Dashuria aksidentale e Rezit!
Faqja 1 e 1
Dashuria aksidentale e Rezit!
Dashuria e saj me Ermalin ka qenë aksidentale. Po, po, aksidentale! Ai me makinën e tij e ka goditur makinën e Rezit në sheshin "Nënë Tereza" dhe në këtë rast në vend të "plasë" një sherr mes të dëmtuarit dhe fajtorit shfaqet diçka tjetër. Duket se nga shkëndija e përplasjes së makinave lindi një dashuri që sot është kurorëzuar me martesë, edhe pse pa ndonjë ceremoni të veçantë, pasi Rezi nuk është shumë e tërhequr nga ceremonitë.
Rezarta: Ermalit i propozova unë e para...
Sikur nuk ndodh rëndom tek ne, propozimin për dashuri e ka bërë Rezi, sigurisht pasi ka kuptuar menjëherë që është një dashuri e lindur me shikim të parë. Kur thotë se gjithçka pëlqen tek ai, Rezarta do ta shprehë se e dashuron Ermalin, pranë të cilit ndjehet e lumtur. Të dy shkëmbejnë çdo ditë surpriza të bukura. Koncepti i saj për një lidhje të qëndrueshme në çift është ky: “të ketë miqësi, me personin që ke pranë të ndash çdo mendim, pra ta kesh tamam si një mik të mirë”. Por, duke qeshur thotë se nuk do ta falte atë nëse do ta tradhtonte më shumë se një herë.
C.r.b.n- Homie
- Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Similar topics
» Rovena: Dashuria do të na shpëtojë
» Sa na ndryshon dashuria...
» VRITEN NGA DASHURIA E NDALUAR...
» Seksi dhe dashuria ndikojnë!!
» Rovena: Dashuria do të na shpëtojë
» Sa na ndryshon dashuria...
» VRITEN NGA DASHURIA E NDALUAR...
» Seksi dhe dashuria ndikojnë!!
» Rovena: Dashuria do të na shpëtojë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi