Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndahet nga jeta poeti Ndoc Gjetja

Shko poshtë

Ndahet nga jeta poeti Ndoc Gjetja Empty Ndahet nga jeta poeti Ndoc Gjetja

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 05, 2010 2:32 pm

Ndahet nga jeta poeti Ndoc Gjetja
Ndahet nga jeta poeti Ndoc Gjetja NdocGjetja-1
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndahet nga jeta poeti Ndoc Gjetja Empty Re: Ndahet nga jeta poeti Ndoc Gjetja

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 05, 2010 2:32 pm

TIRANE-Poeti Ndoc Gjetja ndërroi jetë dje në moshën 66 vjecare nga një sëmundje e rëndë. Autor i disa vëllimeve poetike, Ndoc Gjetja u lind më 9 mars 1944 në fshatin Bërdicë të Shkodrës.
Kur ishte shtatë vjec, prindërit e tij u vendosën me banim në Lezhë, ku jetoi derisa humbi jetën nga sëmundja e rëndë. Në vitin 1970, filloi të botojë poezitë e para dhe nuk ndërroi zhanër. Eshtë autor i disa vëllimeve poetike, ku poezitë që kanë bërë emër janë, “Epitaf për veten”, “Herakliti”, “Ëndërr”, “Lutje”. Poezitë e Gjetjas janë dhe në tekstet letrare shkollore, Studiuesit dhe kritikët e letërsisë e kanë cilësuar Ndoc Gjetjan, si “Poeti me fytyrë Krishti”.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndahet nga jeta poeti Ndoc Gjetja Empty Re: Ndahet nga jeta poeti Ndoc Gjetja

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 05, 2010 2:32 pm

Ku po shkon, o Ndoc?!Ndahet nga jeta poeti Ndoc Gjetja Filesphp
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndahet nga jeta poeti Ndoc Gjetja Empty Re: Ndahet nga jeta poeti Ndoc Gjetja

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 05, 2010 2:32 pm

( Pak rreshta në vend të ngushëllimit )

Pjetër Jaku

Në vend të ngushëllimit, miqëve të tij dhe vetes, në vend të ngushëllimit Lezës, Isës që e rrite pa baba dhe nuk e la asnjëherë Gjyshin, më të mirin e botës, në vend të ngushëllimit gjithëçkaje që preku dhe deshi Ai, në vend të ngushëllimit librave të Tij, në vend të ngushëllimit Elindes ( Elinda Markut ), që shkroi poezinë aq të bukur për Të dhe e deshi si prind e vëlla, në vend të ngushëllimit të të gjithë atyre që e kanë njohur e dashur, në vend të ngushëllimit vuajtjeve të Tij të panumërta, në vend të ngushëllimit të të gjithë atyre që e deshën dhe respektuan, pa e ditur kurrë Ndoci, në vend të ngushëllimit hapësirave që i preku vështrimi i Tij, në vend të ngushëllimit Dritëroit (Dritëro Agollit) e Tomit ( Moikom Zeqos), Kujtimit ( Kujtim Dashit) e Zijait ( Zija Çelës), Toninit ( Tonin Çobanit) e Shpresës ( Shpresa Rames), gjithë krijuesve të Lezhës e mijëra miqëve të tjerë, në vend të ngushëllimit edhe për ata që desh të përgaditën kurthin e burgut me fotografinë e diktatorit nën këpucën tënde, në vend të ngushëllimit për jetën Tënde dhe dhimbjen që pate ti për veten dhe të gjithë ne për Ty, kam vetëm dy pyetje dhe një lutje:

Ku po shkon o Ndoc?

Pse po shkon o Ndoc?
Kthehu për të gjithë ne, o Ndoc! Je nxitu , o Ndoc!

A nuk janë mjaft arsye për të na dëgjuar ne?

Në emër të Renit që të pret o Ndoc dhe, që ia le një faqe të bardhë dhjatës tënde ( ku heshtja i tha të gjitha), por ai do donte më mirë të jeshë më Isën se me të, në emër të babait të vuajtur, që nuk do t’i vij mire, kur të shkosh. Kthehu o Ndoc! Pse po shkon, o Ndoc?

Të gjithë e kan një lutje për ty. Ktheu për të gjithë ne, o Ndoc!

Kujtoi ato vargje që i shkruajte vet, në përvjetorin tënd;

“ Se si më shkrepi sonte në moshën 50 vjeç

të bëj në heshtje bilancin e jetës time

më del se kam fituar shtatëmijë e dyqind dhimbje

dhe kam humbur po aq gëzime”.

Kjo humbje nuk ishte në llogarinë tënde, o Ndoc! Ti nuk kishe ç’të humbje më, pse e humbe dhe këtë se, në bilancin tënd nuk e ke fituar, qoftë dhe një gëzim të vetëm!

Ktheu Ndoc, ti nuk duhet të shkosh aq herët, të paktën pa ardhur bubrreca e fatit, që është nisur nga Himalaja, për të ardhur në shtëpinë tënde, nuk do vonojë shtatë mijë vjet, aq sa parashikoje ti.

Kthehu, ajo do të vij! Shpirti yt nuk të la të biesh në miqësi të prishura.

“ deri kur të ndahesh

nga trupi im i vdekshëm

mos më lerë të bie

në miqësi të prishura”

Kthehu o Ndoc, se as Drini nuk do e dëgjoi lutjen tënde:

“ O Drin!

Sa herë të derdhesh atje te deti

Për mua

Vëtëm këto vargje thuaj:

- Kur të vdes

Avulloftë kjo qënia ime

E u bëftë

Ujë!’

Kthehu, mos lerë Isën të pres, se kur do t’i flas Gjyshi, se kur do të ngrihet dhe ta marrë përdore, si dikur. Ajo nuk ka deshirë ta thotë poezinë tënde, biles as ta lexoi:

“ Ne rrinim, prisnim

të na thoshte një fjalë gjyshi

sytë i çoi tek ora e ngelur,

sytë i thoshin “ Më kurdisni”!

Kthehu Ndoc! Ti e le pa përfunduar poezinë “ Preç Poetit” nuk më vjen mirë të të kujtoj vetëm strofën e parë:

“ S’kemi ç’bëjmë o Preç Poeti

ne kurrë s’do mundemi të lindim më

A s’është ironi, ta hajë dreqi

Që sendet të rrojnë më shumë se ne?”

Ke plot arsye për t’u kthyer. Ti, nuk më the lamtumirë në shkurt të dymijë e tetës.

Ku po shkon , o Ndoc?!
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndahet nga jeta poeti Ndoc Gjetja Empty Re: Ndahet nga jeta poeti Ndoc Gjetja

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 05, 2010 2:33 pm

Ndahet nga jeta poeti Ndoc Gjetja Ndocgjeta4
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndahet nga jeta poeti Ndoc Gjetja Empty Re: Ndahet nga jeta poeti Ndoc Gjetja

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 05, 2010 2:33 pm

Ndahet nga jeta poeti Ndoc Gjetja Ndocgjeta5
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndahet nga jeta poeti Ndoc Gjetja Empty Re: Ndahet nga jeta poeti Ndoc Gjetja

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 05, 2010 2:34 pm

Ndoc Gjetja, hera e fundit në bibliotekën publike
Ndoc Gjetja ndërroi jetë dje në mesditë në moshën 66-vjeçare. Bashkia e Lezhës ka marrë përsipër homazhet për nder të poetit që u bë i njohur në vitet '70-'80.

Mesditën e të hënës, 7 qershor, ndërroi jetë në shtëpinë e tij në lagjen "Skënderbeg" të qytetit të Lezhës, Ndoc Gjetja. Poeti vuante prej vitesh nga probleme shëndetësore, dhe tri javët e fundit gjendja u bë kritike në sanatoriumin e Tiranës nga kanceri në mushkri.

Vdekja e tij është një goditje tjetër e rëndë për familjen Gjetja që e kishte humbur qetësinë nga vdekjen e të birit në vitin 1997.

Prej atij viti poeti jetoi krejt i tërhequr nga bota dhe letërsia.
Janë shumë ata që janë hidhur nga kjo vdekje, ata që e kanë njohur nga afër poetin por edhe shumë të tjerë që e kanë njohur nëpërmjet krijimtarisë së tij poetike që lulëzoi dhe e bëri të njohur në vitet '70-'80.

Drejtori i Bibliotekës Publike Lezhë, Gjergj Shytaj shprehet për humbjen e "një pene të rëndësishme të poezisë shqipe. Fatmirësisht, poezia që ka lënë, është e atij niveli që do ta ketë jetën të gjatë."

Publicisti Gjovalin Gjeloshi e kujton si "mësues të publicistëve, poetëve dhe gazetarëve. Do të na mungojë mendimi i tij për librin. Vendi ku rrinte Ndoci nga sot mbetet bosh, pasi është i pazëvendësueshëm".

Dikush kujton Gjetjen të ketë thënë dikur: "Unë nuk dua t'i jap fund jetës, pa i dhënë botës diçka". "Ai dha botës mendimin e tij për njeriun dhe jetën", thotë poeti Viktor Gjikola.

"Vdekja e Ndocit ishte e paralajmëruar, pasi sëmundja e tij ishte e rëndë. Vdekja e poetit është shumë dimensionale, sikundër vepra e tij që mbetet në përjetësi", tha dje bashkëqytetari dhe botuesi Frano Kulli. "Gjenerata jonë ka qenë e dashuruar me poezinë e Ndocit dhe poezia e tij do të jetë jetëgjatë dhe do t'iu trashëgohet brezave."

Ndërkohë në Bashkinë e Lezhës ishte mbledhur Komisioni Organizator i Ceremonisë së varrimit të Ndoc Gjetjes. Biblioteka Publike është caktuar si vendi i homazheve që do të bëhen të martën nga ora 12:00-15:00, dhe do të përcillet për në banesën e fundit në orën 16:00.
"Paqe dhe liri" ishte mesazhi i fundit që përcolli Gjetja në 66-vjetorin e lindjes, më 9 mars 2010 nëpërmjet gazetës "Shekulli".
Gjetja u lind më 1944 në fshatin Bërdicë të Shkodrës, por në Lezhë u vendos me familjen që kur ishte 7 vjeç. Shtegtoi drejt Tiranës në kohën kur krijimtaria e tij u bë e njohur, në vitin 1971 kishte botuar vëllimin e parë poetik "Rrezatim", pastaj erdhën gjashtë të tjerë: "Shqiponja rreh krahët" (1975), "Qëndresa" (1977), "E përditshme" (1982), "Çaste" (1984), "Poezi" (1987), "Kthimet" (1991) dhe "Dhjata ime" (1998).

Dikur do të thoshte: "Edhe pse kam botuar shtatë vëllime me poezi, unë e konsideroj veten autor i një libri të vetëm, që do të hartohej duke përzgjedhur poezitë më të mira që kam arritur të krijoj."
Gjetjen e kanë cilësuar "poet humanist". Me siguri e kanë ndjerë këtë përmasë shumë që e kanë lexuar poezinë e tij që rri pa zhurmë dhe me dinjitet në rendin e poezisë bashkëkohore shqipe.

Bashkëkohës me poetët Rudolf Marku, Preç Zogaj, Agim Isaku etj., Gjetja është prezantuar dikur si poet i të ashtuquajturit "grup i poetëve lezhjanë", paçka se kontributi i tij në kulturë është edhe më konkret dhe i prekshëm.

Mjafton të kujtojmë revistën e famshme për kohën "Skena dhe ekrani" dhe ke thënë Ndoc Gjetja. Një revistë të atyre standardeve nuk e kemi as sot njëzet vjet pas rënies së izolimit.

Ai ka qenë 13 vjet kryeredaktor i "Skenës" dhe bashkë me poezinë, ajo është një nga dy gjërat më të rëndësishme që Gjetja i ka dhënë kontribut real në shoqëri. Mbyllja e revistës e nxori të papunë dhe shënoi shtegtimin nga Tirana, tashmë në kthim drejt Lezhës më 1995 ku jetoi deri dje.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndahet nga jeta poeti Ndoc Gjetja Empty Re: Ndahet nga jeta poeti Ndoc Gjetja

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi