Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Libri 02

Shko poshtë

Libri 02 Empty Libri 02

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 06, 2010 8:14 am


L I B R I I D Y T Ë


F A M I L J A.

KRYE I DYTË
NDERTIMI I FAMILJES.

NYE I NANDËT.

Familja e kuptueme në vedvedi..

§. 18. Percaktimi i familjes.
Familja asht nji të mbledhun gjymtyrësh, të cilët gjallisin nen nji kulum, qellimi i të cillvet asht të shtuemt e gjindes nper mjet të martesës, të mkanbuent e tyne kah zhdrivillimi i shtatit e kah zhvillimi i mendes e i shises.


§. 19. Pjestarët e Familjes.
Familjen e perbajn gjindja e shpis; si të shtohen këta, dahen në vllazni, vllaznija në gjini, gjinija në fise, fiset në flamur e të gjith zbashku permblidhen në nji Familje ma të hapët, e cila quhet Kom, e kan nji atme, nji gjak, nji gjuhë, e doke.

§. 20. Tagri, perlimi e detyra e të zot’t të shpis.
Mbas Kanunit, sundimi i shpis i perket ma të vjetrit nen kulm të shpis a se vllaut të parë; po s’paten ato veti , qi duhen per me krye ket zyre si e lyp detyra, atbotë zgidhet kuvendisht prej shpjakve njaj, qi të jet ma i meqem, i urtë e ma kujdestar.

Zot shpije mundet m’u ba edhe njeri i pamartuem.
I zoti i shpis ka tager:

1) me ndejë në krye të vendit në shpi të vet, edhe pse gjinden ma të vjerer se ky në shpi;
2) mbi armët e veta, edhe njiqind qese n’i bashin; mbi kal të shalës; mbi shtrojë e mblojë të veten; mbi veglat e kafes, e këto sende as kunaja e dahes s’i pershin;
3) mbi fitime të gjindes së shpis, të rrogës a të falmeve;
4) me ble, me shitë e me ndrrue tokë, si arë, livadhe, xana (ograja), prozhme, rendin e vadës gja të gjalla e remet;
5) me dhanë e me merrë uha e me hi dorzanë;
6) me ndreqë shpija, ksolla vithna, etj;
7) me çue në punë a në shtek gjinden e shpis;
8) me çue gjinden e shpis per puntorë uha a edhe fjal;
9) mbi venë e raki, a me ble a me shitë a me dhanë uha;
10) me ndeshkue gjinden e shpis, kur kur mos të hecin si e
lypë e mara e shpis.

Ndeshkimet jan njikëto:

a) Me lanë pa hanger
b) Me u hjekun armët e krahit a të brezit per nji a dy javë;
c) Me lidhë a me burgosun në shpi;
d) Kryekcyemin me e da shpijet me pjesë, qi i perket, per me shporrë shnerzimin e rrezikun.

10) Me hi dorëzanë kush i shpis pertej se i ban arma; me shitë, me ble a me ndrrue gja pa leje të zot’t të shpis, ka tager mos mu pergjegjë, se Kanuja s’e xen per të zakonshme as të shitmen, as të blemen as të ndrruemen e as dorëzanin këso dore, e çdo send a gja do të shkembet, se a’ba pa leje të zot’t të shpis.

§. 21. Perlimi e detyra e të zot’t të shpis.

1) Mu perkujdesë per të marët e gjindes e të shpis;
2) Me mbajt në fre gjinden e shpis të mos t’i sjellin ndo’i dam a rrenim;
3) Me pri ma i pari në punë qi i perkasin vehtjes së tij;
4) Me mbajtë sy mbi tokët, të mos të jesin djerr; mbi tufë të gjas s’gjallë, të mos praptohet e mara e sajë;
5) Me punue me mend e urti merenda e jashta shpijet e të mos t’a çoj rrenimi e fika shpin;
6) M’u perkujdesë per veshë e mbathë të gjindes së shpis prej fitimeve të shpis;
7) Me mbajtë udhen e drejtsis në shpi, e mos me i a mbajtë krahin ma teper njanitt se tjetrit;
8) M’u ble armët djelmvet, kur të shofë se janë ba per to.

§. 22. Tagri i së zojës së shpis.
E zoja e shpis ka tager:

1) Mbi të gjtha sendet, qi bahen në shpi;
2) Me dhanë a me lypë uha miell, bukë, krypë, djath, e tlyen ;
3) Me i urdhnue grat e shpis, me i çue per ujë, per dru, m’u çue bukë puntorvet, me ujët (me vaditë), me bajtë pleh, me korrë e me mihë a me qirue.

§. 23. Perelimi i zojës së shpis.
E zoja e shpis ka:

1) Me ba gati mjesditen e darken, me zie, me ndreqë tryezen e me da haenat;
2) Me i a vu menden bylmetit të mos të shkoj dam ;
3) Mos me shitë, a me ble a me ndrrue gja pa leje të zot’t të shpis. E zoja e shpis s’gatuen, s’shkon per ujë, s’ban dru, as pleh, as me ujët as me korrë a me qirue, as bukë m’u çue puntorvet;
4) Me shikue drejtsin në të ndrequn të gjindes e të fmive të shpis; mos me i a mbajtë krahin kuej ma teper se tjetrit;
5) E zoja e shpis do të përkujdeset per fmi, sa të jen në punë grat.

§. 24. Tagri i gjindes së ships.
Gjindja e ships ka tager:

1) Me hjekë të zo’n e ships per në pashin se nuk punon per të marët e shpis a i çon kah fika;
2) Me hjekë të zojen e shpis, per n’u raftë per sysh se bracnon, a shet gja tinëz – edhe nji kokerr voejet me kenë – a n’u mbajtë krah fmivet të vet ma teper se të tjervet.
3) Mbi armët e veta seicili; munden me shitë, me ndrrue, a me lanë peng, porse s’kan tager me lypë tjetren në shpi;
4) Mbi qe ka tager bulku, qi i nget: me i ndimue kuej a uha a falë pa pasë nevojë per leje të zot’t të shpis;
5) Mbi tuf dhensh ka tager bariu, qi i ruen; i zoti i shpis s’ka tager me i u perzie në ket zyre; para se të shes gja a të prese ndo’i kambë berri, bariut do t’i thotë, e ky e din se çë fare berri a lope asht per t’u hjekë.

§. 25. Perlimi i gjindes së ships asht:

1) Mos me hi dorzanë pa leje të zot’t të shpis ;
2) Munden me hi dorëzanë edhe pa e pvetë të zo’n e shpis, porse per aq, sa u ban arma, se kjo asht e vehtja;
3) Nuk munden me i shkue kuej per puntorë pa leje të zot’t të shpis
4) Nuk munden me shit as me ble as me ndrrue gja;
5) Gjindja e ships nuk munden me mundshtue të zo’n e shpis në punët e shpis a të krahit;
6) Me ndigiue, e me shkue gjithkund t’urdhnoje i zoti i ships;
7) Kuj t’i a njese gishtin i zoti i shpis me dal n’ushtri, do të dale;
8) Granija janë në detyrë me punue per shpi; po u teproj koha, si të lirohen prej punve të shpis, munden me ba punë doret të vetat.

NYE I DHETËT.
Familja e kuptueme në Katund e në Flamur.

§. 26. Tagri i Familjes.

1) Ka tager e za në kuvend të katundit;
2) Ka tager në pjesë të giobës së katundit;
3) Ka tager në kujri të katundit;
4) Ka tager me marr më ndore kedo;
5) Ka tager me pri me unë zjarmi e me spatë në të djegun të nji shpije në fis të vet;
6) Ka tager me pri gjobtarvetnë vathë të fisit të vet;
7) Me ra më ndo’i faj të randë shpja, per të cilin i shkon ndeshkimi i unës së zjarmit e i spatës, as katundi as Flamuri s’mund vej dorë më rrenim pa pri vet fajtori.

§. 27. Perlimi i Familjes.

a) në Katund:
1) I zoti i shpis do të pergjegjet per çdo dam, qi t’bajn kuej gjindja;
2) Do të dalë në kuvend gjith sa herë të mblidhet katundi;
3) Do të çojë puntorin në punë, qi ka katundi rrethas;

b) në Flamur:
1) Do të dalë në kuvend të Flamurit kur të thirren “Burrë per shpi’’ ;
2) Do të pergjigjet rrethas me katund per “dy hae bukë” djemvet të Flamurit ;
3) Do të lajë 400 grosh giobë Derës së Gjomarkut per çdo vrasë ;
4) Do të dalë n’ushtri të Flamurit.


Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi