Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adela në xhami e mbuluar me shami

Shko poshtë

Adela në xhami e mbuluar me shami Empty Adela në xhami e mbuluar me shami

Mesazh nga Linddt Mon Jul 12, 2010 2:20 pm

Adela në xhami e mbuluar me shami 1532mmqNë fakt më tepër sesa kthim është një rikthim, në atë besim që ajo e ka pasur gjithmonë brenda vetes, pavarësisht rrjedhës që ka marrë jeta e saj në vite.
I është lutur Zotit për të pasur një jetë ashtu siç ajo e ëndërronte, por edhe për ta falëenderuar për atë çfarë ai i kishte dhuruar.
Adela, vajza që bëri aq shumë të diskutohet, jo vetëm brenda shtëpisë së “Big Brother”, por edhe jashtë saj, ka bërë diçka të veçantë.
Nëse të gjithë bashkëmoshatarët e saj do ta mbanin frymën në një pub apo disko, për t’u argëtuar gjatë ditëve të festave, ajo ka përfituar nga udhëtimi i saj në Stamboll, për të vizituar Xhaminë Blu dhe për t’u falur aty brenda.

Dhe për të respektuar deri në fund rregullat e kësaj ndërtese kulti dhe të besimit musliman, ajo ka vënë shaminë në kokë dhe ka hyrë brenda. Bjordi, i cili është gjithmonë pranë saj, nuk i ka rezistuar dëshirës për ta fotografuar të dashurën në atë pamje dhe më pas fotot i ka hedhur në një sit interneti, i cili preferohet shumë nga fotografët profesionistë, pikërisht aty ku i gjetëm edhe ne.

Adela nuk ka folur ndonjëherë shumë në detaje se çfarë është besimi për të, por sipas informacioneve tona edhe vitin që lamë pas, ajo nuk harroi të argjërojë në muajin e Ramazanit paçka se për Bjordin e gjitha kjo mund të dukej diçka e çuditshme. Mesa duket vajza nga Kavaja e ka të rrënjosur besimin e saj dhe nuk e konsideron atë si një aleat, kur është në vështirësi. Edhe tani që punët i ka në vijë, ajo nuk harron të respektojë ritet duke treguar se është një besimtare e vendosur.
Sa për festat e fundvitit, duket se çifti i ka kaluar si mos më mirë. Natën e Krishtlindjeve, ata kanë udhëtuar drejt Malit të Zi së bashku me një grup tjetër shqiptarësh, në një festë të organizuar nga agjencia turistike “Perfect holiday”.
Më pas ata kanë preferuar që ndërrimin e viteve ta kalojnë në Stamboll, në një lokal me muzikë vendase, ku pa dyshim janë kënaqur shumë.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi