Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sulfur ne atmosfere per te ulur temperaturen e Tokes

Shko poshtë

Sulfur ne atmosfere per te ulur temperaturen e Tokes   Empty Sulfur ne atmosfere per te ulur temperaturen e Tokes

Mesazh nga C.r.b.n Sun Jul 04, 2010 9:36 am

Gjate punimeve te kongresit te Unionit Gjeofizik Amerikan eshte hedhur nje ide e padegjuar me pare per te ulur temperaturen e Tokes. Sipas nje shkencetari, hedhja e sulfurit ne atmosfere do te ndikonte ne uljen e ndjeshme te temperaturave ne planetin tone.
Por kjo hipoteze eshte ndeshur menjehere me kundershtime te medha, pasi mendohet se sulfuri ne atmosfere do shkaktonte shira me permbajtje sulfurike dhe do te ndikonte ne zgjerimin e vrimes se ozonit. Projektin e sulfurit e ka prezantuar fituesi i cmimit Nobel per kimine, holandezi Paul Jozef Crutzen, i cili bashke me kolegun Thomas Wigley e ka mbajtur gjalle debatin per te ardhmen e planetit.

“Behet fjale per te hedhur ne atmosfere 1 milione ton sulfur ne nje lartesi 10-15 km ne zonen e Tropikut”, shprehet Crutzen qe po e studion kete ide qysh prej vitit 2006. “Pasi te arrije ne kuoten e caktuar te lartesise, materiali do te digjet ne menyre qe te transformohet ne bioksit sulfurik qe me pas konvertohet ne sulfat. Kjo perberje kimike thith nje pjese te madhe te rrezeve diellore, cka do te ule ndjeshem temperaturen mesatare te Tokes. Ky operacion duhet te kryhet cdo dy vjet”, vijon shkencetari holandez. Per te hedhur ne atmosfere 1 milione ton sulfur do te nevojiteshin 30 mije topa stratosferike dhe kostoja e projektit arrin deri ne 14 miliarde euro ne vit.

Nga ana tjeter, kundershtaret e projektit thone se pervec shirave sulfurike dhe zgjerimit te vrimes se ozonit, hedhja e sulfurit ne atmosfere mund te ndryshoje edhe regjimin e jetes se gjalle ne Afrike dhe Azi. “Hipoteza e fundit do te rrezikonte jeten e miliona njerezve ne nevoje”, shprehet Alan Robock nga Universiteti Rutgers. Nderkohe, gjate samitit te San Franciskos jane hedhur edhe disa hipoteza te tjera per menyren e uljes se temperatures ne Toke, por ajo e shkencetarit holandez eshte afruar me shume me realitetin.
C.r.b.n
C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi