Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të famshmit që u refuzuan nga universiteti

Shko poshtë

Të famshmit që u refuzuan nga universiteti Empty Të famshmit që u refuzuan nga universiteti

Mesazh nga Bukuroshja Dq Sun Jul 04, 2010 9:49 am

Kush janë njerëzit e pasur e suksesshëm që kanë braktisur shkollën

Nga Warren Buffet, Catie Couric e deri tek themeluesi i televizionit “CNN”


Warren Buffet e konsideron refuzimin nga universiteti i Harvardit si një episod shumë të rëndësishëm në jetën e tij. Sipas tij, Harvardi s’do kishte qenë zgjedhje e mirë, e gjykuar nga tani. Por, në atë kohë kjo i krijoi atij një ndjesi të tmerrshme, e veçanërisht nga frika se mos zhgënjente të atin. Por rezultoi se i ati u përgjigj me dashuri dhe duke i shfaqur besimin e tij. Kështu, Bufett kërkoi mundesi të tjera për të aplikuar financiarin e tij dhe sot është një prej njerëzve më të pasur në botë. Por, ai nuk është i vetmi që është refuzuar nga një universitet. Ka shumë njerëz që në moshë shumë të re nuk janë pranuar në universitet, por pavarësisht kësaj ata janë bërë njerëz të famshëm e të suksesshëm. Edhe pse Spielberg ka fituar tre çmime “Academy Awards”, dhe disa medalje për shërbim të çmuar publik e është një prej regjisorëve më të famshëm në botë, ai është refuzuar tre herë nga universiteti i Kalifornisë së Teatrit, Filmit dhe Televizionit. Kjo s’e pengoi aspak në rrugën e tij të famës. Katie Couric e kemi njohur gjithnjë si një femër të suksesshme televizioni. Couric ka thënë se në shkollë të mesme ishte “një klloune e vërtetë, e cila tallej shumë” e mbase kjo ka kontribuar në faktin që universiteti Smith nuk e pranoi. Por gjithsesi ajo u bë një spikere e famshme më vonë. John Kerry është një politikan i famshëm, i cili ka kandiduar për president në vitin 2004. Ai është senator i Masacusets e gjithashtu bën pjesë dhe në grupin e atyre që janë refuzuar nga universiteti “Harvard”. Kjo s’e pengoi aspak atë që të bëhej një politikan i suksesshëm. Jann Wenner ka themeluar një revistë që sot është ndër më të mëdhatë në botë “Rolling Stone”. Në vitin 1964 ai u refuzua nga universiteti Harvard dhe ky refuzim i doli për mirë Wenner, duke qenë se iu fut rrugës së sipërmarrjes ndërthurur me atë të gazetarisë. Meredith Vieira është një prej fytyrave femërore më të famshme të televizionit. Kur ajo u refuzua nga universiteti i Harvardit ishte e çoroditur dhe u detyrua të zgjidhte një universitet tjetër. Por kjo ka anën e saj të mirë sepse aty zbuloi rrugën drejt gazetarisë. Para se të bëhej miliarder, Scott McNealy ishte një i ri që u refuzua nga universiteti i Harvardit dhe ai i Standford. Ai vazhdoi të aplikonte shumë herë deri sa filloi punë në një fabrikë dhe u rrit në detyrë. Ai u pranua në universitet vetëm pasi u bë i pasur. Orakulli i Omahas është një prej investitorëve më të suksesshëm të botës dhe ka një pasuri prej 62 milionë dollarësh. Në moshën 19-vjeçare ai kishte grumbulluar më shumë se 90 mijë dollarë, por kjo s’e pengoi universitetin Harvard që të mos e pranonte. Sipas Bufett, kjo i doli për mirë. Harold Yarmus ka marrë një çmim Nobel në mjekësi. Por, askush s’mund ta mendonte se ai është refuzuar dy herë nga shkolla e mjekësisë së universitetit të Harvardit. Një dekan madje i ka sugjeruar që të futej në ushtri sepse s’bënte për shkollë. Është e qartë që ai e ka pasur gabim.
Bukuroshja Dq
Bukuroshja Dq
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 91
PIKE : 128
Popullariteti Popullariteti : 8
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 30
Vendbanimi : kS

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të famshmit që u refuzuan nga universiteti Empty Re: Të famshmit që u refuzuan nga universiteti

Mesazh nga Bukuroshja Dq Sun Jul 04, 2010 9:49 am

Steven Spielberg, regjisor
Edhe pse Spielberg ka fituar tre çmime “Academy Aëards”, dhe disa medalje për shërbim të çmuar publik e është një prej regjisorëve më të famshëm në botë, ai është refuzuar tre herë nga universiteti i Kalifornisë së Teatrit, Filmit dhe Televizionit. Kjo s’e pengoi aspak në rrugën e tij të famës.

Katie Couric, moderatore televizive
Katie Couric e kemi njohur gjithnjë si një femër të suksesshme televizioni. Couric ka thënë se në shkollë të mesme ishte “një klloune e vërtetë, e cila tallej shumë” e mbase kjo ka kontribuar në faktin që universiteti Smith nuk e pranoi. Por gjithsesi ajo u bë një spikere e famshme më vonë.

John Kerry, politikan
John Kerry është një politikan i famshëm, i cili ka kandiduar për president në vitin 2004. Ai është senator i Masacusets e gjithashtu bën pjesë dhe në grupin e atyre që janë refuzuar nga universiteti “Harvard”. Kjo s’e pengoi aspak atë që të bëhej një politikan i suksesshëm.

Jann Wenner, sipërmarrës
Jann Wenner ka themeluar një revistë që sot është ndër më të mëdhatë në botë “Rolling Stone”. Në vitin 1964 ai u refuzua nga universiteti Harvard dhe ky refuzim i doli për mirë Wenner, duke qenë se iu fut rrugës së sipërmarrjes ndërthurur me atë të gazetarisë.

Meredith Vieira, moderatore televizive
Meredith Vieira është një prej fytyrave femërore më të famshme të televizionit. Kur ajo u refuzua nga universiteti i Harvardit ishte e çoroditur dhe u detyrua të zgjidhte një universitet tjetër. Por kjo ka anën e saj të mirë sepse aty zbuloi rrugën drejt gazetarisë.

Scott McNealy, miliarder
Para se të bëhej miliarder, Scott McNealy ishte një i ri që u refuzua nga universiteti i Harvardit dhe ai i Standford. Ai vazhdoi të aplikonte shumë herë deri sa filloi punë në një fabrikë dhe u rrit në detyrë. Ai u pranua në universitet vetëm pasi u bë i pasur.

Ëarren Bufett, miliarder
Orakulli i Omahas është një prej investitorëve më të suksesshëm të botës dhe ka një pasuri prej 62 milionë dollarësh. Në moshën 19-vjeçare ai kishte grumbulluar më shumë se 90 mijë dollarë, por kjo s’e pengoi universitetin Harvard që të mos e pranonte. Sipas Bufett, kjo i doli për mirë.

Harold Yarmus, Nobelist në mjekësi
Harold Yarmus ka marrë një çmim Nobel në mjekësi. Por, askush s’mund ta mendonte se ai është refuzuar dy herë nga shkolla e mjekësisë së universitetit të Harvardit. Një dekan madje i ka sugjeruar që të futej në ushtri sepse s’bënte për shkollë. Është e qartë që ai e ka pasur gabim.

Ted Turner, themelues i CNN
Ted Turner, i cili është sipërmarrës dhe filantropist i famshëm amerikan është refuzuar nga dy universitete të famshme, ai i Harvard dhe i Princeton. Turner është shprehur: “Dua të jetë shumë e qartë që kam arritur gjithçka pa një diplomë universiteit”.
Bukuroshja Dq
Bukuroshja Dq
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 91
PIKE : 128
Popullariteti Popullariteti : 8
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 30
Vendbanimi : kS

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të famshmit që u refuzuan nga universiteti Empty Re: Të famshmit që u refuzuan nga universiteti

Mesazh nga Bukuroshja Dq Sun Jul 04, 2010 9:49 am

Tom Brokaw, gazetar
Tom Brokaw është një gazetar shumë i njohur, veçanërisht si moderator i “NBC Nightly News” nga viti 1982 e deri në vitin 2004. Refuzimi nga universiteti i Harvardit bëri që ai të linte stilin e zhurmshëm të jetesës dhe të ulej e të punonte e kjo i dha frytet e veta.

Ata që kanë lënë Universitetin

Brad Pitt
Aktor
Pasuria: 35 milionë dollarë
Dega: Gazetari, Universiteti i Misurit

George Clooney
Aktor
Pasuria: 25 milionë dollarë
Dega: Transmetim, Universiteti i Kentakit

Julia Roberts
Aktore
Pasuria: 9 milionë dollarë
Universiteti i Xhorxhias

Tom Hanks
Aktor
Pasuria: 74 milionë dollarë
Dega: Teatër, Universiteti i Kalifornisë
California State University in Sacramento

Madonna
Këngëtare
Pasuria: 72 milionë dollarë
Dega: Kërcim modern, Universiteti i Miçiganit

Sandra Bullock

Aktore
Pasuria: 10 milionë dollarë
Dega: Dramë, Universiteti i Kalifornisë Lindore

Ata që kanë lënë shkollën e mesme

Jessica Simpson
Këngëtare
Mosha: 26 vjeç
La shkollën e mesme “JJ Pearce High School” në vitin 1977 për të vazhduar karrierën muzikore

Paris Hilton
Trashëgimtare, personazh publik
Mosha: 26 vjeç
La shkollën e mesme luksoze “Dwight” në Manhatan, të cilën e kanë ndjekur mjaft nxënës që janë bërë më pas të famshëm.

Britney Spears
Këngëtare
Mosha: 25 vjeç
Para ngritjes dhe rënies së saj meteorike, këngëtarja e popit la shkollën e mesme “Kentwood High School” në Luiziana për të vazhduar karrierën muzikore.

Mischa Barton
Aktore
Mosha: 21 vjeç
Ylli i dramës për adoleshentë “The O.C” mbaroi shkollën Profesionale të Fëmijëve në Manhatan në vitin 2004, por nuk ka vazhduar shkollimin më tej.

Avril Lavigne
Këngëtare
Mosha: 22 vjeç
Këngëtarja e cila u shfaq në tregun muzikor që në moshën 16-vjeçare e la shkollën e mesme në Ontario, Kanada pasi siguroi një kontratë me një shtëpi diskografike.

Lindsay Lohan
Mosha: 20 vjeç
Flokëkuqja e Hollivudit e
la shkollën e mesme për t’iu kushtuar karrierës së aktrimit e sigurisht mbrëmjeve të shumta në shoqërinë e alkolit.
Bukuroshja Dq
Bukuroshja Dq
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 91
PIKE : 128
Popullariteti Popullariteti : 8
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 30
Vendbanimi : kS

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të famshmit që u refuzuan nga universiteti Empty Re: Të famshmit që u refuzuan nga universiteti

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi