Historia e flamurit më 28 Nëntor 1912 në Vlorë
Faqja 1 e 1

Si e ka përjetuar shqiptari i shquar ngjarjen e bujshme të shpalljes së Pavarësisë kombëtare
Eqerem bej Vlora: E vërteta e flamurit
“Ismail Qemalit i kërkova flamurin që më fali Aleandro Kastrioti”
Eqerem bej Vlora, jep variantin e tij, për historinë e flamurit që u ngrit nga plaku Ismail Qemali, më 28 Nëntor të vitit 1912.
Ai thotë shprehimisht: “E zgjata ca historinë e ngritjes së flamurit, sepse vitet e fundit kanë qarkulluar variante krejt të pavërteta dhe unë dëshiroj që ngjarja e saktë të përshkruhet e të mbetet njëherë e përgjithmonë”. Ja se çfarë shkruan Eqerem Bej Vlora në librin e tij.
Kthimi në Vlorë
Me t’u kthyer nga Kuçi, unë shkova menjëherë në shtëpinë e tim kushëriri, Xhemilit, për të takuar Kryetarin e Qeverisë së Përkohshme, shtëpia ishte kopje e zvogëluar e haramllëkut nuk kishte katër, por tri kate. Përmes derës ndërmjetëse hyra në katin përdhes ku ishin shkallët e mëdha. Oborri, sallat poshtë e lartë , shkallët ishin mbushur plot nga njerëz me fytyra, sjellje e veshje që nuk i kisha parë kurrë në Vlorë. Të gjithë bisedonin me zë të lartë dhe kur mërziteshin në një vend, lëviznin lirshëm dhe pateklif sikur të ishin në shtëpinë e tyre. Në katin e sipërm ishte një sallon i madh i paijsur me mobilje të bukura të stilit bidermajer, dera e të cilit ishte krejt e hapur. Përpara saj njerëzit ngjesheshin e shtyheshin për të dëgjuar seç thuhej brenda. Unë ndalova për disa çaste për të përshëndetur një mori të njohurish dhe pastaj hyra në sallon. Ismail beu po rrinte në një divan me një pamje të ligështuar, sa mua m’u dhimbs. Kisha tre vjet pa e parë dhe tani m’u duk më i plakur dhe i drobitur. Ai vuante në këtë mjedis të ri dhe të huaj për të. Për vite me radhë Ismail beu kishte qenë nënpunës i lartë i administratës turke dhe vali, poste këto, kur largësia me të lartit dhe të ultit mbahej vetiu. Kështu, ai kishte rënë në një kaos kontrastesh shoqërore, të cilit nuk po ja gjente dot anën. Unë iu afrova i putha dorën me nderim dhe u ula pranë tij. Të paktën divanin, njerëzit që mbushnin hapsirën kishin pasur mirësinë t’ja linin. Ai më bëri pyetje të zakonshme: si ia çoja, ku ishte im atë a kishte hequr keq në Kuç me këtë mot të keq e kështu me radhë. Pastaj unë u ngrita për të ikur. Por, ai më mbajti dhe më pyeti me zë të ulët: “ dua të të bëj një vizitë. Është edhe te ty si këtu?” Unë iu përgjigja se po të donte të vinte tek unë, do të vija ta merrja vetë. “Jo, -tha ai. Xhemioli më ka thënë se dera ndërmjetëse është ende. Unë vij vetë.” Sidoqoftë edhe tek unë nuk ishte më mirë. Por falë manisë sime për protokoll, falë karakterit të paafruar dhe të mbyllur, largësia sidoqoftë ruhej. Po përse të shkaktohej kjo rrëmujë e kjo gjullurdi në një shtëpi private, mund të pyesë ndokush. Nga koha atërore dhe stërgjyshore Ismail beu kishte mësuar se banesa e sanxhakbeut ishte edhe seli qeveritare. Ndaj edhe selamllëku i shtëpive të bejlerëve, quhej në shqip zapana. Kështu edhe Ismail beut nuk i pëlqente të rrinte në bashki. Dhe njerëziut, që me punë a pa punë, duhej të takonin kryetarin e shtetit, vinin turma-turma në banesën e tij private. Ditët që pasuan, unë takova zyrtarët e lartë të qeverisë së re , të emëruar më 4. 12. 1912, nga i përnderuari kryeministri Ismail beu dhe nënkryeministri fort i nderuari dom Nikollë Kaçorri. Anëtarët e qeverisë së re ishin miq dhe të njohur të mirë, e më duhej të shtoj, se në rrethanat e atëhershme vështirë të bëhej ndonjë zgjedhje më e mirë. Dhe nëse kjo nuk u përgjigjej aspak kërkesave të kohës, nuk ishte faji i saj. Pozita e çdo qeverie përparimtare pas shkatërrimit të sundimit osman nuk mund të ishte e lehtë; vetëm një orë e fortë diktatoriale do të kishte mundur mbase t’ia dilte mbanë qeverisjes. Po ku ishte ky diktator dhe fuqia për të qenë i tillë? Në qeverinë e Ismail Qemal beut dhe të babaxhanit Don Nikollë Kaçorri nuk kishte vend për tiranë mesjetarë, ajo përbëhej krejtësisht nga njerëz të arsyeshëm. Këshilli i Ministrave mblidhej në shtëpinë e Ismail beut, por se ku i kishin selitë ministrat e tij, unë nuk e mora vesh kurrë edhe pse, them se e njihja shumë mirë atë çerdhe mjerane , që quhej asokohe Vlorë. Më mirë nga të tjerët e kishte- këtë e kam parë vetë - ministri i Postëtelegrafës: ai ishte zot i një ministrie të tërë, i Zyrës Posttelegrafike të Vlorës. Asambleja kombëtare që shpalli pavarësinë e Shqipërisë, më 28. 11. 1912, u shpërnda më 7. 12. 1912, pasi zgjodhi më parë, në këmbë të saj, një Këshill Pleqsh, (senat) me 18 anëtarë.
Gjatë kohës që qëndroja në Kuç isha zgjedhur (në mungesë) delegat, e tani u zgjodha senator i Vlorës. Dy nga ministrat ishin miqtë e mi, Myfit bej Libohova dhe Abi bej Toptani. Por nuk kishte dy njerëz më të ndryshëm, madje më të përkundërt nga karakteri. Ndërkohë që Myfit beu i merrte me të përqeshur të gjitha këto: mangësitë e qeverisë së përkohshme, papjekurinë e popullit shqiptar, madje tërë këto fyerje që na kishin pllakosur, Abdi beu, përkundër, pikëllohej dhe dëshpërohej sa s’thuhej kur ishte i detyruar ta paguante me një apo dy javë vonesë marrjen e rrogave në shtetin e ri shqiptar. Po ku e mësuan shqiptarët, pyesnim më shpesh me tallje, konceptin e rrogës mujore? Problemi i financave, që unë do ta quaja me emrin e tij të vërtetë: vështirësitë për të siguruar paratë e nevojshme për të mbajtur aparatin shtetëror dhe këto mori të shpërngulurish më dukeshin të pazgjidhshme. Sipas koncepteve turko-shqiptare, Vlora dhe Berati ishin krahina të pasura. Por të ardhurat nga doganat nuk vileshin më për shkak të bllokadës detare greke dhe me afërsisht 6000 -7000 napolonat që qeveria e përkohshme mund të siguronte në muaj, Abdi beu duhej të bënte çudira, duke përmendur këtu se asnjë nga bejlerët nuk mori kurrë asnjë grosh si rrogë apo si dëmshpërblim. Myfit beu, ministri i Brendshëm, banoi disa javë tek unë, pastaj mori me qera një shtëpizë të këndshme prapa avllisë sonë, ku jetoi gjatë kohës së qëndrimit të tij në Vlorë. Stili në të cilin ai e drejtoi Ministrinë e Brendshme, të kujtonte paksa kohën e Dagobertit, Mbretit të mirë të Frankove: pakëz atëror, pakëz kalorsiak, por edhe pakëz despotik.
Pas një jave
Një javë pas kthimit tim në Vlorë, çova Murat bej Toptanin dhe Hydaj efendin tek Ismail Qemali, duke iu lutur të më kthente flamurin që i pata huajtur. Më premtuan të ma kthenin atë menjëherë, sapo zonja Marigo Posjo (një atdhetare e madhe demokrate, por që i pëlqente reklama) ta kishte qepur e qëndisur flamurin e ri. E pra, më 28 nëntor kryeobjekti i ditës, flamuri si simbol i pavarësisë, me atë pakujdesin tipike shqiptaro-lindore ishte harruar. Për më tepër shumica nuk e dinte sesi ishte ai. Kurrkush më përpara as e kishte parë, as e kishte mbajtur. Askush në Vlorë nuk kishte flamur në shtëpi. Shtetformuesit ranë në hall dhe vështruan njëri-tjetrin të hutuar.
Atëherë ngrihet miku im Hydai efendiu dhe thotë se në dhomën e gjumit të Eqrem beut varet në mur një flamur shqiptar, i futur në një kornizë të bukur. Dhe pyeti se a mund të merrej pa qenë aty i zoti? Ismail beu i dha leje dhe kështu flamuri që dikur don Aleandro Kastrioti më kishte dhuruar solemnisht në Paris, shtegtoi në konakun fqinj dhe ra në duart e Ismail beut, i cili ia dorëzoi Murat bej Toptanit, me porosinë ta varte jashtë, ndërkohë që vetë qëndronte në dritare. Mijëra njerëz u mblodhën në sheshin para shtëpisë dhe në kopësht, duke brohoritur “rroftë, rroftë “ edhe pse shumë prej tyre nuk e kuptonin edhe aq se ç’po bëhej. Më vonë kur unë në ditët festive të shpalljes së pavarësisë si shtet i lirë dhe i pavarur, ngrita flamurin shqiptar në ballin e shtëpisë sonë, disa kosovarë të mirë më thanë: “Shumë mirë e bëtë ju të diturit që ngritët flamurin e babë Kralit (pra të perandorit Franc Jozef) se tani nuk ka më se ç’të na bëjë as serbi i poshtër, as malazezi morracak. Kur pyeta se ku e kam parë shqiponjën e zezë m’u përgjigjën krenarisht : “Tek ushtarët e babë Kralit, në Pazarin e Ri”. Por natyrisht, pati edhe të tillë si një farë Haxhi Muhamet efendiu, një klerik i rëndësishëm e fanatik në Vlorë dhe ithtar i fortë i tim eti, i cili shprehej me zemërim se Ismail beu kishte zgjedhur një korb si simbol të Shqipërisë së lirë. (Ah ta kishte bërë Shqipërinë Syria beu, ankohej ai,- tani do të kishim në flamur syret e bukura të kuranit. Po ç’mund të presësh tjetër nga Ismail beu, që ka e kaluar të gjithë jetën në vendin e frëngjve?)! Kur ia rrëfeva historinë Ismail beut, ai qeshi me të madhe, por edhe më kërcënoi me gisht se do t’i tregonte hoxhës që flamurin nuk e kishte gjetur ai, por unë!
Qeveria
Kryetar Shteti, kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme: Ismail Qemal bej Vlora
Zëvendëskryeministër: dom Nikollë Kaçorri
Ministër i Brendshëm: Myfit bej Libohova dhe Asllan Pashali
Ministër i Drejtësisë: Dr. Petro Poga
Ministër i Bujqësisë: Pandeli Cale
Ministër i Financave: Abdi bej Toptani
Ministër i Arsimit: Dr. Luigj Gurakuqi
Ministër i Luftës: Gjeneral Mehmet pashë Dralla
Ministër i Punëve Botërore: Mitat Dume Frashëri
Ministër i Postëtelegrafës: Lef Nosi
Albo nuk është në linjë Përgjigju Duke Cituar

Re: Historia e flamurit më 28 Nëntor 1912 në Vlorë
Vazhdon polemika rreth flamurit kombëtar që u ngrit më 28 nëntor 1912 në Vlorë
Flamuri i Skënderbeut në shtëpinë e Vlorajve
Në këtë shtëpi ka lindur dhe Ismail Qemali, emblema e Pavarësisë
Bardhosh Gaçe
Dita e 28 Nëntorit është një festë mbarë kombëtare e shqiptarëve, brenda kësaj dite historike përmblidhen kujtimet e shkruara e të pashkruara të shqiptarëve.
Tek ajo ditë historike ringjallet jeta, luftërat dhe përpjekjet e brezave të tërë shqiptarësh për lirinë dhe pavarësinë e atdheut të tyre. Rrënjët e kësaj dite historike duhen kërkuar thellë në kohërat e gjëmimeve të Skënderbeut dhe trimave të tij, të cilët u bënë mbrojtës dhe emërmëdhenj në Evropë kundër invazionit osman. Kur kujtojmë 28 Nëntorin apo lexojmë studime e shkrime për këtë kohë të bekuar, ne shqiptarët ende duhet të reflektojmë në përmasat dhe vendin që duhet të zërë ajo në historiografi, pasi mjaft shkrime dhe studime janë të zbehta dhe nuk japin një tablo të plotë të këtij akti historik. Vitet e fundit janë bërë mjaft përpjekje që akti i shpalljes së Pavarësisë Kombëtare të lidhet ngushtë me tërë ato lëvizje kombëtare që zhvilloi Rilindja Shqiptare, e sidomos Lidhja Shqiptare e Prizrenit që ishte një nga vatrat që e ngriti në kushte të reja këtë lëvizje për çlirimin nga zgjedha otomane dhe përcaktimin e programit polizoik të saj. Është shumë domethënëse që Vlora u bë një nga vatrat e zjarrta të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në këtë qytet, Mustafa Pashë Vlora, që Ismail Qemali e quante "mësuesi im i kombëtarizmës", ishte nënkryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ashtu si edhe Abdyl Frashëri. Roli i tij në mjaft dokumente angleze, turke, franceze e austriake, tregon qartë se ishte jo vetëm një personalitet i Rilindjes Kombëtare, por edhe promotorr i gjithë asaj lëvizje në jug të Shqipërisë, në Vlorë, Janinë, Prevezë e Gjirokastër. Vetë Abdyl Frashëri pati ardhur në Vlorë në vitin 1879 dhe organizoi një kuvend të madh për atdhetarët për realizimin e kërkesave themelore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Kjo ngjarje e madhe historike la gjurmë të thella në ndërgjegjen kombëtare të Vlorës dhe të mbarë Shqipërisë së Jugut. Në Vlorë dhe në krahinat e saj veprimtarët më të shquar ishin figura të njohura luftarake e intelektuale si: Odhise Kasneci, Zerbin Cakalli, Sulejman Aliko, Musa Bodo, Beqir Hallkokondi, Xhemil Vlora etj.
Pavarësia dhe Ismail Qemali
Sigurisht, në këtë ngjarje madhore, shpalljen e Pavarësisë shqiptare dhe ngritjen e flamurit në Vlorë, figura kryesore ishte Ismail Qemali si politikan, atdhetar dhe njohës i thellë i Fuqisë së Madhe, i gjendjes së brendshme e të jashtme të Perandorisë osmane dhe Ballkanit. Por, Shpallja e Pavarësisë kombëtare nuk mund të kuptohet pa atë plejadë intelektualësh, luftëtarësh e diplomatësh shqiptarë, të cilët luftuan e qëndruan në krah të njëri-tjetrit si: Hasan Prishtina, Isa Boletini, Rasif bej Dino, Luigj Gurakuqi, Aqif Pashë Elbasani, Mehmet Pashë Dërralla, Vehbi Dibra, Syrja Vlora, Mitat Frashëri, Petro Poga, Pandeli Cala, Murat Toptani, Nikollë Kaçorri, Jani Minga, Dhimitër Berati, Sali Gjoka etj. Qeveria e Përkohshme e Vlorës i kushtoi një rëndësi të veçantë, krahas organizimit të shtetit shqiptar, edhe njohjes së Pavarësisë Kombëtare në Evropë e në vende të tjera. Siç shkruan edhe profesori i të Drejtës Kombëtare baroni Dekamp dhe studiuesi i njohur italian, Antonio Baldaçi, në mjaft shkrime e studime të tyre e japin të qartë Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe marrëdhëniet e qeverisë së Vlorës me faktorin ndërkombëtar. Mbi të gjitha në mjaft dokumente dhe vendime të qeverisë së Vlorës, vihet re përpjekja e saj për të organizuar administartën dhe jetën politike, shoqërore e ushtrake, sipas modeleve të shteteve evropiane. Edhe Kanuni i përtashëm ishte një akt juridik i mbështetur në këto parime evropiane.
Flamuri i Skënderbeut në ballkonin e shtëpisë së Xhemil bej Vlorës
Do të dëshiroja të ndalesha edhe në dy momente të kësaj ngjarjeje në organizimin e Kuvendit të Vlorës, kësaj ngjarjeje madhore. Ismail Qemali me atdhetarët shqiptarë, pas takimit me diplomatët anglezë, italianë dhe ata të Vjenës, shkuan në Trieste ku i prisnin bashkatdhetarët e tjerë. Atë kohë në Shqipëri u krijua një situatë dramatike, ushtria serbe kishte pushtuar Shqipërinë Veriore dhe nga Shkodra po marshonte për në Durrës. Në këtë moment Ismail Qemali i dërgon telegram parisë së Vlorës, ku u ngrit një komision përgatitor për Shpalljen e Pavarësisë Kombëtare. Në këtë telegram thuhej: "Mbledhja e përfaqësuesve në Durrës apo Vlorë është shumë e rëndësishme. I thirrni të gjithë. Gjersa të arrij unë, mbani qetësinë e ruani bashkimin. Çështja jonë politike u sigurua…". Ky komision përgatitor luajti një rol të madh në përgatitjen e shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, ata ishin nga atdhetarët më të shquar si: Qazim Kokoshi, Hasan Sharra, Ibrahim Abdullhu, Syrja bej Vlora, Abaz Mezini, dom Mark Vasa, Elmaz Xhaferri, Haziz Xhyheri, Leonidha Bezhani, Bektash Cakrani, Ethem bej Vlora, etj. Disa prej tyre nuk përmenden në tubimet që bëhen, por mendoj që veprimtaria e tyre kombëtare duhet të ndriçohet. Pa momentin e ngritjes së Flamurit Kombëtar, pas fjalimit të zjarrtë të Ismail Qemalit dhe shpalosjes së flamurit të Skënderbeut në ballkonin e shtëpisë së Xhemil bej Vlorës, në atë shtëpi që kishte lindur dhe Ismail Qemali, e cila ka qenë në vendin ku sot është Monumenti i Pavarësisë, e quaj një akt të madh shpirtëror edhe faktin që, klerikët më të mëdhenj të kohës si: prifti ortodoks Marko Mocka, prifti katolik dom Mark Vasa, dhe kleriku mysliman Haxhi Muhameti, bekuan me fjalët e zotit flamurin kombëtar. Kohët e fundit në disa artikuj vazhdon polemika që është zhvilluar edhe më parë rreth flamurit kombëtar. Në mjegullat e kohës të pushtimit osman u harrua edhe forma dhe ngjyra e flamurit shqiptar. Rilindasit tanë, siç mësojmë prej Spiro Dines, e dinin që flamuri i Skënderbeut ishte me një shqiponjë të bardhë. Anëtarët e shoqërisë së Stambollit vunë në stamën e tyre një shqiponjë me kokë të ulur mbi një shkëmb. Ndërmjet viteve 1880-1895, Zef Skiroi e mbas tij edhe Anselmo Lorekio, në botimin e gazetës së tyre, mbanin si emblemë flamurin e Skënderbeut. Mbas vitit 1900, këtë emblemë e mbante edhe Faik Konica, në revistën "Albania" që botohej në Bruksel. Po në Bruksel, më 1899 u prodhua flamuri i parë shqiptar, i cili ishte zhdukur që në kohën e Skënderbeut. Më 1907, me flamurin e Skënderbeut parakaloi një grup shqiptarësh në rrugët e Bostonit. Një flamur të tillë qëndisi edhe Said Najdeni në burgun e Edmesë. Dervish Hima, më 1908 solli një flamur në vendin tonë me fushë të kuqe. Dritë të plotë mbi flamurin tonë kombëtar hodhi Faik Konica, në artikullin "Flamuri i Shqipërisë" në vitin 1909, në revistën "Albania", i cili thotë se: "Flamuri ynë, i cili është një nga më të lavdëruerit në botë, është padyshim edhe një nga më të vjetrit".

Nga info@besiana.de Më 23.Nov.2004 20:46
Historia e flamurit, sipas plakut të mençur Eqerem Bej Vlorës
Tre variantet e flamurit që u ngrit më 28 nëntor 1912
Historia e flamurit shqiptar tretet në mjegullën e kohës. Në veprën e tij “Jetët paralele” Plutarku thotë se Pirroja, mbreti i Epirit, pas betejës së Herakles, kur dëgjoi luftëtarët e tij që po këndonin një këngë që e quanin shqiponjë, ai u thotë atyre: “Në qofsha unë shqiponjë, ju jeni krahët fitimtarë që më sollët deri këtu.”
Në monedhat e qytetit iliro-epirot të Orikumit, duket një shqiponjë që mban në kthetra rrufetë e Zeusit. Po kështu, kalorësit e Skënderbeut, gjatë fushatës së tij në pulia, na ndihmë të mbretit të Napolit, mbanin flamuj të vegjël të kuq me një shqiponjë të zezë dykrerëshë në mes. Shqiponja dykrerëshe është simbol i pushtetit perandorak bizantin, gjerman, rus. Sundimtarët e mëdhenj e të vegjël, që u shkëputën nga perandoria bizantine, vazhduan të mbajnë këtë simbol pushteti. Kështu, mbase ka bërë edhe Skënderbeu. Sidoqoftë në gojëdhënat e arbëreshëve ky kumt ruhet ende i gjallë. Mbi varrin e nipit të Skënderbeut në kishën e shën Marisë së ëngjëjve, në Napoli, është vënë stema e tij: një shqiponjë heraldike me një yll të bardhë e vezëllitës pesëcepësh mbi të dy krerët e saj. Midis viteve 1880 - 1895, Zef Skiroi e më pas Anselmo Sorekio, në të përmuajshmen e tyre arbëreshe, e botuan , pothuajse në çdo numër, këtë emblemë si flamur të Shqipërisë. Pa 1900-ës atë e vë edhe Faik Konica në të përmuajshmen e tij “Albania” në Bruksel. Në shtator të vitit 1909, së bashku me djelmurinë e qytetit, unë organizova në shtëpinë timë shfaqjen e dramës “Pirrua” të Mihal Gramenos. Aty, ku kryepriftëresha e Orikumit i zgjat Pirros, që po nisej për në Itali, një flamur, dhe me një ton patetik e duke shkërbyer legjendën e Kostandinit i thotë: “Me këtë shenjë ti do të fitosh”, në prani të prefektit, oficerëve turq si edhe të gjithë trupit konsullor me shaka, por edhe me një farë kapadaillëku, unë ngrita për herë të parë në skenë flamurin shqiptar. Asnjë nga zyrtarët e pranishëm turq nuk u ndi0e, ndërkohë që salla shpërtheu në duartrokitje. Euforia atdhetare krijoi një gjendje të nderur. Natyrisht që u raportua menjëherë në Stamboll, por qortimi i vetëm që dëgjova unë pastaj, më erdhi nga xhaxhai, Ferit pasha, asokohe ministër i Brendshëm. Ai e quajti të “pahijshme” këtë sfidë në shtëpinë time e para të ftuarve të mi. Ka pasur edhe raste të tjera kur flamuri shqiptar ka luajtur role, madje shumë më luftarake. Në kohën e kryengritjes së malësorëve katolikë, në vitin 1911, në Cetinj mbërritën vullnetarë arbëreshë për t’u bashkuar me kryengritësit, e që për herë të parë mbanin një flamur kombëtar. Njëri nga krerët e këtyre vullnetarëve quhej Terenc Toçi. Në krye të një grupi vullnetarësh e malësorësh, ai çau deri në Mirditë, ku edhe shpalli një republikë shqiptare, doemos jetëshkurtër, që me ngritjen e flamurit shqiptar për disa ditë rresht ngriti fuqishëm moralin e popullit. Madhështore në këtë aksion, të thuash operete, ishte besnikëria ndaj etnitetit shqiptar që arbëreshët dëshmuan me qëndrimin e tyre: “Ata luftuan me trimëri të rrallë e pa asnjë mëdyshje, thuajse me gëzim, rrezikuan jetën e tyre, duke u dhënë kështu zemër edhe vëllezërve në atdheun e lashtë e të braktisur para aq kohësh. Më vonë Terenc Toçi, ky atdhetar i zjarrtë pati poste të larta zyrtare në Shqipëri, deri sa, pas një procesi, ku u akuzua për mungesë patriotizmi, pushkatohet nga komunistët në vitin 1945.
Dy versione të tjera për flamurin
Jemi mësuar të themi se flamurin e ka qëndisur Marigoja, e cila u largua nga vendlindja e saj Oçishti i Korçës dhe u vendos në Vlorë. Shkak i braktisjes së vendlindjes ishte persekutimi që po i bëhej atdhetarëve nga reaksioni grek. Në vitin 1904 bashkë me të shoqin u vendos në një shtëpi të lagjes Muradie, në rrugën që mban emrin e gazetarit francez Justin Goda. Shpejt ajo u fut në vatrat vlonjate me idetë e saj përparimtare, por edhe me qëndismat që bënte.
Gazeta “Arbëria” që dilte në Gjirokastër, në kohën e saj shkruan se “Flamurin kombëtar që u ngrit për herë të parë në Vlorë nga Ismail Qemali është qëndisur nga Marigo Posio mbi copën e blerë te tregtari Diamant. Qëndisja është bërë sipas modelit të shqipes që kishin vizatuar patriotët don Mark Vasa dhe Petro Fotografi. Këtë e dinin dhe shumë patriotë të tjerë. Me të hollat e saj punoi dhe 500 flamuj për zyrat e ndryshme të shtetit të parë shqiptar”.
Marigoja për këtë gjest është dekoruar në vitin 1960 “Urdhri i Lirisë së Klasit të Dytë”, me motivacion “ka punuar pa u lodhur në përhapjen e gjuhës shqipe, çlirimin dhe emancipimin e gruas shqiptare duke përjetësuar kështu traditat e lavdishme të grave shqiptare”. Më pas ka marrë emrin e saj një shkollë tetëvjeçare.
Një tjetër variant
“Flamurin që ngriti Ismail Qemali në Vlorë e kam sjellë unë nga Bukureshti, duke e mbajtur në gji”, ka thënë në kujtimet e tij, Spiridon Ilo, njeri prej firmëtarëve të aktit të pavarësisë. Për shumë vite me radhë, versioni zyrtar ishte: “Flamuri që Ismail Qemali ngriti në ballkonin e shtëpisë së tij, u qëndis nga korçarja Marigo Posio, që jetonte në atë kohë në Vlorë. Marigoja e qëndisi falmurin brenda natës”. Ky është pak a shumë shpjegimi zyrtar, që jepet ndër të tjera edhe në tekstin e Historisë së Shqipërisë. Por, versioni i shndërruar në legjendë, nuk i kënaq të gjitha interpretimet. Versioni më i mundshëm dhe më i vërtetuari kohët e fundit është ai që del nga gjithë kujtimet e pjesëmarrësve në shpalljen e Pavarësisë. Flamuri, që Ismail Qemali ka ngritur në Vlorë dhe që simbolikisht shënon pavarësinë, është po ai që zbukuronte podiumin e hotel “Kontinentalit” në Bukuresht, mbrëmjen e 5 nëntorit 1912. Takimi i Ismail Qemalit me patriotët Shqiptarë të Bukureshtit, u bë vendimtar për shpalljen e pavarësisë, që u bë realitet 23 ditë me vonë në Vlorë. Të gjitha burimet shënojnë se flamuri u mor nga Spiridon Ilo dhe gjatë gjithë udhëtimit, ai e ka mbajtur me vete. Por, Spiridon Ilo ishte djali i tezes i Marigo Pozios. Mbrëmjen e 27 nëntorit, ai ka bujtur në shtëpinë e saj në Vlorë dhe sipas dëshmive, Pozio ka qëndisur brenda natës thekët e flamurit dhe zbukurimet e shqiponjës.

Flamurin që ngriti Ismail Qemali në Vlorë e kam sjellë unë nga Bukureshti, duke e mbajtur në gji”, ka thënë në kujtimet e tij, Spiridon Ilo, njeri prej firmëtarëve të aktit të pavarësisë. Për shumë vite me radhë, versioni zyrtar ishte: “Flamuri që Ismail Qemali ngriti në ballkonin e shtëpisë së tij, u qëndis nga korçarja Marigo Posio, që jetonte në atë kohë në Vlorë. Marigoja e qëndisi falmurin brenda natës”. Ky është pak a shumë shpjegimi zyrtar, që jepet ndër të tjera edhe në tekstin e Historisë së Shqipërisë. Por, versioni i shndërruar në legjendë, nuk i kënaq të gjitha interpretimet. Versioni më i mundshëm dhe më i vërtetuari kohët e fundit është ai që del nga gjithë kujtimet e pjesëmarrësve në shpalljen e Pavarësisë. Flamuri, që Ismail Qemali ka ngritur në Vlorë dhe që simbolikisht shënon pavarësinë, është po ai që zbukuronte podiumin e hotel “Kontinentalit” në Bukuresht, mbrëmjen e 5 nëntorit 1912. Takimi i Ismail Qemalit me patriotët Shqiptarë të Bukureshtit, u bë vendimtar për shpalljen e pavarësisë, që u bë realitet 23 ditë me vonë në Vlorë. Të gjitha burimet shënojnë se flamuri u mor nga Spiridon Ilo dhe gjatë gjithë udhëtimit, ai e ka mbajtur me vete. Por, Spiridon Ilo ishte djali i tezes i Marigo Pozios. Mbrëmjen e 27 nëntorit, ai ka bujtur në shtëpinë e saj në Vlorë dhe sipas dëshmive, Pozio ka qëndisur brenda natës thekët e flamurit dhe zbukurimet e shqiponjës.
Re: Historia e flamurit më 28 Nëntor 1912 në Vlorë
/center][/center]Gjurmë
KUSH E DOGJI FLAMURIN HISTORIK QË U NGRIT MË 28 NËNTOR 1912
NË VLORË?
Sheradin BERISHA
Kush e solli flamurin kombëtar më 28 Nëntor 1912 në Vlorë?
Për shumë vjet ka dominuar versioni zyrtar se flamuri që Ismail Qemali ngriti më 28 Nëntor 1912 në Vlorë, u qëndis nga korçarja Marigo Pozio, e cila atëkohë jetonte në Vlorë dhe thuhet se ajo e qëndisi flamurin brenda natës. Por, ky version i shndërruar në mit, si duket nuk i kënaq të gjitha interpretimet që bëhen kohëve të fundit. Po t´i referohemi kujtimeve të Eqrem bej Vlorës, del se Marigo Pozio Flamurin e ka qëndisur disa ditë pas mbajtjes së kuvendit të Vlorës, duke u bazuar në flamurin e tij personal, të cilin e kishte ngritur Ismail Qemali më 28 nëntor 1912.
Qëndisja e flamurit
Një version tjetër që spikatet në kujtimet e pjesëmarrësve të Kuvendit të Vlorës, thuhet se flamuri që u ngrit në Vlorë, është po ai flamur që zbukuronte podiumin e Hotelit - „Kontinental“ në Bukuresht, në mbrëmjen e 5 nëntorit 1912, gjatë takimit të Ismail Qemalit me komunitetin shqiptar në Rumani. Në këtë takim realisht u vendos që Shqipëria të shpallë Pavarësinë e plotë nga Perandoria Osmane, e cila veç po i numronte ditët e fundit në Ballkan. Dhe kjo do të ndodhë 23 ditë më vonë(më 28.XI.1912) në Vlorë.
Sipas këtij versioni, të gjitha burimet rezultojnë në një pikë, se Spiridon Ilo (përfaqësues i delegatëve të Bukureshtit) e kishte marrë Flamurin nga kryeqyteti rumun dhe gjatë udhëtimit me delegacionin e Ismail Qemalit për në Shqipëri, do ta mbajë tërë kohën me vete, në gji. Ndonëse S.Ilo ishte djal i tezes së Marigo Pozios, më 27 nëntor 1912, (kur karvani i Ismail Qemalit arrinë në Vlorë), ai natën do ta kaloi në shtëpinë e saj në Vlorë. Dhe thuhet se, Marigo Pozio brenda natës i ka qëndisur vetëm theket e flamurit (jo krejt flamurin), që e kishte sjellur z.Ilo nga Bukureshti.
Ndërkaq, Vangjo Ilo (djali i Spiridon Ilos) në kujtimet e tij thotë, se: flamuri që ka sjellë i ati i tij nga Bukureshti në Vlorë, ishte i stampuar, jo i qëndisur dhe përmasa ka qenë 1 metër me 80 cm. Ky flamur nuk ishte i qëndisur me fije ari siç është pohuar deri më tani, por ka pasur thekë të verdha, të cilat siç u tha më lartë, i ka qëndisur Marigo Pozio.
Ekziston edhe një version tjetër rreth prurjes së flamurit në Vlorë, e që lidhet me emrin e Marigo Pozios.
Shpeshherë në mesin e komunitetit shqiptarë që jetonë në Amerik, pikërisht në ditën e flamurit përfolet se flamuri që u ngrit në Vlorë është qëndisur në Boston të Masacusets. Për këtë çështje ka shkruar edhe gazeta „Dielli“ që botohet në SHBA. Në një shkrim të Qerim Panaritit thuhet, si vijon: "Ne e dërguam flamurin nga Bostoni në Korfuz një vit më parë se të ngrihej në Vlorë nga z. Ismail Qemali (në vitin 1911- vërejtja ime). Të gjitha shpenzimet për qëndisjen, paketimin dhe dërgimin e flamurit u bënë nga shoqëria jonë Besa-Besë.“ Më tutje z.Panariti thotë se “detyra e mbajtësit të flamurit ju ngarkua z. Naçi Nuçi, ish mësues i gjuhës sonë shqipe në Korçë dhe më pas, pas ndalimit të shkollës, ai punoi si instruktor në një shkollë tregëtare në Korfuz dhe ndihmonte tregëtarët Shqiptarë." Z. Naçi ishte një mik i çiftit tregëtar Pozio nga Vlora të cilëve ua besoi flamurin që ta shpinin në Vlorë dhe ta mbanin fshehur derisa t'ju kërkohej nga patriotët, të cilët kishin vendosur që Shqipërinë ta ndanin nga Turqia (…) Flamuri ishte i tëri mëndafsh i kuq rrethuar me thekë ari dhe në mes kishte shqiponjën me dy krerë në ngjyrë të zezë. Shtiza mbajtëse qe prej bambuje dhe i lyer me ar në majën e së cilës gjendej një shqiponjë me dy koka prej fildishi…“
Për hollësi të tjera, se si Marigoja e solli flamurin në Vlorë, ka shkruar edhe shtypi në Tiranë, bazuar në rrëfimin e kryetarit të shoqërisë shqiptaro-amerikane Koli Rodhe. Aty vihet në pah se Marigo Pozio nga Hoçishti i Korçës (grua e një tregëtari vlonjat), ndonëse ato ditë ndodhej në Korfuz, në pamundësi që ta fuste një mashkull flamurin në Shqipëri (për shkak të pengesave të mëdha doganore nga autoritetet turke), këtë gjë e bëri Marigo Pozio, e cila e mbështolli brenda veshjeve të sipërme dhe e solli në Vlorë.
Flamuri që u ngrit më 28 nëntor 1912 në Vlorë, u dogj nga
grekët në vitin 1914 në Delvinë !!!
Përveç këtyre versioneve, Eqrem bej Vlora (kushëri i Ismail Qemalit), në kujtimet e tij, thotë se - flamuri që u ngrit më 28 Nëntor 1912 nga Ismail Qemali në Vlorë, ishte një flamur personal (pronë private e tij) që e mbante në shtëpi (si kujtim), të dhuruar solemnisht më 1909 në Paris, nga një pinjoll i familjes Kastrioti, don Aladro Kastrioti. Dhe këtë pohim të Eqrem bej Vlorës e vërtetojnë tashmë disa dokumente (letërkëmbime) që janë gjetur, në maj të vitit 2004, në arkivin e ministrisë së jashtme të Shqipërisë.
Eqrem bej Vlora
1.Në dokumentin e parë thuhet se, në vitin 1930 qeveria shqiptare ka marrë një vendim të rëndësishëm, që flamurin e ngritur në Vlorë (më 28.XI.1912) ta kthente në një material muzeal dhe për këtë qëllim, prefekturës së Vlorës i drejtohet me një letër zyrtare, ku i kërkohej ta gjejë atë flamur dhe ta sjellin në Tiranë për ta vendosur në muzeun kombëtar. Në vitin 1930 pothuaj se të gjithë protagonistët ishin gjallë, përfshirë këtu edhe Marigo Pozion.
2.Ndërkohë, Prefektura e Vlorës i dërgon një letër zyrtare ministrisë së brendshme të Shqipërisë (ministër i brendshëm ishte Musa Juka) në të cilën sqaron se flamuri, që Ismail Qamali e ka ngritur në Vlorë ishte pronë private e Eqrem bej Vlorës, ashtu siç thotë edhe vet Eqrem bej Vlora në kujtimet e tij. Së këndejmi, kjo perfekturë kërkonë nga ministria, që t´i drejtohet zyrtarisht Eqrem bej Vlorës, i cili asokohe ishte zyrtarë i qeverisë shqiptare (mbretërisë zogiste) në Athinë.
3.Zoti Rauf Fico, ministër i jashtëm i Shqipërisë, i dërgon një letër z.Eqrem bej Vlora në Athinë, dhe kërkon dorëzimin e flamurit, për ta vendosur në muzeun kombëtar në Tiranë.
4.Ndërkohë, Eqrem bej Vlora organit zyrtarë ia kthen përgjigjen me një letër prej tri faqesh,Në letër pasi e falënderon ministrinë e jashtme, që më në fund është kujtuar për ta kthyer flamurin e ngritur në Vlorë, në material muzeal, me keqardhje thotë, se ai flamur nuk ekziston më !
Më poshtë në letër, z.Vlora thekson se ky flamur, pas përfundimit të Kuvendit të Vlorës(28.XI.1912), u rikthye në shtëpinë e tij dhe ka vazhduar ta mbajë atë si të shenjtë. Mirëpo, në vitin 1914 kur në Vlorë hynë forcat rebele të Shqipërisë së Mesme, nga frika se do ta gjenin flamurin (sepse shtëpitë e bejlerëve shqiptar që kishin orientime perëndimore u dogjën tërësisht), zonja Delvina, një grua patriote që kishte qëndruar në shtëpinë e tij, gjatë largimit nga Vlora për në Delvinë e merrë me vete edhe flamurin. Znj.Delvina këtë flamur e ruan me kujdes (si sytë e ballit) së bashku me gjësendet e saja pesonale.
Në këtë situatë të nderë, kur në vitin 1914, hynë në jug të Shqipërisë, forcat greke „vorio-epirote“,të cilat pretendonin bashkimin e kësaj pjese shqiptare me Greqinë, sulmojnë Delvinën dhe meqë familja e znj.Delvina ishte në fokus për t´u persekutuar, detyrohet të shpërngulet në Korfuz, duke lënë gjithçka kishin në shtëpinë e tyre. Gjatë operacioneve pushtuese, ushtria greke, pasi kishte plaçkitur djegur e shkretuar Delvinën, ia vuri zjarrin edhe shtëpisë së delvinajve dhe së bashku me gjësendet e mbetura brenda në shtëpi u dogjë edhe flamuri.
Si përfundim, duke u bazuar në këto dokumente, duket se janë zbehur (demantuar) të gjitha versionet që kanë të bëjnë me fatin e flamurit historik, i cili më 28 Nëntor 1912 qe ngritur nga Ismail Qemaili në ballkonin e shtëpisë ku u mbajt Kuvendi i Vlorës.

Dita e Flamurit
Ky shkrim është një nga botimet e Skënder Luarasit në revistën ''Studenti'', organ i studentëve shqiptarë në qytetin Springfield, Mass. ShBA, më 28 nëntor 1919.
Dita e Flamurit është dita më e shënuar në historinë e kombit tonë. Duke kremtuar këtë ditë, i pari kujtim që na bie në mend është se një popull ka shpëtuar prej kurthit të robërisë, dhe nisi të shijojë jetën e lirë duke u përfaqësuar prej shenjës kombëtare, Flamurit.
Shenja e kombit tonë: Flamuri kuq e zi me shqiponjën dy krenare!
Me sa mburrje, madhështi, nderim dhe gaz e shikon çdo sy atdhetari! Vetëm një tradhtar, një shpirtlig e vështron me smirë, me urrejtje, me frikë.
Te flamuri nuk shohim vetëm bukurinë e cohës dhe të ngjyrës, po edhe bukurinë e një atdheu, të një kombi, me tërë cilësitë, parimet, ndjenjat dhe historinë e një populli, që ka jetuar për një jetë madhështore, për qëllime të larta, të shtrenjta, të dëlira.
Flamuri ynë tregon qëndrimin e njëhershëm, të patundur dhe burrëror të atyre ushtarëve fisnikë që i ka udhëhequr në ngadhënjime, mes luftërave të rrepta, jo për sulme, po për mbrojtje. Flamuri ynë tregon jetën e atyre trimave të kombit që luftuan për të mbrojtur atdheun. Nën këtë flamur Skënderbeu mundi të dalë fitimtar në luftëra të panumërta kundër mizorive të Anadollit. Nën këtë flamur trimat e Gegërisë dhe të Toskërisë mundën të mbajnë të pa njolluar prej armiqve nderin e tyre. Nën këtë flamur kemi dhënë besën të rrojmë ne, bijtë e shqiponjës.
Te ky flamur i hapur, që fërfërin në erë, shikojmë me shkronja të arta Shqipërinë e Re dhe të Lirë; shikojmë jetën e së ardhmes së këtij kombi, që është dergjur për kaq kohë në kurth i mbuluar me plafin e robërisë, po që kurrë nuk ka qenë i mundur për vdekje!
Flamuri ynë është shenja e trimërisë dhe e lirisë. Për trimëri ka kaptuar male, ka kapërcyer lumenj, ka shëtitur pyje, ka vetëtitur mbi dete dhe ka valuar mbi fusha. Për liri ka bërë terror të madh, beteja të përgjakshme.
Për liri, si tani e tutje ky, dhe vetëm ky flamur, do të fërfërijë mbi kulmet e shtëpive, do të shndrijë mbi majat e çukave, do të valojë mbi sheshet e lëndinat. Vetëm nën këtë flamur do të prehen në qetësi eshtrat e atyre dëshmorëve që bënë therorinë më të madhe, duke luftuar dhe vdekur me nder e lavdi.
Vetëm nën këtë flamur mund të rrojmë ne bijtë, nipërit dhe stërnipërit, në liri, në fatbardhësi më vete dhe në paqe e miqësi me fqinjët.
Po sado i mirë, sado i bukur dhe i këndshëm të jetë ky flamur, bukuria e tij prishet, vyshket, venitet, po të mos jemi dhe ne si flamuri. Le ta dimë që ne e bëjmë flamurin dhe jo flamuri neve. Po të jemi ne trima, besnikë, të drejtë, të lirë, të ndershëm, ashtu do të jetë edhe flamuri ynë, shenja e një populli trim, besnik, të drejtë, të lirë, të ndershëm. Po të jemi ne robër dhe tradhtarë, ashtu do të jetë edhe flamuri, shenja e robërve dhe e

Ja shtepia e vertete e flamurit
Oliverta Lila
Një shtëpi tradicionale vlonjate, Ismail Qemali që mban flamurin shqiptar në ballkonin e saj, dhe një dyndje populli që brohorasin Pavarësinë. Kjo është fotografia tradicionale që ne jemi mësuar ta identifikojmë me shpalljen e Pavarësisë. Por ajo pamje nuk i përket shtëpisë së vërtetë ku është ngritur flamuri i 1912-ës. Një fotografi e rrallë që ka mbërritur nga Stambolli vërteton ato çka personalitetet e asaj kohe kanë lënë në kujtimet e tyre. Flamuri është ngritur në shtëpinë e Xhemil Bej Vlorës. Deri më sot, në arkivat shqiptare nuk gjendej as një pamje e saj. Diheshin vetëm të dhëna dhe rasti më i mirë ishte një skicë që tregonte kompleksin e Vlorajve. Asgjë më shumë. Kërkimet në gjurmë të kësaj shtëpie e kanë çuar historianin vlonjat, Bardhosh Gaçe deri në Turqi. E pikërisht në arkivat e Stambollit dhe Ankarasë. Pas kërkimeve të shumta, ka mundur të gjejë atë çka kërkonte. Shtëpinë e Xhemil Bej Vlorës, aty ku është ngritur flamuri më 28 nëntor të 1912-ës. Në fotografi tregohet vetëm një pjesë e shtëpisë së madhe. Në të dallohet vetëm shkalla e një ane dhe një pjesë e çardakut. Fotografia përkon me një skicë të njohur më para ku tregohet kompleksi Vloraj. “Kjo fotografi gjendet në arkivat e Stambollit dhe të Ankarasë. E kam gjetur dy vjet më parë. Ajo është dërguar nga Vlora në mars të vitit 1913 dhe pas saj ka një raport të shkurtër ku shkruhet: Shtëpia ku u ngrit flamuri e u shpall Pavarësia”, - tregon historiani Bardhosh Gaçe, i cili është marrë me studimin e kësaj periudhe historike. Fotografinë e ka vënë në dispozicion të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë si një e dhënë e veçantë historike. Ajo do të ekspozohet për herë të parë në ekspozitën që MHK-ja po realizon me rastin e 95-vjetorit të Pavarësisë. Sotirulla Hoxha, shefe e sektorit të përmbajtjes tregon se me këtë rast nga arkivat, të dhëna të ndryshme dhe nga bashkëpunëtorët e tyre janë mbledhur fakte të reja historike për ngjarje apo figura të veçanta, apo edhe objekte që do të ekspozohen për herë të parë. “Deri më sot ne kishim vetëm disa të dhëna shkrimore për shtëpinë e Xhemil Bej Vlorës, por nuk kishim gjetur asnjë fotografi. Ekzistonte një skicë dhe një studim për këtë kompleks, por vetëm kaq. Për herë të parë po e publikojmë këtë fotografi për vet vlerën e saj historike.
Fotografia
E nxjerrë nga arkivat e Stambollit, fotografia e shtëpisë së Xhemil Bej Vlorës për herë të parë tregon pamjen e vërtetë të shtëpisë ku u ngrit flamuri. Historianët shprehen se fotografia tradicionale e shtëpisë me ballkon ku shfaqet Ismail Qemali me flamur në dorë, i përket vitit 1913. Është realizuar më 28 nëntor, gjatë festimeve të njëvjetorit të shpalljes së pavarësisë. “Flamuri është ngritur në shtëpinë e Xhemil Bej Vlorës, ndërsa shtëpia me ballkon është godina ku u zhvendos pas një viti selia e qeverisë së Vlorës”, - shprehet Gaçe. Sipas tij, fotografia e rrallë që ai ka sjellë nga Stambolli është realizuar nga Thanas Floqi, një nga delegatët që morën pjesë në shpalljen e Pavarësisë. Këtë e bazon edhe në fotografitë të tjera të çmuara që ka gjetur në këtë arkiv. “Thanas Floqi ishte ai që në atë kohë kishte aparat fotografik dhe ka bërë edhe disa fotografi të tjera. Në këtë arkiv unë kam gjetur edhe një foto të Ismail Qemalit duke kaluar Vjosën së bashku me të gjithë delegatët që e shoqëronin”, - tregon historiani Gaçe. Fakti që më 28 nëntor të 1912-ës flamuri është ngritur në shtëpinë e Xhemil Bej Vlorës, konfirmohet në aktin e Pavarësisë, në organin zyrtar të Qeverisë së Vlorës “përlindja e Shqipërisë”, por edhe në kujtimet e personaliteteve të asaj kohe se Eqerem Bej Vlora, Hasan Prishtina, Mit’hat Frashëri etj. Në shtëpinë e Xhemil Bej Vlorës kishte lindur edhe vet Ismail Qemali. Në kujtimet e tij, në këtë shtëpi Eqerem Bej Vlora shkruan se: “U mblodhëm të gjithë në selamllëk dhe si gjithmonë në këto raste rrëmuja sundonte gjithçka. Problemi ishte se disa krahina nuk kishin dërguar delegatë. Ose ata nuk vinin dot, ose nuk kishte pasur mundësi për t’u bërë mbledhje përfaqësimi”. Ndërsa Mit’hat Frashëri, në një letër me titull, “Si u bë Kongresi i Vlorës” dërguar mikut të tij, Kristo Luarasit, shkruan: “Kongresi u çel më 28 të këtij muaji dhe ishin 47 delegatë nga çdo anë e Shqipërisë, vise të shkelura dhe të pashkelura. Sot janë 65, se kanë ardhur edhe nga krahina të tjera. Këtë ditë, pra, ora 14.30, me zë të përgjithshëm u proklamua independenca e Shqipërisë dhe Flamuri u çel në portën e shtëpisë ku ishim mbledhur(...)Salla e madhe në shtëpinë e Xhemil Bej Vlorës ishte mbushur plotë dhe delegatët kishin zënë vendet rreth tri tryezave të mëdha të vëna afër e afër...”.
Shtëpia
Vendi që zë sot lulishtja në qendër të qytetit, ka qenë trualli mbi të cilin ishte ngritur familja e Xhemil Bej Vlorës dhe kompleksi i Vlorajve. Dikur në atë vend ka qenë ngritur një ndërtesë e madhe, ashtu siç tregohet edhe në fotografi. Historiani Bardhosh Gaçe tregon se shtëpia është shkatërruar nga tërmeti i vitit 1929. Ndërsa në vitin 1941 u vendos të kthehej në lulishte. Sot aty ndodhet Monumenti i Pavarësisë. Gaçe tregon se edhe në kujtimet e Ali Asllanit shkruhet: “Vendosa që në vendin ku u bë pavarësia të ngre një shtizë flamuri në lartësinë e ballkonit”. Fatmirësisht, kjo fotografi ka ngelur si dëshmi e rrallë e kësaj shtëpie. Ndërsa ekspozimi i saj merr një vlerë të madhe me rastin e 95-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Gaçe shprehet se është shumë e rëndësishme që kjo fotografi të jetë në muzeume për vet vlerën historike që mbart. Ndërsa ky fakt tregon se përgjatë viteve nga arkivat apo burime të tjera do të dalin të dhëna mbi shtrembërimet historike që po diskutohen kaq fort këto kohë në shoqërinë shqiptare.
SI ISHTE NDERTUAR SHTEPIA E FLAMURIT
Këto kohë në Muzeun Historik Kombëtar specialistët kanë mbledhur mjaft materiale që dëshmojnë për Pavarësinë. Në kërkim të fakteve të reja, në vite të dhënat plotësojnë njëra-tjetrën. Fotografia e shtëpisë së vërtetë ku u ngrit flamuri është vendosur bashkë me disa të tjera që presin të ekspozohen për herë të parë në ekspozitën që do të organizohet me rastin e 95-vjetorit. Pavarësisht të dhënave historike, në një studim të tij, profesor Emin Riza duke iu referuar disa skicave për kompleksin e Vlorajve na jep të dhëna interesante për ndërtimin e tyre.
Emin Riza
Banesa e familjes Vlora ngrihej në truallin që zë sot lulishtja në qendër të qytetit. Ai është rrënuar rreth vitit 1920. Kompleksi ndërtimor i formuar nga dy banesa dhe disa ndërtime të tjera, sipas skicës ngrihej mbi një truall të gjerë prej 4.50 ha (165 x 275 m). Në skicë mungon muri rrethues në e djathtë. Lartësia e tij duhet të jetë rreth 4 metra. Një jur tërthor ndan banesën e familjes nga ajo e miqve. Të dy banesat kanë porta të veçanta hyrjesh. Pranë portës për në banesën e miqve, ngihet një ndërtim i vogël me kat, e pjesërisht me çardak, i cili del me dy faqe në rrugë. Kati përdhes duket i pabanuar, duke gjykuar nga dritaret në formë frëngjie. Ky ndërtim me shumë gjasë u përkiste rojave dhe shërbyesve.Porta e hyrjes për në banesën e familjes e familjes nuk ka ndonjë ndërtim pranë. Në murin ndarës ndërmjet të dy banesave ka një portë, ndërsa djathtas saj ngrihet një godinë përdhese me një tambur gjashtëfaqësh mbi të. Në oborrin e banesës së familjes është ndërtuar pusi, ndërsa një ndërtim tjetër siç duket është varr monumental (Tyrbe). Banesa e miëve është një ndërtim dykatësh. Ai formohet nga një bllok qëndror me gjatësi 70 m, i cili në të dy pjesët anësore lidhet me dy dalje, të cilat i japin kompozimit, rreptësisht simetrik, formën e njohur me dy krahë në tipologjinë e banesës qytetare shqiptare të feudalizmit të vonë...
Banesa e familjes është si gjithmonë më e madhe se ajo e miqve. Ajo shtrihet në një gjatësi tepër të madhe, prej 83 m, duke përbërë rastin e vetëm me sa njohim deri më sot. Në dallim nga banesa e miqve, ndërtimi në fjalë është trekatësh. Edhe kjo banesë i përmbahet kompozimit simetrik, i cili, duke u bashkuar me madhështinë e veprës, rrit ndjeshëm monumentalitetin e saj. Krahët anësorë të saj duket se vazhdojnë edhe në pjesën e prapme, madje edhe me disa dalje të tjera, të cilat e bëjnë kompozimin tepër të thyer. Në dallim nga banesa e miqve, banesa në shqyrtim shoqërohet nga dy kulla, të cilat ngrihen në këndet e jashtme të kryqëzimit të bllokut qëndror me krahët ballorë...Pjesa qëndrore e pamjes kryesore është e punuar pasurisht. Një platformë e ngritur me pak këmbë shkallë nga pjesa tjetër e truallit, ka pasur në qendër një shatërvan. Shkallët monumentale të kujtojnë variantet e zhvilluara të këtij elemnti në banesat e mëdha me çardak të Beratit. Ato janë dyfishe. Rampat e para paralele që zhvillohen përbri volumeve të krahëve, përfundojnë në rrafshin e katit të parë. Prej sheshpushimit të tyre zënë fill dy rampa paralele, mbi sistemin e njohur të qemerëve cilindrikë. Blloku i shkallëve përfshihet në volumin e banesës. Të dy rampat të çojnë në çardakun e katit të dytë, i cili, ashtu si ai i banesës tjetër ka në ballë harkadën me numërimin tek të hapësirave, gjithsej 7 të tilla.Të dy banesat janë ndërtuar prej guri, siç tregon përdorimi i gjerë i harkut dhe qemerit, në konstruksionin e shkallëve, harkadave dhe atyre të dritareve.
Kompleksi i familjes Vloraj, përveç vlerave arkitektonike, ka pasur edhe vlera historike. Në banesën e familjes, dhe pikërisht në mjedisin e katit të tretë të krahur të djathtë ka lindur Ismail Qemali. Në banesën e miqve, në ditët e mëdha të Nëntorit 1912, janë zhvilluar mbledhje të rëndësishme, ndërsa pikërisht në harkadën e dytë të çardaku, duke filluar nga e majta, është ngritur për herë të parë flamuri kombëtar më 28 Nëntor 1912.

nuk me duket shume e besueshme sipas ktyre:
ky eshte flamuri qe ngriti Ismail Qemali:
ky eshte flamuri qe ngriti Ismail Qemali:
Re: Historia e flamurit më 28 Nëntor 1912 në Vlorë
FLAMURI SHQIPTARE APO…?
Ndersa artikullin orgjilan me imazhe mundë t'a lexoni në:http://pic4.piczo.com/poetix/?g=43221116&cr=4
Prishtine 28,nenetore,2006
Gati te gjithe e mbajme ne shtepi flamurin me fushe te kuqe dhe nje shqiponje dykrenare ne mes e cila eshte simbol I popullit shqiptar, kete gje e din gjdokush si duket por pse shqiponje dykrenare e jo njekrenare,apo nje simbol tjeter ?
Mirepo ne lidhje me kete pytje mund te shtrohet pytja tjeter cila eshte rjedha historike e saj ?
Ne lidhje me pytjen e fundit jemi mesuar te gjejme kete pergjegjeje ne librat tona mesimore ne lenden e Historise.
Flamuri shqiptar e ka prejardhjen nga nga një vulë e heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeu, i cili i udhëhoqi shqiptarët në një kryengritje të përbashkët në shekullin XV kundër perandorisë osmane duke i sjellë trojeve shqiptare pavarësinë për një kohë të shkurtër (1443-1478).
Por a ka qene ky flamur edhe para Gjergj Kastriot Skënderbeu ?
Po Shqiponja ishte pjesë e emblemës së familjes Kastrioti por e cila e ka zanafillën në perandorinë bizantine.
Sipas Prof.Kasem Biçoku Shqiponja me dykrere përdorur për herë të parë nga perandori Kostandin dhe më pas u bë traditë vendëse në të gjithë Ballkanin. Shqiponja është simbol pushteti, guximi dhe lartësimi shpirtëror. Ka qenë simbol pushteti perandorak, prandaj është dhe në heraldikat e shumë vendeve.Shqiponja dykrenare është përdorur për herë të parë nga perandori me origjinë iliro-shqiptare, Kostandini (306-337), themelues i Kostandinopojës, duke i krijuar perandorisë romake dy qendra administrative; Romën dhe Kostandinopojën dhe shqiponja simbolizonte keto dy vende. Gjatë sundimit të perandorit iliro-shqiptar Justiniani I (527-565) u bë bashkimi i dy kishave dhe si simbol i përbashkët kishtar u bë shqiponja dykrenare, prandaj gjendet si simbol nëpër kishat mesjetare të Shqipërisë dhe Ballkanit. Në shekullin XX në Perandorinë Bizantine shqiponja dykrenare shfaqet me krahë gjysmë të hapur dhe vazhdoi të shfaqej ashtu.Kjo eshte arsye qe ne Shqipri ne falimjet mesjetare sundimtare si ne familjet te Kastriotëve, Arianitëve, Muzakajtve, Topiajtve, Gjurashëtve eshte perdorur flamuri me dykrerna, po ashtu edhe te Çernojoviçët e Malit të Zi.Duke përdorur shqiponjën si simbol të pushtetit të tyre, dëshmohet se këto familje kanë qenë funksionare të larta gjatë Perandorisë Bizantine.
Por qka ndodhi ne 28,nentor te viti 1912?A ishte flamuri te cilin e ngriti Ismail Qemajli Flamur i shqiptarve apo qka?
Ne nje botim ne Gazeten Besa e cila e mban daten 28,nentor 2005 me titullin
”E verteta e flamurit” ne te cilin bohtohet nje tekst prej 1 faqe e cila eshte marre nga libri i Eqrem Bej Vlores shkruan>
Ku varianti te cilin e kemi pare ne fillmin 28 nentori I II nuk perputhet me te dhenat qe Eqrem Bej Vlora e jep ne librin e tij.
Ai thot se miku I tij Hydai Efendiu ne dhomen e tij te gjumit e kishte marrur flamurin te cilin ja kishte dhuruar solemnemisht Don Aleandro Kastrioti ne Paris .Sipas Eqrem Bej Vlores ky flamur ra duart e Ismail Qqmailit I cili ja dha Murat bej Toptanit me porosinë ta varte jashtë ndërkohë që ai
vetë qëndronte në dritare si dhe sipas tij Marigo Pasjo qe ne e njofim si Marigona qe e ka qendisur flamurin shqiptar pak para ngritjes se flamurit me 28,nentor te vitit 1912 nuk eshte e vertet por mund te konsiderohet si legjend ne ate kohe dhe se ajo e ka qendisur flamurin me pas por nuk eshte ngritur flamuri qe pretentohet se ajo e kishte qendisur.
Sipas Eqrem Bej Vlores disa kosovarë të mirë I kishin thenë: “Shumë mirë e
bëtë ju të diturit që ngritët flamurin e babe Kralit (pra të perandorit Franc Jozef) se tani nuk ka më se ç'të na bëjë as serbi I poshtër, as malazezi morracak. Kur I pyeta se ku e kam parë shqiponjën e zezë mu përgjigjën krenarisht : “Tek ushtarët e babë Kralit, në Pazarin e Ri”.
Ndoshta kjo eshte arsye pse Flamuri I athershem I Franc Josefit (Franz Joseph) ka nje perputhje indentike me ate te Shqiprise se sotme ose me sakt me ate te kombit shqipetar.
Në pjesen e djathët mund të shini flamuj dhe stema të cilat kanë një ngjajshmeri me flamurin tonë kombetar
Mustafë Mehmeti sudent në FKM (AAB)

Hap pas hapi me shpalljen e mevetesise
E Merkure, 28 Nentor 2007
Data 28 Nentor e ketij viti shenon 95-vjetorin e Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise. Nje date qe sipas deshmive historike, eshte shoqeruar me nje sere perpjekjesh te atdhetareve shqiptare. Keto perpjekje u finalizuan ne 28 Nentor te vitit 1912 me ngritjen e Flamurit Kombetar ne Vlore nga patrioti i madh, Ismail Qemali.
Deshmi historike
Bazuar ne dokumentacionin historik ne vitin 1912, situata ne Ballkan ishte mjaft e trazuar, per shkak te ngjarjeve qe po ndodhnin njera pas tjetres. Nderkohe, Perandoria Turke po perjetonte nje krize te gjithanshme. Ne 11 janar te atij viti, patrioti Hasan Prishtina paralajmeroi ne Parlamentin turk per nje kryengritje te re ne Shqiperi, po te mos plotesoheshin kerkesat shqiptare.
Ne 18 janar, xhonturqit shperndane Parlamentin dhe shpallen zgjedhjet e reja. Ne 13 mars u nenshkrua marreveshja serbo-bullgare, mbi bazen e se ciles u formua ‘Aleanca Ballkanike’. Nje muaj me vone shpertheu kryengritja kunder xhonturqve ne Malesine e Gjakoves, ndersa ne 21-25 maj zhvilloi punimet Kuvendi i Junikut, i cili hartoi programin e autonomise te kryengritjes se pergjithshme.
Nderkohe, ne maj, kryengritja kunder xhonturqve u shtri ne zonen e Pejes, te Lumes, te Mirdites e te Zadrimes. Ne fillim te muajit qershor, forcat kryengritese, te udhehequra nga Bajram Curri, shpartalluan forcat turke ne Qafen e Prushit. Ne 28-29 qershor, kryengritesit, te udhehequr nga Isa Boletini, shpartalluan batalionet turke tek Ura e Senices. Brenda ketij muaji, kryengritesit shqiptare zhvilluan luftime me forcat turke ne zonen e Prishtines, te Pazarit te Ri dhe te Vuciternes, nderkohe qe ne 4 korrik moren Krujen dhe ne 17 korrik hyne ne Gjakove.
Ne te njejten date, kryengritja shqiptare e detyroi qeverine xhonturke te Said Pashes te jepte doreheqjen. Ne daten 5 gusht, sulltani shperndau Parlamentin dhe dekretoi zgjedhjet e reja. Nderkohe, pas ketyre zhvillimeve te vrullshme, qe u pasuan edhe me ngjarje te tjera, ne 8 tetor Mali i Zi i shpalli lufte Turqise dhe ne 17 dhe 18 tetor te njejten gje bene edhe Serbia dhe Turqia, gje qe shenoi edhe fillimin e Luftes Ballkanike. Ne teresi, kjo lufte drejtohej kunder Turqise, por ne nje moment te caktuar te zhvillimit te saj fqinjet kthyen syte nga Shqiperia, duke synuar copetimin e saj. Fitoret e shteteve ballkanike ndaj Turqise i detyruan Fuqite e Medha te rishikonin vendimin e tyre, per te mos lejuar ndryshimet territoriale ne Ballkan, ne favor te interesave te aleateve ballkanike.
Ne rrethana te tilla, patriotet shqiptare, qe ndodheshin jashte atdheut, vendosen te ndermerrnin nje veprim te ri politik, me synimin per te parandaluar dhe per te mos lejuar copetimin e Shqiperise. Gjithashtu, do te synohej ruajtja e teresise tokesore, duke u mbledhur nje kuvend kombetar, ku do te vendosej per fatin e saj.
Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi u nisen nga Stambolli dhe arriten ne Bukuresht, ku me 5 nentor 1912 organizuan mbledhjen e kolonise shqiptare. Ketu u vendos te krijohej nje Komitet Drejtues, te krijohej nje komision qe do te shkonte ne kancelarite evropiane, per te mbrojtur perpara qeverive te Fuqive te Medha te drejtat e kombit shqiptar. Nderkohe, Komiteti i Bukureshtit do te koordinonte veprimtarite e komiteteve brenda e jashte Shqiperise. Por ne kete mbledhje nuk u percaktua me saktesi, nese do te ishte autonomia apo pavaresia synimi i afert. Pjese e perpjekjeve diplomatike ishin dhe takimet qe Ismail Qemali zhvilloi ne Vjene me kontin Berthold dhe ambasadorin italian.
Ismail Qemali u njoftua per levizjen qe kishte filluar ne Shqiperi per mbledhjen e nje kuvendi kombetar. Nderkohe, ushtria osmane ne Ballkan ishte shpartalluar ne te gjitha frontet dhe trupat serbe, malazeze e greke kishin hyre thelle ne token shqiptare. Ne keto kushte, grupi i atdhetareve, i kryesuar nga Ismail Qemali, vleresoi se e vetmja zgjidhje e drejte e ceshtjes shqiptare ishte ajo e shpalljes se pavaresise.
Ne 19 nentor, Ismail Qemali do te deklaronte nga Trieste, gjate rruges per ne Shqiperi, se menjehere pas mberritjes se tij ne Shqiperi do te shpallej pavaresia e Shqiperise dhe do te zgjidhej qeveria e perkohshme. Ideja e pavaresise se Shqiperise dhe lajmi i mbledhjes se Kuvendit Kombetar u priten me entuziazem ne Shqiperi, ku nderkohe levizja atdhetare po pergatiste rrethanat.
I shoqeruar nga patriote te tjere, Ismail Qemali arriti ne Durres ne 21 nentor, per te ngritur flamurin ne kete qytet. Se bashku me delegatet e Durresit, Shijakut, Tiranes e Krujes, Ismail Qemali me shoket e tij u nisen per ne Vlore.
Ne Fier u bashkuan me nje pjese te delegateve nga Kosova dhe ne 25 nentor arriten ne Vlore. Menjehere nisen perpjekjet per organizimin e forcave te armatosura, duke ngritur nje komision te posacem dhe bashkepunimin me pleqesite e fshatrave, per mobilizimin e njerezve te afte per te luftuar. Kjo u diktua edhe nga keqesimi i rrethanave, per shkak te perparimit te ushtrise serbe ne territorin shqiptar. Nderkohe, flamuri kombetar ishte ngritur ne Elbasan, Durres, Tirane, Kavaje, Peqin e Lushnje.
Qyteti qe mbajti gjalle patriotizmin
Qyteti i Vlores gjate shekullit XiX ishte i njohur si nje vater e rendesishme e patriotizmit. Luftrat kunder pushtimeve te huaja dhe perpjekjet per perhapjen e arsimit shqip bene qe ne Vlore te krijoheshin shume shoqeri patriotike. Ne vitet 1908-1912 klubi "Laberia" u be nje vater e ndezur e perpjekjeve per pavaresine e vendit dhe luften kunder pushtuesve xhonturq. Kryetar nderi i ketij klubi atdhetar ishte Ismail Qemali. Celja e shkolles shqipe te Muradies me 7 gusht te vitit 1908 ishte nje ngjarje e shenuar ne jeten arsimore te Vlores. Por ngjarja me kulmore e qytetit te Vlores ishte 28 nentori 1912 kur plaku i urte e diplomati i shquar Ismail Qemali, se bashku me delegatet e ardhur nga vise te ndryshme te vendit, shpalli Pavaresine e Shqiperise dhe njekohesisht ngriti flamurin kombetar ne Vlore. Keshtu Vlora u be kryeqyteti i pare i Shqiperise se pavarur.
Durresi, shansi i humbur historik
Qyteti i Durresit ishte percaktuar si vendi ku do te mbahej Kuvendi Gjithekombetar per Shpalljen e Pavaresise se Shqiperise. Ismail Qemali zbarkoi ne portin e ketij qyteti me 21 nentor te vitit 1912, por atje nuk gjeti nje atmosfere te pershtatshme. Ne qytetin e Durresit, nuk ekzistonin kushte politike per shpalljen e pavaresise se Shqiperise, pasi propaganda greko-turke, ne bashkepunim me policine e kishin pergatitur terrenin per te burgosur Ismail Qemalin. Ne Shqiperine e Mesme mbizoteronte nje situate e ndere, kryesisht nga distancomi i feudaleve vendas prej levizjes per Pavaresi. Ne keto kushte, Ismail Qemali vendosi qe te vazhdoje rrugen per ne Vlore. Durresi e humbi keshtu shansin e madh historik per te qene qyteti i Pavaresise.

Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
Ja shtepia e vertete e flamurit
Oliverta Lila
Një shtëpi tradicionale vlonjate, Ismail Qemali që mban flamurin shqiptar në ballkonin e saj, dhe një dyndje populli që brohorasin Pavarësinë. Kjo është fotografia tradicionale që ne jemi mësuar ta identifikojmë me shpalljen e Pavarësisë. Por ajo pamje nuk i përket shtëpisë së vërtetë ku është ngritur flamuri i 1912-ës. Një fotografi e rrallë që ka mbërritur nga Stambolli vërteton ato çka personalitetet e asaj kohe kanë lënë në kujtimet e tyre. Flamuri është ngritur në shtëpinë e Xhemil Bej Vlorës. Deri më sot, në arkivat shqiptare nuk gjendej as një pamje e saj. Diheshin vetëm të dhëna dhe rasti më i mirë ishte një skicë që tregonte kompleksin e Vlorajve. Asgjë më shumë. Kërkimet në gjurmë të kësaj shtëpie e kanë çuar historianin vlonjat, Bardhosh Gaçe deri në Turqi. E pikërisht në arkivat e Stambollit dhe Ankarasë. Pas kërkimeve të shumta, ka mundur të gjejë atë çka kërkonte. Shtëpinë e Xhemil Bej Vlorës, aty ku është ngritur flamuri më 28 nëntor të 1912-ës. Në fotografi tregohet vetëm një pjesë e shtëpisë së madhe. Në të dallohet vetëm shkalla e një ane dhe një pjesë e çardakut. Fotografia përkon me një skicë të njohur më para ku tregohet kompleksi Vloraj. “Kjo fotografi gjendet në arkivat e Stambollit dhe të Ankarasë. E kam gjetur dy vjet më parë. Ajo është dërguar nga Vlora në mars të vitit 1913 dhe pas saj ka një raport të shkurtër ku shkruhet: Shtëpia ku u ngrit flamuri e u shpall Pavarësia”, - tregon historiani Bardhosh Gaçe, i cili është marrë me studimin e kësaj periudhe historike. Fotografinë e ka vënë në dispozicion të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë si një e dhënë e veçantë historike. Ajo do të ekspozohet për herë të parë në ekspozitën që MHK-ja po realizon me rastin e 95-vjetorit të Pavarësisë. Sotirulla Hoxha, shefe e sektorit të përmbajtjes tregon se me këtë rast nga arkivat, të dhëna të ndryshme dhe nga bashkëpunëtorët e tyre janë mbledhur fakte të reja historike për ngjarje apo figura të veçanta, apo edhe objekte që do të ekspozohen për herë të parë. “Deri më sot ne kishim vetëm disa të dhëna shkrimore për shtëpinë e Xhemil Bej Vlorës, por nuk kishim gjetur asnjë fotografi. Ekzistonte një skicë dhe një studim për këtë kompleks, por vetëm kaq. Për herë të parë po e publikojmë këtë fotografi për vet vlerën e saj historike.
Fotografia
E nxjerrë nga arkivat e Stambollit, fotografia e shtëpisë së Xhemil Bej Vlorës për herë të parë tregon pamjen e vërtetë të shtëpisë ku u ngrit flamuri. Historianët shprehen se fotografia tradicionale e shtëpisë me ballkon ku shfaqet Ismail Qemali me flamur në dorë, i përket vitit 1913. Është realizuar më 28 nëntor, gjatë festimeve të njëvjetorit të shpalljes së pavarësisë. “Flamuri është ngritur në shtëpinë e Xhemil Bej Vlorës, ndërsa shtëpia me ballkon është godina ku u zhvendos pas një viti selia e qeverisë së Vlorës”, - shprehet Gaçe. Sipas tij, fotografia e rrallë që ai ka sjellë nga Stambolli është realizuar nga Thanas Floqi, një nga delegatët që morën pjesë në shpalljen e Pavarësisë. Këtë e bazon edhe në fotografitë të tjera të çmuara që ka gjetur në këtë arkiv. “Thanas Floqi ishte ai që në atë kohë kishte aparat fotografik dhe ka bërë edhe disa fotografi të tjera. Në këtë arkiv unë kam gjetur edhe një foto të Ismail Qemalit duke kaluar Vjosën së bashku me të gjithë delegatët që e shoqëronin”, - tregon historiani Gaçe. Fakti që më 28 nëntor të 1912-ës flamuri është ngritur në shtëpinë e Xhemil Bej Vlorës, konfirmohet në aktin e Pavarësisë, në organin zyrtar të Qeverisë së Vlorës “përlindja e Shqipërisë”, por edhe në kujtimet e personaliteteve të asaj kohe se Eqerem Bej Vlora, Hasan Prishtina, Mit’hat Frashëri etj. Në shtëpinë e Xhemil Bej Vlorës kishte lindur edhe vet Ismail Qemali. Në kujtimet e tij, në këtë shtëpi Eqerem Bej Vlora shkruan se: “U mblodhëm të gjithë në selamllëk dhe si gjithmonë në këto raste rrëmuja sundonte gjithçka. Problemi ishte se disa krahina nuk kishin dërguar delegatë. Ose ata nuk vinin dot, ose nuk kishte pasur mundësi për t’u bërë mbledhje përfaqësimi”. Ndërsa Mit’hat Frashëri, në një letër me titull, “Si u bë Kongresi i Vlorës” dërguar mikut të tij, Kristo Luarasit, shkruan: “Kongresi u çel më 28 të këtij muaji dhe ishin 47 delegatë nga çdo anë e Shqipërisë, vise të shkelura dhe të pashkelura. Sot janë 65, se kanë ardhur edhe nga krahina të tjera. Këtë ditë, pra, ora 14.30, me zë të përgjithshëm u proklamua independenca e Shqipërisë dhe Flamuri u çel në portën e shtëpisë ku ishim mbledhur(...)Salla e madhe në shtëpinë e Xhemil Bej Vlorës ishte mbushur plotë dhe delegatët kishin zënë vendet rreth tri tryezave të mëdha të vëna afër e afër...”.
Shtëpia
Vendi që zë sot lulishtja në qendër të qytetit, ka qenë trualli mbi të cilin ishte ngritur familja e Xhemil Bej Vlorës dhe kompleksi i Vlorajve. Dikur në atë vend ka qenë ngritur një ndërtesë e madhe, ashtu siç tregohet edhe në fotografi. Historiani Bardhosh Gaçe tregon se shtëpia është shkatërruar nga tërmeti i vitit 1929. Ndërsa në vitin 1941 u vendos të kthehej në lulishte. Sot aty ndodhet Monumenti i Pavarësisë. Gaçe tregon se edhe në kujtimet e Ali Asllanit shkruhet: “Vendosa që në vendin ku u bë pavarësia të ngre një shtizë flamuri në lartësinë e ballkonit”. Fatmirësisht, kjo fotografi ka ngelur si dëshmi e rrallë e kësaj shtëpie. Ndërsa ekspozimi i saj merr një vlerë të madhe me rastin e 95-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Gaçe shprehet se është shumë e rëndësishme që kjo fotografi të jetë në muzeume për vet vlerën historike që mbart. Ndërsa ky fakt tregon se përgjatë viteve nga arkivat apo burime të tjera do të dalin të dhëna mbi shtrembërimet historike që po diskutohen kaq fort këto kohë në shoqërinë shqiptare.
SI ISHTE NDERTUAR SHTEPIA E FLAMURIT
Këto kohë në Muzeun Historik Kombëtar specialistët kanë mbledhur mjaft materiale që dëshmojnë për Pavarësinë. Në kërkim të fakteve të reja, në vite të dhënat plotësojnë njëra-tjetrën. Fotografia e shtëpisë së vërtetë ku u ngrit flamuri është vendosur bashkë me disa të tjera që presin të ekspozohen për herë të parë në ekspozitën që do të organizohet me rastin e 95-vjetorit. Pavarësisht të dhënave historike, në një studim të tij, profesor Emin Riza duke iu referuar disa skicave për kompleksin e Vlorajve na jep të dhëna interesante për ndërtimin e tyre.
Emin Riza
Banesa e familjes Vlora ngrihej në truallin që zë sot lulishtja në qendër të qytetit. Ai është rrënuar rreth vitit 1920. Kompleksi ndërtimor i formuar nga dy banesa dhe disa ndërtime të tjera, sipas skicës ngrihej mbi një truall të gjerë prej 4.50 ha (165 x 275 m). Në skicë mungon muri rrethues në e djathtë. Lartësia e tij duhet të jetë rreth 4 metra. Një jur tërthor ndan banesën e familjes nga ajo e miqve. Të dy banesat kanë porta të veçanta hyrjesh. Pranë portës për në banesën e miqve, ngihet një ndërtim i vogël me kat, e pjesërisht me çardak, i cili del me dy faqe në rrugë. Kati përdhes duket i pabanuar, duke gjykuar nga dritaret në formë frëngjie. Ky ndërtim me shumë gjasë u përkiste rojave dhe shërbyesve.Porta e hyrjes për në banesën e familjes e familjes nuk ka ndonjë ndërtim pranë. Në murin ndarës ndërmjet të dy banesave ka një portë, ndërsa djathtas saj ngrihet një godinë përdhese me një tambur gjashtëfaqësh mbi të. Në oborrin e banesës së familjes është ndërtuar pusi, ndërsa një ndërtim tjetër siç duket është varr monumental (Tyrbe). Banesa e miëve është një ndërtim dykatësh. Ai formohet nga një bllok qëndror me gjatësi 70 m, i cili në të dy pjesët anësore lidhet me dy dalje, të cilat i japin kompozimit, rreptësisht simetrik, formën e njohur me dy krahë në tipologjinë e banesës qytetare shqiptare të feudalizmit të vonë...
Banesa e familjes është si gjithmonë më e madhe se ajo e miqve. Ajo shtrihet në një gjatësi tepër të madhe, prej 83 m, duke përbërë rastin e vetëm me sa njohim deri më sot. Në dallim nga banesa e miqve, ndërtimi në fjalë është trekatësh. Edhe kjo banesë i përmbahet kompozimit simetrik, i cili, duke u bashkuar me madhështinë e veprës, rrit ndjeshëm monumentalitetin e saj. Krahët anësorë të saj duket se vazhdojnë edhe në pjesën e prapme, madje edhe me disa dalje të tjera, të cilat e bëjnë kompozimin tepër të thyer. Në dallim nga banesa e miqve, banesa në shqyrtim shoqërohet nga dy kulla, të cilat ngrihen në këndet e jashtme të kryqëzimit të bllokut qëndror me krahët ballorë...Pjesa qëndrore e pamjes kryesore është e punuar pasurisht. Një platformë e ngritur me pak këmbë shkallë nga pjesa tjetër e truallit, ka pasur në qendër një shatërvan. Shkallët monumentale të kujtojnë variantet e zhvilluara të këtij elemnti në banesat e mëdha me çardak të Beratit. Ato janë dyfishe. Rampat e para paralele që zhvillohen përbri volumeve të krahëve, përfundojnë në rrafshin e katit të parë. Prej sheshpushimit të tyre zënë fill dy rampa paralele, mbi sistemin e njohur të qemerëve cilindrikë. Blloku i shkallëve përfshihet në volumin e banesës. Të dy rampat të çojnë në çardakun e katit të dytë, i cili, ashtu si ai i banesës tjetër ka në ballë harkadën me numërimin tek të hapësirave, gjithsej 7 të tilla.Të dy banesat janë ndërtuar prej guri, siç tregon përdorimi i gjerë i harkut dhe qemerit, në konstruksionin e shkallëve, harkadave dhe atyre të dritareve.
Kompleksi i familjes Vloraj, përveç vlerave arkitektonike, ka pasur edhe vlera historike. Në banesën e familjes, dhe pikërisht në mjedisin e katit të tretë të krahur të djathtë ka lindur Ismail Qemali. Në banesën e miqve, në ditët e mëdha të Nëntorit 1912, janë zhvilluar mbledhje të rëndësishme, ndërsa pikërisht në harkadën e dytë të çardaku, duke filluar nga e majta, është ngritur për herë të parë flamuri kombëtar më 28 Nëntor 1912.
Ja shtepia e vertete e flamurit
Oliverta Lila
Një shtëpi tradicionale vlonjate, Ismail Qemali që mban flamurin shqiptar në ballkonin e saj, dhe një dyndje populli që brohorasin Pavarësinë. Kjo është fotografia tradicionale që ne jemi mësuar ta identifikojmë me shpalljen e Pavarësisë. Por ajo pamje nuk i përket shtëpisë së vërtetë ku është ngritur flamuri i 1912-ës. Një fotografi e rrallë që ka mbërritur nga Stambolli vërteton ato çka personalitetet e asaj kohe kanë lënë në kujtimet e tyre. Flamuri është ngritur në shtëpinë e Xhemil Bej Vlorës. Deri më sot, në arkivat shqiptare nuk gjendej as një pamje e saj. Diheshin vetëm të dhëna dhe rasti më i mirë ishte një skicë që tregonte kompleksin e Vlorajve. Asgjë më shumë. Kërkimet në gjurmë të kësaj shtëpie e kanë çuar historianin vlonjat, Bardhosh Gaçe deri në Turqi. E pikërisht në arkivat e Stambollit dhe Ankarasë. Pas kërkimeve të shumta, ka mundur të gjejë atë çka kërkonte. Shtëpinë e Xhemil Bej Vlorës, aty ku është ngritur flamuri më 28 nëntor të 1912-ës. Në fotografi tregohet vetëm një pjesë e shtëpisë së madhe. Në të dallohet vetëm shkalla e një ane dhe një pjesë e çardakut. Fotografia përkon me një skicë të njohur më para ku tregohet kompleksi Vloraj. “Kjo fotografi gjendet në arkivat e Stambollit dhe të Ankarasë. E kam gjetur dy vjet më parë. Ajo është dërguar nga Vlora në mars të vitit 1913 dhe pas saj ka një raport të shkurtër ku shkruhet: Shtëpia ku u ngrit flamuri e u shpall Pavarësia”, - tregon historiani Bardhosh Gaçe, i cili është marrë me studimin e kësaj periudhe historike. Fotografinë e ka vënë në dispozicion të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë si një e dhënë e veçantë historike. Ajo do të ekspozohet për herë të parë në ekspozitën që MHK-ja po realizon me rastin e 95-vjetorit të Pavarësisë. Sotirulla Hoxha, shefe e sektorit të përmbajtjes tregon se me këtë rast nga arkivat, të dhëna të ndryshme dhe nga bashkëpunëtorët e tyre janë mbledhur fakte të reja historike për ngjarje apo figura të veçanta, apo edhe objekte që do të ekspozohen për herë të parë. “Deri më sot ne kishim vetëm disa të dhëna shkrimore për shtëpinë e Xhemil Bej Vlorës, por nuk kishim gjetur asnjë fotografi. Ekzistonte një skicë dhe një studim për këtë kompleks, por vetëm kaq. Për herë të parë po e publikojmë këtë fotografi për vet vlerën e saj historike.
Fotografia
E nxjerrë nga arkivat e Stambollit, fotografia e shtëpisë së Xhemil Bej Vlorës për herë të parë tregon pamjen e vërtetë të shtëpisë ku u ngrit flamuri. Historianët shprehen se fotografia tradicionale e shtëpisë me ballkon ku shfaqet Ismail Qemali me flamur në dorë, i përket vitit 1913. Është realizuar më 28 nëntor, gjatë festimeve të njëvjetorit të shpalljes së pavarësisë. “Flamuri është ngritur në shtëpinë e Xhemil Bej Vlorës, ndërsa shtëpia me ballkon është godina ku u zhvendos pas një viti selia e qeverisë së Vlorës”, - shprehet Gaçe. Sipas tij, fotografia e rrallë që ai ka sjellë nga Stambolli është realizuar nga Thanas Floqi, një nga delegatët që morën pjesë në shpalljen e Pavarësisë. Këtë e bazon edhe në fotografitë të tjera të çmuara që ka gjetur në këtë arkiv. “Thanas Floqi ishte ai që në atë kohë kishte aparat fotografik dhe ka bërë edhe disa fotografi të tjera. Në këtë arkiv unë kam gjetur edhe një foto të Ismail Qemalit duke kaluar Vjosën së bashku me të gjithë delegatët që e shoqëronin”, - tregon historiani Gaçe. Fakti që më 28 nëntor të 1912-ës flamuri është ngritur në shtëpinë e Xhemil Bej Vlorës, konfirmohet në aktin e Pavarësisë, në organin zyrtar të Qeverisë së Vlorës “përlindja e Shqipërisë”, por edhe në kujtimet e personaliteteve të asaj kohe se Eqerem Bej Vlora, Hasan Prishtina, Mit’hat Frashëri etj. Në shtëpinë e Xhemil Bej Vlorës kishte lindur edhe vet Ismail Qemali. Në kujtimet e tij, në këtë shtëpi Eqerem Bej Vlora shkruan se: “U mblodhëm të gjithë në selamllëk dhe si gjithmonë në këto raste rrëmuja sundonte gjithçka. Problemi ishte se disa krahina nuk kishin dërguar delegatë. Ose ata nuk vinin dot, ose nuk kishte pasur mundësi për t’u bërë mbledhje përfaqësimi”. Ndërsa Mit’hat Frashëri, në një letër me titull, “Si u bë Kongresi i Vlorës” dërguar mikut të tij, Kristo Luarasit, shkruan: “Kongresi u çel më 28 të këtij muaji dhe ishin 47 delegatë nga çdo anë e Shqipërisë, vise të shkelura dhe të pashkelura. Sot janë 65, se kanë ardhur edhe nga krahina të tjera. Këtë ditë, pra, ora 14.30, me zë të përgjithshëm u proklamua independenca e Shqipërisë dhe Flamuri u çel në portën e shtëpisë ku ishim mbledhur(...)Salla e madhe në shtëpinë e Xhemil Bej Vlorës ishte mbushur plotë dhe delegatët kishin zënë vendet rreth tri tryezave të mëdha të vëna afër e afër...”.
Shtëpia
Vendi që zë sot lulishtja në qendër të qytetit, ka qenë trualli mbi të cilin ishte ngritur familja e Xhemil Bej Vlorës dhe kompleksi i Vlorajve. Dikur në atë vend ka qenë ngritur një ndërtesë e madhe, ashtu siç tregohet edhe në fotografi. Historiani Bardhosh Gaçe tregon se shtëpia është shkatërruar nga tërmeti i vitit 1929. Ndërsa në vitin 1941 u vendos të kthehej në lulishte. Sot aty ndodhet Monumenti i Pavarësisë. Gaçe tregon se edhe në kujtimet e Ali Asllanit shkruhet: “Vendosa që në vendin ku u bë pavarësia të ngre një shtizë flamuri në lartësinë e ballkonit”. Fatmirësisht, kjo fotografi ka ngelur si dëshmi e rrallë e kësaj shtëpie. Ndërsa ekspozimi i saj merr një vlerë të madhe me rastin e 95-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Gaçe shprehet se është shumë e rëndësishme që kjo fotografi të jetë në muzeume për vet vlerën historike që mbart. Ndërsa ky fakt tregon se përgjatë viteve nga arkivat apo burime të tjera do të dalin të dhëna mbi shtrembërimet historike që po diskutohen kaq fort këto kohë në shoqërinë shqiptare.
SI ISHTE NDERTUAR SHTEPIA E FLAMURIT
Këto kohë në Muzeun Historik Kombëtar specialistët kanë mbledhur mjaft materiale që dëshmojnë për Pavarësinë. Në kërkim të fakteve të reja, në vite të dhënat plotësojnë njëra-tjetrën. Fotografia e shtëpisë së vërtetë ku u ngrit flamuri është vendosur bashkë me disa të tjera që presin të ekspozohen për herë të parë në ekspozitën që do të organizohet me rastin e 95-vjetorit. Pavarësisht të dhënave historike, në një studim të tij, profesor Emin Riza duke iu referuar disa skicave për kompleksin e Vlorajve na jep të dhëna interesante për ndërtimin e tyre.
Emin Riza
Banesa e familjes Vlora ngrihej në truallin që zë sot lulishtja në qendër të qytetit. Ai është rrënuar rreth vitit 1920. Kompleksi ndërtimor i formuar nga dy banesa dhe disa ndërtime të tjera, sipas skicës ngrihej mbi një truall të gjerë prej 4.50 ha (165 x 275 m). Në skicë mungon muri rrethues në e djathtë. Lartësia e tij duhet të jetë rreth 4 metra. Një jur tërthor ndan banesën e familjes nga ajo e miqve. Të dy banesat kanë porta të veçanta hyrjesh. Pranë portës për në banesën e miqve, ngihet një ndërtim i vogël me kat, e pjesërisht me çardak, i cili del me dy faqe në rrugë. Kati përdhes duket i pabanuar, duke gjykuar nga dritaret në formë frëngjie. Ky ndërtim me shumë gjasë u përkiste rojave dhe shërbyesve.Porta e hyrjes për në banesën e familjes e familjes nuk ka ndonjë ndërtim pranë. Në murin ndarës ndërmjet të dy banesave ka një portë, ndërsa djathtas saj ngrihet një godinë përdhese me një tambur gjashtëfaqësh mbi të. Në oborrin e banesës së familjes është ndërtuar pusi, ndërsa një ndërtim tjetër siç duket është varr monumental (Tyrbe). Banesa e miëve është një ndërtim dykatësh. Ai formohet nga një bllok qëndror me gjatësi 70 m, i cili në të dy pjesët anësore lidhet me dy dalje, të cilat i japin kompozimit, rreptësisht simetrik, formën e njohur me dy krahë në tipologjinë e banesës qytetare shqiptare të feudalizmit të vonë...
Banesa e familjes është si gjithmonë më e madhe se ajo e miqve. Ajo shtrihet në një gjatësi tepër të madhe, prej 83 m, duke përbërë rastin e vetëm me sa njohim deri më sot. Në dallim nga banesa e miqve, ndërtimi në fjalë është trekatësh. Edhe kjo banesë i përmbahet kompozimit simetrik, i cili, duke u bashkuar me madhështinë e veprës, rrit ndjeshëm monumentalitetin e saj. Krahët anësorë të saj duket se vazhdojnë edhe në pjesën e prapme, madje edhe me disa dalje të tjera, të cilat e bëjnë kompozimin tepër të thyer. Në dallim nga banesa e miqve, banesa në shqyrtim shoqërohet nga dy kulla, të cilat ngrihen në këndet e jashtme të kryqëzimit të bllokut qëndror me krahët ballorë...Pjesa qëndrore e pamjes kryesore është e punuar pasurisht. Një platformë e ngritur me pak këmbë shkallë nga pjesa tjetër e truallit, ka pasur në qendër një shatërvan. Shkallët monumentale të kujtojnë variantet e zhvilluara të këtij elemnti në banesat e mëdha me çardak të Beratit. Ato janë dyfishe. Rampat e para paralele që zhvillohen përbri volumeve të krahëve, përfundojnë në rrafshin e katit të parë. Prej sheshpushimit të tyre zënë fill dy rampa paralele, mbi sistemin e njohur të qemerëve cilindrikë. Blloku i shkallëve përfshihet në volumin e banesës. Të dy rampat të çojnë në çardakun e katit të dytë, i cili, ashtu si ai i banesës tjetër ka në ballë harkadën me numërimin tek të hapësirave, gjithsej 7 të tilla.Të dy banesat janë ndërtuar prej guri, siç tregon përdorimi i gjerë i harkut dhe qemerit, në konstruksionin e shkallëve, harkadave dhe atyre të dritareve.
Kompleksi i familjes Vloraj, përveç vlerave arkitektonike, ka pasur edhe vlera historike. Në banesën e familjes, dhe pikërisht në mjedisin e katit të tretë të krahur të djathtë ka lindur Ismail Qemali. Në banesën e miqve, në ditët e mëdha të Nëntorit 1912, janë zhvilluar mbledhje të rëndësishme, ndërsa pikërisht në harkadën e dytë të çardaku, duke filluar nga e majta, është ngritur për herë të parë flamuri kombëtar më 28 Nëntor 1912.
Re: Historia e flamurit më 28 Nëntor 1912 në Vlorë
Is Boletini ky tribun i trimerise shqiptare pavresisht se nuk mori pjese diten e ngritjes se bajrakut kombetar ne Vlore ishte me mendje e me zemer aty ku burrat e mencur e patriot te kombit tone ishin tubuar per te shpallur pavaresine e tokave shqiptare.Per arsye objektive,dmth pengesave nga turqit e shkau Isa erdhi disa dite me vonese ne Vlore.Ai u prit me te gjitha nderet nga gjithe populli patriot e liridashes i Vlores.Edhe qeveria e I Qemalit e priti Is trimin prej Mitrovice me dashuri e respekt.Bile plaku i Vlores,kete figure te ndritur te kombit e sajdisi duke e marre me vete ne vizitat qe ju beri kancelarive perendimore.Plaku mjekrbardhe e zemeri flori,vlonjati IQ beu kishte besim te madh tek tribuni Is.Ne nderim te kesaj figure te ndritur te kombit,nje lagje e madhe e qytetit te Vlores mban sot e kesaj dite emrin e trimit kosovar IS Boletini.Populli i vlores figuren e ketij trimi e burri te urte e ka skalitur ne kenget e tij.
Ja si kendon kryeqyteti i bajrakut per Isen ne njeren prej tyreund ta shihni edhe ne youtube-Ismail Qemali e Isa Boletini ne Londer)
Te dy bashke u nisen
ku merrej vendimi
Ismail Qemali
Isa Boletini
Se kishte shume halle
Shqiperi e mjara
po duhej revolet
ti linin tek dera
U futen ne Londer
brenda ne pallalt
trimi luftetare
plaku diplomat
Doli lordi madh
me nje gjuhe te zgjidhur
me nje fjale te rende
me humor te shtirur
ja tha shqipetaret
kurre nuk i besoja
qe te carmatosur
ketu t'i shikoja
ky ishte momenti
nuk kish me cte pritej
nen brez berreta
zu te hasharitej
faqen kish per trupi
veshin kish te gjaku
syri i pa gjume
pergjonte nga plaku
Vetetiu sermaja
vetetiu fildishi
ndriten malet tona
sado larg qe ishin
Se nga gryke e saj
ishin zgjidhur halle
Shqieri e vogel
ne sofren e madhe

Është jona Shqipëria
Me 28 Nëntor
në këmbë u ngrit Shqipëria,
Ismail Qemali në Vlorë
me gjithë shokët e tija ,
I tha popullit me gojë:
-“ Poshtë o shokë robëria”
Evropa le të na dëgjojë ,
nuk ka vend këtu Turqia,
Ja të vdesim , ja të rrojmë ,
Është e jona SHQIPËRIA.

ademgashi:... Do te shtoja vetm edhe ca rreshta sa per ta plotesuare
Me 28 Nëntor
në këmbë u ngrit Shqipëria,
Ismail Qemali në Vlorë
me gjithë shokët e tija ,
I tha popullit me gojë:
-“ Poshtë o shokë robëria”
Evropa le të na dëgjojë ,
nuk ka vend këtu Turqia,
Ja të vdesim , ja të rrojmë ,
Është e jona SHQIPËRIA.
Edhe pse jashte na mbeti ,
me teper se gjysme shqiperija,
Ter kosova e ilirida u pastrua
etnikishte Qamerija
ter sanxhaku e toplica,
shkoje persheva bujanoci
e medvegja po ku na mbeti
plava e gucija po ulqini e tivari
Kjo eshte e keqja se me pak knaqet shqiptari ..

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi