Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MOTOT E SHTETEVE

Shko poshtë

MOTOT E SHTETEVE  Empty MOTOT E SHTETEVE

Mesazh nga No.i.d Tue Jul 06, 2010 8:07 pm

MOTOT E SHTETEVE


Të gjithë shtetet dallohen nga flamujt e tyre. Disa kanë edhe nga një moto për përforcimin e unitetit kombëtar. Në Komunitetin Europian vetëm pak shtete nuk kanë moton e tyre. Midis tyre janë Irlanda, Italia dhe Portugalia.
1. Belgjika: "Bashkimi bën fuqinë"- Një pjesë e popullsisë së Belgjikës, Wallon-ët dhe Flamend-ët, nuk e pranojnë ende këtë moto.
2. Britania e Madhe: "Zoti dhe e Drejta ime"- Marrë nga Henry VI, kjo moto shpallet për herë të parë nga Richard I gjatë betejës së Gisor-it gjatë së cilës francezët u mundën. Nëpërmjet kësaj motoje Richardi I donte të thoshte se ai nuk ishte më një vasal i Francës dhe nuk ia detyronte mbretërimit e tij tjetërkujt veç Zotit. Një moto kjo që dëshmon ende për rivalitetin ndërmjet Anglisë dhe Francës.
3. Danimarka: "Ndihma e Zotit, dashuria e popullit, forca e Danimarkës"- Kjo është në fakt motoja e mbretëreshës Margareth II. Zoti, populli, kombi një treshe që e gjejmë shpesh në themelet e shteteve të ndryshme dhe që dëshmon qartë për forcën e karakterit dhe për pavarësinë të cilën ky vend e dëshmoi gjatë referendumit të parë të tij mbi traktatin e Mastricht-it.
4. Franca: "Liri, barazi, vëllazëri"- Kjo gjendej në gjithë monedhat që francezët kanë përdorur. Kjo moto i përgjigjet idealit të shpallur në kohën e Revolucionit të 1789-ës.
5. Greqia: "Liri a vdekje"- Kjo ishte thirja e nacionalistëve grekë që arritën t'i japin fund pushtimit otoman më 21 Mars 1821. Këtë thirje e shfrytëzoi pastaj poeti Donisis Solomos për hymnin kombëtar grek.
6. Hollanda: "Do të mbaj"- Motoja paraqet mbi emblemën e familjes d'Orange sovranin e një principate të Francës Jugore. Revolta e Hollandezëve kundër mbretërisë spanjolle nxiti Guillaume Nassau t'a bëjë të vetëm moton kur ai trashëgoi principatën më 1544. Një motokjo qëmbetet e domosdoshme dhe aktuale edhe sot kur thuhet se hollandezët –poshtë nivelit të detit-duhet të mbajnë detin vazhdimisht jashtë kufijve të tokës së tyre.
7. Luksemburgu: "Duam të mbesim këto që jemi"- Më 1839 Luksemburgu fitoi pavarësinë e tij pas problemeve të shumta që kishin të bënin me territoret e tij. Kjo është një shpallje që tregon kënaqësinë e një populli të vendosur të qëndrojë në pozicionet e tij.
8. Spanja: "Ende më larg"- Më larg shtyllave të Herkulit që ndodhen mbi emblemat kombëtare dhe që simbolizojnë Ngushticën e Gjibraltarit. Një "më larg" që vendi e ka prekur,sepse ai e ka shtyrë ndikimin e tij deri në Amerikën Latine.
9.
Gjermania: "Unitet, drejtësi dhe liri"- Vargu i parë i Hymnit Kombëtar është bërë motoja zyrtare e Gjermanisë. Një frazë kjo krejtësisht aktuale që prej rënies së murit të Berlinit.

Vende të tjera në botë kanë devizat, motot e tyre. Kështu Zvicra ka një moto, të cilën të gjithë do të bënin mirë ta mernin për vete dhe të formonin një komunitet të vërtetë: "Një për të gjithë dhe të gjithe për një". Në Kili motoja dëshmon për vendimin e një populli që llogarit mirë para se t'i çojë gjërat deri në fund: "Në emër të arsyes ose të forcës". Në SHBA, vendoset gjithshka mbi një mbështëtje me origjinë hyjnore: "Te Zoti, besimi ynë". Kurse ishulli Maurice ka një moto që është një ftesë e vërtetë: "Yll dhe çelës i Oqeanit Indian".
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi