjon, deri ne vitin 1783, kur jane sjelle ne Archivio Segreto Vaticano. Vellimet e para te ketij fondi, edhe pse pjeserisht te ruajtura, fillojne nga koha e pontifikatit te papes Klementi V, [1305 1314], ndersa vazhdimesia e panderprere fillon nga pontifikati i papes Johannes XXII [1316 1334] dhe perfundon ne vitin 1415 ne kohen e pontifikatit te antipapes Benedictus XIII [1394 1423].

Ky fond ka gjithsej 349 vellime te shkruara kryesisht ne leter, te cilat jane te periudhes se Avinjonit dhe konkordojne me fondin Registri Vaticani, nga numer 52 deri 347. Ne kete seri jane te ruajtura Litterae Communes, te cilat dilnin nga Kancelaria dhe Litterae Secretae, te cilat dilnin nga Dhoma Apostolike. Nga pontifikati i papes Johannes XXII, Registra Avenionensia jane te renditur sipas permbajtjes, tendence kjo e cila gjate kohes eshte theksuar me shume dhe eshte karakteristike e ketij fondi.

Nga koha e pontifikatit te papes Johannes XXII (1316 1334), kemi edhe serine e regjistrave, te ashtuquajtur Segreti e cila permban letra nga de Curia dhe te cilat jane nxjerre nga Camera secreta papnore te cilat i shkruajne personat te cilet gjate shekullit te XV do te emerohen sekretare papnore. Nga koha e pontifikatit te papes Gregorius XI (1370 1378) sekretaret papnore kishin regjistrat me emrat e tyre, te shkruar ne pergamene.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti I Vatikanit Dhe Historia E Popullit Shqiptar Pergjate Viteve Empty Re: Sekreti I Vatikanit Dhe Historia E Popullit Shqiptar Pergjate Viteve

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jun 27, 2010 9:43 am

SEKRETI I VATIKANIT DHE HISTORIA E POPULLIT SHQIPTAR PERGJATE VITEVE

Vazhdimi

Gjate kohes kur kuria papnore ishte ne Avinjon, ishte praktike e zakonshme qe minutae fillimisht te shkruhehsin ne Registra Avenionensia dhe me vone, dokumentat e tjera te rendesishme, shkruheshin ne pergamen ne Registra Vaticana.

Ne raste te tilla kemi shenimet ne fund te dokumenteve: scriptum est in pergameno te fondi i Registra Vaticana. Ky fond ka nje rendesi te veçante per Shqiperine dhe shqiptaret, ngase ne te ruhen nje numer jashtezakonisht i madh, i dokumetave te kesaj periudhe dhe jane te pabotuara.

Instrumenta Miscellanea zene vendin kryesor ne fondet diplomatike. Ne Archivium Arcis (njihet ndryshe edhe si arkivi i keshtjelles se Shen Engjellit) jane ruajtur te gjitha rregjistrat e privilegjeve te dhena nga papati, qe jane 7916 vellime, doreshkrime, dokumenta, role, fashikuj, dosje, etj, kurse Archivio della Cancellaria della Nunziatura Veneta permbledh dokumenta nga 31 manastire te Venedikut, por qe jane shume te pasur, sidomos persa i perket periudhes venedikase ne Shqiperi.

Persa i perket historise ekonomike te vendit tone, fonde me vlera te paperseritshme jane Obligationes et Solutiones (nga 1295 1555, gjithsejt, 91 vellime), fond ky qe perbehet nga fatura e relacione kryesisht me permbajtje financiare, raporte, kerkesa etj. nga ku mund te nxirren te dhena per pagesat qe benin ipeshkvet, abatet, etj. tek papati.

Detyrimet ishin dy llojesh: Servitia Communa, te cilat quheshin keshtu, sepse taksat qe paguheshin nga ipeshkvet dhe abatet konsideroheshin per "interesin e pergjithshem" te Kolegjit te Kardinaleve, dhe te Dhomes Apostolike. Secila prej tyre kishte te drejten te kishte gjysmen e ketyre taksave te mbledhura.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti I Vatikanit Dhe Historia E Popullit Shqiptar Pergjate Viteve Empty Re: Sekreti I Vatikanit Dhe Historia E Popullit Shqiptar Pergjate Viteve

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jun 27, 2010 9:44 am

Ndersa Servitia Minuta ishin pagesat qe benin te emeruarit tek anetaret e familjes se papes, dhe zyrtareve te kurise. Ipeshkvi i emeruar ishte i detyruar qe te paguante keto taksa, per te cilen duhet te jepte llogari deri me nje. Keshtu edhe nese ai largohej nga nje ipeshkvi dhe shkonte ne nje tjeter, vazhdonte te paguante borxhin e vjeter nese nuk e kishte shlyer.

Nese ipeshkvia e tij ishte e varfer, atehere pagesa e borxhit zgjaste per nje kohe shume te gjate, por nese ipeshkvia eshte e pasur pagesa behet brenda kohes se caktuar. Vellimet e fondit Introitus et Exitus (nga 1279 1524, ka 565 vellime me dokumenta te renditura kronologjikisht) permbajne dokumente per shpenzimet dhe te ardhurat e Selise Apostolike.

Fondi Collectoriae Camerae (nga fundi i shek. XIII deri ne fillim te shek. XV ka 504 vellime) permban fatura qe kane regjistruar parate e dorezuara kolektoreve te papatit nga secili vend. Keto fonde jane burime informacioni shume te rendesishme per te vleresuar gjendjen ekonomike te dioqezave te ndryshme shqiptare.Fondi Registra Supplicationum (Reg. Suppl.) permbledh 7356 vellime dhe permban letra lutjeje, kerkesash apo falenderimi, dedikimi qe dergonin kleriket e vendeve te ndryshme, nder ta edhe shqiptaret, dhe eshte ndoshta fondi me me interes persa u perket letrave te ardhura ne kuri.

[Suplikat filluan te regjistrohen ne pontifikatin e Benediktit XII (1334 1342), por sot nuk ekziston asnje dokument origjinal nga kjo kohe. Seria e Registri delle Suppliche qe ruhet sot ne ASV, fillon me pontifikatin e Klementit VI (1342 1352) dhe vazhdon deri ne vitin 1799 (me pontifikatin e Piut VI, 1775 1779].

Kur Archivio Segreto Vaticano u themelua ne vitin 1611, te 80 dollapet e ndertuar ne menyre te veçante vetem per te mbajtur dokumentet pontifikale, u mbushen me dokumenta te papeve Paulus V, Urbanus VIII, dhe Alexandrus VII. Nje e treta e gjithe dollapeve ishte e mbushur me pergamente. Dollapet shquhen per permbajtje te shumellojshme, dhe per nje studiues nuk mbetet gje tjeter veçse t'i pervishet punes aty, sepse asnjehere nuk do te zhgenjehet nga rezultatet e saj.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti I Vatikanit Dhe Historia E Popullit Shqiptar Pergjate Viteve Empty Re: Sekreti I Vatikanit Dhe Historia E Popullit Shqiptar Pergjate Viteve

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jun 27, 2010 9:44 am

Keshtu p.sh. dollapet 1 28 permbajne kryesisht Registra Vaticana nga viti 872 deri ne vitin 1614; dollapet 29 30 permbajne Diversia Cameralia. Dollapi 31 permban kopje te regjistrave kancelarike; dollapi 32 letra te papeve nga shek. XIII deri ne shek. XVI; dollapi 35 permban koleksion privilegjesh etj. egistri Lateranensi konsiderohet si seria me e re e bulave, sepse dokumentet qe ruhen ne te fillojne te regjistrohen ne vitin 1389 dhe vazhdojne deri ne vitin 1897.

Ne kohen kur u themelua ASV, ne vitin 1610, Registri Lateranensi ishin pjese e te ashtuquajtures Archivium Commune nen mbikqyrjen e Datarise, dhe e kishin vendndodhjen ne Archivum Bullarum ne Cortile di Sisto V, deri ne vitin 1810, kur se bashku me fonde te tjera ishin derguar per ne Paris me urdher te Napoleonit.

Ne vitin 1817 kthehen nga Parisi dhe vendosen ne Palazzo Lateranense, nga ku u mbeti edhe emri. Me gjithe perpjekjen per t'i marre ato, si p.sh. nga Garampi ne mesin e shekullit te tetembedhjete, keto regjistra mbeten ne pronesi te Datarise dhe jashte ASV deri ne vitin 1892, kur perfundimisht vendosen ne ASV ku gjenden edhe sot.

Si teresi ky fond ka 2497 vellime, me numra nga 1 deri 2467, sepse mbahen parasysh 40 numrat e dyfishuar si dhe perjashtohen 10 numrat qe jane kapercyer gabimisht apo qe nuk kane ekzistuar kurre; si dhe 7 vellimet e fundit qe jane me perberje te perzier. Nuk dihet sasia e vellimeve qe kane humbur nga transferimi i arkivave papnore nga Napoleoni ne Paris.

Dihet vetem qe per çdo pape kane mbijetuar diçka me shume se nje e treta e vellimeve qe jane krijuar fillimisht; keshtu ne total si te humbur mund te llogariten rreth gjysma e serise se pergjithshme. Nje pjese e mire e vellimeve te Registri Lateranensi perfundoi ne tregjet e pemeve dhe perimeve te Parisit, duke u perdorur si leter ambalazhuese, ndersa pjesa tjeter u asgjesua me urdher te komisionit papnor, i cili mbikqyri kthimin e lendes arkivore nga Parisi ne Vatikan, per shkak te kostos shume te larte te kthimit te tyre ne Itali.

Registri Lateranensi formojne nje seri origjinale dhe te pavarur te regjistrave te kancelarise, kryesisht me Lettere Commune, qe permbajne kopjet zyrtare te bulave papnore te dala nga Cancelleria dhe fillojne me vitin e pare te pontifikatit te papes Bonifacius IX, per te perfunduar ne vitin e njezet te pontifikatit te papes Leone XIII.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti I Vatikanit Dhe Historia E Popullit Shqiptar Pergjate Viteve Empty Re: Sekreti I Vatikanit Dhe Historia E Popullit Shqiptar Pergjate Viteve

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jun 27, 2010 9:45 am

Eshte nje seri homogjene, uniforme ne vetvete, dhe ne kontrast me regjistrat e tjere si p.sh. ato te Avinjonit, dokumentet ne çdo vellim jane grupuar ne menyre te ndryshme nen tituj te ndryshem ne pershtatje me materjalin perberes si p.sh. beneficet, faljet, dispensat, indulgjencat, etj.

Secila pjese perben nje teresi te veçante ne vetvete: de beneficiis vacantibus, de cappellanatu honoris, de confessionalibus, de conservatoris, de curia, de dignitatibus et beneficiis vacantibus, de diversis formis, de diversis gratiis, de fructibus percipiendis, de litteris cardinalium, de litteris episcoporum, de officio tabellionatus, de plenaria remissione et diversis gratiis, de prebendis et dignitatibus vacantibus, de prebendis vacantis, de provisionibus, de regularibus etj.

Meqenese shume prej letrave qe leshoheshin, si ato te hirit dhe te drejtesise inicoheshin nga suplikat, [Suplika si term diplomatik eshte nje peticion i adresuar nje sovrani, per te fituar nje privilegj ose nje hir. Persa i perket historise papnore, suplika ishte menyra normale e kerkimit te konçesioneve papnore, te çdo lloji, madje edhe per emerime ne nje benificium me te vogel te mundshem qe i ishte rezervuar papatit], teksti origjinal i ketyre letrave mund te kontrollohet te Registri delle Suppliche se bashku me pergjigjen e papes dhene per supliken perkatese.

Shumica e letrave te Registri Lateranensi, jane regjistruar jo me daten e hirit, si te Regjistrat e Suplikave, por me daten me te cilen letra eshte derguar per destinacion. Keshtu letrat ne Registri Lateranensi, zakonisht mbajne dy data, ate qe quhet datum dhe qe eshte data e leshimit te dokumentit dhe tjetra data e dergimit te dokumentit. Keshtu psh. "Martinus etc.

Venerabili fratri episcopo Dulcinensi salutem etc. Dignum arbitramur... Datum Gebennis. Sextodecimo Kalendas Augusti. Anno Primo," pastaj me nje dore tjeter, ate te Francisco de Agello s, magistri registri eshte shkruar data e dergimit, dhe taksa per dokumentin perkates: "Franciscus XVIII. Tertio Decimo Kalendas Januarii. Anno Secundo, de Agello."
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti I Vatikanit Dhe Historia E Popullit Shqiptar Pergjate Viteve Empty Re: Sekreti I Vatikanit Dhe Historia E Popullit Shqiptar Pergjate Viteve

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jun 27, 2010 9:45 am

Megjithese jane publikuar tashme kollana te tera me dokumenta dhe interpretime nga ASV sidomos per vende te tilla si Itali, Gjermani, Belgjike, Angli, Ukraine, Hungari, vendet nordike, etj, grupe studiuesish te ketyre vendeve si dhe te vendeve te tjera, vazhdojne te perfshihen ne projekte serioze per zbulimin e dokumentave te pabotuara akoma nga fondet e ketij arkivi, dhe rezultatet e punes se tyre vazhdojne te jene sensacionale, gje qe tregon se ASV eshte nje "pus" qe nuk po shteron.

ASV eshte studiuar mjaft pak nga studiuesit shqiptare deri me sot. Kjo ka ardhur veçanerisht per shkak te mungeses se tradites ne studime historike dhe arkivistike si dhe mungeses se shkollave te gjuheve te klasike dhe paleografise e diplomatikes, qe sigurisht kane qene te lidhura ngushte me problemet ekonomike.

Studiuesit shqiptare, qe kane pasur mundesine dhe rastin te bejne hulumtime, studime dhe kerkime shkencore deri me tani ne Archivio Segreto Vaticano jane shume te pakte /4 studiues, gjate gjithe historise se popullit tone/, edhe pse koheve te fundit nga disa historiane dhe albanologe eshte pohuar se kane bere kerkime shkencore ne Archivio Segreto Vaticano, gje qe nuk eshte e vertete, respektivisht pohimet e tilla nuk qendrojne.

Sipas te dhenave zyrtare, te nxjerra nga Archivio Segreto Vaticano, qe kur mbahen shenime per studiuesit, te cilet kane hulumtuar, studiuar dhe bere kerkime aty, madje edhe me pare se te hapej ASV, per studiuesit, historianet dhe te tjeret, del se i vetmi studiues deri afer fundit te shekullit XX, ishte imzot dr. Gjon Nikolle Kazazi. Gj. N. Kazazi eshte i pari studiues shqiptar, qe beri hulumtime ne ASV gjate vitit 1744. Qe prej ketij viti deri ne vitet '90 te shekullit XX, nuk ka pasur studiues te tjere shqiptare ne kete arkiv. Dr. Pranvera Bogdani, specialiste e mesjetes per periudhen e para pushtimit osman, eshte ajo qe vjen pas Gj. N. Kazazit ne ASV.

Ajo beri hulumtime shkencore ne ASV gjate viteve 1992 1993. Pas P. Bogdanit, ishte dr. Musa Ahmeti, specialist i mesjetes per shekullin XV, perkatesisht per epoken e Skanderbeut, ai qe ben hulumtime, studime dhe kerkime shkencore ne ASV, qe nga viti 1994. Hulumtimet i vazhdon edhe sot. Dr. Etleva Lala specialiste e mesjetes per shekullin XIV, vazhdon te beje hulumtime shkencore ne ASV qe nga viti 2000.

Fusha e saj e studimit perfshin marredheniet e "Regnum Albanie" dhe te trojeve te tjera shqiptare me Seline e Shenjte ne shekullin XIV. Hulumtimet i vazhdon edhe sot. Edhe pse Archivio Segreto Vaticano eshte studiuar mjaft pak nga studiuesit shqiptare deri me sot, dhe nevoja per studime te tilla eshte shume e madhe, mundesia e studiuesve shqiptare sot, por edhe e brezit te ri per te kryer hulumtime dhe studime ne keto arkiva, mbetet akoma e vogel, pasi jo vetem qe paleografia sot nuk po studiohet e ushtrohet, por, ajo madje po zhduket pothuajse fare edhe si koncept neper universitetet tona.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti I Vatikanit Dhe Historia E Popullit Shqiptar Pergjate Viteve Empty Re: Sekreti I Vatikanit Dhe Historia E Popullit Shqiptar Pergjate Viteve

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jun 27, 2010 9:45 am

Arsyeja kryesore mesa duket eshte mungesa e pergatitjes se duhur profesionale ose mosnjohja e mire e gjuheve klasike latine e greke, sllavishtes se vjeter, nga ana e stafit pedagogjik ne universitete.

eDuhet thene qe nga Archivio Segreto Vaticano jane botuar seri te dokumentave, ne mesin e te cilave hasim edhe dokumenta per Shqiperine dhe per trojet etnike shqiptare. Dokumentat jane botuar kryesisht nga studiues te huaj si: Beldiceanu, Cenci, Farlati, Fedalto, Fermend in, Iorga, Ja ov, Jireçek, Ljubi , Makušev, Marquet, Miklosich, Monti, Parrino, Pastor, Radoni , Raynaldo, Sathas, Schafarik, Smi iklas, Šufflay, Tautu, Thalloczy, Theiner, Thiriet, Valentini, Ughelli, Eaddingo, etj. Megjithate duhet thene gjithashtu, qe keto dokumenta te botuara jane vetem "maja e aisbergut," pasi keta studiues ose kane punuar shume heret me keta dokumenta si p.sh.

Farlati ose nuk ishin drejtperdrejt te interesuar ne trojet shqiptare dhe dokumentat qe kane botuar per Shqiperine jane te "cunguara" ose te "perzgjedhura" sipas interesave qe ata kishin dhe kane per botimet e tyre dhe jo per te bere nje studim te mirefillte per Shqiperine dhe shqiptaret.

Dokumentat qe flasin per historine e Shqiperise dhe qe ruhen ne ASV jane te shumta, jo aq per shkak te fqinjesise se Shqiperise me Seline e Shenjte, por me teper per shkak te politikes universale te kishes katolike per te prezantuar besimin katolik ne te gjithe boten. Ne keto plane trojet shqiptare zinin vend te rendesishem ne mozaikun e interesave te Selise se Shenjte, ndaj Ballkanit.

Gjate mesjetes regjistrohen kontakte te shpeshta te Selise se Shenjte me kryeipeshkvite, ipeshkevite dhe dioqezat e shumta shqiptare qe delegonin misionare ne te gjithe bregdetin dalmat per te marre persiper poste te tilla te rendesishme fetare si ate te priftit, ipeshkvit dhe kryeipeshkvit, etj. Perveç kesaj trojet shqiptare ishin ne udhekalime te rendesishme gjeografike per ne thellesi te Ballkanit he per ne Konstantinopol, si dhe ne kufirin midis kishes katolike dhe orthodokse.

Keshtu Selia e Shenjte, jo vetem qe nuk i kishte lene jashte vemendjes se saj shqiptaret dhe trojet e tyre, por perkundrazi i ka perkrahur dhe shpesh nxitur e perdorur ato, per te organizuar kryqezata apo fushata katoliçizimi kunder heretikeve dhe "skizmatikeve" te lindjes.

Nga Dr. Musa Ahmeti, Vatikan - Koha Jone
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti I Vatikanit Dhe Historia E Popullit Shqiptar Pergjate Viteve Empty Re: Sekreti I Vatikanit Dhe Historia E Popullit Shqiptar Pergjate Viteve

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi