Shkupi blen kufirin me Kosoven
Faqja 1 e 1
Shkupi blen kufirin me Kosoven
Shkupi blen kufirin me Kosoven
Gazeta “Lajm” zbulon planin e Buckovskit: Shkupi blen kufirin me Kosoven
Ora: 08:20
Nga Gazeta Shqiptare
SHKUP (20 Prill) - Shkupi kerkon “te bleje” kufirin me Kosoven. Per kreret e shtetit maqedonas duket se gjithcka do te zgjidhet duke bindur banoret shqiptare te zones kufitare me Kosoven te largohen nga kjo zone, natyrisht, ne kembim te nje shperblimi ne para. Plani i autoriteteve te larte eshte zbuluar dje nga gazeta “Lajm”, sipas te ciles, kjo eshte nje nisme qe vete kryeministri Vllado Buckovski do ta paraqese ne takimin me homologun e tij kosovar, Agim Ceku, me 29 prill ne Shkup. Nga ana e tij, kryeministri i Kosoves ka deklaruar se ceshtja nuk eshte e ngutshme dhe se kufiri mund te zgjidhet edhe pas percaktimit te statusit.
Plani
Plani maqedonas parashikon qe se pari te nenshkruhet nje marreveshje e perkohshme, e cila nuk do te kete karakter juridik, me qellim qe t’i hapet rruga caktimit te vijes kufitare. Kjo marreveshje nuk do te ratifikohet nga institucionet perkatese te Maqedonise dhe Kosoves derisa te zgjidhet statusi dhe se per kete do te pritet pavaresimi i Kosoves. “Autoritetet kosovare nuk mund te ratifikojne kete marreveshje, sepse do te ishte ne kundershtim me normat nderkombetare”, tha zyrtari i qeverise maqedonas, i cili nuk pranoi te identifikohej me kusht anonimiteti. Sipas planit, 2.500 hektare toke qe ka mbetur ne anen e Maqedonise, sipas nje marreveshjeje te vjeter, qeveria ka planifikuar t’ua kompensoje apo bleje ne menyre individuale pronareve kosovare.
Oferta
Deputeti i PDK-se, Xhezair Shaqiri, i cili eshte nga fshati kufitar Tanushe, thote se “njerez te Qeverise” i kane kerkuar atij personalisht te ndermjetesoje te banoret e fshatrave Debellde, Mjak dhe zonat e tjera kufitare qe ne menyre individuale t’ua shesin pronat e tyre qeverise se Maqedonise. Shaqiri thote se “me blerjen e tokave kosovare, qeveria e Shkupit deshiron qe kete ceshtje ta zgjidhe ne menyre individuale dhe jo ne marreveshje me Kosoven”. Ai pohon se ndermjetesimi tani eshte lene ne dore te zyrtareve te te partise shqiptare ne Maqedoni, Bashkimi demokratik per Integrim. Por, qeveria e Maqedonise i ka pergenjeshtruar keto pohime. “Ne qofte se nje qytetar i Maqedonise blen nje pasuri ne Ferizaj, nuk do te thote se ajo pasuri do t’i takoje Maqedonise”, tha zedhenesi i qeverise, Sasho Collakovski.
Reagimi
Partia Demokratike Shqiptare ne Maqedoni kerkoi nga kryeministri Vllado Buckovski qe “ceshtjen e percaktimit te kufirit te mos e perdore per perfitime politike ne prag te zgjedhjeve parlamentare”. Sipas opozites shqiptare, “ceshtja e Kosoves aktualisht eshte ngjarja me e rendesishme ne Ballkan dhe per kete arsye Maqedonia duhet te kete nje politike korrekte ne kete situate”. “Nuk eshte mire qe te nxiten provokime te tilla, mendoj se zgjedhja e statusit te Kosoves eshte shume afer, ndersa shteti i Kosoves dhe perfaqesuesit e institucioneve pas pavaresise, duke u mbeshtetur mbi standardet nderkombetare do ta zgjidhin kete ceshtje me drejtuesit dhe institucionet e Maqedonise”, deklaroi zevendeskryetari i PDSH-se, Menduh Thaci.
(/Balkanweb)

Re: Shkupi blen kufirin me Kosoven
Thaçi: Marrëveshja për kufirin është në interes shtetëror të Kosovës
Kryeministri Thaçi në mbledhjen e sotme, ka pohuar se Qeveria e Republikës së Kosovës ka nënshkruar marrëveshjen për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, marrëveshje të cilën e ka ratifikuar Kuvendi i Kosovës.
“Kjo marrëveshje është nënshkruar duke pasur parasysh gatishmërinë dhe përkushtimin reciprok për të kontribuar në zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, perspektivën euroatlantike të të dy vendeve, dhe në këtë mënyrë kemi hapur një periudhë të re ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë” është shprehur z.Thaçi.
Më tutje kryeministri Thaçi ka sqaruar se Qeveria e Republikës së Kosovës është e njoftuar për shqetësimet e një pjesë e banorëve të fshatit kufitar Debëllde. “Shqetësimet e tyre janë të evidentuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Dhe për këtë çështje dua t’i siguroj se askush prej tyre nuk e ka humbur pronën e vet, sepse prona e tyre është aty ku ka qenë, dhe pronësia nuk ka ndryshuar, prona është e tyre, e paprekshme, legjitime dhe do të respektohet. Qasja në këto prona do të lehtësohet dhe rregullohet edhe më lehtë, në bazë të standardeve ndërkombëtare dhe përvojave edhe të vendeve tjera, edhe të BE-së”, ka thënë z.Thaçi Kështu që fshatarët e Debëlldesë do të mund t’i punojnë pronat e tyre pa asnjë problem, pa frikë dhe pa asnjë pengesë.
Kryeministri Thaçi ka njoftuar kabinetin qeveritar për takimin që ka pasur me përfaqësuesit e fshatit Debëllde, ku ata është ngritur edhe çështja e dëmeve që iu janë shkaktuar atyre nga pamundësia e qasjes në prona deri më tani.
Në këtë kuadër, me propozimin e kryeministrit Thaçi, qeveria ka marrë vendim për formimin e Komisionit për vlerësimin e dëmeve të krijuara në pronat e pronarëve në fshatin Debëllde, Komuna e Vitisë, gjatë viteve 2001 – 2009. Në këtë komision janë përfshirë Ministria e Bujqësisë, MEF, MD, MPL, dhe përfaqësues nga komuna e Vitisë.

Debëlldehut i garantohen pronat dhe kompensimi i dëmeve
Qeveria siguron banorët se pronën e tyre nuk do t’ua cenojë askush, ndërsa për dëmet e shkaktuara deri tash formohet një komision vlerësues 24 Tetor, 2009
Qeveria e Kosovës të premten vendosi të themelojë një komision ndërministror për vlerësimin e dëmeve të krijuara në pronat e banorëve të Debëlldesë, që nga viti 2001 deri tani. Ky vendim është marrë në mbledhjen e Qeverisë, pasi kryeministri Thaçi njoftoi kabinetin lidhur me marrëveshjen për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, marrëveshje të cilën e ka ratifikuar Kuvendi. Duke iu përgjigjur shqetësimeve të banorëve të Debëlldehut, kryeministri Thaçi ka siguruar edhe një herë ata se nuk e kanë humbur pronën e vet, sepse prona e tyre është aty ku ka qenë dhe pronësia nuk ka ndryshuar, ajo është e paprekshme dhe do të respektohet. “Shqetësimet e tyre janë të evidentuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe për këtë çështje dua t’i siguroj se askush prej tyre nuk e ka humbur pronën e vet, sepse prona e tyre është aty ku ka qenë dhe pronësia nuk ka ndryshuar. Prona është e tyre, e paprekshme, legjitime dhe do të respektohet. Qasja në këto prona do të lehtësohet dhe rregullohet edhe më lehtë, në bazë të standardeve ndërkombëtare dhe përvojave edhe të vendeve të tjera dhe të BE së. Kështu që fshatarët e Debëlldesë do të mundë t’i punojnë pronat e tyre pa asnjë problem, pa frikë dhe pa asnjë pengesë”, ka thënë Thaçi. Ai e ka njoftuar kabinetin qeveritar për takimin që ka pasur me përfaqësuesit e fshatit Debëllde, ku është ngritur edhe çështja e dëmeve që u janë shkaktuar atyre nga pamundësia e qasjes në prona deri më tani. Kryeministri Thaçi përsëriti se marrëveshja për kufirin me Maqedoninë, e arritur javën e kaluar, është në interes shtetëror për Kosovën.”Kjo marrëveshje është nënshkruar duke pasur parasysh gatishmërinë dhe përkushtimin reciprok për të kontribuar në zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, perspektivën euroatlantike të të dy vendeve dhe në këtë mënyrë kemi hapur një periudhë të re ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë”, ka thënë Thaçi.
Procesi zgjedhor, në
binarë normalë
Kreu i Qeverisë së Kosovës, Thaçi, ka vlerësuar shumë pozitivisht procesin e përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 15 nëntorit, duke e cilësuar po ashtu të qetë dhe pa probleme fillimin e fushatës elektorale për zgjedhjet e para të lira në Kosovën e pavarur. “Dëshiroj të theksoj se zgjedhjet e para të lira në Kosovën e pavarur dhe i gjithë procesi zgjedhor është duke vazhduar i qetë, demokratik, si një proces i konkurrencës së vlerave, të një konkurrence dinjitoze të programeve e koncepteve”, ka thënë kryeministri Thaçi, duke shtuar se përgatitjet teknike janë duke shkuar shumë mirë.
Qeveria, sipas tij, është e përkushtuar që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe komisionet e tjera përkatëse të kenë të gjitha kushtet, duke përfshirë edhe mbështetjen adekuate financiare, mbështetjen teknike, dhe çfarëdo mbështetje që i nevojitet. Kryeministri Thaçi ka njoftuar kabinetin për vizitën që dje, së bashku me presidentin Sejdiu dhe ambasadorin amerikan, Dell, i ka bërë KQZ-së. “Jemi të bindur se këto zgjedhje, të parat në Kosovën e pavarur, do të jenë shembull i pjekurisë politike i të gjithë spektrit politik kosovar dhe i një pjesëmarrjeje të madhe në zgjedhje. Gjithashtu, do të dëshiroja t’i falënderoja të gjitha partitë për fushatën e tyre korrekte, të qetë dhe demokratike”, ka thënë kryeministri Thaçi. Po ashtu kryeministri Thaçi ka njoftuar për vizitën e Policisë së Kosovës dhe mbështetjen për punën e suksesshme në luftimin e të gjitha dukurive negative, ndaj të gjithë atyre që e shkelin ligjin.
I. KRASNIQI

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi