Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

genta ismajli ndahet nga bashkeshorti i saje Milot Binaku

Shko poshtë

genta ismajli ndahet nga bashkeshorti i saje Milot Binaku Empty genta ismajli ndahet nga bashkeshorti i saje Milot Binaku

Mesazh nga Linddt Mon Jul 12, 2010 6:44 am

Lidhja disavjeçare e këngëtares Genta Ismajli është në krizë. Siç mëson “Panorama plus” ajo është ndarë nga Milot Binaku. Çifti, i cili nëpër shumë evenimente paraqitej së bashku, tashmë nuk do të jetë më si më parë. Ata ishin cilësuar si çift ideal dhe model për të tjerët, pasi dashuria e tyre nuk kishte kufizime. Kishte udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara për në Kosovë 5 vite më parë, për të bërë ëndrrën e saj realitet. Nëpërmjet shoqërisë së saj kishte njohur Milotin, me të cilin u dashurua dhe filluan bashkëjetesën në një apartament në Prishtinë. Ditëve të fundit flitet për një ndarje të tyre, por askush nuk dëshiron ta konfirmojë. Pasi qëndroi disa javë pranë familjes, në një intervistë për një gazetë kosovare, Genta nuk ka dashur të flasë për lidhjen private, duke iu shmangur pyetjes rreth ndarjes nga Miloti.

genta ismali Milot Binaku

Në këtë intervistë, mes të tjerave, ajo tregon se jeta e saj tashmë është e lidhur mes Amerikës, Prishtinës dhe Gjilanit. Më herët, qytetin e Gjilanit (vendlindjen) ajo nuk e kishte përmendur aq shumë nëpër intervista pasi jeta e saj artistike zhvillohej kryesisht në Prishtinë për shkak të angazhimeve muzikore. Tashmë Genta e di se gazetarët duan ta pyesin për lidhjen e saj me Milotin dhe ka filluar t’iu shmanget atyre. Të afërmit na thanë kështu: “Genta nuk përdor shumë internetin për shkak të angazhimeve”. Edhe profili i saj në “facebook” përdoret nga shoqëria e Gentës. Kohëve të fundit, këngëtarja shijonte jetën e natës vetëm ose me shoqërinë, por pa të dashurin. Nga aty filluan të lindin dyshimet e para të krizës.
Para se të udhëtonte për në Shtetet e Bashkuara, kontaktuam menaxherin e saj amerikan John Gocin, i cili tregoi se këngëtarja do të udhëtojë drejt Amerikës për disa javë dhe se ai mund të na sigurojë një intervistë me Gentën, por intervista nuk u realizua. Pak kohë më vonë, kontaktuam Milotin i cili na dha një adresë ku mund të dërgonim pyetjet për intervistën. Edhe në këtë rast dështuam, pasi përgjigje nga Genta Ismajli nuk morëm, ndoshta për faktin se pyetjet nuk kishin arritur tek këngëtarja ose marrëdhëniet e tyre ishin të acaruara?! Informata të dorës së parë nga estrada shqiptare, gjithashtu njoftojnë për një ndarje të Gentës nga Miloti. Duke pyetur se ku mund të konfirmojmë këtë gjë, ata na rreferuan që të kontaktojmë Gentën, por duke shtuar se ajo mund të refuzojë prononcimin pasi nuk ishte hera e parë që çifti ndahet për një kohë e pastaj bashkohet përsëri. Por, këtë radhë me siguri ka diçka më shumë.
Gjatë gjithë javës u munduam të kontaktojmë përsëri Milotin dhe menaxherin John Gocin, por nga asnjëri nuk pranoi të japë një prononcim në lidhje me thashethemet e fundit. Nuk na mbetet asgjë më shumë vetëm se të presim për rrjedhën e ngjarjeve ditëve në vazhdim. Ndërkohë, para disa muajve u përfol për një bashkëpunim mes Genta Ismailit dhe këngëtarit turk Cüneyt Çakim, por dueti akoma nuk është duke u realizuar. Kënga flitej të jetë në dy versione, shqip dhe turqisht, ndërsa videoklipi do të ishte shumë i shtrenjtë për tregun muzikor shqiptar dhe se këngëtarja Ismajli do të fitojë famë edhe në shtetin turk. I kontaktuar nga ne, këngëtari turk shprehet: “Është e vërtetë që bashkëpunimi për momentin është shtyrë për shkak se unë kam qenë shumë i zënë me promovimin e albumit tim të fundit të titulluar “Sexy”, por sapo të mbarojmë disa obligime, patjeter që do futemi në studio për regjistrimin e këngës.
Nuk mund të them ndonjë kohë të caktuar se kur mund të realizohet ky bashkëpunim, pasi nga ana tjetër edhe Genta është shumë e angazhuar me punët e saj”, thekson Çakim. Por, ndërkohë që ne po bënim redaktimet e fundit, vjen dhe përgjigjja e pyetjes sonë nëse Genta është ndarë nga Miloti apo bashkëjetesa e tyre vazhdon. John Goci, menaxheri i saj është shprehur në këtë mënyrë: “Nuk është puna ime, por besoj se po”.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi