Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Muaji i Ramazanit dëshmi e besimit të sinqertë

Shko poshtë

Muaji i Ramazanit dëshmi e besimit të sinqertë Empty Muaji i Ramazanit dëshmi e besimit të sinqertë

Mesazh nga Shooter-Ks Wed Jul 07, 2010 7:17 am

Muaji i Ramazanit dëshmi e besimit të sinqertë



Jemi në prag të muajit të Ramazanit, para muajit që gjithmonë ofron ngrohtësi dhe kënaqësi, muajit specifik që ka rregullimin, orarin dhe atmosferën e vet.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në fillim të muajit të Ramazanit iu drejtua besimtarëve:

"O njerëz! Ju ka ardhur muaji i All-llahut të Madhërishëm, muaj i begative, mëshirës dhe faljes; muaji më i lartë tek All-llahu. Ditët e këtij muaji janë më të vlefshmet e ditëve; netët e këtij muaji janë më të mirat e netëve; orët e këtij muaji janë më të bekuarat e orëve. Është muaji në të cilin jeni të ftuar tek All-llahu si miqtë më të respektuar të Tij. Është muaji në të cilin shikimi është lartësim i All-llahut dhe gjumi është adhurim, është muaji kur pranohet lutja dhe shumëfishohet shpërblimi për veprat. Kërkoni pra, me zemër të pastër dhe qëllim të sinqertë bekimet e All-llahut për mbajtjen e agjërimit gjatë këtij muaji dhe lexoni Kur'an për hir të Tij. Atij njeriu që i mohohet falja e mëkateve në këtë muaj, është njeriu më i pafat. Uria dhe etja e këtij muaji le t'ju sjellë ndërmend urinë dhe etjen e Ditës së Kijametit. Jepni lëmoshë për të varfrit dhe të vobektët, nderoni të moshuarit dhe silluni me ëmbëlsi ndaj fëmijëve, forconi lidhjet farefisnore, ruajeni gjuhën, uleni shikimin dhe ruajeni dëgjimin nga ajo që është e ndaluar, tregojuni të mëshirshëm me jetimët, që të tjerët të tregohen të mëshirshëm me ju, kthehuni tek All-llahu të penduar sinqerisht dhe ngrijini duart në lutjet tuaja dhe në namaz për të kërkuar begatitë dhe mëshirën e Tij. Ramazani është epiqendër për përforcimin e fuqive shpirtërore, psikike e morale në jetën e popullit apo të individit... Ky na rikujton të vërtetën e qiejve dhe të tokës, na armatosë me fuqi ngadhënjyese dhe na nxitë ta duam lirinë, prej së cilës varet nderi i njerëzimit. Pra, Ramazani na dhuron të vërtetën, fuqinë dhe lirinë gjatë ditëve të urisë dhe etjes. O njerëz! Shpirtrat tuaj janë peng i veprave tuaja. Shpengojini ata duke kërkuar falje. Supet ju rëndojnë nga mëkatet. Çlirojini duke u përgjunjur me ballin në tokë. All-llahu ka premtuar që nuk do të dënojë dhe as frikësojë ata që janë lutur dhe përgjunjur përpara Tij. O njerëz! Nëse nderoni një agjërues duke e ushqyer me një vakt, All-llahu do t'ju japë shpërblim sikur keni çliruar një skllav dhe do t'ju falë mëkatet". Kur e dëgjoi këtë, një prej shokëve të Pejgamberit u ngrit e tha: "O i Dërguar i All-llahut, jo të gjithë prej nesh kanë mundësi të ushqejnë një agjërues siç thua ti". Kësaj Pejgamberi iu përgjigj: "Ruajeni veten nga e keqja e zjarrit qoftë edhe me një copë hurmë apo me një gllënkë ujë."

"O populli im! Nëse një prej jush ndreq karakterin e tij gjatë këtij muaji, All-llahu do ta ndihmojë që ai të kalojë urën e Siratit (urë mes zjarrit dhe kopshtit) me hapa të sigurt, në një kohë kur të tjerëve do t'u dridhen këmbët. All-llahu do ta zbutë gjykimin ndaj njerëzve që tregojnë butësi gjatë këtij muaji kundrejt atyre që kanë nën vartësi. All-llahu do ta largojë zemërimin kur të takohet me një prej robërve të Tij në Ditën e Gjykimit, i cili është larguar nga mëkatet gjatë këtij muaji. All-llahu do ta ndërpresë mëshirën e Tij për ata njerëz që i prishin lidhjet e gjakut gjatë këtij muaji. All-llahu do t'i mbajë larg zjarrit ata njerëz që me dëshirën e tyre falen më shumë se ç'ju është bërë obligim, kurse shpërblimi për faljet e obliguara këtë muaj është 70 herë më i madh se në muajt e tjerë. Shtimi i faljeve në këtë muaj do të rëndojë shumë në peshoren e Ditës së Gjykimit. Shpërblimi i atij njeriu që lexon vetëm një varg të Kur'anit këtë muaj, është i njëjtë me shpërblimin që ka sikur të ketë lexuar të tërë Kur'anin në ndonjë muaj tjetër.

O njerëz! Gjatë këtij muaji hapen dyert e Xhennetit. Lutuni All-llahut që të mos i mbyllë ato dyer përpara jush. Gjatë këtij muaji mbyllen dyert e zjarrit, ndaj lutuni All-llahut që të mos i hapë ato dyer përpara jush. Shejtanët janë të lidhur, ndaj lutuni All-llahut që të mos kenë ndikim mbi ju." Pasi dëgjoi të gjithë këtë, Ali ibn Ebi Talib u ngrit në këmbë dhe pyeti: "Cila është vepra më e shpërblyer gjatë këtij muaji?" Pejgamberi [sal-lall-lahu alejhi ve sel-lem] u përgjigj: "Vepra më me vlerë dhe me shpërblimin më të madh gjatë këtij muaji është të qenit i kujdesshëm ndaj gjërave që All-llahu i ka ndaluar".

Muaji i Ramazanit është moment i fillimit të shpalljes së Kur'anit, prandaj edhe quhet muaji i Kur'anit, i shpalljes, i pejgamberisë. Prej atij momenti fillon edhe formimi i një grupi islam, e më vonë edhe themelimi i Botës islame. Shikoni muslimanët e hershëm, ata të cilët në betejën e Bedrit, e cila u zhvillua në ditën e shtatëmbëdhjetë të Ramazanit, të cilët edhe pse ishin pakicë, korrën fitore bindëse kundër pabesimtarëve, fitore të cilën e përmendi edhe All-llahu në Kur'anin Famëlartë... A mendoni se do të korrnin sukses sikur të mos i kishte përforcuar agjërimi në shpirtrat e tyre fuqinë, të vërtetën dhe lirinë e plotë shpirtërore? Ata sulmonin me fuqinë e Zotit, qëllonin me fuqinë e Zotit, sulmi i tyre kishte për qëllim të vërtetën. Pastaj shikoni fitoret e muslimanëve në betejat e Jermukut, Kadisijes, Xhelules, Hit-tinit etj...! A do të mund të ndodhnin ato në atë mënyrë mahnitëse, që i habitnin edhe hulumtuesit më të mëdhenj, sikur të mos ishin fituar me karakteristikat e agjëruesve, si ndershmëria, krenaria, sakrifikimi, durimi ndaj vështirësive, nënshtrimi para Zotit dhe zhvlerësimi i fuqive destruktive? E gjithë kjo ndodhi me fuqinë e Zotit të Madhërishëm, sepse Ai është ngadhënjyesi më i madh!

Të tillëve u hapen dyert e Xhennetit në Ramazan, u mbyllen dyert e Xhehennemit, pranojnë prej engjëjve (melaikeve) në Natën e Kadrit uratë dhe paqe, u falen mëkatet e të këqijat, u mbushen zemrat me dritën e Zotit dhe e përtërijnë famën me fuqinë e besimit (imanit)...

Me të tillët fitohen luftërat, gëzohen shoqëritë...

Nevoja jonë për njerëz të tillë është shumë e madhe, sepse sot ballafaqohemi me nënshtrim, me gjëra destruktive, korrupsion dhe devijim...

Muhammedi [sal-lall-lahu alejhi ves-sel-lem] ligjëroi në ditën e fundit të Muajit Sha'ban kështu: "O ju njerëz, është afruar muaji famëlartë dhe i begatshëm, në të cilin është nata që vlerësohet më tepër se një mijë muaj, në të cilin obligohen agjërimi dhe lutja (namazi) vullnetare natën (nafile); kush vepron pak, fiton shumë dhe ai që kryen një farz në të, sikur ka kryer shtatëdhjetë farze në një kohë tjetër; ky është muaji i durimit, kurse durimi shpërblehet me Xhennet; ky është muaji i barazisë dhe i shtimit të furnizimit (rizkut) të besimtarit; ai që ushqen ndonjë agjërues, i falen mëkatet, shpëton nga zjarri dhe nuk i pakësohet shpërblimi fare". Njerëzit i thanë: "O i Dërguar i Zotit, nuk mundet çdokush prej nesh të ushqejë ndonjë agjërues", kurse ai u përgjigj: "Zoti e shpërblen kështu atë që ushqen ndonjë agjërues me hurmë, ujë ose qumësht".
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Muaji i Ramazanit dëshmi e besimit të sinqertë Empty Re: Muaji i Ramazanit dëshmi e besimit të sinqertë

Mesazh nga Shooter-Ks Wed Jul 07, 2010 7:17 am

Muaji i Ramazanit dëshmi e besimit të sinqertë Ramazani, muaji i lirisë  "Në liri plotësohet adhurimi, kurse me realizimin e adhurimit plotësohet liria". Ahmed ibn Hadravejhi thotë: "Liria nuk është ashtu siç e kuptojnë shumica e njerëzve, gjegjësisht nuk përkufizohet me përfitimin e popujve të drejtat e tyre në udhëheqje e pavarësi, sepse kjo është liri politike, e pas saj vijon liria e idologjisë, e popullit, kulturës dhe doktrinave humane fisnike".  O besimtarë e besimtare!  Ramazani na mëson lirinë e plotë, me urinë e tij, etjen, kufizimin dhe ndalimin...  A nuk e dëshironi lirinë e tillë, që buron nga uria dhe ndalesa?  Ejani pra të fluturojmë në horizontet e lirisë! Ejani të largohemi nga bota e robërve! Ejani të shohim se si jetojnë robërit në botën e adhurimit!  A mendoni se politikanët e mëdhenj, të cilët i dirigjojnë çështjet e botës, janë të lirë? A nuk e shihni se ata janë bërë robër të ambicieve të tyre politike! E si të bëhet bota e lumtur kur robërit e udhëheqin?  A mendoni se ata të cilët e udhëheqin popullin pa dëshirën e tij janë të lirë? A nuk i shihni se ata janë robër të epsheve dhe lakmisë? Si mund të jetë populli i lumtur kur robërit e udhëheqin?  A mendoni se të gjithë popujt që anojnë nga epshet e lira janë të lirë nga çdo adhurim? A nuk e shihni se ata janë viktimë e pavetëdijes dhe shprehisë vrasëse? Si mund të zgjohet një popull që nuk është çliruar nga prangat e robërisë?    Ramazani si dëshmi e besimit të sinqertë  Duke iu përgjigjur urdhrit të Zotit, besimtari heq dorë nga dëshirat e veta trupore, heq dorë edhe nga gjërat të cilat jashtë muajit të Ramazanit All-llahu ia ka bërë të lejueshme. Thënë edhe më qartë: çështjet e veta ia ka besuar All-llahut, e kjo është një sprovë nëpërmjet së cilës manifestohet sinqeriteti që i fle në thellësinë e shpirtit të tij ndaj besimit, kurse dihet se vetëm nëpërmjet detyrave - obligimeve zbulohen fshehtësitë që flenë në brendinë e njeriut.  Agjërimi është një adhurim i jashtëzakonshëm, ngase është veprim i fshehtë, është një çështje që i është besuar njeriut, askush tjetër nuk di nëse është duke agjëruar apo jo. Në anën tjetër, agjërimi është një adhurim që nuk ka kurrfarë përkrahjeje nga jashtë: agjëruesit nuk i brohorit askush. Përderisa për haxhiun njerëzit thonë "ky është haxhi", atij që jep sadaka i thonë bujar, atij që falet i thonë namazxhi etj., edhe pse këto thënie nuk duhet të peshojnë tek vepruesit, prapëseprapë ata kanë njëfarë përkrahjeje, kanë njëfarë shtytje ndaj atij personi, ndërsa tek agjëruesi mbretëron vetëm bindja e tij se Zoti është duke e përcjellë dhe vetëm ajo bindje e mban të fortë e të qëndrueshëm në vendosjen e tij për të agjëruar. Ndoshta për këtë arsye agjërimi është vlerësuar aq lart, siç thuhet në një hadith kudsij: "Çdo vepër e njeriut ka shpërblim, vepra e mirë shpërblehet me dhjetëfish e deri në shtatëqind fish, me përjashtim të agjërimit, sepse ai bëhet vetëm për hirin Tim, pra Unë vetë do ta shpërblej". E dihet se shpërblimi nga vetë Zoti është më i madh se shumëfishet e përmendura.  Kurrë nuk është vonë për t'u kthyer në rrugën e drejtë, për të përqafuar mësimet islame, për t'iu përulur madhërisë së Mëshiruesit, në duart e të Cilit është çdo gjë, e në duart e të Cilit do ta dorëzojmë edhe shpirtin.  All-llahu na dhuroftë vërtetësi të agjërimit, na bëftë nga të dhënurit pas namazit, posedues të veçorive të të devotshmëve; na ringjalltë me të shpëtuarit dhe na mundësoftë të arrijmë gradat e njerëzve të afërt me Zotin
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Muaji i Ramazanit dëshmi e besimit të sinqertë Empty Re: Muaji i Ramazanit dëshmi e besimit të sinqertë

Mesazh nga Shooter-Ks Wed Jul 07, 2010 7:17 am

Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, myslimanët në moshë të rritur, fillojnë agjërimin. Ata e shikojnë agjërimin si një mënyrë për të pastruar shpirtin nga mëkatet, egoizmi, pakënaqësia, padurimi dhe hipokrizia. Ata besojnë se agjërimi bën që njerëzit të jenë mirënjohës për ato që kanë dhe të ndjejnë vuajtjet e të tjerëve.

Origjina e myslimanizmit njihet që në vitin 640 të kohës sonë. Sipas traditës, Muhamet bin-Abdallah, një anëtar i elitës së fisit Kurash nga Meka, mori një urdhër hyjnor në “Natën e Fuqisë” në muajin e Ramazanit.

Agjërimi i përditshëm, dhënia e lëmoshës, haxhillëku në Mekë, njohja e një zoti të vetëm dhe misioni i Muhametit, si i dërguari i zgjedhur nga Zoti, përbëjnë 5 pikat kyçe të Islamit.

Myslimanët besojnë në Kurani thekson arësyen, kërkimin e pafund të së vërtetës, vëzhgimin e kujdesshëm, e meditimin. Në procesin e kërkimit të besimit, myslimanët gjetën shenjat dhe qartësinë që të drejton tek Zoti, si një e vërtetë e përjetshme dhe burim i ekzistencës.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Muaji i Ramazanit dëshmi e besimit të sinqertë Empty Re: Muaji i Ramazanit dëshmi e besimit të sinqertë

Mesazh nga Shooter-Ks Wed Jul 07, 2010 7:17 am

Xhihadi i Madhe


Sot jemi mësuar qe te ndegjojme nëpër Mediat mbi qasjen e tyre ndaj Islamit pikërisht ne Piken e Xhihadit, por çka do të thotë njemend fjala "Xhihad".
Fjala Xhihad po të perkthehej nga Gjuha Arabe do të thotë: „Perpjekje“,“Sakrifice“,“dhenje mundi për te ndryshuar dhe mbajtur ne kontrolle diçka“.

Po e filloje këtë shkrime mbi Muajin e Ramazanit me thenjen e ministrit britanik të shtetit për Zyrën e Jashtme dhe të Komonuelthit në vitin 1999, z. Derek Fatchett : "Ajo çka ata (shumë njerëz në Përëndim shën. im) kanë nevojë të njohin është se ekziston një xhihad I madh- jo një luftë e shenjtë kundër të pabesëve, por një përpjekje përbrenda njeriut për të qenë I ndershëm dhe I drejtë. Dhe Ramazani është koha kur Kurani I Shenjtë I thërret besimtarët të meditojnë mbi këtë përpjekje." ( dërguar për "Jordan Times", 18 Janar 1999).

Pikërisht tani te nderuar vëllezër dhe motra në Islam është koha kur Besimtari bën Xhihad për te permiresuar veten si pika kryesore e referimit,mandej familjen ,rrethin dhe shoqerin ne te cilën jeton.

Nëse një Shpirte nuk aktivizohet dhe nenshtrohet deshirave dhe vullnetit te psiqikes se njeriut por qëndron i paaktivizuar ne te mirë , atëherë ai vetvetiu vendos te veproj diçka qe shpeshehere është fatale për rrugën e tij drejtë devotshmeris.

Xhihadi qe njeriu bën me Shpirtin e tij duke e vënë atë nën kontrollin e duhur ndaj kerkesave te drejta te All-llahut subhanhu we teAla dhe keshillave te arta te Pejgamberit alejhiselam është perpjekja me e lartë dhe subtile e njeriut, është pika me e lartë e Imanit(Besimit) ne Zemren e c’do Besimtari te sinqertë.

Pikërisht është ky Muaj i Begate për Besimtarin/en kur deshi Krijuesi i Gjithesis te leshoje nga Meshira e tij Udhezimet e Tij te begata , qe do ndihmonin njeriun ne rrugën e tij te permiresimit dhe udhezimit te Shpirtit ne kriteret e moralit te lartë.
All-llahu subhanhu we teAla thotë ne Kur’anin Famelarte në lidhje me këtë Muaj te Begate: "Muaji i Ramazanit në të cilin u zbrit Kurani: udhëzim për njerëzimin, provë e qartë për udhëheqje dhe kriteri (dallues i të vërtetës nga e kota). Kështu që, kushdo prej jush që dallon (hënën e re të natës së parë) të muajit (Ramazan), t’a agjërojë këtë muaj..." [El Bekare: 185]


Pikërisht te dashure Musliman është ky Muaj ne te cilin njeriu ka mundësi qe përpjekjet e tij për një dirigjime shpirtërore te marrin kahjen e duhur , është momenti kur Besimtari ka përballë vetëm egon e tij dhe jo me cytjet e Shejtanit, moment kur ai duhet te tregoj forcen dhe intelektin e tij mbi egon apo nefsin vetijak.Ky është muaji kur thotë Pejgamberi alejhiselam(Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!):
"Kur hyn nata e parë e muajit Ramazan, lidhen shejtanët dhe xhinët rebelë, mbyllen dyert e Zjarrit dhe nuk qëndron hapur asnjë prej tyre, dhe hapen dyert e Xhennetit e nuk qëndron mbyllur asnjë prej tyre. Një thirrës thërret: "O kërkues i të mirës, afrohu (kryerjes së të mirave)! O kërkues i së keqes, ndalu (nga kryerja të këqijave)! Allahu (në këtë muaj) liron nga Zjarri prej robërve të Tij, dhe kjo për çdo natë.” Transmeton Tirmidhiu (682), Ibën Maxhe (1642), Ibën Huzejme (3/188)(hadithi është I mirë ,hasen).

Bëhu atëherë prej atyre qe I përgjigjen thirrjes se veprimit te veprave te mira, pasi je vet prej atyre kerkuesve te se mirës, dhe ndalu dhe medito se veprimi I veprave te ulta ule dinjitetin dhe personalitetin tënd duke filluar ne raporte me Krijuesin ,vetveten ,familjen dhe rrethin shoqërore.

Për te folur për Miresite e keti Muaji është e paket ne raport me dijen tonë por koncentrimi jonë do jetë ne pikën sociale dhe te mirat qe ofrohen këtu.

Është koha i nderuar vëlla qe nga miresit qe Zoti ti ka dhënë ty ne sofren tënde te paqet ti ndashe me te vaferin, jetimin , invalidin e luftës, te pastrehin, farefisin, te vejat,nxensit dhe studentet qe iu duhet ndihma jote ne rrugën e tyre.

Jemi deshmitare te dukurive me negative qe kanë ndodhë ndojhere ne popullin tonë, duke filluar nga narkomania, prostitucioni, varferia,vetvrasja etj.
Të gjitha këto kanë një pikë qe po të ishte e shëndoshë do ishim mburrur siç mburreshim dikur me rinin tonë, ajo është mungesa financiare e pjeses dërrmuese te popullsis,papunesia.
Kësaj i shtohet edhe me shumë mangesia e dijës Islame, ngase po qe se do ishte ky popull i ditur mbi dispozitat e Fese nuk do e kishte shtyre atë te degjenerohet tejmase edhe mungesa e kushteve ekonomike.
Shumë familjare sot vrasin veten nga mundesa e shpenzimeve te mjaftushme për një kafshate buke për fëmijët e tyre, dhe mendojnë se me vetvrasje gjejne prehje dhe qetësi duke u larguar nga brengat e dunjas qe i janë kanosur, por kjo nuk është zgjidhje aq me tepër kur këtë dukuri te ulet nuk e lejon as Krijuesi dhe as i Derguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i Tij,mandej kemi shumë vajza qe pa menduar fare dalin dhe shesin trupin e tyre duke felliqur ne njërën anë shoqerin dhe ne anën tjetër duke ulur vleften e tyre morale, e gjithë këtë e bëjmë duke menduar për një jetë me te mirë, por pa sukses edhe ato, mandej fati i shumë familjeve te invalideve dhe dëshmorëve te luftës sone Clirimtare,jetimeve dhe te moshuarve qe janë lënë ne meshiren e kohës dhe për ta nuk kujdeset askush nga Institucionet e vendeve ne te cilën jetojne.

Kjo vëlla dhe motër e dashur është një fushbeteje qe kërkohet të tregohesh një muxhahid( luftetare, perpjekes) me nefsin tënde së pari qe te mirat nga pasuria jote ti ndashe me ata qe mendon se e meritojnë ndihmën tënde per te permiresuar gjendjen e shoqeris ne te cilen jetojme.

Është moment meditimi edhe mbi kohën e kaluar, mendo pak kohën e Omer AbdulAzizit radiAllahu anhu qe kishte nën pushtetin e tij shumë vise te botës dhe popullesia e tij perbehej jo vetëm nga myslimanet por edhe nga te krishteret dhe jehudet, dhe kur morri rrugën te ike ne Afrike ti ndihmoje njerëzitë, aq shumë ishte larguar varferia ne shtetin e tij sa qe kur ai i thonte popullit :Urdheroni merreni nga te mirat e shetit qe i ka për ju.
Populli përgjigjej duke i thënë : O Prijesi ynë neve kemi mjafte dhe nuk na duhet me asgjë.

Dhe shiqo sot gjendjen e rend te këtyre popujve ne Afrike qe qindra e mijra vdesin nga uria dhe sëmundjet e ndryshme , kjo vëlla i nderuar tregon se largimi nga dispozitat e Krijuesit bën qe varferia shpirtërore dhe materiale te kaploje popullin , diç e tillë e ka kapluar edhe vendin tonë.

Ilaci i kësaj vëllezër është kthimi te All-llahu subhanhu we teAla dhe keshillat e Pejgamberit alejhiselam.

Thotë Profeti alejhiselam: "Kush ka kafshe tepert le të ja jep vellaut te vete , kush ka tepër ushqim le të ja jep vellait te vete."
Dërguari i Allahut kur flet për sadakanë thotë: “Sadakaja është argument i besimit të fshehur në zemër” .
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me të vërtet fjalët tona do të qëndrojnë të vdekura përderisa ne nuk do të vdesim për qështjen e tyre keshtu që ato të mbesin të gjalla midis të gjallëve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Muaji i Ramazanit dëshmi e besimit të sinqertë Empty Re: Muaji i Ramazanit dëshmi e besimit të sinqertë

Mesazh nga Shooter-Ks Wed Jul 07, 2010 7:18 am

Allahu i Madhërishëm dëshiron që robi i Tij të jetë dhurues dhe dorëlirë. Prandaj, Ai shpërblimin të cilin e ndanë Allahu do t’ia shumëfishojë. Allahu thotë në Kuran: “Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e Allahut është si një kokrre që i mbinë shtatë kallinj, në secilin kalli njëqind kokrra. Allahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, Allahu është Bujar i Madh, i di qëllimet”. (El-Bekare:261).
Pastaj mos ke frikë se me miresin e dhenjes ne përmirësimin e gjendjes se një te vaferi nuk te pakesohet aspak pasuria këtë na thotë edhe i Dërguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Sadakaja nuk pakëson pasurinë” (Transmeton Muslimi, Tirmidhiu, Ahmedi).
Andaj jep nga pasuria jote ne c’do kohe e sidomos ne këtë muaj për përmirësimin e gjendjes se rëndë qe e ka goditur këtë Ummet , qe për te folur për gjendjen e rënd te tij duhet kohe e kohe por më pak fjale e përshkruan një Poet arab Hadhihil Xhirrahi;

Këto janë varret e mija

A s'po iu levizin ndjenjat e juve?
A nuk kanë njerëzitë e kot pak mend me mendue
Unë jame një popull qe fmija e tyre ushqehen me te keqija.
Edhe i nxirren prej shpijave te veta ndërsa grave i mbet me vajtue
Jam popull i cili po prehen ne mesin e ditës , kur dielli është ne Kupen e Qiellit.
Ndërsa halli jem vetëm se bëhet muhabet edhe zgjatet , bëhet se si tregim.
Ah sikur ta kishit pa nënën e cila prehet , s'ka për atë Qefin e as Uje për me pastrue.
Ah sikur ta kishit pare femijen qe e ka zënë mbrëmja , ndërsa eshtrat e tij janë te djegur.
Ku janë vllaznit e mi o ju Rrasat e Gurit, Folni.
A ka ndoj vëlla qe na ngrit neve këtë te keqe dhe na anulon.?
Ku janë vllaznit tonë , ku janë te dashurit tonë?
Thirrjes tonë iu përgjigje një Pergjegjes , ne doren e tij mbanten Inxhilin(biblen).
A këtë tradite na mesoj Pejgamberi alejhiselam , Ku’ranin te cilit ia mesoj Xhibrili.
O vllazni na falni, se na jemi hala Ummet qe Instrumentat Muzikore koken tonë janë duke na rrotullue.
O vëllezër te Islamit , kjo është rroba jonë e lagur me gjakin dhe lotin tonë.
Ndërsa qerpiket e umetit tonë lyhen me te ziftin e luftës ,me pluhrin e luftës.



Duke ju lene ne meditimin e kesaj poezie shpresoj te permiresoni veten tuaj , te jeni prej atyre qe iu pergjigjen keti obligimi Islam te Agjerimit dhe te jeni ju ata permes te cileve te varferit do i gezohen ndihmes tuaj.

Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Muaji i Ramazanit dëshmi e besimit të sinqertë Empty Re: Muaji i Ramazanit dëshmi e besimit të sinqertë

Mesazh nga Shooter-Ks Wed Jul 07, 2010 7:18 am

Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit



Agjërimi: Kuptimi dhe Vlera e tij




Fjala "agjërim" do te thote "te abstenosh / të shmangesh / apo te heqësh dorë nga diçka". Kështu kur muslimanet perdorin fjalen 'agjerim' ne kontekstin e muajit te Ramazanit nenkuptohet abstenimi nga te ngrënët, te pirët, si dhe nga maredheniet intime bashkeshortore nga agimi deri ne perendim te Diellit me te vetmin qellim (nijet) - per hir te Allahut.



Abu Hurairah transmeton se i Derguari i Allahut, paqja qofte mbi te, ka thene:

"Allahu thotë: "Çdo pune qe ben biri i Ademit (dmth njeriu) eshte per veten e tij, perveç agjerimit, i cili eshte vetem per Mua. Une jap shperblimin per te." Agjerimi eshte si nje mburoje. Nese dikush agjeron, te mos perdore fjale te kota, te mos e ngreje zerin dhe te mos sillet pa mend. Nese dikush e shan ose e sulmon agjeruesin, ai le t'i pergjigjet "Une agjeroj" (2 here). Per Ate ne duart e te cilit eshte shpirti i Muhamedit, fryma/era (e keqe) e gojës e atij qe agjeron eshte me mire para Allahut ne Diten e Ringjalljes sesa era e muskut. Ai qe agjeron eshte i lumtur dy here: njehere kur e çel agjerimin, dhe te dyten here kur Zoti i tij do te jete i kenaqur me agjerimin e tij." (Transmetoi Ahmedi, Muslimi dhe An-Nasai.)



Transmetohet nga Sahl bin Sa'ad se Profeti (paqja dhe miresia e Zotit qofshin mbi te) tha:

"Parajsa ka nje hyrje te quajtur AR-RAJAN, e cila eshte rezervuar vecanerisht per agjeruesit. Ne Diten e Gjykimit ata do thirren te kalojne ne kete hyrje e do mbyllet pas tyre e askush tjeter nuk do lejohet te hyje".
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Muaji i Ramazanit dëshmi e besimit të sinqertë Empty Re: Muaji i Ramazanit dëshmi e besimit të sinqertë

Mesazh nga Shooter-Ks Wed Jul 07, 2010 7:18 am

Ramazani dhe rregullat e tij


1- Agjerimi i muajit Ramazan eshte nje nga shtyllat e islamit. Kjo eshte vertetuar edhe nga citate nga Kur'ani dhe Suneti.
Allahu i Lartesuar thote :
"O ju te cilet besuat! Agjerimi ju eshte bere detyrim, ashtu sic ishte detyrim dhe per ata qe ishin para jush, keshtu beheni te devotshem."
Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) thote :
"Islami eshte i ndertuar mbi pese shtylla..nder keto pese shtylla eshte edhe agjerimi i muajit te Ramazanit."

2- Agjerimi i muajit te ramazanit fillon kur shihet hena e re, kjo ndodh naten e 30-te te muajit shaban.Nese ne kete nate nuk shihet hena e re, atehere agjerimi fillohet pasi muaji shaban ti kete mbushur 30 dite.
Hena e re shihet pas perendimit te diellit ne fund te dites se 29 te muajit shaban, nese ajo duket para perendimit, atehere ajo nuk merret parasysh.

3- Nuk lejohet agjerimi i dites se dyshimte, qe eshte dita e 30 e muajit shaban. Nese nuk e shohim henen per shkak te reve, duhet te plotesojme 30 ditet e muajit shaban. Per kete ekzistojne disa hadithe :
a) "Mos i paraprini Ramazanit me nje apo dy dite agjerim."
b)"Kush agjeron diten te cilen dyshon(eshte ramazan apo jo) nuk ka bere gje tjeter vecse ka kundershtuar Muhamedin (salallahu alejhi ue selem)- ka thene Amari( Allahu qofte i kenaqur me te! )
c)"Nese koha eshte me e re (dhe nuk mund ta shihni henen) atehere plotesoni 30 ditet e muajit shaban." (Buhariu dhe Muslimi).

4-Agjerimi eshte ndalimi i vetes nga ushqimi, pirja dhe mardheniet intime nga fillimi i lindjes se diellit deri ne perendim, me qellim adhurimin e Allahut te Lartesuar.


5- Agjerimi eshte detyrim per cdo musliman, i cili ka arritur moshen e pjekurise, eshte i shendetshem menderisht, nuk eshte udhetar dhe qe eshte i afte per te agjeruar e eshte i liruar nga gjerat qe e ndalojne agjerimin.


6-Femija nese arrin moshen e pjekurise ne nje nga ditet e Ramazanit detyrohet te agjeroje pjesen e mbetur te dites dhe nuk detyrohet ta kompesoje ate.Eshte mire qe femija te mesohet me agjerim qe para se te arrije moshen e pjekurise.

7-Nese te semurit agjerimi nuk i ben mire, atij nuk i lejohet te agjeroje. Nese agjerimi per te eshte i veshtire, atehere preferohet prishja e agjerimit. Nese per te agjerimi nuk eshte i veshtire, atehere ai obligohet te agjeroje.

8-Nese i semuri sherohet gjate dites dhe i largohet arsyeja e prishjes se agjerimit, atij i lejohet ta vazhdoje diten pa agjeruar.

9-I semuri i cili nuk mundet te agjeroje dhe nuk shpresohet ne sherimin e tij, obligohet te mos agjeroje, dhe per cdo dite (te ramazanit) te ushqeje nje te varfer si kompesim. Ai e ben kete vetem pasi te perfundoje dita. Te njejten dispozite e kane dhe ata qe jane te paafte per agjerim dhe nuk pritet se do te aftesohen ndonjehere, si pleqeria e thelle.

10- Ai qe nuk eshte i shendetshem menderisht, nuk obligohet te agjeroje e as te kompesoje agjerimin, sepse ai eshte i liruar nga te gjitha dispozitat.

11-Gruaja qe eshte me menstruacione (hajz) apo lehone (nifas) nuk lejohet te agjeroje, per shkak te gjendjes se saj, nderkohe qe per te kerkohet ti kompesoje me agjerim ditet qe nuk i ka agjeruar (agjerim kaza).
Nese fillon te kete gjakrrjedhje gjate dites se Ramazanit, agjerimi i saj prishet.
Nese gruaja pastrohet nga menstruacionet apo lehonia gjate dites se Ramazanit, nuk obligohet te agjeroje pjesen tjeter te dites.

12-Udhetarit i lejohet prishja e agjerimit per shkak te udhetimit nese nuk has ne veshtiresi. Nese has ne veshtiresi, atehere preferohet prishja e agjerimit.
Nese per te eshte njesoj e lehte si te agjeroje apo jo , atehere preferohet qe ai te agjeroje, pasi keshtu lirohet nga detyrimi i agjerimit dhe eshte me e lehte per te te egjeroje me njerezit. Ky eshte edhe mendimi i shumices se dijetareve.

13-Nese udhetari perfundon udhetimin duke arritur ne shtepi, atij i lejohet te vazhdoje diten pa agjeruar, sipas mendimit me te sakte, kurse nese arrin ne shtepi si agjerues nuk i lejohet ta prishe ate.

14-Nese njeriu del nga shtepia si udhetar duke agjeruar, atij i lejohet ta prishe ate kur te largohet nga vendbanimet qe gjenden ne qytetin apo fshatin e tij.

15-Gruaja shtatzene apo ajo qe e ka femijen ne gji, nese friksohet per femijen e saj apo per veten, i lejohet prishja e agjerimit dhe i kerkohet te agjeroje me vone (kaza). Sipas mendimit me te sakte te dijetareve, ne kte rast ajo nuk obligohet te ushqeje per cdo dite nje te varfer.

16-Nijeti, koha e vendosjes (nijetit) është para agimit të mëngjesit; duhet të vendoset me bindje të plotë për agjërimin e asaj dite me qëllim që të fitohet shpërblimi i Zotit. Sipas disa shkollave juridike (medhhebeve) mjafton vetëm një vendosje (nijet)por pa ze gjatë Muajit të Ramazanit pa përsëritje, nese nuk ka nderprerje gjate muajit.

17-Nese agjeruesi ha, pi apo ben mardhenie seksuale ne harrese atij nuk i prishet agjerimi.

Gjerat qe e prishin agjerimin.

-Mardheniet seksuale. Nese ndodhin gjate diteve te ramazanit, ne kohen kur je agjerues :
a) Ajo dite konsiderohet e prishur dhe obligohet vazhdimi i pjeses tjeter te dites me agjerim dhe kaza per ate dite.
b)Meqe kjo veper e bere me dashje, eshte mekat, atehere kerkohet nga personi te beje teube (pendim).
c)Si shpagim per mekatin e bere ai detyrohet te agjeroje dy muaj rrjesht pa nderprerje, dhe nese nuk ka mundesi per kete ai detyrohet te ushqeje 60 te varfer e nese as per kete nuk eshte i afte atehere obligimi bie.

-Ejakuimi (dalja e spermes) me deshiren, qofte kjo me puthje, prekje,shikim apo masturbim e prish agjerimin.Nese kjo gje ndodh ne gjume atehere agjerimi nuk prishet, pasi kjo gje ka ndodhur pa deshire .
-Ngrenia dhe pirja dhe cdo gje qe nenkuptohet me kete , si infuzionet ushqyese. Injeksionet joushqyese nuk e prishin agjerimin.

-Marrja e gjakut apo dializa e prishin agjerimin.

- Vjellja e ushqimit me deshire e prish agjerimin .Nese nje gje e tille ndodh pa deshire ,atehere agjerimi nuk prishet.

-Rrjedhja e gjakut te hajzit apo nifasit.Kurdo qe femra shikon gjakun e hajzit apo te nifazit duhet ta ndaloje agjerimin, pasi ai konsiderohet i prishur.

-Perdorimi i kuhlit (nje ngjyrues per syte), apo ilacit (me pika ) per syte nuk e prish agjerimin, edhe nese e ndiejme ate ne fyt.

-Agjerimi nuk prishet nese perdor pika ne vesh, apo vendos ilac mbi plage, edhe nese e ndien shijen e ilacit ne fyt.

-Agjerimi nuk prishet nese perdor ilace nga anusi apo organi gjenital , qofte kjo per temperature apo tjeter.

-Nese agjeruesi provon gjellen ,pa e percjelle ate, apo merr ere parfumit nuk e prish agjerimin.

-Nese agjeruesi perdor misvakun ( nje lloj bime qe perdoret per pastrimin e dhembeve) nuk e prish agjerimin, madje perdorimi i tij gjate gjithe dites eshte sunet.

-Agjeruesit i lejohet te beje cdo gje qe i lehteson atij agjerimin, si psh mosdalja ne diell dhe larja me uje te ftohte.

-Nese ndodh qe agjeruesi te arrije mengjesin duke qene xhunub (i papaster), qofte nga mardheniet intime apo <b>****</b>a tjeter, ai duhet te vazhdoje agjerimin, edhe pse nuk eshte i pastruar deri pas lindjes se diellit. Gjithashtu edhe gruaja qe eshte me menstruacione, nese i ndalen ato naten, por ajo nuk eshte pastruar derisa del mengjesi, ajo e agjeron ate dite.

-Kush e humb vetedijen gjate diteve te ramazanit, ai i ploteson ato pasi ti kthehet vetedija.

-Atij qe i kane mbetur pa agjeruar dite nga Ramazani dhe e vonon kete , afati i fundit per kompesimin e tyre eshte fillimi i muajit Ramazan te vitit tjeter.Nese ai nuk ka arsye.

-Kush e vonon pa arsye agjerimin kaza te atyre diteve qe nuk i ka agjeruar, derisa te vije Ramazani i ardhshem, nga ai kerkohet te pendohet dhe te plotesoje keto dite.

-Nga agjeruesi kerkohet qe perfundimisht te largohet nga fjalet dhe veprat e ndaluara, ashtu sic thote Profeti (s .a.w.s) : ’’Ai i cili nuk i braktis : deshmine e rreme, te vepruarit me te dhe veset (punet ) e ke<b>****</b>a, Allahu nuk ka nevoje qe ai person te lere ushqimin dhe pijen. ‘’

-Nuk i lejohet agjeruesit te perpije ushqimet qe i kane ngelur neper dhembe, nese kjo gje ndodh pa dije, atehere agjerimi i tij nuk prishet.

-Nese rrjedh gjak nga dhembet apo goja, nuk i lejohet agjeruesit ( edhe atij qe nuk agjeron) ta percjelle ate pasi ajo konsiderohet e papaster dhe me te prishet agjerimi.

-Nga suneti eshte qe agjeruesi te beje iftar me hurma, nese nuk i gjen ato me uje, nese as ky nuk gjendet atehere me cfare te kete mundesi.

-Preferohet qe agjeruesi te beje dua para iftarit, sic transmetohet nga Ebu Daudi dhe Derekutni, i cili e ben hadithin te mire.Nga Abdullah iben umeri transmetohet se i derguari i Allahut (s.a.w.s) ka thene : ‘’Iku etja dhe u rigjalleruan damaret. Mbeti shperblimi tek Allahu, inshallah !’’ Kjo lutje behet njesoj gjate veres dhe dimrit.

-Kush vdes dhe i ka mbetur pa agjeruar (borxh) nga ramazani,nese ai ka patur mundesi ti plotesoje, por nuk i ka agjeruar sa ishte gjalle, ato dite i ploteson me agjerim nje nga te afermit e tij (vellai ,babai, gruaja) .Ai qe ploteson agjerimin nuk eshte i detyruar ta plotesoje ate pasi sipas rregullit te pergjithshem Islam askush nuk merr persiper mekatin e tjetrin.Nese i ngarkuari per plotesimin e agjerimit nuk te tij nuk i ploteson ato atehere nga pasuria qe ka lene i vdekuri nxirret sasia per te ushqyer nje te varfer per cdo dite qe ka ngelur pa agjeruar. Nese dikush vullnetarisht e ben pagimin e kesaj ,atehere kjo gje eshte e lejuar.

-Nese agjeruesi fyhet apo shahet , ai nuk lejohet tia ktheje me sharje, por duhet te tote : ‘’Une jam agjerueshem, apo une jam duke agjeruar. ‘’.

-Nese agjeruesi ha ose pi nga pakujdesia , obligohemi tia perkujtojme atij, per shkak se agjerimi eshte miresi dhe ne jemi te obliguar ta ndihmojme njeri-tjetrin ne miresi e devotshmeri
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Muaji i Ramazanit dëshmi e besimit të sinqertë Empty Re: Muaji i Ramazanit dëshmi e besimit të sinqertë

Mesazh nga Shooter-Ks Wed Jul 07, 2010 7:19 am

Nje Dite e imja Agjerimi

Paqa dhe bekimi i Allahut qoftë mbi te gjithë ju!

Zilja e orës filloi tringelllimen e saj... Ishte ora 4:00 e mengjesit... Si çdo ditë tjetër e Ramazanit është ajo qe na zgjon për te ngrënë mengjesin me herët se zakonisht... fakteqesisht nuk kemi mundësinë te degjojme thirrjen e nderuar qe te fton ne namaz... Ezani na mungon shumë... edhe pse tani fatmiresisht e degjojme nëpërmjet PC-se sa here qe e kemi te ndezur ne çdo kohe faljeje... Ishte më bukur kur gjumi te dilte me thirrjen e mrekullueshme te Muezinit:

“...EJANI NE NAMAZ EJANI NE SHPETIM...”

Ngrihem nga shtrati duke falenderuar Allahun qe me dha mundësinë te gezoj këtë ditë te re... këtë ditë ramazani...
Pergatis mengjezin e herët (syfyrin) dhe sebashku me bashkeshortin tim ulemi për te shijuar begatine e Allahut te shtruar ne tryezen tonë...
O Allahu ynë, na begato ne atë qe na jep si furnizim dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit... kjo është lutja qe paraprin çdo ngrenie... e në fund te ushqimit falenderojme sërish Allahun...
E kush tjetër i meriton lavdet me tepër se Ai?

Ora vazhdon te levize akrepat e saj duke shënuar tashmë rreth 5:00... Jashte duket se errësira e nates ka nisur te largohet duke i lënë vendin drites se mengjesit... Tashme jemi ngritur nga tryeza... te dy burrë e grua nxitojme kush te marrë i pari Kur’anin e shenjtë... fatkeqësisht kemi vetëm një ne gjuhën shqipe... Gjithmonë ai është i pari qe e merr nder duar e i buzeqeshur me çehren e triumfuesit e shfleton kendshem për te lexuar keshillat e zgjedhura te Allahut Meshireplote... Ja ashtu, unë gjithmonë humbese pasi jam e destinuar te ngre tryezen... e te ve gjërat ne vendet e tyre... Gjithsesi e di qe koha nuk me humbi pasi ajo qe bëj sado e vogël te duket nga njerëzitë, ne Syte e Allahut peshon shumë... çdo gjë qe bëj për familjen time qoftë dhe heqja e plururave nga mobiljet nuk mbetet pa vlerë ne Syte e Krijuesit tonë... Ai është Vleresuesi me i mirë i veprave tona... Tashme i jemi larguar ngrenies e pirjes... sinqerisht më ka rënë nga supet halli se çfare do të bëj për dreke... pasi gjatë këtij muaji nga agimi deri ne perëndim te diellit trupat tanë i privojme nga çdolloj ushqimi e marrëdhëniet intime... kjo ne shenjë respekti ndaj Krijuesit tonë i Cili na premton falje mekatesh...

Ja dhe koha e namazit ka hyrë. Qe te dy lajme fytyren e gjymtyret tona për t’i falur zemrës dhe trupit momentet e qetesise për te cilat kanë shumë nevojë... Ne një qoshe te dhomes qetesisht kryjme lutjen... drita është e fikur... çupeza e vogël fle ne shtratin e saj
Ja vjen ora qe im shoq te niset për ne pune e Kur’ani i shenjtë gjendet mbi tavoline... Kendshem e përshëndes duke i uruar paqe e nxitimthi shkoj e ulem për te lexuar nga Fjala e Allahut...

Ah sa me pëlqen te lexoj suren Isra... Disa ajete (fjali) te saj me mallengjejne shumë...

Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of - oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese).

Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël”.

Zoti juaj e di më së miri atë që keni në shpirtin tuaj. Nëse keni qëllime të mira, vërtet Ai u fal atyre që pendohen…

Sa ne faj ndjehem për prindërit e mi… sa here mund ti kem lenduar… sa here mund te kem shfyre përpara tyre duke shfaqur pakenaqesi… Ah tani jam bërë prind vete… Nuk kthehem dot mbrapsht e te fshij kujtesen e tyre…

Falme o Allah e beji ato te kënaqur prej meje!

… Dhe mos ec nëpër tokë me mburrje, pse ti as nuk mund ta çashë tokën as nuk mund ta arrishë lartësinë e maleve.

Shumë me fut ne mendime ky ajet… Sa e sa njerëz ecin mbi siperfaqen e tokes mendjemedhenj duke perbuzur te varferit, jetimet e te semuret… e për gjithçka qe u është dhuruar nga Allahu ia meritojnë vetes se tyre… Ja këto dy shpatulla e këto dy duar i kanë bërë të gjitha…
Sa e shëmtuar kjo vepër… sa e ulet dhe e lehtë…

Dielli vazhdon te hedhe dritën e tij mbi toke e Kurani dritën e tij mbi zemren dhe mendjen time… Me pëlqen shumë qe një pjesë te ditës time ta kaloj e vetme duke menduar… Është një nga format e adhurimit qe me pëlqen me shumë… Meditimi me bën me të urtë… rritem e piqem prej tij… Nuk dua qe gjymtyret e mia te levizin si te vdekura kur unë i perkulem Allahut ne namaz e kur koka ime ne shenjë madherimi ndaj Tij prek tokën… Ja meditimi është ai qe me bën zemren mbretereshe te gjymtyreve e gjymtyret rober te besimit…

Dita vazhdon thuaj si gjithmonë… Çdo ditë i përket Allahut… Çdo ditë duhet te jemi njësoj besimtare… Çdo ditë duhet te jemi si ne ditet e Ramazanit…

A mos valle Allahu është Mbret i këtyre ditëve dhe i te tjerave jo?

E vërtetë! Allahu këto ditë i ka veçuar me falje mekatesh e me shperblim pa masë? Por te gjithë e dimë qe mëshira dhe falja e Tij shtrihet ne çdo ditë e ne çdo skaj te Universit.
A mos do të thotë kjo qe ditet e tjera te zhytemi ne ligësi e mekate pa fund, duke pretenduar falje mekatesh ne Ramazanin vijues...?

Jo motër e vëlla i dashur... aspak... Ky muaj sherben si skalitje e besimit tënd... qe vitin e ardhem të jesh akoma dhe me i bindur... e qe Ramazani i ardhshëm te te skalise dhe me fort... e qe vitin e ardhem të jesh akoma dhe me pranë kenaqesise se Allahut...

E jo qe gjatë gjithë vitit të jesh i pakujdesshëm e ne Ramazan “i perkushtuar”, dhe pas Ramazani ti kthehesh sërish mëkateve duke pritur me padurim ardhjen e Ramazanit te ardhshëm...
Kjo me te vërtetë është mendjelehtesi dhe siguri e madhe ne jetegjatesi... E kush prej nesh e di se sa mundësi do të këtë te agjeroje vitin e ardhshëm? Mendo sikur kjo te jetë dita jote e fundit... e pergatitu çdo ditë për takimin me Allahun sepse ai ndodh papritur...

Koha kalon shpejt... jo punët e shtepise, jo vajza e vogël qe kërkon vëmendje pa masë... e largimin nga ngrenia as qe e ndjej... Etja me mundon... sidomos pas mesdite... edhe pse shlodhem prap jam paska e lodhur duke vrapuar gjithë ditën pas bukuroshes time te vogël...

Mbasditja ka mberritur... kendi i lojrave nuk është shumë larg nga banesa ime... e shkoj atje për vajzen... por jo vetëm për te... me pëlqen te bisedoj me nenat e tjera e te ndajme sebashku eksperienca të ndryshme... edhe pse te ndryshëm... nuk janë te pakta cilësitë e tyre nga te cilat unë marr mësim...

Dita thuajse po mbaron... Jam shumë e qete e filloj te pergatis diçka për te ngrënë... I falenderohem Zotit qe këtu gatimi është shumë i shpejte, pasi me gjellerat tona tipike me duhej te kaloja 2 ore pranë gazit e te perfundoja e gjitha era gjelle e qepe...

Dielli sapo ka terhequr nga toka rrezet e tij te fundit... Fillon te therritet ezani ne PC... me pëlqen ta dëgjoj... kam shumë mall për te... Vajza e vogël e degjon gjith endje dhe tani madje ka filluar me atë te veten ta kendoje edhe ajo...
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Muaji i Ramazanit dëshmi e besimit të sinqertë Empty Re: Muaji i Ramazanit dëshmi e besimit të sinqertë

Mesazh nga Shooter-Ks Wed Jul 07, 2010 7:19 am

Tryeza është e shtruar... Serish falenderojme Allahun e tashmë te tre jemi rreth saj (është akoma herët për te fjetur për vogelushen time)... Shuajme etjen dhe shijojme pa e ekzagjeruar nga begatite e tryezes tonë... Vajza e vogël është shoqeri shumë e këndshme gjatë ngrenies... nuk di akoma të flasë por gjatë te gjithë kohës kërkon çdo gjë qe ndodhet ne tryeze duke bërë me shenjë... Edhe pse të gjitha i ka përpara ne karrige-tryezen e saj te vogël, me te shijshme i duken ato qe janë ne pjaten time...

Ah sa here gjatë ngrenies na kujtohen iftaret (vakti pas perendimit te diellit) tipike te vendlindjes... buzagaz i përcjellim ato çaste... Tavolina, plot e perplot me ushqime, te cilat ankoheshin se po u thyheshin kembet... Barqe te fryre e gjysëm te shtrire mbi karrige si gra shtatzana te cilat mezi marrin fryme...e lere pastaj sa te qete janë ne namaz... Për te qeshur apo jo...
Ramazani jo rrallë është trajtuar si muaj i ngrenies pa masë... Amvisat gjithë ditën ne kuzhine duke përgatitur lloj lloj gjërash pasi familjaret nuk kanë ngrënë gjithë ditën, duke mos i lënë aspak vend leximit te Kur’anit apo miresive te tjera te këtij muaji...

Ramazan Muaj i bekuar... sa e kanë kuptuar miresine tënde? Sa e provojne me te vërtetë urine... qe te nesërmen te jenë doredhenes ndaj te varferve...? Sa e kuptojnë vetepermbajtjen qe ti u orfon... qe nesër te jen me te matur?
Por ti mos u hidhero...Ti nuk je i vetëm... e as unë... ditet e tua gjithmonë do të jenë te bekuara...
Unë do ti lutem Allahut për ty! Do te lutem qe te gjithë ta kuptojnë mirë atë çka ti deshiron tu percjellesh... Do te lutem qe te shtohet numri i atyre qe mbushin me sinqeritet çastet e tua...
Ja dhe mbrëmja e thelle erdhi... Namazi i mbrëmjes na pret... Im shoq tashmë ndodhet ne xhami (një dhomez e vogël te cilën e kanë marrë me qera emigranten muslimane) për tu falur sebashku me vellezerit e tjer... Unë nuk kam mundësi te shkoj atje... pasi çupeza fle... falem vetëm dhe e qete ne dhomen time... Me mirë kështu... qetesia e vetmise ne adhurim me bën me te perkushtuar...
Ja dita thuaj perfundoi duke i lënë vendin te nesermes se ngjashme...

Ah po harrova te shtoj dhe diçka... Mesnata është thuaj i vetmi moment ku mund te shkruaj me qete dhe me gjatë këtu... e me sy gjysëm te mbyllur nuk është çudi t’ju vihet buza ne gaz nga ndonjë gjë e shkruar si pergjumesh...
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Muaji i Ramazanit dëshmi e besimit të sinqertë Empty Re: Muaji i Ramazanit dëshmi e besimit të sinqertë

Mesazh nga Shooter-Ks Wed Jul 07, 2010 7:20 am

ata e Kadrit


Vlera e saj është madhështore, për atë se kjo natë ka dëshmuar zbritjen e Kuranit, i cili e drejton të kapurin për të në rrugën e krenarisë e nderit, dhe e ngre atë në vendet e lavdisë e përjetësisë.

Ummeti Islam, i cili pason Sunnetin e të Dërguarit të tij hap pas hapi, nuk ngre flamuj në këtë natë dhe as harqet për të gëzuar, por ai garon në ngjalljen e kësaj nate me namaz e adhurim, me besim e shpresë për shpërblim nga Allahu.

Në vijim, vëlla musliman, po përmendim ajetet Kuranore dhe hadithet profetike që kanë të bëjnë me këtë natë:


1. Vlera e saj:


Mjafton për vlerën e natës së Kadrit fakti se ajo është më e mirë se një mijë muaj. Allahu i Lartëmadhëruar thotë: "Ne e zbritëm atë (Kuranin) në natën e Kadrit. E ç'të bëri ty të dish se ç'është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e vlefshme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre, në të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) me të gjitha vendimet. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit." [El Kadr:1-5].


Në këtë natë vendoset çdo çështje e Vullnetit dhe urdhëresave (për vitin e ardhshëm). Allahu në Kuran thotë: "Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e begatshme të Kadrit). Vërtet që Ne gjithnjë po këshillojmë. Këtë natë vendoset çdo çështje e Vullnetit dhe urdhëresave. Urdhër i përcaktuar nga Vetë Ne. S'ka dyshim se Ne dërguam të Dërguar. (E zbritëm) Si Mëshirë nga Zoti yt; Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdijshmi." [Duhan: 3-6].


2. Koha e Natës së Kadrit:


Është transmetuar nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) se ajo natë është nata e njëzetë e një, apo e njëzetë e tre, apo e njëzetë e pestë, apo e njëzetë e shtatë, apo e njëzetë e nëntë, apo nata e fundit e Ramazanit.[1]


Imam Shafiu (Allahu e mëshiroftë!) thotë: "Sipas mendimit tim, e Allahu e di më së miri, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) përgjigjej në varësi të pyetjes që i drejtohej. Dikush p.sh. i thoshte: A t'a ruajmë atë në filan natë? Ai përgjigjej: Ruajeni në këtë natë."[2]


Fjala më dominuese është se Nata e Kadrit është një nga netët e dhjetëditëshit të fundit të Ramazanit dhe për këtë argumenton edhe hadithi të cilin e transmeton Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se: "I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit thoshte: Kërkojeni Natën e Kadrit në netët teke të dhjetëditëshit të fundit të Ramazanit."[3]


Nëse njeriu dobësohet dhe nuk mundet, së paku të mos dorëzohet në shtatë netët e fundit, për shkak të hadithit që është transmetuar nga Ibën Umeri i cili ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Kërkojeni atë në dhjetëshin e fundit, e nëse dikush nga ju dobësohet apo i rëndohet gjendja, së paku të mos dorëzohet në shtatë të mbeturat."[4]


Ky hadith sqaron edhe fjalën tij (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) që thotë: "Po shoh se ëndërrat tuaja janë përputhur me njëra-tjetrën, kështu që kush dëshiron t'a kërkojë atë (Natën e Kadrit), t'a kërkojë në shtatë netët e fundit (të Ramazanit)."[5]


Dhe ajo që është e njohur në Sunnet, është se njohja e kësaj nate është ngritur (e paditur) për shkak se njerzit u grindën, siç transmeton Ubadetu ibën es Samit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: "I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) doli në natën e Kadrit dhe pa dy burra prej muslimanëve që po grindeshin me njëri-tjetrin. Atëherë ai tha: "Unë dola që t'ju njoftoj për natën e Kadrit, mirëpo filani dhe filani u grindën, e për këtë shkak ajo u ngrit (njohja e saj u fsheh), e ndoshta kjo ka qenë më e mirë për ju. Megjithatë, ju kërkojeni atë në nëntëshin, shtatëshin, dhe pesëshin (e fundit) - ndërsa në një transmetim tjetër thuhet: në shtatëshin, nëntëshin dhe pesëshin-."[6]


Vërejtje:



Janë transmetuar disa hadithe që na orientojnë në atë se nata e Kadrit është në dhjetëshin e fundit të Rmazanit, ndërsa në disa hadithe të tjera thuhet se ajo është në netët teke të dhjetëshit të fundit. Të parët janë përgjithësues ndërsa të dytët të posaçëm, e siç dihet; e posaçmja paraprihet ndaj të përgjithëshmes.


Pastaj kanë ardhur hadithe që na orientojnë në atë se ajo natë është në shtatë netët e mbetura nga Ramazani, por kjo është e kufizuar me pamundësinë dhe dobësinë, kështu që nuk shkakton ndonjë problem.

Kështu kemi harmonizim të haditheve e jo kundërshtim mes tyre, përputhje e jo ndarje.


Si përfundim, muslimani duhet ta kërkojë natën e Kadrit në netët teke të dhjetëshit të fundit të Ramazanit: natën e njëzetë e një, e njëzetë e tre, e njëzetë e pesë, e njëzetë e shtatë dhe e njëzetë e nëntë. E nëse dobësohet apo nuk ka mundësi në kërkimin e saj, atëherë t'a kërkojë në shtatëshin e mbetur nga Ramazani: natën e njëzetë e pestë, të njëzetë e shtatë dhe të njëzetë e nëntë. E Allahu e di më së miri.


3. Si e kërkon muslimani Natën e Kadrit?


Kjo natë është nata më e bekuar. Personi që e humb atë, vërtet ka humbur një të mirë të madhe, e nuk ka mundësi me e humb atë, veçse i ndaluari prej saj. Për këtë shkak, kërkohet nga muslimani i cili përpiqet t'i bindet Allahut, që t'a ngjallë këtë natë dhe ta kalojë atë në adhurim dhe kërkim të shpërblimit të madh të saj. Nëse ai e bën këtë, atij i fallen të gjitha mëkatet e mëparshme.

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Kushdo që fal namaz të natës në natën e Kadrit, me Iman (besim të fortë) dhe duke kërkuar shpërblimin, atij do t’i falen të gjitha mëkatet e mëparshme."[7]

Po ashtu, është e rekomandueshme të shtohen lutjet në këtë natë. Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) transmeton se ajo kishte pyetur të Dërguarin e Allahut, (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!): "O i Dërguari i Allahut! Sikur unë t'a dija se cila ishte Nata e Kadrit, si të lutesha në të?

- Thuaj: "Allahume inneke afuun tuhibbul afua fe afu ani" – O Allah! Ti je Falës dhe e do faljen, pra më fal mua!"[8]

- Vëlla, Allahu të dhëntë të mira dhe të mundësoftë në bindjen ndaj Tij, e mësove tashmë se çfarë nate është kjo natë, kështu që ngjalle atë me adhurim dhe largim nga gruaja (nga marrëdhëniet intime) dhe urdhëro familjen tënde për këtë. Shtoji adhurimet në të.


Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) thotë: "Kur fillonin të dhjetat [e fundit të Ramazanit], Pejgamberi (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e shtrëngonte izarin e tij[9], e kalonte tërë natën zgjuar [në namaz] dhe e zgjonte familjen e tij."[10]


Transmetohet gjithashtu nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se ka thënë: "I dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) përpiqej më shumë [në adhurim] në dhjetë netët e fundit (të Ramazanit) sesa në çdo natë tjetër."[11]

4. Shenjat e kësaj nate:[12]

Dije, o ti rob rrespektues, Allahu të ndihmoftë e të përkrahtë me Ndihmën e Tij, se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e ka përshkruar me disa cilësi mëngjesin e natës se kadrit, me qëllim që muslimani ta dijë se cila natë është ajo:

Transmeton Ubej (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Mengjesin e natës se Kadrit, dielli lind pa rrezatim, sikur të ishte tas, derisa të ngrihet lart."[13]
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) thotë: Përmendëm një herë Natën e Kadrit te i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe ai tha: "Cili nga ju e kujton hënën kur lind? Kur është në formën e gjysmës së koshit?"[14]

Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Nata e Kadrit është natë bujare, e lirshme, as e nxehtë e as e ftohtë. Në mëngjesin e saj dielli lind i dobët dhe me ngjyrë të kuqe."[15]




**Sqarime dhe Referenca* *


1. Mendimet për këtë janë të shumta e të ndryshme. Imam el Iraki ka shkruar një broshurë të posaçme për këtë, të titulluar "Sherh es Sadër bi dhikri Lejletil Kadër", ku ai ka përfshirë të gjitha fjalët e dijetarëve në këtë çështje.

2. Këtë e ka përcjellë nga ai imam el Begavi në "Sherh Es Suneti" (6/388).

3. Transmeton Buhariu (4/225) dhe Muslimi (1169

4. Transmeton Buhariu (4/221) dhe Muslimi (1165).

5. Shih shënimin e mëparshëm.

6. Transmeton Buhariu (4/232).

7. Transmeton Buhariu (4/217) dhe Muslimi (759).

8. Transmeton Tirmidhiu (3760) dhe Ibën Maxhe (3850) nga Aisheja. Zinxhiri i tij është i saktë.

9. D.m.th. ai largohej nga gratë e tij me qëllim për të pasur më shumë kohë për adhurim.

10. Transmeton Buhariu (4/233) dhe Muslimi (1174).

11. Muslimi (1174).

12. Në popull fliten shumë shenja dhe thashetheme për natën e Kadrit, si dhe bindje të kota, prej të cilave është edhe fjala e tyre se pemët bëjnë sexhde, ndërtesat flenë! etj, etj.
Sigurisht që këto janë të kota të dukshme dhe lajthitje të qarta.

13. Transmeton Muslimi (762).

14. Transmeton Muslimi (1170).

Për fjalën "gjysëm koshi", Kadi Ijad thotë: Kjo tregon se kjo natë gjendet në dhjetëshin e fundit të mujit, sepse hëna nuk ka mundësi me qenë në këtë gjendje kur lind, por në fund të muajit.

15. Transmeton et Tajalesi (349), Ibën Huzejme (3/231) dhe el Bezar (1/486). Zinxhiri i tij është i mirë.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Muaji i Ramazanit dëshmi e besimit të sinqertë Empty Re: Muaji i Ramazanit dëshmi e besimit të sinqertë

Mesazh nga Shooter-Ks Wed Jul 07, 2010 7:20 am

Dhjetë dhurata për ata që agjërojnë



Nuk munda të gjej një dhuratë më të mirë për agjëruesit sesa dhuratat e Profetit Muhamed alejhi selam.
Këto dhurata janë hadithe praktike që janë përmendur në lidhje me sevapet dhe shpërblimet. Këto janë hadithe që çojnë në dyert e lumturisë dhe në rrugët e mirësisë në këtë botë dhe në botën tjetër.
O ju që agjëroni! Mbajini mend këto hadithe dhe zbatojini:

1. Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Kush thotë në agim: “La Ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir” (S’ka të adhuruar përveç Allahut, Një dhe i Pashoq, Atij i takon sundimi dhe lavdërimi. Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo send), do t’i shkruhen dhjetë sevape dhe do t’i fshihen dhjetë vepra të këqija dhe ai do të ngrihet dhjetë shkallë. Ai do të jetë i mbrojtur nga shejtani deri në mbrëmje dhe nëse e thotë këtë në mbrëmje, do të ketë të njëjtin shpërblim deri në mëngjes." (Ahmedi, Ebu Daudi, Ibn Maxheh - sahih).

2. Profeti salallahu alejhi ue selem gjithashtu ka thënë: "Kush e thotë këtë në mbrëmje duke qenë i bindur në të dhe vdes po atë natë, do të jetë nga banorët e xhenetit, po ashtu edhe në mëngjes: “All-llahume ente Rabbi la Ilahe il-la ente halakteni ve ene abduke ve ene ala ahdike ve vadike mestetatu eudhu bike min sherri na sanatu eb’u leke bi nimetike aleje ve eb’u bi dhenbi fagfir li fe innehu la jagfirudh-dhunube il-la Ente” (O Allah! Ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje; Ti më ke krijuar dhe unë jam robi Yt, do të qëndroj besnik ndaj marrëveshjes dhe premtimit Tënd sa të kem mundësi; kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që kam vepruar, unë jam mirënjohës ndaj dhuntive të Tua, i pranoj mëkatet e mia, prandaj më fal, ngase mëkatet nuk i fal askush tjetër përveç Teje). (Buhariu 7/150).

3. Sërish, Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Kush thotë në mëngjes dhe në mbrëmje: “SubhanAllahi ve bihamdihi” (I Lartë qoftë Allahu, Atij të Cilit i takon Lavdërimi), njëqind herë, askush s’do të vijë në Ditën e Kiametit me diçka më të vlefshme se ky, përveç atij që ka thënë sikur ky a më tepër." (Muslimi 4/2071).

4. "Kush thotë: 'SubhanAll-llahil Adhim ve bihamdihi', i mbillet një pemë (hurme) në xhenet." (Tirmidhiu 5/511, Hakimi 1/501- sahih).

5. "Kush thotë: "SubhanAll-llahi ve bihamdihi" (I Lartë qoftë Allahu dhe Atij i takon falënderimi) njëqind herë në ditë, i fshihen mëkatet, edhe nëse ato janë sa shkuma e detit." (Buhariu 7/168 dhe Muslimi 4/2071)

6. "Kush thotë tri herë në mëngjes dhe në mbrëmje: “Bismil-lahil- ledhi la jedur-ru me’a-ismihi shej’un fil-erdi ve la fis-semai ve huves-semiul- alim” (Me emrin e Allahut, pranë emrit të të Cilit nuk bën dëm asgjë në tokë e as në qiell, Ai që dëgjon shumë dhe di çdo send), nuk i bëhet dëm asgjë." (Ebu Daudi 4/323, Tirmidhiu 5/465, Ibën Maxhe dhe Ahmedi (shih sahih Ibën Maxhe 2/332).

7. "Kush thotë kur dëgjon ezanin: “Ve ene esh-hedu en La Ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike leh, ve enne Muhammeden abduhu ve resuluhu, radijtu bil-lahi Rabben ve bi Muhammedin resulin, ve bil-Islami dinen” (Edhe unë dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut Një dhe të Pashoq, dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Allahut, jam i kënaqur me Allahun për Zot, me Muhamedin për Pejgamber dhe me Islamin për fe), të gjitha gjynahet e tij do të falen." (Muslimi 1/290)

8. "Kush e lexon suren Ihlas dhjetë herë, Allahu do t’i ndërtojë atij një shtëpi në xhenet." (Ahmedi - sahih).

9. "Kush e lexon suren Kehf të premten, një dritë do të krijohet për të deri të premten tjetër." (Hakimi dhe Bajhakiu - sahih).

10. "Kush lexon suren Ihlas është si të ketë lexuar një të tretën e Kuranit." (Ahmedi, Nesaiu, Tirmidhiu - sahih).

Këtë buqetë nga Muhamedi alejhi selam ua dhurojmë të gjithë atyre që agjërojnë!
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Muaji i Ramazanit dëshmi e besimit të sinqertë Empty Re: Muaji i Ramazanit dëshmi e besimit të sinqertë

Mesazh nga Shooter-Ks Wed Jul 07, 2010 7:20 am

Dhjetë dhurata për ata që agjërojnë



Nuk munda të gjej një dhuratë më të mirë për agjëruesit sesa dhuratat e Profetit Muhamed alejhi selam.
Këto dhurata janë hadithe praktike që janë përmendur në lidhje me sevapet dhe shpërblimet. Këto janë hadithe që çojnë në dyert e lumturisë dhe në rrugët e mirësisë në këtë botë dhe në botën tjetër.
O ju që agjëroni! Mbajini mend këto hadithe dhe zbatojini:

1. Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Kush thotë në agim: “La Ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir” (S’ka të adhuruar përveç Allahut, Një dhe i Pashoq, Atij i takon sundimi dhe lavdërimi. Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo send), do t’i shkruhen dhjetë sevape dhe do t’i fshihen dhjetë vepra të këqija dhe ai do të ngrihet dhjetë shkallë. Ai do të jetë i mbrojtur nga shejtani deri në mbrëmje dhe nëse e thotë këtë në mbrëmje, do të ketë të njëjtin shpërblim deri në mëngjes." (Ahmedi, Ebu Daudi, Ibn Maxheh - sahih).

2. Profeti salallahu alejhi ue selem gjithashtu ka thënë: "Kush e thotë këtë në mbrëmje duke qenë i bindur në të dhe vdes po atë natë, do të jetë nga banorët e xhenetit, po ashtu edhe në mëngjes: “All-llahume ente Rabbi la Ilahe il-la ente halakteni ve ene abduke ve ene ala ahdike ve vadike mestetatu eudhu bike min sherri na sanatu eb’u leke bi nimetike aleje ve eb’u bi dhenbi fagfir li fe innehu la jagfirudh-dhunube il-la Ente” (O Allah! Ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje; Ti më ke krijuar dhe unë jam robi Yt, do të qëndroj besnik ndaj marrëveshjes dhe premtimit Tënd sa të kem mundësi; kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që kam vepruar, unë jam mirënjohës ndaj dhuntive të Tua, i pranoj mëkatet e mia, prandaj më fal, ngase mëkatet nuk i fal askush tjetër përveç Teje). (Buhariu 7/150).

3. Sërish, Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Kush thotë në mëngjes dhe në mbrëmje: “SubhanAllahi ve bihamdihi” (I Lartë qoftë Allahu, Atij të Cilit i takon Lavdërimi), njëqind herë, askush s’do të vijë në Ditën e Kiametit me diçka më të vlefshme se ky, përveç atij që ka thënë sikur ky a më tepër." (Muslimi 4/2071).

4. "Kush thotë: 'SubhanAll-llahil Adhim ve bihamdihi', i mbillet një pemë (hurme) në xhenet." (Tirmidhiu 5/511, Hakimi 1/501- sahih).

5. "Kush thotë: "SubhanAll-llahi ve bihamdihi" (I Lartë qoftë Allahu dhe Atij i takon falënderimi) njëqind herë në ditë, i fshihen mëkatet, edhe nëse ato janë sa shkuma e detit." (Buhariu 7/168 dhe Muslimi 4/2071)

6. "Kush thotë tri herë në mëngjes dhe në mbrëmje: “Bismil-lahil- ledhi la jedur-ru me’a-ismihi shej’un fil-erdi ve la fis-semai ve huves-semiul- alim” (Me emrin e Allahut, pranë emrit të të Cilit nuk bën dëm asgjë në tokë e as në qiell, Ai që dëgjon shumë dhe di çdo send), nuk i bëhet dëm asgjë." (Ebu Daudi 4/323, Tirmidhiu 5/465, Ibën Maxhe dhe Ahmedi (shih sahih Ibën Maxhe 2/332).

7. "Kush thotë kur dëgjon ezanin: “Ve ene esh-hedu en La Ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike leh, ve enne Muhammeden abduhu ve resuluhu, radijtu bil-lahi Rabben ve bi Muhammedin resulin, ve bil-Islami dinen” (Edhe unë dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut Një dhe të Pashoq, dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Allahut, jam i kënaqur me Allahun për Zot, me Muhamedin për Pejgamber dhe me Islamin për fe), të gjitha gjynahet e tij do të falen." (Muslimi 1/290)

8. "Kush e lexon suren Ihlas dhjetë herë, Allahu do t’i ndërtojë atij një shtëpi në xhenet." (Ahmedi - sahih).

9. "Kush e lexon suren Kehf të premten, një dritë do të krijohet për të deri të premten tjetër." (Hakimi dhe Bajhakiu - sahih).

10. "Kush lexon suren Ihlas është si të ketë lexuar një të tretën e Kuranit." (Ahmedi, Nesaiu, Tirmidhiu - sahih).

Këtë buqetë nga Muhamedi alejhi selam ua dhurojmë të gjithë atyre që agjërojnë!
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Muaji i Ramazanit dëshmi e besimit të sinqertë Empty Re: Muaji i Ramazanit dëshmi e besimit të sinqertë

Mesazh nga Shooter-Ks Wed Jul 07, 2010 7:20 am

Muszaphar Shukor - Astronauti i parë i cili agjëroi në kozmos
Hulumtimi dhe udhëtimi në kozmos është ëndërr e secilit njeri. Pas vitit 1961 kur astronauti rus Yuri Gagarin ndërmori udhëtimin historik në kozmos, ambicjet e njeriut për hapësirat kozmike në tërësi u ndezën.
E hënë, 25 Maj 2009 16:19

Nga: Ez'her Beganoviq

"Përderisa kam agjëruar dhe falur namazin në kozmos kam përjetuar momentet më magjepse në jetën time."

Pas disa përpjekjeve të pasukseshme dhe për shkak të preokupimit të shumtë të Sheikh Muszaphar-it, këto ditë më në fund patëm sukses ta bëjmë intervistën me të. Në bisedën tonë eksluzive për revistën tonë, Sheikh Muszaphar flet si ka agjëruar në kozmos gjegjësisht në mënyrën si ka arritur të harmonizojë obligimet islame përderisa është rrotulluar rreth Tokës.

Hulumtimi dhe udhëtimi në kozmos është ëndërr e secilit njeri. Pas vitit 1961 kur astronauti rus Yuri Gagarin ndërmori udhëtimin historik në kozmos, ambicjet e njeriut për hapësirat kozmike në tërësi u ndezën. Deri më sot në kozmos kanë udhëtuar astronautë bile nga 39 shtete. Në tërësinë e këtyre misioneve kanë udhëtuar nëntë astronautë mysliman.

Myslimani i fundit i cili pati nderin me udhëtuar në kozmos ishte astronauti malajzias Sheikh Muszaphar Shukor. Sheikh Muszaphar është myslimani i parë i cili kaloi një pjesë të Ramazanit në kozmos. Ka qenë anëtar i ekipit ndërkombëtar në flutaraken ruse të hapësirës Soyuz TMA-11 e cila ka fluturuar në hapësirë më 10 tetor 2007 nga baza Bajkonur në Kazakistan. Sheikh Muszaphar dhe pjesa tjetër e ekspeditës ka qëndruar në stacionin hapësinor Ndërkombëtar (ISS) deri më 21 tetor 2007. Në bisedën eksluzive për revistën tonë, Sheikh Muszaphar flet si ka agjëruar në hapësirë, gjegjësisht në çfarë mënyre ka arritur t'i harmonizojë obligimet islame përderisa rrotullohej rreth Tokës. Sheikh Muszaphar Shukor al-Masri bin Sheikh Mustafa ka lindur më 27 korrik 1972 në Kuala Lumpur. Me profesion është kirurg-ortoped.

I nderuar doktor Muszaphar, ju jeni myslimani i nëntë që keni pasur nderin me udhëtuar në hapësirë. Mirëpo, ju jeni myslimani i parë i cili ka shijuar ëmbëlsirën e agjërimit në hapësirë. Përveç që jeni nderuar të udhëtoni në hapësirë, keni përjetuar që juve Allahu xh.sh. t'u nderojë me qenë robi i Tij i parë i cili ka bërë ibadet në mënyrë të veçantë. A mund të na thoni diç për këtë përvojë të veçantë?
Muszaphar: "Si mysliman, për mua ka qenë shumë me rëndësi t'i tregojë tërë botës që islami si mënyrë e jetës pa marrë parasysh se ku gjindemi, në Tokë ose në hapësirë, myslimani duhet t'i kryejë obligimet e tij. Qëndrimi im në hapësirë dhe çdo gjë që ndodhi lartë duke përfshirë agjërimin dhe faljen e namazit, është diç më magjepse dhe më spektakulare që ka mundur të më ndodhë në jetë. Kjo magjepsje dhe bukuri nuk mund të përshkruhet me fjalë. Dëshiroj që me tërë botën ta ndaj këtë përvojë magjepse. Përderisa kam qenë në stacionin hapësinor Ndërkombëtar kam agjëruar vetëm dy ditë të Ramazanit. Me agjëruar në hapësirë është përvojë jashtë kësaj bote dhe kjo përvojë dhe kjo magjepsje nuk mund të përshkruhen me asnjë fjalë."

Myslimani i parë që ka udhëtuar në hapësirë ka qenë princi Sulltan bin Selman Abdul-Aziz al-Saudi nga Arabia Saudite. Pas kthimit nga hapësira ai është ankuar se nuk ka ditur si ta përcaktojë kiblën për faljen e namazit. Si, ju e keni përcaktuar kiblën kur keni qenë në stacionin hapësinor Ndërkombëtar, si keni përcaktuar kohët e namazit dhe kohën e agjërimit dhe iftarit, dhe a keni mundur me marrë abdes?
Muszaphar: "Para shkuarjes sime me mision, Malajzia, gjegjësisht Enti malajzias për çështje islame ka publikuar udhërrëfyesin e parë për astronaut se si me i kryer obligimet fetare islame në hapësirë. Për shkak të shpejtësisë prej 27.000 km në orë sa ecë flutarakja hapësinore Ndërkombëtare, Dielli lind dhe perëndon çdo 45 minuta që paraqet sprovë të vërtetë për secilin që vendos të agjërojë ose të kryejë namazin. Gjatë qëndrimit tim në flutaraken hapësinore Ndërkombëtare kam falur pesë kohët e namazit, kam agjëruar dy ditë të Ramazanit dhe me kolegët e kam festuar Bajramin. Kohën e namazit, fillimin dhe mbarimin e agjërimit e kam përcaktuar sipas orientimeve kohore që vlejnë për Kazakistan, prej nga kam fluturuar për misionin hapësionr. Sa i përket abdestit, për shkak të sasisë së kufizuar të ujit kam marrë tejemum për çdo namaz. Kiblën e kam përcaktuar në mënyrë të thjeshtë, vetëm jam kthyer kah Toka, e cila ka qenë kible."

Kozmosi është një prej shenjave më madhështore të fuqisë së Allahut, kur shikojmë nga Toka në kupën e pafund të qiellit mbesim të mahnitur me këtë bukuri dhe harmoni të Allahut. Si duket kur "hyni" në kozmos, në këtë hapësirë të bukurisë dhe fuqisë?
Muszaphar: "Udhëtimi dhe qëndrimi im në hapësirë, shikimi në këtë bukuri dhe fuqi madhështore definitivisht ka ndryshuar shikimin tim për jetën. Kur jeni lartë, në një mënyrë ndieni se jeni afër Allahut, ky është moment i paharruar magjik i afrimit te Allahu i madhërishëm. Shikimi në Tokën e vocërr e rrethuar me mijëra yje shkakton gjendjen e frikërespektit ndaj fuqisë së Krijuesit."

Siç thamë, ju jeni myslimani i nëntë i cili e ka kryer misionin hapësinor. Mjerisht, ende asnjë shtet mysliman nuk ka ndërmarrur mision hapësinor të pavarur. Si komentoni që shtetet myslimane, përveç Malajzisë përgjithësisht, nuk punojnë asgjë në zhvillimin dhe progresin e programve shkencore siç është programi hapësinor?
Muszaphar: "Unë besoj kushdo që pushton hapësirën do të pushtojë tërë botën. Për këtë mendoj që ka rëndësi të veçantë për gjithën myslimanët që të bashkohen për t'ia kthyer lavdin islamit në shkencë dhe astronomi siç kanë bërë myslimanët dikur.
Secili shtet mysliman i cili dëshiron të arrin sukses, duhet të fokusohet në zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë. Studentët myslimanë duhet të jenë të vendosur që në ndarjet e tyre studenteske të fokusohen në këto lëmenj."

I nderuar dr. Muszaphar, ata boshnjakë që ju njohin thonë se jeni të njoftuar mirë për rrethanat e BeH dhe se e duani shtetin tonë?
Muszaphar: "Populli i BeH gjithmonë ka qenë në zemrat tona dhe ne malajziasit gjithnjë e kemi ndihmuar dhe do ta ndihmojmë BeH. Unë jashtëzakonisht e dua popullin e BeH."

Në fund, lejoni që këtë bisedë ta përfundojmë me mesazhin tuaj për myslimanët në botë?
Muszaphar: "Mesazhi im për myslimanët e botës është që të bashkohemi dhe të fokusohemi më tepër në zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë. Duhet kthyer islamit lavdin.
Do të duhej që sa më shumë myslimanë të udhëtojnë në hapësirë për të arritur shkallën e lartë të diturive shkencore dhe teknologjike. Shtetet myslimane duhet t'i qasen zhvillimit të programeve hapësinore. Dhe ajo që është më me rëndësi, duhet të bashkohemi në mënyrë dinjitoze dhe të përgatitur të garojmë me botën tjetër në arritjet shkencore dhe teknologjike."
HISTORIKU I MYSLIMANËVE NË HAPËSIRË


Myslimani i parë që ka udhëtuar në hapësirë ka qenë princi Sulltan bin Selman Abdul-Aziz al-Saudi nga Arabia Saudite në vitin 1985. Ai iu bashkangjit ekipit të misionit STG-51G në space shuttlen "Discovery" amerikan me detyrë për të ndihmuar në vendosjen e satelitit arab ARABSAT 1-B në orbitë.

Myslimani i radhës në hapësirë ka qenë siriani Muhammed Faris i cili në korrik të vitit 1987 iu bashkangjit ekipit rus të misionit SOYUZ TM-3.

Në dhjetor të vitit 1987 azerbejxhanasi Musa Manarov fluturoi si pjesë e ekipit rus SOYUZ TM-4.

Piloti i forcave ajrore të Afganistanit, Abdul Ahad Mohmand, ka qenë pjesë e misionit SOYUZ TM-6.

Pas kësaj kaluan më shumë se dhjetë vite deri te myslimani tjetër që fluturoi në hapësirë. Kësaj radhe ky ishte Tokhtar Aubakirov nga Kazakistani, i cili në vitin 1991 iu bashkua misionit SOYUZ TM-13.

Edhe një nga Kazakistani, Talgat Musabayer, ka shkuar pas tij në hapësirë në vitin 1994, si pjesë e ekipit SOYUZ TM-19, d.m.th. si inxhinier e më vonë udhëheqës i dy misioneve të reja në vitin 1998 dhe 2001.

Në të njëjtin vit në hapësirë fluturon Shakirovich Sharipov nga space shuttlen amerikan "Endeavour".

I fundit në këtë varg, por jo edhe i mbrami nëse do Zoti, ka qenë malajziasi Shekih Muszaphar Shokur.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Muaji i Ramazanit dëshmi e besimit të sinqertë Empty Re: Muaji i Ramazanit dëshmi e besimit të sinqertë

Mesazh nga Shooter-Ks Wed Jul 07, 2010 7:21 am

Selam Alejkum Musliman,


Ligjerate Fetare me Temen:Para se te fillon Ramazani
Ligjerues: Enis Rama

http://d.yimg.com/kq/groups/1246437/...20Ramazani.mp3
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me të vërtet fjalët tona do të qëndrojnë të vdekura përderisa ne nuk do të vdesim për qështjen e tyre keshtu që ato të mbesin të gjalla midis të gjallëve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Muaji i Ramazanit dëshmi e besimit të sinqertë Empty Re: Muaji i Ramazanit dëshmi e besimit të sinqertë

Mesazh nga Shooter-Ks Wed Jul 07, 2010 7:21 am

Ramazani sipas kalendarit Gregorian

Më poshtë do të paraqesim një listë në të cilën do të jen të radhitur datat në të cilat ka filluar dhe ka mbaruar Ramazani në të kaluarën dhe do të fillojë dhe do të mbarojë në të ardhmen:

* 5 tetor2005 - 4 nëntor2005
* 24 shtator2006 - 23 tetor2006
* 13 shtator2007 - 12 tetor2007
* 1 shtator2008 - 29 shtator2008
* 21 gusht2009 - 19 shtator2009
* 10 gusht2010 - 8 shtator2010
* 31 korrik2011 - 29 gusht2011

.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Muaji i Ramazanit dëshmi e besimit të sinqertë Empty Re: Muaji i Ramazanit dëshmi e besimit të sinqertë

Mesazh nga Shooter-Ks Wed Jul 07, 2010 7:21 am

Muaji i Ramazanit dëshmi e besimit të sinqertë Vaktiaramazanit09
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Muaji i Ramazanit dëshmi e besimit të sinqertë Empty Re: Muaji i Ramazanit dëshmi e besimit të sinqertë

Mesazh nga Shooter-Ks Wed Jul 07, 2010 7:22 am

Pytje:
Kujt i obligohet agjërimi i Ramazanit?

Përgjigje:
Falënderimi i takon All-llahut s.v.t..

Agjërimi i obligohet personit, i cili i plotëson këto kushte:

1. Të jetë musliman
2. Të jetë i vetëdijshëm (për veprimet e veta) (mukallaf)
3. Të jetë në gjendje të agjërojë
4. Të jetë i vendosur (jo udhëtarë)
5. Të mos ketë ndonjë pengesë për të agjëruar

Nëse plotësohen këto pesë kushte, njeriut i bëhet obligim agjërimi.

Kafirët (jo besimtarët) përjashtohen me që nga kushti i parë. Qafiri nuk obligohet të agjërojë dhe nëse agjëron, agjërimi i tij është i pa vlerë.Nëse bëhet musliman, ai nuk është i obliguar që t´i kompenzojë ditët e kaluara që nuk i ka agjëruar.

Argument për këtë është ajeti, në të cilin All-llahu s.v.t. thotë:

“Asgjë tjetër nuk pengon që t´u pranohet ndihmesa e tyre, përveç asaj se ata nuk besuan All-llahun dhe të Dërguarin e Tij (Muhammed a.s.) dhe se nuk erdhën në falje (të Namazit) veçse me përtesë, edhe për atë se ndihmesën e tyre e japin krejt pa dëshirë.”
[el-Teube 9:54]

Pasi që kontributi i tyre nuk është i pranueshëm edhepse iu bëhet mirë të tjerëve, për shkak të kufrit të tyre, atëherë veprat e tjera të adhurimit janë edhe më të papranuara.

Atij nuk i obligohet kompenzimi i ditëve të kaluara pa agjërim, sepse All-llahu s.v.t. thotë:

“Thuaju atyre që nuk kanë besuar, në qoftë se ndalohen (prej mosbesimit), e shkuara e tyre do t´u falet,...”
[el-Enfal 8:38]

Dhe është vërtetuar se i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) nuk u ka thënë atyre që bëheshin muslimanë që t´i kompenzojnë detyrat e obliguara të cilat kanë kaluar (para se ta pranojnë Islamin).

A do të dënohet qafiri në Ahiret për mosagjërimin e tij, nëse nuk është bërë musliman?
Përgjigja është: Po, ai do të dënohet për mosagjërim, siedhe për moskryerjen e obligimeve tjera fetare, sepse kur marrim parasysh se edhe muslimani i cili iu ka nënshtruar All-llahut s.v.t. dhe Urdhërave të Tij do të dënohet për moskryerjen e tyre, atëherë është më se e pritur që ai (qafiri) duhet dënuar për to. Pasi që qafiri do të dënohet për begatitë e All-llahut s.v.t. të cilat ai i shfrytëzi në këtë botë, si ushqimi, pijet dhe veshëmbathja, atëherë është më se logjike se do të dënohet për veprimin e harameve dhe mosaplikimin e detyrave të obliguara. Kjo është sipas analogjisë.

Sipas teksteve, All-llahu s.v.t. thotë se të Drejtët (d.m.th. besimtarët) do t´u thonë jobesimtarëve:

" ´ Çka ju shtyri juve që të hyni në Zjarr?´
Ata do të thonë:‘ Ne nuk ishim prej atyre që kryejnë Namazin,
E as nuk ushqenim El‑Miskin (të varfërit);
Dhe flisnim fjalë të kota (të gjitha ato që All-llahu s.v.t. i ka bërë të urryera) me bashkëbisedues mendjemëdhenjë (arogant)
Dhe përgënjeshtronim Ditën e Llogarisë.´ "
[el-Muddeththir 74:42]

Këto katër gjëra do t´i shyejnë ata në Zjarr.

" Ne nuk ishim prej atyre që kryejnë Namazin" d.m.th. se ata nuk faleshin; “ E as nuk ushqenim El‑Miskin (të varfërit)” d.m.th. se ata nuk paguanin Zeqatin; “ Dhe flisnim fjalë të kota( të gjitha ato që All-llahu s.v.t. i ka bërë të urryera) me bashkëbisedues mendjemëdhenjë (arogant)” d.m.th. se ata talleshin me ajetet e All-llahut s.v.t.; “ Dhe përgënjeshtronim Ditën e Llogarisë.”

Kushti i dytë:

Të jetë i vetëdijshëm (mukallaf). Mukallaf është ai, i cili ka arritur moshën e pjekurisë (pubertet, bylyk) dhe ka mendje të shëndoshë, sepse i papjekuri dhe i sëmuri psiqik (i çmendur) nuk janë të vetëdijshëm.

Njeriu me mendje të shëndoshë është e kundërta e njeriut të sëmurë psiqik, i cili ka humbur mendjen, d.m.th. është i çmendur. Çdo njeri që ka humbur mendjen, në çfarëdo mënyre qoftë, nuk është i vetëdijshëm dhe nuk është i obliguar të zbatojë obligimet Islame, qoftë falja, agjërimi apo ushqimi i të varfërve; ai nuk është i obliguar me asgjë.

Kushti i Tretë:

Të jetë në gjendje të agjërojë. Ai, i cili nuk është në gjendje të agjërojë nuk i obligohet agjërimi,All-llahu s.v.t. thotë:

“...ndërsa kushdo që është i sëmurë ose në udhëtim, i njëjti numër ( i ditëve të cilat ai nuk i agjëroi në kohën e tyre, duhet të plotësohet) nga ditë e tjera...”
[el-Bekareh 2:185]

Pamundësia e agjërimit bie në dy kategori:
pamundësi e përkohëshme dhe pamundësi e përherëshme.

Pamundësi e përkohëshme është ajo e cila u përmend në ajetin e mësipërm, si njëri i cili është i sëmurë por shpreson se do të shërohet, dhe udhëtari. Këtyre personave u lejohet të mos agjërojnë, pasi që ata duhet të kompenzojnë ditët e paagjëruara.

Ata të cilët përgjithmonë nuk janë në gjendje të agjërojnë, si njëri i cili është i sëmurë dhe nuk ka shpresë për shërim, ose ata të cilët janë të moshuar dhe nuk janë në gjendje të agjërojnë, janë përmendur në ajetin:

“...Ndërsa përsa u përket atyre të cilët kanë të vështirë agjërimin (p.sh. të sëmurët, të moshuarit, etj), ata kanë të drejtë zgjedhje: ose të agjërojnë, ose të ushqejnë një të varfër për çdo ditë,...”
[el-Bekareh 2:184]

Sipas komentimit të ibn Abazit r.a., këtu bëhet fjalë për mashkullin ose femrën e moshuar të cilët nuk munden të agjërojnë, kështu që ata duhet të ushqejnë një njeri të varfër për çdo ditë.

Kushti i Katërt:

Të jetë i vendosur (jo udhëtarë). Nëse është udhëtarë, nuk i obligohet agjërimi, sepse All-llahu s.v.t. thotë:

“...ndërsa kushdo që është i sëmurë ose në udhëtim, i njëjti numër ( i ditëve të cilat ai nuk i agjëroi në kohën e tyre, duhet të plotësohet) nga ditë e tjera..."
[el-Baqarah 2:185]

Dijetarët janë të pajtimit se udhëtarit nuk i obligohet agjërimi.
Është më mirë për udhëtarin të veprojë si është më lehtë. Nëse agjërimi paraqet rrezik për të, atëherë atij i bëhet haram agjërimi, sepse All-llahu s.v.t. thotë:

"...Dhe mos e mbytni veten tuaj (as edhe njëri-tjetrin). Sigurisht që All-llahu është gjithnjë Mëshirëplotë ndaj jush.”
[En-Nisa’ 4:29]

Kjo tregon se çdo gjë që dëmton njeriun është e ndaluar(haram) për të.Nëse pyet, cila është shkalla e dëmtimit, e cila rezulton ndalimin e agjërimit, përgjigja është:

Dëmtimi mund të jetë psiqik, ose dikush e këshillon atë se agjërimi mund ta dëmtojë. Sa i përket dëmtimit psiqik, do të thotë se njeriu ndjen se agjërimi e dëmton dhe ndien dhimbje, e ngadalson shërimin e tij (nga sëmundja që ka) etj.
Sa i përket këshillës, këtu nënkuptohet këshillimi i mjekut të ditur dhe të besueshëm, i cili e këshillon se agjërimi e dëmton atë.

Kushti i Pestë:

Nuk duhet pasur ndonjë pengesë. Kjo vlenë posaçërisht për femrat. Femrat, të cilat kanë menstruacionet ose gjakderdhjet pas lindjes nuk duhet agjëruar, sepse i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., ka thënë: “ A nuk është rasti me femrën e cila kur ka periodin e saj, ajo nuk falet dhe nuk agjëron?”

Kështu që ajo nuk duhet të agjërojë dhe agjërimi i saj është i pa vlerë, sipas konsensit (mendimit të përbashkët) të dijetarëve. Dhe ajo duhet kompenzuar ditët e kaluara pa agjërim, poashtu duke u bazuar në mendimin e përbashkët të dijetarëve.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Muaji i Ramazanit dëshmi e besimit të sinqertë Empty Re: Muaji i Ramazanit dëshmi e besimit të sinqertë

Mesazh nga Shooter-Ks Wed Jul 07, 2010 7:22 am

Me lejoni qe tju pershendes me pershendetjen Islame Selamu Alejkum, paqa dhe meshira Allahut qofshin mbi ju, faleminderimi dhe lavdija i takov vetem Allahut Meshiruesit dhe Meshirbersit qe na beri prej fese Islame, fe e vetme e pranuar tek Allahu, slavate te perzemerta per te derguarin e Tij, Muhamedin a.s. i cili nxori boten nga teri ne drit!
Nje prej 5 shtyllave te Islamit edhte edhe agjerimi i Ramazanit, ku Zoti ne Kuranin famelart thot:
"O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm. (jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëron), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor), i një të varfëri e ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është më mirë për të. Mirëpo, po qe se e dini, agjërimi është më i mirë për ju" (El-Bekare, 183-184).
Une shfytezoj rastin qe te va uroj kete muaj te shejt, maujin e shpetimit! Allahu qoft i kenaqur me agjerimin tone!
https://www.youtube.com/watch?v=ksehc177d4o
Selamu Alejkum
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Muaji i Ramazanit dëshmi e besimit të sinqertë Empty Re: Muaji i Ramazanit dëshmi e besimit të sinqertë

Mesazh nga Shooter-Ks Wed Jul 07, 2010 7:22 am

Agjërimi ngritje dhe respekt apo nënçmim dhe degradim për besimtarin?
Ramazani është një muaj të cilin All-llahu xh.sh e ka graduar, begatuar dhe ngritur në të gjitha format.
E premte, 21 Gusht 2009 15:35


Nga: Sadat Vojvoda
A thua vallë ç'është Ramazani? A thua vallë për kë dhe kujt i dedikohet Ramazani? A thua vallë çfarë është mirësia e Ramazanit? A thua vallë agjërimi është ndëshkim dhe nënçmim për njerëzit apo dhuratë, mirësi dhe ngritje e dinjitet për të?

E filloj këtë shkrim me këto pyetje ngase shume po i rendojnë pyetje te tilla por, pas një shtjellimi të shkurtër le ti marr secili përgjigjejet në bazë të veprave të tije.

Ramazani është një muaj të cilin All-llahu xh.sh e ka graduar, begatuar dhe ngritur në të gjitha format. Në kuadër të këtij muaji (musafiri të All-llahut) kemi agjërimin që në kuptim të fjalës donë të thotë: privim apo largim nga ushqimi dhe pijet nga imsaku (syfyri) e gjerë ne aksham (iftar) por a është kjo e tëra. Agjërimi është privim nga kënaqësitë e kësaj bote dhe duke ju nënshtruar në mënyrë maksimale gjendjes shpirtërorë për të u ngritur dhe afruar me All-llahun e Plotfuqishëm.

Agjërimi është bërë obligim për njerëzit ku thotë All-llahu xh.sh ne Kur'an : "O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm. (Bekare 183)
Pra agjërimi qenka i obliguar për njerëzit për të arritur devotshmërinë – nënshtrimin ndaj All-llahut.
Sado që në agjërim kemi sprova të ndryshme dhe vetëpërmbajtje, ky nuk është qëllimi i tij por, qëllimi i tij është ushtrimi i sundimit të vetvetes dhe sundimi i vetvetes. Pra qëllimi kryesor i agjërimit qenka devotshmëria dhe afrimi tek All-llahu. Pejgamberi a.s ka thënë: "Kush agjëron dhe nuk largohet nga gënjeshtra dhe veprat e liga All-llahu nuk ka nevojë për agjërimin e tij."

Agjërimi nuk është asgjë tjetër përveç mirësi, dhuratë dhe ngritje e respekt për njeriun. Agjërimi qenka mirësi meqë All-llahu në ajetin e obligimit të agjërimit nuk e përfundoj me fjalët : ... të shëroheni, te kurseni por tha ..."ashtu qe te jeni të devotshëm" pra qenka mirësia më e madhe meqë po e respektuam agjërimin me të gjitha tiparet dhe rregullat tij. All-llahu me Mëshirën e Tij po na i falka mëkatet. Nga kjo nënkuptojmë që nuk ka mundësi të jemi edhe të devotshëm edhe mëkatar të mëdhenj.
Vallë a nuk qenka agjërimi për njeriun ngritje shpirtërore dhe krenari maksimale.

Shpërblimet për një vepër të mire janë të numëruara dhe shpërblehen për një me 10 e deri në 700 dhe shumëfishohen, kurse All-llahu në hadithin kudsij thotë: " Çdo vepër (pune) e njeriut i takon atij, përveç agjërimit. Ai është i Imi dhe Unë shpërblej për të." Vallë a nuk është kjo krenari dhe privilegj. Andaj të lejojmë të na ik ky musafir kaq i begat dhe dobi prurës.
Megjithëkëtë agjërimi nuk sjell dobi tek disa njerëz edhe pse ata agjërojnë. Ata të cilët nuk i përmbahen rregullave të agjërimit dhe futen nën këtë thënie të Muhammedit a.s " Kush agjëron dhe nuk largohet nga gënjeshtra dhe veprat e liga, All-llahu nuk ka nevojë për agjërimin e tij. Kjo donë të thotë që agjërimi është i dobishëm në shumë fusha: në aspektin shëndetësor fizik dhe psikik, por nëse agjërojmë duke u larguar vetëm nga ngrënia dhe pirjet atëherë nuk kemi arrit asgjë nga mirësitë e tij dhe mysafiri që e patëm në shtëpi do ik i zhgënjyer nga ne.

Agjërimi duhet të bëhet me gjymtyrët e trupit çka donë të thotë të largohemi nga lakuriqësia, nga shikimet e serialeve të ndryshme erotike - pornografike, nga dëgjimet e kota si muzika, skeçet humoristike banale dhe të ngjashme, largimit nga baret dhe restorantet me përmbajtje alkoolike, nga pishinat dhe bregdeti edhe të gjitha veprat tjera të liga dhe të ndyta. Ata njerëz, robër të All-llahut që nuk përmbahen nga këto vetëm se kanë bërë një mashtrim me vetveten e tyre pasiqe nuk kanë arritur të përfitojnë asgjë vetëm mallkimin nga musafiri i begat dhe shume i çmueshëm.

Të nderuar vëllezër dhe motra ta respektojmë këtë musafir të dërguar të All-llahut dhe të përfitojmë nga shefati (ndërmjetësimi) i tij në ditën e gjykimit.

O njerëz tregohuni bujar, respektues dhe falënderues ndaj All-llahut dhe jo përbuzës dhe mohues të mirësive të Tij.

O njerëz falënderojeni dhe madhërojeni All-llahun për udhëzimin që të ka bërë.
All-llahu në Kur'anin Famëlartë thotë: "...dhe, All-llahun ta madhëroni për atë që ju ka drejtuar – udhëzuar në rrugë të drejtë dhe të jeni mirënjohës.: (Bekare 185)

Na e pranoftë All-llahu agjërimin tonë dhe ibadetet tona dhe na bashkoftë nën bajrakun e Kur'anit në Ditën kur çdo popull do të identifikohet me Librin e vet qiellor! Amiin!
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Muaji i Ramazanit dëshmi e besimit të sinqertë Empty Re: Muaji i Ramazanit dëshmi e besimit të sinqertë

Mesazh nga Shooter-Ks Wed Jul 07, 2010 7:23 am

Hej JU besimtar te ALLAHUT.xh.nehu Vellezer dhe Motra Musliman/e per te gjithe URIME Ky MUAJ i Shejt RAMADAN...Allahu qofte me ju gjate gjithe axherimit dhe lutjeve tuja... Ju begatoft shendetin, pasurin, dhe familjen, E ne pergjithesi BOTEN SHQIPTARE pa dallime feje...AMIN

Mos harroni qe "Iftarin dhe Syfyrin" te ndani me kojshin,dhe ta shtrini doren mbi JETIMAT dhe mbi te VARFERIT...Se padyshim çe ALLAHU.Xh.nehu do ju SHPERBLEJE me te mirat e veta nji dite!!!

Prandaj BEKUAR qofshi gjithe ju çe keni URUAR dhe pershendetur njeri-tjetrin ne kete MUAJ te shejt RAMADAN.

Ku do çe jeni....Ju pershendes nga "zemer shqiptare"PAQE
Natyra!
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Muaji i Ramazanit dëshmi e besimit të sinqertë Empty Re: Muaji i Ramazanit dëshmi e besimit të sinqertë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi