Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kush janë 16 gratë që po udhëheqin botën

Shko poshtë

Kush janë 16 gratë që po udhëheqin botën Empty Kush janë 16 gratë që po udhëheqin botën

Mesazh nga Bukuroshja Dq Sun Jul 04, 2010 9:54 am

Nga kryeministrja e Australisë, Julia Gillard e deri tek Angela Merkel Femrat përbëjnë më pak se 8 përqind të liderëve të vendeve të botës. Por, me zgjedhjen e Julia Gillard si kryeministre e Australisë duket se gjërat po përmirësohen. Ajo e çon numrin e lidereve femra në 16. Katër lidere femra, duke përfshirë dhe Gillard kanë marrë postet më të lartë në vendet përreth botës këtë vit. Në vitin 2009, femra lidere u zgjodhën në Islandë, Kroaci dhe Lituani. Ellen Johnson-Sirleaf është presidente e Liberisë dhe femra e vetme në një post të tillë në kontinentin afrikan. Kancelarja e parë femër e Gjermanisë, Angela Merkel është zëri femëror më i lartë dhe më me influencë në skenën politike të Evropës dhe konsiderohet një ndër femrat më të fuqishme të botës. Presidentja e Islandës, Johanna Sigurdardottir nuk është vetëm liderja e parë femër e vendit, por është gjithashtu edhe liderja e parë botërore e deklaruar gej. Sheikh Hasina Ëajed është zgjedhur dy herë kryeministre e Bangladeshit. Ajo është zgjedhur në zyrë herën e parë nga viti 1991-2001 për t’u rizgjedhur sërish në vitin 2008. Pratibha Patil është presidentja e 12-të e Indisë dhe e para femër që mban këtë detyrë. Ajo fitoi në zgjedhjet e vitit 2007 pasi u dominua nga Aleanca e Bashkuar Progresive e së Majtës Indiane. Presidentja e Kosta Rikës, Laura Chinchilla është gruaja e parë që mban një pozicion aq të lartë në vend. Qëndrimi i saj kundër abortit dhe martesave gej ka bërë që ajo të kritikohet nga grupet e të drejtave të njeriut. Presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite emërtohet shpesh me nofkën e Thatcher “Zonja e hekurt”, për qëndrimin e saj të fortë dhe rripin e zi që mban në artet marciale. Presidentja e parë femër e Finlandës u zgjodh në mars të vitit 2000. Kryetarja e partisë Social-Demokrate ka qenë anëtare aktive e parlamentit që prej vitit 1979 dhe ka një karrierë të gjatë në punën me sindikatat. Ish-gazetarja Jadranka Kosor u zgjodh kryeministre e Kroacisë në vitin 2009, pasi Ivo Sanader dha dorëheqjen. Ajo u zgjodh automatikisht pasi partia e saj e Unionit Demokratik fitoi 83 vende nga 153 vendet në parlament. Pas revolucionit të Tulipanit në prill 2010 që rrëzoi presidentin Kurmanbek Bakiyev, ish-ministrja e jashtme Roza Otunbayeva u zgjodh si presidente e përkohshme e qeverisë. Politikania dhe avokatja Doris Leuthard u zgjodh presidente e këshillit federal të Zvicrës në vitin 2010. Këshilli përbëhet nga shtatë anëtarë ekzekutivë dhe asnjë prej këtyre presidentëve nuk quhet kreu i vendit, por secili drejton nga një vit. Kryeministrja e parë femër e Trinidad dhe Tobago mori detyrën në maj 2010. Ajo e ka nisur karrierën në vitin 1995 si deputete e me pas Prokurore e Përgjithshme dhe ministre e Arsimit. Mary McAleese është femra e dytë kryeministre e Irlandës dhe femra e parë që zgjidhet në këtë post pas një femre tjetër. Ajo u bë presidente në vitin 1997 dhe fitoi një mandat të dytë në vitin 2004. Pavarësisht qëndrimi progresiv të Britanisë së Madhe në shumë gjëra, ky vend duket se ka ngecur në trashëgiminë konfuze të Margaret Thatcher. Kryeministrja e parë femër e Britanisë së Madhe erdhi në pushtet para 20 vjetësh, por deri tani nuk ka pasur asnjë pasardhëse.
Bukuroshja Dq
Bukuroshja Dq
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 91
PIKE : 128
Popullariteti Popullariteti : 8
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 30
Vendbanimi : kS

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush janë 16 gratë që po udhëheqin botën Empty Re: Kush janë 16 gratë që po udhëheqin botën

Mesazh nga Bukuroshja Dq Sun Jul 04, 2010 9:55 am


Julia Gillard
Kryeministrja e Australisë
Kryeministrja e 27-të e Australisë, e cila rrëzoi kryeministrin paraardhës Kevin Rudd, është kryeministrja e parë femër në historinë e vendit.

Angela Merkel
Kancelarja e Gjermanisë
Kancelarja e parë femër e Gjermanisë, Angela Merkel është zëri femëror më i lartë dhe më me influencë në skenën politike të Evropës dhe konsiderohet një ndër femrat më të fuqishme të botës.

Johanna Sigurdardottir
Kryeministre e Islandës
Presidentja e Islandës, Johanna Sigurdardottir nuk është vetëm liderja e parë femër e vendit, por është gjithashtu edhe liderja e parë botërore e deklaruar gej.

Sheikh Hasina Wajed
Kryeministrja e Bangladeshit
Sheikh Hasina Wajed është zgjedhur dy herë kryeministre e Bangladeshit. Ajo është zgjedhur në zyrë herën e parë nga viti 1991-2001 për t’u rizgjedhur sërish në vitin 2008.

Ellen Johnson-Sirleaf
Presidente e Liberisë
Liberia është kombi i parë afrikan që ka një presidente femër. Sierleaf u zgjodh në një votimet e vitit 2005 pasi udhëhoqi një lëvizje paqësore të quajtur “Aksioni Masiv i Femrave të Liberisë për Paqe”.
Pratibha Patil
Presidente e Republikës së Indisë
Pratibha Patil është presidentja e 12-të e Indisë dhe e para femër që mban këtë detyrë. Ajo fitoi në zgjedhjet e vitit 2007 pasi u dominua nga Aleanca e Bashkuar Progresive e së Majtës Indiane.

Laura Chinchilla
Presidente e Kosta Rikës
Presidentja e Kosta Rikës, Laura Chinchilla është gruaja e parë që mban një pozicion aq të lartë në vend. Qëndrimi i saj kundër abortit dhe martesave gej ka bërë që ajo të kritikohet nga grupet e të drejtave të njeriut.

Gloria Macapagal-Arroyo
Presidente e Filipineve
Gloria Macapagal-Arroyo është presidentja e dytë femër e Filipineve pas Corazon Aquino. Vajza e ish-presidentit Diosdado Macapagal është edhe dhe pasardhëse e Lakandulës, raxhai i fundit i Saludongut.

Dalia Grybauskaite
Presidente e Lituanisë
Presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite emërtohet shpesh me nofkën e Thatcher “Zonja e hekurt”, për qëndrimin e saj të fortë dhe rripin e zi që mban në artet marciale.

Cristina Fernandez de Kirchner
Presidente e Argjentinës
Krichner e mori detyrën e presidentes në tetor të vitit 2007 pasi fitoi 45 përqind të votave. Ajo fitoi rreth 22 përqind më shumë se rivali i saj në garë duke u bërë femra e dytë presidente e Argjentiës.
Tarja Halonen
Presidente e Finlandës
Presidentja e parë femër e Finlandës u zgjodh në mars të vitit 2000. Kryetarja e partisë Social-Demokrate ka qenë anëtare aktive e parlamentit që prej vitit 1979 dhe ka një karrierë të gjatë në punën me sindikatat.

Jadranka Kosor
Kryeministre e Kroacisë
Ish-gazetarja Jadranka Kosor u zgjodh kryeministre e Kroacisë në vitin 2009, pasi Ivo Sanader dha dorëheqjen. Ajo u zgjodh automatikisht pasi partia e saj e Unionit Demokratik fitoi 83 vende nga 153 vendet në parlament.

Roza Otunbayeva
Presidente e përkohshme e Krigistanit
Pas revolucionit të Tulipanit në prill 2010 që rrëzoi presidentin Kurmanbek Bakiyev, ish-ministrja e jashtme Roza Otunbayeva u zgjodh si presidente e përkohshme e qeverisë.

Doris Leuthard
Presidente e Zvicrës
Politikania dhe avokatja Doris Leuthard u zgjodh presidente e këshillit federal të Zvicrës në vitin 2010. Këshilli përbëhet nga shtatë anëtarë ekzekutivë dhe asnjë prej këtyre presidentëve nuk quhet kreu i vendit, por secili drejton nga një vit.

Kamla Persad-Bissessar
Kryeministre e Trinidad dhe Tobago
Kryeministrja e parë femër e Trinidad dhe Tobago mori detyrën në maj 2010. Ajo e ka nisur karrierën në vitin 1995 si deputete e me pas Prokurore e Përgjithshme dhe ministre e Arsimit.

Mary McAleese
Presidente e Republikës së Irlandës
Mary McAleese është femra e dytë kryeministre e Irlandës dhe femra e parë që zgjidhet në këtë post pas një femre tjetër. Ajo u bë presidente në vitin 1997 dhe fitoi një mandat të dytë në vitin 2004.
Bukuroshja Dq
Bukuroshja Dq
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 91
PIKE : 128
Popullariteti Popullariteti : 8
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 30
Vendbanimi : kS

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi