Vivian Leigh: GONE WITH THE WIND
Faqja 1 e 1
Vivian Leigh: GONE WITH THE WIND
Emri i saj i vërtetë ishte Maria Vivian Hartley. Lindi më 5 nëntor 1913 në Indi dhe jetoi aty deri në moshën 6 vjeçare. Në fund të Luftës së Dytë Botërore, familja e saj u zhvendos në Britaninë e Madhe. Vendosi të bëhej aktore pasi ndoqi një shfaqje me nënën e saj në West Side të Londrës. Në vitin 1932, u takua dhe u martua me Herbert Leigh dhe në 1933 bënë një vajzë, Susan. Leigh u shfaq për here të pare në kinematografi në vitin 1935. Në 1938, ndërsa kishte shkuar në Amerikë për t’u takuar me Lorenc Olivier (me burrin e saj tashmë ishte ndarë qysh më 1937), u gjend rastësisht në xhirimet e filmit “Gone with the Wind”. Ende nuk ishte zgjedhur protagonistja për rolin e Scarlett O’Hara dhe kështu mori pjesë në seancat dëgjimore, duke fituar më në fund rolin kryesor midis emrave më të njohur të asaj kohe të HOLLIVUDIT. Kjo ndodhi kur Katherine Hepburn refuzoi rolin, duke pretenduar se nuk kishte ndjeshmërinë e nevojshme për ta realizuar atë. Ky film epik kishte fituar dhjetë çmime Oskar, një rekord që ruajti për njëzetë vjet me rradhë. Për interpretimin e saj madhështor Leigh u vlerësua me Oskar në vitin 1939. Oskari i dytë erdhi me filmin “A Streetcar Named Desire” (1951), duke protagonistuar në rolin e Blanche Ntimpoua, pranë Marlon Brando, i cili kryen rolin e Stanley Kowalski. Gjatë viteve të fundit të jetës së saj realizoi vetem disa role të vegjël në filma. Vdiq në moshën 53 vjeçare, në korrik të 1967. Instituti i Kinematografisë Amerikane e ka renditur në vendin e gjashtëmbëdhjetë të listës me 25 yjet më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Sot, konsiderohet një ndër aktoret më të njohura e të rëndësishme të historisë së kinematografisë botërore por edhe një nga simbolet absolute të epokës së artë të Hollivudit.
C.r.b.n- Homie
- Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi