Teknologji e re per trajtimin e problemeve ne zemer
Faqja 1 e 1
Teknologji e re per trajtimin e problemeve ne zemer
Mjeket ne spitalet amerikane tani jane duke
perdorur nje teknologji te re per trajtimin e problemeve ne zemer. Gjate kesaj procedure, nje kamere mjaft e vogel, me rezolucion te
larte, futet ne arteret e zemres duke perftuar imazhe me te qarta se kurre me pare.
Kjo pajisje e re mund te ndihmoje pacientet me semundje ne zemer, siç eshte ky 60 vjeçar, Mak Bayley, i cili para
disa javesh pesoi nje goditje ne zemer, ka raportuar Radio Zeri i Amerikes.
Krejt pa pritur, ai ndjeu ne gjoks nje shtrengim te forte dhe pas 2 minutash u mbulua nga djerset. Ai menjehere
u dergua ne qendren spitalore te universitetit te Klevelandit, ku mjeket i vendosen nje tub pasi i çbllokuan nje prej artereve te zemres.
Per vendosjen e nje tubi te holle, mjeket u mbeshteten ne imazhet e perftuara me proceduren me ultratinguj, per te percaktuar venen e
bllokuar.
Por pajisja e re tani ofron nje pamje krejtesisht ndryshe qe quhet Optical Coherence Tomography ose OCT.
Pajisja e miratuar nga agjencia e barnave, sapo ka filluar te perdoret ne spitalet amerikane. Me ane te saj perftohen imazhe duke reflektuar
drite brenda artereve te gjakut. Kjo i mundeson mjeket te shohin 10 here me me hollesi gjendjen e brendeshme te artereve dhe te percaktojne
me saktesi se cili arter ishte bere shkak per goditje ne zemer. Pastaj mjeket vendosin ne te tubin e nevojshem per çbllokimin dhe lehtesimin e
qarkullimit te gjakut ne zemer. Percaktimi i sakte i arteries se bllokuar ka shume rendesi, sepse ne rast te kundert tubi mund te
vendoset ne nje tjeter arterie, dhe pacienti ka gjasa te pesoje nje goditje te dyte ne zemer. Ekspertet thone se megjithese pamjet e ofruara
nga kjo pajisje e re mund te jene shume te qarta, kjo lloj tomografie nuk eshte provuar si me e mire sesa ajo me ultratinguj. Por per paciente
si Mak Baylei, kjo teknologji e re mund te permiresoje trajtimin e tij ne te ardhmen.
Linddt- WebMaster
- Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Similar topics
» Teknologji...
» Pergjigjet e problemeve te thjeshte.
» Hej zemer...
» Degjo me zemer...
» Noizy - Otr Me Zemer
» Pergjigjet e problemeve te thjeshte.
» Hej zemer...
» Degjo me zemer...
» Noizy - Otr Me Zemer
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi