Google Chrome merr vendin e trete
Faqja 1 e 1
Google Chrome merr vendin e trete
Një analizë e publikuar nga StatCounter ka gjetur se shfletuesi i kompanisë Google, Chrome e ka kaluar rivalin e saj Apple Safari, ndërsa shfletuesi i Google është shndërruar në shfletuesin e tretë më të popullarizuar në Shtetet e Bashkuara.
Në një sondazh të bërë me 874 milion shikime të faqeve gjatë periudhës 21 qershor - 27 qershor në tre milion ueb-faqe, Chrome ka marrë 8,97 për qind të shikimeve në faqe, kundrejt Apple Safari, i cili radhitet pas saj, me 8,88 për qind.
StatCounter thotë se Internet Explorer ende mbetet shfletuesi më dominues në internet me 52 për qind, i ndjekur nga Firefox i Mozilla-s me 28,5 për qind.
Në të gjithë tregun botëror, të cilin StatCounter e ka matur nëpërmjet 3.6 miliard shikimeve në faqe të ndryshme, për të njëjtën periudhë, Chrome ka tërhequr 9,4 për qind të shikimeve të faqeve në dispozicion krahasuar me 4 për qind të cilin e ka marrë shfletuesi i Apple, Safari.
Microsoft Internet Explorer ka 53 për qind të tregut botëror, kurse në të njëjtin studim Firefox kishte 31 për qind.
Linddt- WebMaster
- Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi