Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FJALIMI I NËNËS TEREZE NË ORGANIZATËN E KOMBEVE TË BASHKUARA NË NEW YORK

Shko poshtë

FJALIMI I NËNËS TEREZE NË ORGANIZATËN E KOMBEVE TË BASHKUARA NË NEW YORK Empty FJALIMI I NËNËS TEREZE NË ORGANIZATËN E KOMBEVE TË BASHKUARA NË NEW YORK

Mesazh nga No.i.d Sun Jul 04, 2010 9:04 am

(Me 25 Tetor 1985) Me rastin e 40-vjetorit tё themelimit tё OKB ishin ftuar shumё personalitete botёrore pёr tё nderuar kёtё Organizatё dhe pёr tё mbajtur fjalime. Folёsja kryesore nё kёtё pёrvjetor jubilar ishte Nёnё Tereza. Sekretari i pёrgjithshёm i Organizatёs sё Kombeve tё Bashkuara nё New York , Perez de Cuellar e paraqiti Nёnёn Terezё. Ai tha: “Kjo ёshtё Asamblea e fjalёve. Disa ditё mё parё kishim kёtu burrin mё tё fuqishёm nё botё. Sot kemi nderin dhe kёnaqёsinё tё kemi nё Asamblenё tonё gruan mё tё fuqishme nё botё. Mendoj se nuk ka nevojё t’ua paraqes se kush ёshtё. Ajo ka nevojё pёr vepra dhe jo pёr fjalё. E pohoj kёtё me bindje tё plotё se Nёnё Tereza ёshtё mё shumё se Unё, mё shumё se tё gjithё ne. Ajo ёshtё Kombet e Bashkuara. Ajo ёshtё paqa nё botё”. Nё vazhdim po u sjellim pothuajse krejt fjalimin e Nёnёs Terezё nё Organizatёn e Kombeve tё Bashkuara 25 vjet mё parё.

Nёnё Tereza: “Jemi mbledhur kёtu se bashku pёr tё falenderuar Zotin pёr punёn e mirё 40-vjeçare tё Kombeve tё Bashkuara.Ndёrsa po e fillojmё kёtё vit paqeje tё lutemi sё bashku pёr paqe. Punёt qё bёhen me dashuri janё punёt e paqes. E themi sё bashku sepse vetёm tё bashkuar mund tё fitojmё paqen e Zotit.
O Zot na jep fuqi per t’u shёrbyer njerёzve kudo nё botё,
Atyre qё jetojnё dhe vdesin nga varfёria dhe uria.
Nёpёrmjet duarve tona jepu atyre bukёn e pёrditshme,jepu paqen gёzimin dhe mirёkuptimin tonё.
O Zot mё jep fuqi t’u jap paqen.
Tё sjellё dashuri atje ku ka urrejtje,
Tё sjellё frymёn e pajtimit atje ku gabime,
Tё sjellё harmoninё atje ku ka mosmarrveshje,
Tё sjellё tё vёrtetёn atje ku ka gabime
Tё sjellё besimin atje ku ka dyshime,
Tё sjellё shpresё, atje ku ka dёshpёrim,
Tё sjellё dritё atje ku ka terr,
Tё sjellё gёzim atje ku ka dёshpёrim,
O Zot sjellu lumturi tё tjerёve mё shumё se mua
O Zot na drejto nё rrugёn e paqes, gёzimit, dashurisё, bashkimit sepse pёr kёtё erdhi Jesu Krishti: pёr ta vёrtetuar kёtё dashuri. Zoti e deshti aq shumё botёn dhe pёr kёtё dёrgoi tek ne Jesu Krishtin djalin e tij, pёr tё sjellur lajmin e gёzimit. Ai kёrkon qё ta duam njёri-tjetrin,ashtu siç na do ai ne. Zoti na ka dhёnё pёr njё arsye tё vetme qё t’i duam tё tjerёt por edhe ata tё na duan ne. Ne nuk jemi vetёm njё numёr nё kёtё botё. Ne jemi fёmijёt e Zotit.

Herёn e fundit kur isha nё Kinё mё pyetёn: Nёnё Tereza ”çka ёshtё komunisti” pёr ju?’. Unё iu pёrgjigja: “Komunisti ёshtё fёmijё i Zotit, vёllau im, motra ime”. Kёshtu jemi absolutisht, ju dhe unё: motra dhe vёllezёr. E njёjta dorё e dashur e Zotit na ka krijuar ju dhe mua, por edhe njeriun nё rrugё,tё gёrbulurin, tё uriturin, dhe tё pasurin, njёsoj pёr tё njёjtin qёllim: pёr dashuri tё dyanshme. Dhe kёshtu Unё e ju sё bashku kemi ardhur sot pёr tё gjetur mjetet e paqes.
Si vjen paqa? Nёpёrmjet punёs qё e bёjmё me dashuri. Ku fillon? Nё shtёpi. Si fillon? Duke u lutur sё bashku. Njё familje qё lutet sё bashku jeton sё bashku. Dhe nё qoftё se jetoni bashkё, do ta doni njёri-tjetrin, ashtu siç e do Zoti secilin prej jush. Lutjet e bёjnё zemrёn e pastёr dhe zemra e pastёr e sheh Zotin tek njeri tjetri dhe nё qoftё se e shohim Zotin tek njёri tjetri, atёherё do ta duam njёri-tjetrin. Dhe t’i shmangim ndarjet, raciale,fetare ose etnike. Jemi tё gjithё njёsoj fёmijёt e tё njёjtёs dorё tё dashur tё Zotit, tё krijuar pёr gjёra mё tё mёdha. Tё pёrjetojmё kёnaqёsinё e dashurisё.
Nuk e harroj kurrё, disa kohё mё parё, dy tё rinj erdhёn nё shtёpinё tonё e na dhuruan njё sasi tё madhe parash. Unё i pyeta ku i keni marrё tё gjithё ato para? “Ata thanё” dy ditё mё parё jemi martuar. Por pёrpara se u martuam kishim vendosur tё mos blejmё rrobe pёr martesё dhe nuk do tё bёjmё dasmё. Ato para do t’ua japim ju pёr tё varfёrit. Une e di çka do tё thotё nё familjen Hindu tё mos kesh rrobe pёr martesё dhe tё mos bёsh dasmё. Pёrsёri i pyeta pse kёshtu? Ata thanё se e duan njёri-tjetrin aq shumё dhe pёr kёtё duam ta ndajmё gёzimin e martesёs me njerёzit qё ju u shёrbeni. Si e pёrjetojmё gёzimin e dashurisё? Duke dhёnё deri nё momentin kur dhemb.
Kur shkova nё Etiopi,disa fёmijё tё vegjёl erdhёn tek unё. Ata kishin dёgjuar se Unё po shkonja atje. Kishin ardhur pёr tё mёsuar nga motrat sa fёmijё vuajnё nё Etiopi? Çdo njёri prej tyre mё dha diçka pak,por pak para. Disa prej tyre dhanё tё gjitha parat e veta.Njё djal i vogёl erdhi tek Unё. Ai tha se nuk kishte kurrgjё, nuk kishte para,kishte vetёm njё çokolatё. Merre kёtё çokolatё tha djali i vogёl pёr fёmijёt e Etiopisё. Pёr kёtё djal kjo ishte njё sakrificё e madhe sepse kjo ishte çokolata e parё qё kishte pas nё jetёn e tij. Ai e dha. E dha pёr tё ndarё urinё e vuajtjen me dikё tjetёr nё njё skaj tё largёt tё Etiopisё. Kjo dhuaratё pёr voglushin ishte dhimbje. Por ishte sakrificё e dashurisё. Dashuria e Jezusit pёr ne ёshtё dhimbje, pёr kёtё vdiq nё kryq,pёr tё na mёsuar dashurinё. Kёshtu duhet tё veprojmё edhe ne, tё duam deri kur tё na dhembё. Kemi shumё njerёz tё mirё; keni parё nё fotografi,njerёzit tonё tё varfёr, ata janё njerёz tё mrekullueshёm. Unё jam me ta shumё kohё dhe kurrё nuk i kam dёgjuar duke u ankuar. Kohё mё parё, e mora njёrin prej tyre nё rrugё, tё cilin e hanin krimbat. E mora dhe e çova nё shtёpinё tonё. Ja çka tha ai njeri? “Unё jetova si kafshё nёpёr rrugё, por tani po vdes si ёngjёll, i nderur dhe i respektuar. U deshёn tri orё pёr ta pastruar,pёr tё larguar çdo krimb qё e hante trupin e tij tё gjallё. Nuk dёgjuam asnjё fjalё prej tij. Ndёrsa ne po luteshim sё bashku pёr tё, ai e shikoi motrёn tonё. “Motёr unё po shkoj nё shtёpinё e Zotit” . Ai vdiq. Dha shpirt me njё buzqeshje tё mrekullueshme nё fytyrёn e tij. Ai shkoi nё shtёpi tё Zotit. Nuk kam parё kurrё njё buzёqёshje tё tillё. Ishte shumё i thatё nga trupi sepse e kishin hёngёr krimbat pёr sё gjalli, nuk ankohej, nuk mallkonte dhe fjalёt e fundit ishin po shkoj nё shtёpi tё Zotit. Sa bukur shkoi te Zoti. Me zemёr tё pastёr dhe i lumtur. E pёrjetoi respektin dhe dashurinё e motrave qё treguan pёr tё.
Unё dhe ju pёr kёtё kemi ardhur kёtu sot, pёr tё dhёnё hapin e parё tё paqes dhe kёtё hap duhet ta fillojmё nё shtёpi, nё familjen tonё. Punёt e paqes fillojnё nё shtёpi dhe punёt e dashurisё janё punёt e paqes. Tё gjithё e duam paqen,por kemi frikё nga armёt bёrthamore dhe kemi frikё nga sёmundje tё reja. Por nuk kemi frikё tё vrasim fёmijёt e pafajshёm,ata qё ende nuk kanё lindur, qё janё krijuar pёr tё njёjtin qёllim,pёr tё dashur Zotin, ju e mua. Kjo ёshtё njё kontradiktё e madhe, sepse aborti ёshtё bёrё shkatёrruesi kryesor i paqes. Ne kemi frikё armёt bёrthamore sepse ato na prekin ne, por nuk kemi frikё nga nёnat qё bёjnё abort.
Jemi mbledhur kёtu prej tё gjithё anёve tё botёs pёr tё gjetur rrugёt e paqes. Tё gjithё flasim pёr njё uri tё madhe. Ato qё kam parё nё Etiopi dhe nё vendet tё tjera, janё tmerre, sepse qindra mijёra njerёz janё nё prag tё vdekjes pёr njё kafshatё bukё dhe pёr njё gotё ujё. Njerёzit vdesin nё duart e mia. Dhe pyesim pse ata e jo ne? Tё lutemi pёr kёto vuajtje tё mёdha. Shejtёrimi nuk duhet tё jetё luks pёr disa. Ështё punё e thjeshtё pёr secilin prej nesh. Shejtёrimi sjell dashuri e dashuria paqe dhe paqa na bashkon. Motrat tona shёrbejnё 158 mijё tё gёrbulur nё Lindjen e Mesme, nё Afrikё dhe nё Indi. Ne i duam dhe i respektojmё ata. Njё herё mё pyetёn çka bёn kёtu,pasi qё ne i kemi tё gjitha tё mirat. Unё u pёrgjegja edhe atje njerёzit kanё nevojё pёr paqen dhe dashurinё tonё. Kёshtu sё bashku tё lutemi pёr tё mjerёt, pёr njёri- tjetrin dhe pёr njerёzimin mbarё. Zoti iu bekoftё.
Shёnim: Fjalimi i Nёnёs Tereze u transmetua drejtёpёrsёdrejti nga shumё rrjete radio-televizive botёrore. Nё çastin kur Nёnё Tereza mbante fjalimin tё gjithё pёrfaqёsuesit e Shqipёrisё nё Kombet e Bashkuara e kishin braktisur Asamblenё e Pёrgjithshme, nё shenjё proteste. Tё gjitha karrikat e Shqipёrisё nё Asamble ishin bosh dhe kamerat televizive tregonin largimin e tyre.Spikeret bёnin komente tё ndryshme pёr sjelljen qesharake tё pёrfaqёsuesve shqiptarё nё OKB. Gazetarёt bёnin pyetje si ёshtё e mundur qё janё larguar, pasi tё gjithё e dimё se Nёnё Tereza ёshtё shqiptare. Diktatura shqiptare ishte shumё e pamёshirshme pёr Gonxhe Bojaxhiun dhe pёr mёrgimtarёt shqiptarё. Mё nё fund ajo u kthye nё Itakё,por shumё bashkatdhetarё tё saj nuk u kthyen mё kurrё. Nёnё Tereza ishte pёrfaqёsuese e denjё e dhimbjes kombёtare nё mёrgim.


No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi