Fshihen simbolet kombëtare nga Xhamia e Vërbanit të Vitisë
2 posters
Deqani-ks :: Arti & Kultura :: Feja Islame :: Bota Islame
Faqja 3 e 3
Faqja 3 e 3 • 1, 2, 3
Re: Fshihen simbolet kombëtare nga Xhamia e Vërbanit të Vitisë
(Foto: Astrit Ibrahimi)
Borxhet e Xhamive
Objektet fetare i kanë borxh KEK’ut 410 mijë euro. Në këtë borxh janë rreth 800 xhami në tërë vendin. Zyrtarë të Bashkësisë Islame të Kosovës nuk dinë gjë. Por, ata kërkojnë që kishat e xhamitë të lirohen nga pagesat e tilla.
Nga Jetmira Rexhepi më 29.06.2010 në ora 8:26
Në listën e gjatë të borxhlinjve të Korporatës Energjetike të Kosovës, janë edhe objektet fetare. Por kësaj liste, nga objektet fetare të të tri religjioneve, i prijnë xhamitë.
Pavarësisht faktit që ato janë objekte fetare, zyrtarët e KEK-ut thonë se borxhet duhet t’i paguajnë. Në listën e borxhlinjve që ka kjo kompani publike, shihen shifra mjaft të larta të borxheve që kanë xhamitë.
Zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Viktor Buzhala, thotë se borxhi që kanë objektet fetare në vend, është i një shifre shumë të lartë.
“Borxhi total i objekteve fetare shkon deri rreth 410 mijë euro. Mbi 95 për qind e tyre janë borxhe të xhamive (pjesë e BIK-ut)”, thotë Buzhala për Express.
Sipas zëdhënësit Buzhala, shifra prej 410 mijë eurosh, ose 95 për qind e borxhit, përfshin xhamitë në Prishtinë me 154 mijë e 017 euro, që është njëherësh rajoni me borxhin më të madh, pastaj Prizreni me 43 mijë e 302 euro, ato të Pejës më 35 mijë e 892 euro, Ferizaj më 69 mijë e 753 euro, Gjilani me 47 mijë e 058 euro, xhamitë e rajonit të Mitrovicës me 34 mijë e 671 dhe të Gjakovës me 25 mijë e 853 euro.
I pyetur nëse objektet e tjera fetare, siç janë kishat ortodokse, kanë borxhe ndaj Korporatës Energjetike të Kosovës dhe se a gëzojnë privilegj në këtë rast, duke u përjashtuar nga pagesa e faturave të KEK–ut, Viktor Buzhala shpjegon se ato kanë bërë një marrëveshje. Sipas tij, kishat ortodokse kanë bërë marrëveshje me KEK-un për t’i paguar faturat e energjisë elektrike. Ndërkohë, sa u përket kishave katolike, zyrtari i kompanisë shpjegoi se ata janë mjaft të rregullta në pagimin e faturave, duke mos pasur asnjë borxh ndaj KEK-ut.
“KEK-u është kompani komerciale dhe i trajton të gjithë konsumatorët në mënyrë të barabartë, sikurse edhe e ka obligim ligjor. Pra, KEK-u nuk bën ndarje në vija etnike, fetare apo racore”, thotë Buzhala për Express. “Prandaj, në një qasje të tillë të gjithë konsumatorët duhet ta paguajnë energjinë elektrike që e shpenzojnë. Ky është parakusht për kontinuitetin e furnizimit me energji elektrike, që është mall sikurse çdo mall tjetër”, thotë zëdhënësi i KEK- ut, Viktor Buzhals.
Lidhur më borxhin që kanë xhamitë, kryemami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri Bajgora, thotë se nuk është i informuar për këtë çështje. Sipas tij, Korporata Energjetike e Kosovës nuk iu ka dërguar ndonjë shkresë me të cilën do t’i njoftonte.
“Në shumicën e komunave, xhamitë kryesore janë paguese të rregullta të faturave të rrymës. Kjo bëhet si nga këshillat përkatëse, ose shpeshherë edhe nga vetë xhemati, në mënyrë vullnetare”, thotë Bajgora për Express.
Ai mohon se xhamitë i kanë borxh KEK-ut dhe se ata kanë përgjegjësi në këtë drejtim.
“Ne si Bashkësi Islame, kemi afro 800 objekte fetare dhe për to paguajmë edhe TVSH, ndonëse nuk ka televizorë nëpër xhami”, sqaron kryeimami Sabri Bajgora.
Sipas tij, mosdefinimi i ligjeve përkatëse për pozitën juridike ndaj objekteve fetare është një vakuum në vete.
“Duhet të bëhet diçka në këtë drejtim, në mënyrë që të dimë, nëse jemi të liruar ose jo si objekte fetare. Unë mendoj që Kuvendi i Kosovës duhet të miratojë ligjin, i cili do t’i lironte të gjitha objektet fetare, qoftë kisha apo xhami.
Në këtë mënyrë, të tregojmë respektin ndaj objekteve fetare”, thotë kryemami i Bashkësisë Islame, Sabri Bajgora.
KEK-u vazhdon të ketë problem inkasimin e parave nga energjia që shpenzohet nga qytetarët dhe borxhet që konsumatorët i kanë kësaj kompanie llogaritet në miliona euro.

RihHana- Master
- Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 43
Re: Fshihen simbolet kombëtare nga Xhamia e Vërbanit të Vitisë
Borxhet e xhamive
Prishtina - 154,017.36
Prizreni - 43,302.97
Peja -35,892.64
Ferizaj -69,753.94
Gjilani - 47,058.56
Mitrovica - 34,671.59
Gjakova - 25,853.35
TOTALI - 410,550.41
Prishtina - 154,017.36
Prizreni - 43,302.97
Peja -35,892.64
Ferizaj -69,753.94
Gjilani - 47,058.56
Mitrovica - 34,671.59
Gjakova - 25,853.35
TOTALI - 410,550.41
RihHana- Master
- Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 43
RihHana- Master
- Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 43
Faqja 3 e 3 • 1, 2, 3
Similar topics
» Shkencëtarët: Kujtimet e këqija mund të fshihen
» Veshjet kombetare...
» Ciljeta ne keshillin kombetare te PD
» RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE
» LËVIZJA KOMBËTARE SHQIPTARE NË VITET 30-70 (VAZHDIMI)
» Veshjet kombetare...
» Ciljeta ne keshillin kombetare te PD
» RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE
» LËVIZJA KOMBËTARE SHQIPTARE NË VITET 30-70 (VAZHDIMI)
Deqani-ks :: Arti & Kultura :: Feja Islame :: Bota Islame
Faqja 3 e 3
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi