Rikthimi i Ilir Shaqirit
Faqja 1 e 1
Rikthimi i Ilir Shaqirit
Në fakt nuk është larguar kurrë, është veç tërhequr nga televizioni për t’iu kushtuar tërësisht shkollës së vet të baletit dhe familjes. Tani do ta shihni të hyjë sërish në ekranin e vogël me një “kalë troje”, atë të videoklipit të këngëtares së njohur Alexia ku Iliri është më shumë se thjesht një balerin
Ilir Shaqiri është një nga simbolet e baletit shqiptar në Itali. Dhe historia e tij ngjason me atë të kolegëve bashkëkombas që kanë zgjedhur të jetojnë e të punojnë në Itali. Por jo në kuptimin e gomoneve dhe historive që përlotin adoleshentet italiane me dramaticitetin e tyre. Nga programet televizive që katapultuan në rrugën e famës dhe të suksesit të rinjtë shqiptarë, ai u shndërrua në një sex-symbol për shumë breza italianësh duke bërë që këta të fundit të zbulojnë një anë të re të shqiptarëve që më parë nuk njihnin. Ilir Shaqiri bën pjesë në grupin e pikërisht atyre shqiptarëve të cilëve u takoi barra e rëndë të çajnë përpara në një vend të huaj në profesionin e tyre e njëkohësisht të jepnin e të merrnin me periudhën më të vështirë të shqiptaro-fobisë italiane, duke e pasur këtë fillimisht si pengesë e më pas si flamur, si sfidë për të motivuar jetën e tyre mediatike. Dhe rezultati ishte i admirueshëm. Ndërsa kohëve të fundit angazhimi social që arti dhe fama mund t'i lejojnë vetes, duke kontribuar në përcjelljen e mesazheve që kanë fuqinë të përmirësojnë gjërat. Pasi shqiptarët dolën disi nga lista e zezë, me gjithë shkaqe e pasojat politologjike që kjo dalje pati, fama dhe personaliteti i Ilir Shaqirit i janë dhënë një beteje më unviersale, kundër racizmin në përgjithësi, kundër luftimit të më të dobëtëve e të ndryshmëve që ka pllakosur Italinë kohëve të fundit. Gjthmonë baleti, vallëzimi janë mjetet me të cilat komunikon balerini shqiptar por këtë herë natyra e tij e zakonshme gërshetohet me një zhanër të ri në një videoklip, që do të shërbejë si habitat viziv i këngës më të fundit të Alexias. Një këngë kundër racizmit, kundër diskriminimit në përgjithësi. Por që do të jetë edhe një copë e vogël viedo-arti, ku përgjegjësia kryesore i takon pikërisht balerinit shqiptar. I ambientuar në katakombet e Ponzianos, videoklipi konsiston në një balet mbi sipërfaqe të vështirë, ndërsa mjetet skenike janë të pasura me simbolikë, aq sa videoklipi të renditet ndër punët më të mira të kësaj gjinie në Itali. Dhe kjo kuptohet do t'i sjellë akoma më shumë famë balerinit shqiptar ndërkohë që edhe emri i tij, talenti dhe cilësia i kanë shtuar jo pak vlerë videos që do të shfaqet me siguri bujshëm televizioneve italiane siç ndodh rëndom me videot e këngët e Alexias.
Shqiptari i Italisë: Në çfarë konsiston bashkëpunimi me Alexian?
Ilir Shaqiri: Ky është bashkëpunimi i parë që marr përsipër në drejtimin e videoklipeve. Edhe pse më parë kisha marrë disa oferta për videoklipe duhet të them se ky ka qenë një terren ende i pashkelur për mua dhe si i tillë oferta e Alexias mu duk jashtëzakonisht premtuese dhe joshëse. Kjo e Alexias ishte diçka shumë e veçantë mbi të gjitha sepse mënyra se si u realizua ky videoklip ka bërë të mundur që të dalë në pah një punë artistike shumë cilësore. Eshtë një punë ku regjia përputhet jashtëzakonisht mirë me protagonistët. Alexia është këngëtarja dhe autorja e këngës, ndërsa unë jam balerini kryesor. Përveç kësaj është edhe një personazh shumë interesant që quhet Madame Fifì, është një transeksual që ësht i njohur në Itali e në Evropë sepse është tejet aktiv për problematikën e transeksualëve. Ky viedeoklip lançon mesazhe shumë të rëndësishme kundër racizmit dhe diskriminimit në përgjithësi përfshirë këtu kategori nga më të ndryshmet që e gjejnë veten si viktima të këtij fenomeni. Kjo ishte tema së cilës iu mëshua gjatë konferencës së shtypit që dhamë për këtë këngë në Milano para pak kohësh. Bëhet fjalë për një këngë që merret me diskriminimin jo vetëm ndaj transeksualëve por edhe ndaj kategorive më të gjera si për shembull emigrantëve, e të tjera pakicave të emargjinuara të cilat çuditërisht edhe pse jemi pothuaj në 2010 janë ende tejet të diskriminuara e në vështirësi nga grupe të ndryshme njerëzish që mbajnë qëndrime kaq të dënueshme. Është absurde sepse jetojmë në një kohë kur edhe kufijtë humbasin kuptim dhe të ndryshmit kanë mundësi të komunikojnë mes tyre prandaj vjen vetiu logjika se njerëzit duhet të ishin më të mësuar me tjetrin, me të ndryshmin, por kjo nuk ndodh.
Si është konceptuar videoklipi?
Është një punë shumë e bukur regjisoriale dhe skenografike. Mjafton të përmendet fakti se Alexia futet brenda një topi prej qelqi dhe unë duhet të përpiqem ta tërheq e ta shtyj jashtë katakombeve që ishin si skenë e xhirimit. Kemi xhiruar në katakombet afër Romës që janë disa hektarë, një sipërfaqe mbresëlënëse që nuk mbaron kurrë. Ishte një punë jashtëzakonisht e bukur, dhe jam shumë i lumtur që mora pjesë. Si balerin kam marrë shumë kënaqësi dhe si unë edhe trupa e xhirimit me të cilët kam mbetur në marrëdhënie të shkëlqyera. Por natyrisht ishte një punë shumë e vështirë, për shkak të terrenit dhe mu desh të kërceja edhe zbathur, sepse emocionet ishin kaq të forta, dhe kënga ishte shumë e bukur, sa që ndjeva nevojën të ndieja direkt atmosferën duke prekur truallin zbathur.
Pra videoklipi ishte një përmasë e re e pa eksploruar?
Po, ishte një sektor i ri ku nuk kisha punuar më parë dhe ku pashë se punohej ndryshe nga ç'isha mësuar të punoja. Për shembull fakti që për një skenë duheshin bërë një mori e pafundme provash. Çdo herë koreografia më dukej si një interpretim që çdo herë që kërceja më dukej ndryshe nga e mëparshmja. Ishte një eksperiencë shumë e bukur. Ky videoklip do të hyjë tek Netët e videoklipit që zhvillohet në Romë, sepse është me të vërtetë me një punë e realizuar me shumë cilësi teknikisht. Nga ana tjetër nëpërmjet disa teknikave të veçanta që do të përshpejtojnë në maksimum lëvizjet e balerinit kështu që është diçka edhe eksperimentale si të thuash, ndërsa në momente të tjera do të ketë përngadalësim. Jam shumë kurioz edhe unë ta shikoj se si do të ketë dalë ky videoklip. Për më tepër në këtë videoklip merr pjesë edhe vajza ime e vogël e cila në një pjesë të videoklipit i jep një margaritë të kuqe madam Fifìsë. Është një simbol paqeje. Besoj se kjo skenë do të dalë në fund të videoklipit. Kjo është diçka që më ka emocionuar shumë. Po ishte pikësëpari vlerësimi që kam për Alexian, këngët e së cilës i kam kërcyer shpesh herë në Amici, apo Buona Domenica. Ndërsa këtë herë ishte edhe një arsye sociale sepse u angazhova për një çështje që shqetëson jashtëzakonisht shumë Italinë e sotme.
Ky i yti ka qenë kështu një angazhim social? Nuk është hera e parë që ti angazhohesh për të tilla tema? Arti mund të bëjë diçka për të përmirësuar gjërat dhe kundër fashizmit që ka pllakosur Italinë?
Pa diskutim. Arti është diçka shumë e fuqishme. Unë besoj në vërtetësinë e asaj fjalës së urtë shqiptare se fjala vret më shumë se plumbi. Nuk dua të flas me superlativa për veten dhe shokët e mi por kontributi që artistët shqiptarë kanë dhënë në Itali për njohjen dhe përmirësimin e imazhit të shqiptarëve është i pamohueshëm sepse kanë treguar se kush janë shqiptarët në të vërtetë. Tani është krejt tjetër gjë të thuash që jam nga Shqipëria. Dikur nuk ishte kështu. Kjo mendoj se vjen si pasojë e kontributit që këta artistë kanë dhënë. Sot kur thua që je nga Shqipëria njerëzit nuk imagjinojnë më atë gogolin që imagjinonin dikur. Megjithëse unë për vete nuk e kam përjetuar kurrë këtë lloj racizmi e di shumë mirë se sa e vështirë ka qenë pasi e kam vënë re tek të tjerët dhe shumë shokë të mi më kanë folur për këtë. Besoj se kam qenë një përjashtim fatlum për shkak të profesionit që kam dhe padyshim të famës së mirë që ky lloj profesioni të jep. Sot shqiptarët më duken të qetë dhe në harmoni me vetveten, dhe nuk e fshehin më identitetin e tyre. Arti ka ndihmuar në ndryshimin e një mendësie të gabuar. Unë sot kur them që jam nga Shqipëria mendoj se kam avantazhe. Më thonë: "ah po ju shqiptarët jeni balerinë të shkëlqyer". Kështu kjo mund të vlejë edhe për rumunët. Sidoqoftë unë gjithmonë kam luftuar kundër racizmit dhe edhe kur e kam perceptuar i jam kundërvënë dhe nuk e kam lejuar që të ekzistojë. Çdo njeri ka personalitetin e vet dhe kjo duhet nxjerrë në pah.
Ke qenë ndër Shqiptarët e parë që kanë ardhur në Itali të bëjnë balet. Duke u kthyer pas si mendon çfarë të ka dhënë Italia?
Italia më ka dhënë shumë. Natyrisht nga pikëpamja profesionale. Por mbi të gjitha më ka dhënë një familje të mrekullueshme që është maksimumi që një njeri mund të kërkojë nga jeta. Kam një grua italiane dhe një fëmijë të mrekullueshëm. Jam shumë i lidhur me Italinë dhe do të vazhdoj të jem i lidhur, pikërisht sepse kam këtë familje të mrekullueshme. Po të ishte ndryshe ndoshta do të isha i tunduar nga ndonjë shtegtim për disa kohë në Gjermani, Francë, ShBA apo diku tjetër siç bëjnë në përgjithësi njerëzit e palidhur. Italia më ka dhënë të gjitha gjërat që vetëm njerëzit fatlumë mund të kenë. Pastaj natyrisht më ka dhënë një karrierë, një punë shumë të mirë që është ajo për të cilën kam pasur nevojë. Po të bëja një bilanc do të thosha se jam shumë i kënaqur nga ajo që kam arritur. Gjithçka që kam arritur ka qenë me punë e me përpjekje të vazhdueshme, por më është dhënë mundësia dhe gjithçka ka ardhur në momentin e duhur, pa asnjë lloj sforcoje pa asnjë lloj kompromisi.
Itali?
Para se të vendosja të transferohesha e kisha vizituar Italinë edhe shumë herë të tjera, nëpërmjet shfaqjeve kulturore. Kisha udhëtuar shumë edhe para se të vendosja të vija në Itali. Italinë e kisha parë disa herë dhe ndoshta ngaqë njihja gjuhën, nga që ishte shumë afër me Tiranën. Mendoja se që të shkosh nga Roma në Tiranë nevojiten vetëm 50 minuta, koha sa të ngrihet avioni, dhe nuk doja të shkoja në një vend të largët, më dukej e tmerrshme të largohesha kaq shumë nga familja ime. Pastaj është edhe fakti se njerëzit janë shumë të butë dhe kam pasur shumë përkrahje. Kam qenë me shumë fat në këtë drejtim sepse kam gjetur njerëz që më kanë ndihmuar e më kanë lehtësuar shumë jetën prej emigranti veçanërisht në fillim që e dinë të gjithë se është diçka shumë e vështirë. Për më tepër ne shqiptarët në atë kohë ishim edhe shumë të padalë kështu që ishte një eksperiencë dy-fish e vështirë. Italia na dukej si diçka jashtëtokësore. Më kujtohet kur shkova për herë të parë në stacionin Termini, në Romë dhe u çudita, i thoja vetes: o zot çfarë janë gjithë këto shina, nga duhet të hyj e nga duhet të dal unë këtu? Pastaj qëllimi i ardhjes sime këtu ishte baleti, në '93 filloi Corrida e Corrados dhe që aty fillova të punoj. Dhe më vonë erdhi edhe rikthimi në teatër. Kam punuar edhe me koreografë të mëdhenj siç është për shembull Gino Landi. Tani jam duke vënë në skenë një opera jo shumë të gjatë por që është diçka për qeverinë italiane dhe qeverinë e Katarrit të cilët kanë një përfaqësi në Venecia. Duhet të japim shfaqje në teatrin la Fenice që është për mendimin tim teatri më i bukur në Itali. Kënaqësia është që jam balerin i parë, trupa përbëhet nga 35 balerinë. Është një punë shumë e mirë. Dhe mbi të gjitha mu realizua një ëndërr sepse unë vërtetë kisha ëndërr të vizitoja teatrin La Fenice të Venecias sepse është teatri më i bukur në Itali. Është ëndrra e çdo artisti të hipë dhe të shkelë në atë skenë?
Më mirë skena e një teatri apo prozhektorët e televizionit?
Pyetja është shumë e bukur. Tingëllon sikur të thuash, do që të të presin dorën e majtë apo dorën e djathtë. Nuk jam në gjendje të zgjedh një nga këto të dyja dhe të lë tjetrën. Televizionet kanë të mirën që kanë shumë shikueshmëri dhe kështu mesazhi u mbërrin shumë njerëzve kurse skena e teatrit është magjike, të merr me vete, të rrëmben me atë magjinë e saj dhe të bën që të mos duash të ndalosh më, të vazhdosh të kërcesh në pafundësi.
Ndërsa cilat janë marrëdhëniet e tua me Shqipërinë pas gjithë këtyre viteve?
Vazhdoj të kem marrëdhënie afektive shumë të forta, edhe pse prindërit e mi jetojnë tashmë në Itali, e madje mamaja ime që është edhe ajo balerinë jep mësim në akademinë time. Por Shqipëria më mungon shumë dhe sa herë që kam mundësi shkoj në Tiranë bashkë me babanë. Ndërsa nga pikëpamja e punës është vështirë të thuash sepse në Shqipëri nuk kam arritur të realizoj asgjë pasi atje ka një mentalitet shumë përngadalësues, i nisin gjërat dhe i lënë në mes. Kështu funksion Shqipëria sot, do të vrapojë por ka diçka që e mban të lidhur në vend numëro.
Por bën pjesë Shqipëria në projektet e tua për të ardhmen?
Po pa diskutim e me shumë kënaqësi. Por nuk ka projekte konkrete. Do të më pëlqente për shembull të organizoja diçka në Shqipëri, do të doja për shembull të krijoja një kompani balerinësh shqiptarë që janë shumë të vlerësuar kuptohet.
E ndjek jetën artistike në Shqipëri?
Po e ndjek nëpërmjet Digitalb-it. Duhet thënë se është përmirësuar jashtëzakonisht, por ka një mënyrë kopjimi shumë banal të programeve italiane. Për kulturën dhe mentalitetin që ka Shqipëria nuk u përshtaten këto lloj formash. Duhen gjetur gjëra më origjinale që të përputhen me kulturën shqiptare. Kanë marrë emisionet Zelig, Amici, Maurizio Costanzo Show, e i kanë përkthyer në shqip. Ka gjëra origjinale por shumë gjëra janë pa kripë. Nuk kuptoj pse nuk sforcohen të gjejnë diçka origjinale. Ndërsa nuk jam shumë i informuar për teatrot sepse ato nuk ndiqen nga televizionet.
Nga se vjen kjo cilësi e balerinëve shqiptarë në Itali? Diçka kulturore?
Jo nuk është një koncept i tillë. është diçka reale. Ka shumë balerinë që thjeshtë nuk duken për shumicën e njerëzve sepse kërcejnë vetëm në teatër. Unë njoh balerinë të jashtëzakonshëm shqiptarë, që kanë një potencial artistik që nuk e kanë meshkujt italianë. Ka të bëjë me traditën që ka pasur shkolla e baletit shqiptar. Them ka pasur sepse nuk më duket se vazhdon të jetë. E them këtë sepse kam parë disa balete kur kam qenë në Tiranë, vënë në skena nga balerinët e akademisë dhe të them të drejtën me ndonjë përjashtim të vogël kanë qenë zhgënjyes, të çkoordinuar plotësisht. Ndërsa brezi im, i Anbetës, apo Kledit ka pasur profesorë të pasionuar që kanë studiuar tek Bolshoj. Ne jemi formuar në kushte tmerrësisht të vështira, nuk kishim as ujë të ngrohtë, e bënim dushin ditë për ditë në temperaturën -2. Kështu arti përcillej me ngulm sepse ose do ta merrje atë diplomë e të ishe i pari i klasës që të arrije të punoje në teatrin e operës, o ishte e kotë gjithçka. Ndërsa sot kanë koncepte të reja. Nga ana tjetër nuk kemi parë më balerinë të rinj të talentuar që të vijnë këtu, e kam fjalën për shembull për 18-vjeçarët.
Ç'rol luan në këtë humbje fakti që shumë prej balerinëve më të talentuar kanë emigruar?
Brezi im ka emigruar sepse e vetmja mundësi që të jepej në Shqipëri ishte një rrogë e thjeshtë në teatrin e operës dhe baletit. Unë ika kur filluan të bënin balet modern. Gjë që për shembull edhe sot e kësaj dite në Shqipëri nuk ekziston, sepse në Shqipëri nuk mësohet baleti modern. As sot bazat e baletit modern në Shqipëri nuk ekzistojnë. Dhe kur shqiptarët bëjnë balet modern është shumë interesante të shikosh se sa të kopjuara duken. Por jo gjithmonë kopjimet dalin bukur, dhe është për të ardhur keq që vazhdojnë me këto lloj mangësish.
Po si ke hyrë në botën e baletit?
Ishte diçka më se logjike sepse të dy prindërit e mi janë balerinë. Nëna ka qenë balerinë e parë e teatrit të operas dhe baletit kurse babai ka qenë solist. Kështu që jam rritur me këtë botë dhe erdhi shumë natyrshëm që edhe unë të bëhesha balerin.
Ndërsa Akademia jote e baletit ecën më së miri...
Po, quhet Etoile d'Ilir. Këtë projekt e kam pasur gjithmonë shumë për zemër. Japim mësim lloje të ndryshme baleti, ku nëna ime jep baletin klasik, unë atë bashkëkohor dhe kemi edhe shumë zhanre të tjera. Kjo lloj pune të jep jashtëzakonisht shumë kënaqësi. Veçanërisht është një kënaqësi e madhe kur zbulon talente që më pas vazhdojnë seriozisht këtë rrugë. Për mua është edhe diçka emocionale sepse kthehem mbrapa kur isha edhe unë në moshën e tyre dhe më duket edhe mua vetja i vogël.
Marjola Rukaj
Shqiptari i Italisë i muajit tetor 2009

Linddt- WebMaster
- Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Similar topics
» Rikthimi i Shumit e vertete ????
» Ilir Shaqiri familja dhe ëndrrat e mia
» Alba Kingz Feat Ilir Pasha - Frieden
» Ilir Shaqiri familja dhe ëndrrat e mia
» Alba Kingz Feat Ilir Pasha - Frieden
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi