Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Censuron videon në ‘youtube’ që dëshmon lidhjen e saj?

Shko poshtë

Censuron videon në ‘youtube’ që dëshmon lidhjen e saj? Empty Censuron videon në ‘youtube’ që dëshmon lidhjen e saj?

Mesazh nga Arjana Mon Jul 12, 2010 2:55 pm

Me një këngë dhe klip të ri këto ditë është paraqitur edhe këngëtarja Leonora Jakupi. Teksti i këngës është shkruar nga Arsim Bunjaku kurse muzika është bërë nga Darko Dimitrov.
Leonora i ngelet besnike rrymës muzikore pop, të cilën e kultivon shumë mirë. Kësaj kënge ajo i ka punuar edhe klipin për të cilin është përkujdesur regjisori maqedonas Alexander. Këngëtarja tregon se është ndarë tejet e kënaqur me sukseset që ka pasur në vitin 2009, meqë këtë vit ajo kishte sjellë dy këngë dhe klipe që patën shumë sukses, të shndërruara në hite.
Ndërkaq, vitin 2010 do ta fillojë me suksese tjera të radhës. Kënga titullohet “Puthja jote” dhe si gjithmonë përmban një tekst dashurie si shumica e këngëve të Leonorës. E veçantë në këtë këngë është se Leonora i këndon dashurisë edhe në gjuhën angleze. Fillimi i këngës është në gjuhën angleze dhe për së pari herë, këngëtarja e provon këtë version në tekstet e saj. Ka kohë që Leonora i këndon dashurisë, por akoma nuk ka gjetur princin edhe pse tashmë i ka kaluar të 30-tat.

Disa herë nëpër intervista është shprehur se akoma nuk ka gjetur personin e duhur dhe se nuk është e gatshme për ndonjë hap të rëndësishëm në jetën e saj. Gjatë gjithë karrierës së saj, ajo nuk ka deklaruar ndonjë person me të cilin janë së bashku edhe pse mediat ndonjëherë kanë shkruar për disa lidhje, të cilat ajo vetë i ka mohuar.

Si 17- vjeçare, atëherë në fillim të karrierës, Leonora ishte në lidhje dashurie me vëllanë e aktorit Blerim Destani, Nazif Destani, lidhje kjo e cila nuk zgjati aq shumë. Gjatë qëndrimit në Evropë, Destani shoqëronte Leonorën nëpër koncerte, gjë kjo mund të shihej para disa muajsh edhe në një video e cila ishte vendosur në ‘youtube’, por me kërkesë të këngëtares video ishte larguar. Pas kësaj lidhjeje, ajo nuk ka dashur të zbulojë asgjë nga jeta private.

Sa u përket planeve në karrierë, këngëtarja së shpejti pritet të hedhë në treg edhe një këngë të re në bashkëpunim me kompozitorin gjerman, Jackob KRüger (Jam Beatz) dhe me tekst të Prince Double H.
Arjana
Arjana
Homie
Homie

Numri i postimeve : 233
PIKE : 437
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 12/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi