Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Te gjitha fobite e yjeve të Hollivudit

2 posters

Shko poshtë

 Te gjitha fobite e yjeve të Hollivudit Empty Te gjitha fobite e yjeve të Hollivudit

Mesazh nga No.i.d Mon Jul 05, 2010 7:55 am

Nëse Jodie Fosterin e kap frika vetëm nga ideja e hyrjes në një dyqan, Johnny Depp ka frikë nga kllounët, ndërsa Roger Moore nuk duron dot pistoletat. Dhe për një njeri që ka luajtur rolin e James, ky është vërtet një problem Epo, le të ngushëllohemi: edhe yjet kanë fobitë dhe frikërat e tyre dhe duhet të mësohen të jetojnë me to njësoj si ne, njerëzit e zakonshëm. Kështu, nëse Jodie Fosterin e kap frika vetëm nga ideja e hyrjes në një dyqan, Johnny Depp ka frikë nga kllounët, ndërsa Roger Moore nuk duron dot pistoletat.

Dhe për një njeri që ka luajtur rolin e James, ky është vërtet një problem. “Ka shumë faktorë që mund të shkaktojnë fobinë”, - thekson për gazetën e përditshme “Daily Express”, profesor Stephen Palmer, drejtor i Qendrës për Menaxhimin e Stresit.

“Para së gjithash, ato mund të mbarten nga fëmijëria: për shembull nëse ke parë nënën tënde të frikësuar për shkak të akrepave, të bën të mendosh gjithnjë me frikë për këtë insekt. Por fobitë mund të shfaqen edhe pas një periudhe stresi apo zie, që na bëjnë të jemi më në ankth dhe siklet: zemra nis të rrahë me shpejtësi, dhe pa e kuptuar as vetë mund të përballeni me një ndjesi të fortë paniku. Ka pastaj disa lloje fobish që kanë predispozitë gjenetike, veçanërisht në raste të gjakderdhjes apo operacioneve kirurgjikale”. Lajmi i mirë është se nga frikërat gjithkush mund të shërohet. “Me anë të terapisë konjitive të sjelljes, i bind pacientët e mi se frikërat e tyre janë irracionale dhe se në atë moment janë në duar të sigurta”, - thotë profesor Palmer. “Në këtë moment i nxis të përballen me fobitë e tyre dhe t’i përballojnë me sukses ato”.

JODIE FOSTER
Aktorja ka një frikë të çmendur nga pazari: “Hyj në një dyqan dhe ndjej se fytyra më kontraktohet, më irritohet dhe menjëherë dal jashtë dhe hipi në makinë”. Sipas psikologut, kjo është një sjellje e lidhur ngushtë me natyrën publike të personit: “Një njeri i famshëm, shpesh ndjehet i brishtë në mes të shumë njerëzve dhe veçanërisht nëse vuan nga klaustrofobia, mezi pret të largohet me shpejtësi. Në këtë rast duhet të pyesësh veten nëse kjo është një frikë e pakontrolluar, apo nëse rrjedh nga fëmijëria, nga frika e të shpenzuarit tepër, apo një precedent negativ.

BILLY BOB THORNTON
Ish-bashkëshorti i Angelina Jolie ka një fobi të vërtetë ndaj mobilieve të Luigi XIV, të praruara e të zbukuruara me ar. “Kur i shoh përpara, nuk mundem të marr frymë apo të ha”. Palmer shpjegon: “Kjo duket si një fobi e çuditshme, por nuk është kështu. Të shohësh disa lloje objektesh mund të shkaktojë ankth, jo vetëm për shkak të formës, por edhe për shkak të erës së llakut, për shembull, që në fakt është e bezdisshme.

HELEN MIRREN
Mbretëresha e Hollivudit urren telefonin. “Nuk marr askënd në telefon, ai më bën nervoze. Për mua, shpikja e ndonjë makinerie që përgjigjet në vendin tonë, do të ishte fantastike”. Sipas psikologut, duhet kuptuar nëse frika ka lidhje me telefonin apo telefonatën. “Shumë njerëz mund të kenë fobi sociale dhe pastaj nuk duhet harruar se asnjëherë nuk e dimë kush na telefon, ndaj mund të kemi frikë edhe nga e panjohura. Së fundmi, është frika e marrjes së një lajmi të keq”.

OPRAH WINFREY
Prezantuesja televizive më e famshme e Amerikës ka siklet çamçakizat. “Gjyshja ime i ruante çamçakizat e përdorur, ndërsa unë nuk guxoja t’i prekja, sepse më shkaktonin siklet”. Sipas mendimit të ekspertit, kjo lloj frike ka lidhje vetëm me shijen e keqe.

JOHNNY DEPP
Pirati i Karaibeve nuk duron dot kllounët. “Ka diçka të trishtueshme dhe djallëzore te ato fytyra të pikturuara që më kujtojnë vdekjen”. Sipas psikologut, ky është thjesht një projeksion i gabuar i personit, një fantazi e tij: “Për ta superuar, duhet thjesht ta shohësh në sy kllounin për të kuptuar se ç’është, thjesht një burrë i veshur me shumë ngjyra për të bërë të qeshësh”.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Te gjitha fobite e yjeve të Hollivudit Empty Re: Te gjitha fobite e yjeve të Hollivudit

Mesazh nga Donaa Mon Jul 05, 2010 9:03 pm

thnx no.i.d per ket postim Very Happy
Donaa
Donaa
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 67
PIKE : 104
Popullariteti Popullariteti : 8
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi