Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fjalët e fundit më të famshme në shtratin e vdekjes

Shko poshtë

Fjalët e fundit më të famshme në shtratin e vdekjes Empty Fjalët e fundit më të famshme në shtratin e vdekjes

Mesazh nga Bukuroshja Dq Sun Jul 04, 2010 9:49 am

Cilat janë frazat që kanë lënë pas njerëzit e shquar në shtratin e vdekjes

Nga John Kennedy, Marilyn Monroe, Elvis Presley e deri tek Nënë Tereza



Para se të vdiste presidenti amerikan e kishte diskutuar vdekjen e tij. E fjalët e tij të fundit ishin, “Nëse dikush do të më vrasë, do të më vrasë”. Një mënyrë për të thënë që vdekja është e pashmangshme e nëse ka për të ardhur do vijë. Fjalët e fundit të njerëzve të famshëm përbëjnë një fond të artë të momentit të fundit edhe për arsyen se reflektojnë mendimet finale në prag të ndërrimit jetë. Fjalët e fundit të Elvis Presley-t ishin në një konferencë për shtyp. “Shpresoj të mos ju kem mërzitur”, u tha ai gazetarëve përpara se të dilte nga salla e më vonë të gjente vdekjen në shtëpinë e tij. Edhe Marilyn Monroe është një ndër ato njerëz të famshëm që janë ndarë nga jeta të rinj dhe si pasojë e abuzimit me qetësues, pavarësisht se ekzistojnë edhe disa teori që është vrarë. Ajo ishte një seks-simbol dhe ikonë e Hollivudit. Thuhet se ajo kishte një marrëdhënie me presidentin Kennedy dhe vëllain e tij. Fjalët e fundit të saj ishin: “Thojini lamtumirë Patit, thojini lamtumirë Jack-ut dhe lamtumirë dhe ty sepse je një djalë i mirë”. Një prej shkrimtareve më të rëndësishme të shekullit të kaluar, Virginia Woolf ka zgjedhur t’i japë vetë fund jetës pas betejave të pareshtura me depresionin. “Jam e sigurt se po çmendem sërish. Besoj se nuk mund të kalojmë sërish nëpër ato kohë të tmerrshme. Dhe kësaj radhe nuk do e rimarr veten. Kam nisur të dëgjoj zëra”, ka shkruar Woolf. John Lennon, i cili është një prej themeluesve të grupit dhe Beatles, i cili më pas u shfaq për publikun si vokalist e njëkohësisht figurë e përfolur ka vdekur po ashtu para kohe, i qëlluar për vdekje me armë zjarri në Nju Jork. Fjalët e tij të fundit janë: “Po, unë jam (Në një makinë policie gjatë rrugës për në spital, kur policët e pyetën nëse ishte John Lennon)”. Këngëtari dhe tekstshkruesi xhamajkan, Bob Marley konsiderohet si babai i muzikës rege dhe ambasador i kësaj lëvizjeje shpirtërore që predikonte paqen. Fjalët e tij të fundit ishin: “Paratë nuk e blejnë dot jetën”. Vëllai i presidentit John Kennedy në kohën, kur u vra ishte Prokuror i Përgjithshëm dhe po përgatitej të kandidonte për president. Fjalët e tij të fundit kishin të bënin me merakun për njerëzit përreth dhe thuhet se ka pyetur bashkëshorten: “A janë të gjithë mirë”?
Bukuroshja Dq
Bukuroshja Dq
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 91
PIKE : 128
Popullariteti Popullariteti : 8
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 30
Vendbanimi : kS

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjalët e fundit më të famshme në shtratin e vdekjes Empty Re: Fjalët e fundit më të famshme në shtratin e vdekjes

Mesazh nga Bukuroshja Dq Sun Jul 04, 2010 9:49 am

John Kennedy
Data e vdekjes: 1963
Presidenti i 35-të amerikan më i ri në moshë konsiderohet si një prej folësve më frymëzues në histori.
Fjalët e fundit: Nëse dikush do të më vrasë, do të më vrasë.


Elvis Presley
Data e vdekjes: 16 gusht 1977
Presley ka qenë një prej yjeve të spektaklit më të famshëm të kohës së tij dhe vazhdon të mbetet një ikonë.
Fjalët e fundit: Shpresoj të mos ju kem mërzitur (duke i dhënë fund konferencës së tij të fundit për shty).

Marilyn Monroe
Data e vdekjes: 4 gusht 1962
Ajo ishte një seks-simbol dhe ikonë e Hollivudit. Thuhet se ajo kishte një marrëdhënie me presidentin Kennedy dhe vëllain e tij.
Fjalët e fundit: Thojini lamtumirë Patit, thojini lamtumirë Jack-ut dhe lamtumirë dhe ty sepse je një djalë i mirë.

Frank Sinatra
Data e vdekjes: 14 maj, 1998
Ai ishet një prej këngëtarëve më të famshëm të viteve ’40, aktor dhe gjithashtu një sipërmarrës i suksesshëm.
Fjalët e fundi: Po humbas. Burime të tjera thonë se ai ka thënë, “Po e humbas”.

Virginia Woolf
Data: 28 mars 1941
Një prej shkrimtareve më të rëndësishme të shekullit të kaluar, e cila ka revolucionarizuar letërsinë.
Fajlët e fundit: Jam e sigurt se po çmendem sërish. Besoj se nuk mund të kalojmë sërish nëpër ato kohë të tmerrshme. Dhe kësaj radhe nuk do e rimarr veten. Kam nisur të dëgjoj zëra.


Pablo Picasso
Data e vdekjes: 8 prill 1973
Disa e konsiderojnë piktorin, skulptorin dhe themeluesin e formës së tij të artit si artisti më i famshëm i shekullit të 20-të.
Fjalët e fundit: Pini për mua. Pini për shëndetin tim. Ju e dini se unë s’pi dot më.


John Lennon
Data e vdekjes: 8 dhjetor 1980
Lennon është një prej themeluesve të grupit dhe Beatles, i cili më pas u shfaq për publikun si vokalist e njëkohësisht figurë e përfolur.
Fjalët e fundit: Po, unë jam (Në një makinë policie gjatë rrugës për në spital, kur policët e pyetën nëse ishte John Lennon).

Bob Marley
Data e vdekjes: 11 maj 1981
Këngëtari dhe tekstshkruesi xhamajkan konsiderohet si babai i muzikës rege dhe ambasador i kësaj lëvizjeje shpirtërore që predikonte paqen.
Fjalët e fundit: Paratë nuk e blejnë dot jetën.

Malcolm X
Data e vdekjes: 21 shkurt 1956
Malcolm X ishte një aktivist dhe një prej liderëve me ngjyr ëmë me influencë e gjithashtu një ndër më të diskutuarit.
Fjalët e fundit: Qetësohuni vëllezër, ju lutem! Kjo është një strehë e paqes.


Robert F. Kennedy
Data e vdekjes: 5 qershor 1968
Vëllai i presidentit John Kennedy në kohën, kur u vra ishte Prokuror i Përgjithshëm dhe po përgatitej të kandidonte për president.
Fjalët e fundit: A janë të gjithë të tjerët mirë (bashkëshortes së tij).

Nënë Tereza
Data e vdekjes: 5 shtator 1997
Nënë Tereza është një prej njerëzve më të famshëm në botë, e njohur për bamirësinë e saj në Indi, ku kaluar më shumë se 45 vjet duke ndihmuar të varfrit e jetimit.
Fjalët e fundit: Jezus të dua. Jezus të dua.

Indira Gandhi
Data e vdekjes: 31 tetor 1984
Indira Gandhi ishte kryeministra e vetme femër e Indisë dhe qëndroi në atë post për 15 vjet, duke u përpjekur t’i sjellë progresin vendit të saj.
Fjalët e fundit: Nuk më vjen keq nëse jeta ime shkon në shërbim të kombit. Nëse vdes sot, çdo pikë e gjakut tim do forcojë kombin.

Ëinston Churchill
Data e vdekjes: 24 janar 1965
Ëinston Churchill është konsideruar si një prej liderëve më të mëdhenj në histori pasi drejtoi Britaninë e Madhe gjatë Luftës II Botërore.
Fjalët e fundit: Më ka ardhur në majë të hundës me të gjitha.


Princesha Diana
Data e vdekjes: 31 gusht 1997
Princesha Diana është një prej figurave mbretërore që ka shkaktuar më shumë bujë në botë dhe është bërë fokus i gjithë medias globale.
Fjalët e fundit: Oh zot! Çfarë ndodhi?
Bukuroshja Dq
Bukuroshja Dq
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 91
PIKE : 128
Popullariteti Popullariteti : 8
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 30
Vendbanimi : kS

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi