Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FYTYRA PERSOSET ME RREGULLA

2 posters

Shko poshtë

FYTYRA PERSOSET ME RREGULLA Empty FYTYRA PERSOSET ME RREGULLA

Mesazh nga Linddt Sun Jun 27, 2010 1:44 pm

FYTYRA PERSOSET ME RREGULLA Files.php?file=Fytyra_persoset_me_rregulla_908667082
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FYTYRA PERSOSET ME RREGULLA Empty Re: FYTYRA PERSOSET ME RREGULLA

Mesazh nga Linddt Sun Jun 27, 2010 1:44 pm

17 sekrete për një fytyrë të përkryer.

Nga kubat e akullit (për t’u kaluar mbi fytyrë) në përzierjen e fondotintës (për ngjyrën ideale): make-up artist-ët e sfilatave dhe femrave më të njohura të ekranit rrëfejnë detajet e zanatit.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FYTYRA PERSOSET ME RREGULLA Empty Re: FYTYRA PERSOSET ME RREGULLA

Mesazh nga Linddt Sun Jun 27, 2010 1:45 pm

1. Primer-at

Quhen kështu produktet që aplikohen para trukut. “Mund të jenë xhelëra të tejdukshëm ose me ngjyrë, që e bëjnë të lëmuar lëkurën, mbushin gropëzat, i japin shkëlqim, rregullojnë prodhimin e yndyrës, sigurojnë qëndrimin e fondotintës”, shpjegon Rajan Tolomei, make-up artist për Max Factor. “Për ne që punojmë me grimin, janë një domosdoshmëri e vërtetë”. Në praktikë, duhet të jenë hapi i parë i rutinës së grimimit tuaj.



2. Arti i higjienës

Para së gjithash... “Për të aplikuar fondotintën, ka nga ato që përdorin sfungjer (ideal për fondotintat kompakte), disa gishtat ose furçë për të përhapur ato më të lëngshmet. Ka secila mjetin e saj, por që duhet të jetë rreptësisht personal. Mikrobet ndodhen përherë në duar, fije dhe fibra dhe të gatshme për të shkaktuar puçrra ose irritime”, tregon Donatella Ferrari, make-up artist për Helena Rubinstein. “Këshilloj ta lani furçën dhe sfungjerin të paktën dy herë në javë me sapun me PH neutral dhe ujë të ngrohtë”.



3. Si të zgjedhësh sfungjerin dhe furçën

Veglat e zanatit. “Për fondotintën preferoj sfungjerin: përdoret për një kohë më të shkurtër dhe prandaj është më higjienike. Më mirë zgjidh një me fije najloni, sepse thith më pak produkt dhe siguron një aplikim të njëtrajtshëm”, thotë Donatella Ferrari. “Për kë i pëlqen më shumë furça, do qe e përshtatshme një e madhe, me fije të gjata dhe të sheshta”.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FYTYRA PERSOSET ME RREGULLA Empty Re: FYTYRA PERSOSET ME RREGULLA

Mesazh nga Linddt Sun Jun 27, 2010 1:45 pm

4. Ligji i ngjyrave

Bëj korrektimin kromatik. “Dhe pse nuk është intuitive, është e nevojshme të dish që e verdha mbulon të kuqen dhe e kuqja mbulon blunë. Pra, për zonën rreth syve, që priret drejt nuancave jeshile-blu, duhet përdorur një korrektor në tone të kuqe dhe, për të mbuluar njollat e skuqura, një korrektor në nuancë të verdhë”, shpjegon Alessandro Bertolazzi, make-up artist i Monica Bellucci-t.


5. Goditjet që zhdukin rrathët e syve

E rëndësishme është “të godasësh”. “Zhdukini rrathët e syve me pak korrektor në zonën rreth tyre, më pas përhapni një shtresë të hollë fondotinte, duke rrahur lehtë me mollëza, thotë Bertolazzi. “Pastaj shumojeni drejt pjesës së sipërme”.


6. Shiko mirë etiketën

...dhe jo vetëm ngjyrën. “Kush ka lëkurë të thatë, duhet të kontrollojë që fondotinta të jetë hidratuese”, thotë Gina Brooke, make-up artist e Madonna-s dhe drejtore artistike për Shu Uemura. “Kush ka lëkurë të yndyrshme, duhet të përdorë një oil free ose pudër. Për lëkurat mikse, fjala kyç është “ekuilibrim”: thuaju “po” produkteve që ekuilibrojnë përbërjen e zonave të ndryshme të fytyrës”.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FYTYRA PERSOSET ME RREGULLA Empty Re: FYTYRA PERSOSET ME RREGULLA

Mesazh nga Linddt Sun Jun 27, 2010 1:45 pm

7. Kura “pre”

Përgatisni lëkurën. “Është thuajse e panevojshme të thuhet: baza do jetë e përkryer vetëm nëse fytyra është pastruar me skrab dhe është hidratuar”, thotë Gina Brooke.


8. Përtacia është e ndaluar

Asnjëherë nuk duhet të jesh shumë e zënë për të qenë e bukur. “Rregulli i artë për një bazë perfekte është ta realizosh sipas mënyrës që kërkon. Çdo fazë, nga përhapja e fondotintës, te tamponimi me korrektor e deri te pudra përfundimtare, zbatohet me kujdes”, tregon Bertolazzi. “Pjesa përfundimtare është shumë e rëndësishme: pudra dhe/ose pluhuri i orizit me ngjyrë neutrale, janë truku që të arrihet një lëkurë që shkëlqen”.


9. Rinovimi për orët jashtë orarit

Kurrë mos e hiq trukun. “Për t’u përgatitur për mbrëmje, këshilloj të punohet mbi bazën që është”, shpjegon Rajan Tolomei. “Ndonjëherë mjafton të shtohet një pikë fondotintë, ose të sprucosh pak avuj uji për të hequr tepricat e pudrës. Në këtë mënyrë baza rikthehet përsosmërisht kompakte”.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FYTYRA PERSOSET ME RREGULLA Empty Re: FYTYRA PERSOSET ME RREGULLA

Mesazh nga Linddt Sun Jun 27, 2010 1:46 pm

10. Sekreti anti-papërsosmëri

Të korrigjosh me ngjyra më të errëta. “Për të fshehur njolla, puçrra apo probleme të fytyrës, përdor gjithmonë një korrektor më të errët se lëkura jote”, shpjegon make-up artist-i i Monica Belucci-t. “Pastaj, mbi këtë bazë, kalo një të së njëjtës nuancë me lëkurën ose gjithsesi më të hapur. Më beso: njëtrajtshmëria është e sigurt”.


11. Po qafa?

Për mos të prishur bazën. “Është vetëm një gabim që gratë nuk duhet ta bëjnë kurrë dhe është më i rëndi: të mos trukosh qafën”. Kështu deklaron Gina Brooke, make-up artist-ja e Madonna-s.



12. Ngjyra e duhur

Përziej. “Receta ime personale është të përziesh edhe dy ose tre fondotinta të ndryshme për të pasur nuancën që kërkon”, thotë Gina Brooke. “Po ta gjeni ngjyrën e përshtatshme, mund ta përdorni gjithmonë pastaj”.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FYTYRA PERSOSET ME RREGULLA Empty Re: FYTYRA PERSOSET ME RREGULLA

Mesazh nga Linddt Sun Jun 27, 2010 1:46 pm

13. Veprimi S.O.S.

...dhe i bërë vetë. “Në mungesë të një korrektori portokalli, ideal për të fshehur rrathët e syve dhe puçrrat, zgjidhja është të përzihet me një furçë pak korrektor neutral me një buzëkuq ngjyrë mandarine”, tregon Donatella Ferrari, make-up artist për Helena Rubinstein.



14. Nëse qan...

Efekt rikuperues. “Sekreti është të lyesh një tampon pambuku me pak krem hidratues, ta kalosh ku loti ka bërë dëmet e tij dhe të vësh sipër fondotintë dhe pudër për ta fiksuar”, shpjegon Donatella Ferrari.

15. Pas festës

Kështu fshin gjurmët e një mbrëmjeje të lodhshme. “Sekreti qëndron te një kub akulli që duhet kaluar mbi fytyrë, pas aplikimit të kremit hidratues”, këshillon Tolomei. “Lëkura rifiton një freski të menjëhershme dhe zona më delikate rreth syve rimerr, falë të ftohtit, forcë dhe elasticitet. Kujdes: kurrë mos vepro në këtë mënyrë pas një dushi të nxehtë. Lëkundjet e temperaturës duhen shmangur.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FYTYRA PERSOSET ME RREGULLA Empty Re: FYTYRA PERSOSET ME RREGULLA

Mesazh nga Linddt Sun Jun 27, 2010 1:47 pm

16. Ndryshim!

Fondotinta është si një veshje: ndërrohet çdo stinë. “Për të pasur gjatë gjithë vitit fytyrë të përkryer, fondotinta duhet ndërruar si një veshje”, thotë Rajan Tolomei, make-up artist për Max Factor. “Pra, mos u fikso te një produkt i vetëm, po zgjidh përbërje më të plota në dimër dhe me produkte më të lëngshme, të përshtatshme për lëkurë të yndyrshme në verë. Të bësh të kundërtën do ishte si të vishje të leshta në det dhe të pambukta në mal”.

17. Pudra e mamit

Pluhuri i hollë ose kompakt nuk është me dëshirë. “Për të fiksuar dhe njëtrajtësuar bazën, nuk mund t’ia dilet pa të! Pudra është hapi i detyrueshëm për të gjitha gratë që dëshirojnë një lëkurë pa njolla dhe një make-up që zgjat”, shpjegon Tolomei. “Ky pluhur, me ngjyrë ose transparent sipas dëshirës, kur aplikohet fillimisht në fytyrë, duket se nuk shkakton asnjë përmirësim: po mjafton të presësh vetëm 15 minuta dhe ja ku vjen mrekullia. Duke u ngrohur nga kontakti me epidermën, përzihet me fondotintën e jep si rezultat një efekt natyral, si lëkura jote”.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FYTYRA PERSOSET ME RREGULLA Empty Re: FYTYRA PERSOSET ME RREGULLA

Mesazh nga Linddt Sun Jun 27, 2010 1:47 pm

Diçiturat


Parësorët

1. Bazë

Le Blanc de Chanel, Chanel

2. Tonifikues

Spray për para grimit, efekt liftin, Beauty Flash, Comodynes

3. Shkëlqyes

Issima Midnight Star, Guerlain

4. Për lëkurët e skuqura

Bazë mbrojtëse. Redness Solution, Clinique

5. Për rrudhat

La Base Pro Lancome

6. Për të njëtrajtësuar

Korrektor Even Better skin Tone Corrector, Clinique

7. Kundër shenjave të lodhjes

Lisse Minute, Clarins
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FYTYRA PERSOSET ME RREGULLA Empty Re: FYTYRA PERSOSET ME RREGULLA

Mesazh nga Linddt Sun Jun 27, 2010 1:47 pm

Korrektorët

1. Mbulim maksimal

Korrektor Unifiance Touch Pro, La Roche-Posay

2. Korrektim zonash

Fond de Teint Correcteur Dermablend, Vichy

3. Shumë i lehtë

Është kompakt: Maximum Coverage Concealer, Elizabeth Arden

4. Mbulim i përpiktë

Për mbulim të menjëhershëm dhe të përpiktë, Smashbox

5. I jep dritë fytyrës

Korrektor shkëlqyes dhe mbulues i zonave më të errëta rreth syve, Guerlain

6. Specifik për anët joestetike

Quick corrector, Clinique

7. Për më shumë dritë

Korrektor shkëlqyes, Clarins
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FYTYRA PERSOSET ME RREGULLA Empty Re: FYTYRA PERSOSET ME RREGULLA

Mesazh nga Linddt Sun Jun 27, 2010 1:48 pm

Fondotintat

1. Për lëkura të yndyrshme

Matt Touch Foundation, Yves Saint Laurent

2. Dy në një

Skin Caviar Concealer Foundation, La Prairie

3. Si një rrobë

Fondotintë Face Fabric, Giorgio Armani

4. Ristrukturues

Face Sculptur Make up, Helena Rubinstein

5. Me pigmente minerale

Foundation Retin-Ox Illuminateur, Roc

6. Trajtim me oksigjen (7)
Fondotinta e lëngshme Long Wear Detox Biotherm
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FYTYRA PERSOSET ME RREGULLA Empty Re: FYTYRA PERSOSET ME RREGULLA

Mesazh nga Linddt Sun Jun 27, 2010 1:48 pm

As e luan topi .... fytyra do se sben trajtim.

Sic i dime faktoret kryesore qe prishin fytyren jane: nr1 dielli, koha, era, ambienti ku jetojme, kimikatet, stresi etj etj etj

Perdite duhet rutina, cleanser, mousturiser, me spf te larte, mundesisht mbi 15 (mbrojtje dielli)

Dhe naten eshte e rekomandueshme.

2 3 here ne jave fytyra do se sben te trajtohet me exfoliate( scrub) qe te hiqen lekurat e vdekura qe humbim cdo dite. Nese fytyra nuk eshte exfoliate , eshte e kote cdo lloj kremi perdorni, sepse nuk e bene efektin pasi qendon mbi nje lekure te vdekur.

Ja nje nder scrub qe jane te mira FYTYRA PERSOSET ME RREGULLA 9J34_311x311
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FYTYRA PERSOSET ME RREGULLA Empty Personalisht perdor Shiseido...i mrekullueshem ....

Mesazh nga Linddt Sun Jun 27, 2010 1:49 pm

FYTYRA PERSOSET ME RREGULLA _5374921
Edhe Diorin e kam pas perdor perpara shume i mire...
FYTYRA PERSOSET ME RREGULLA AH1-DIO01-VI-EP-BIG_ZOOM
Jam me Crys...nqs fytyra pastrohet mire para kremit atehere edhe kremi do beje efektin me mire...
nuk vonon me shume se 15 min ne mengjes ..... pastrusi - mundesisht me nje furce apostafat per fytyren sepse e shkumon me mire dhe i pastron mire poret...(ka tek dyqani gjerman ne QTU edhe ke CityPark)...- tonik-...-serum-...-kremi syve-..-kremi i fytyres-...-kremi i qafes dhe dekoltese-... dhe kaq.Dy here ne jave maska nga 15 - 20 min mundesisht bio (te bera vete me fruta dhe mjalte) dhe jeni ne rregull.
Sidomos mbi moshen 25 vjec trajtimi eshte i domosdoshem...
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FYTYRA PERSOSET ME RREGULLA Empty Re: FYTYRA PERSOSET ME RREGULLA

Mesazh nga Nitt-A Sun Jul 04, 2010 6:10 pm

flm per kto postime
Nitt-A
Nitt-A
Antar
Antar

Numri i postimeve : 49
PIKE : 76
Popullariteti Popullariteti : 15
Data e regjistrimit : 04/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FYTYRA PERSOSET ME RREGULLA Empty Re: FYTYRA PERSOSET ME RREGULLA

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi