Thalia: një fenomen nga Meksika
Faqja 1 e 1
Thalia: një fenomen nga Meksika
E lindur si Ariadna Thalia Miranda Sodit dhe e njohur gjerësisht si Thalia është këngëtarja, aktorja, producentja, kompozitorja dhe bukuroshja meksikane e cila revolucionarizoi zemrat e botës.
Thalia lindi më 26 gusht 1971 në Mexico City.
E filloi karierën e saj muzikore qysh në moshën nëntë vjeçare, fillimisht me pjesëmarrjen e saj aktive në banda të ndryshme muzikore dhe më pas duke luajtur role të vegjël në telenovela të njohura të kohës. Viti 1990 do të jetë viti i saj pasi sukseset e njëpasnjëshme që shënon do të pushtojnë faqet e gazetave dhe revistave më të njohura ndërkombëtare. Është pikërisht viti kur shkëlqimi i Thalia si protagoniste e telenovelave më të ndjekura në botë do të rrezatojë gjithandej. Telenovelat në të cilat ajo protagonistoi unikisht (Marimar, Maria e lagjes dhe Rozalinda) u ndoqën dhe u dubluan në më shumë se 180 vende të botës. Telenovelat shtjellonin histori të thjeshta të cilat të gjitha bazoheshin tek historia më e dashur e historisë njerëzore, Hirushja. Ku personazhi kryesor i historisë lind i varfër i cili më vonë takon rastësisht një burrë të pasur e pastaj pas një sere peripecish dhe intrigash martohen dhe jetojnë të lumtur… Janë ato historitë e mrekullueshme që na emocionojnë, na trupzojnë me karakterin kryesor, dhe pasi kemi derdhur lotë të tërë agonie na japin fundin që të gjithë do të dëshironim të kishin. Filmat e ndihmuan Thalia të progresohej në fenomenin më të rëndësishëm televiziv të viteve 90-të, fakt i cili më vonë do ta kurorëzonte me titullin MBRETËRESHA E TELENOVELAVE. Vlerësohet se telenovelat e Thalia i kanë ndjekur më shumë se 1.5 miliard njerëz në mbarë botën, duke e shndërruar kështu në fenomenin më të njohur e te dashur televiziv. Niveli i zërit të saj është mezzo sopran. Albumi i saj i pare që qarkulloi ndërkombëtarisht ishte En extasis (1995), ndërsa albumi më i suksesshëm dhe komercial i saj ishte Amor a la Mexicana (1997). Është fituese e shumë çmimeve Grammy dhe Billboard prandaj dhe nga shumëkush është quajtur mbretëresha latine e muzikës pop për shkak të suksesit të madh që ka njohur në këtë lloj muzike gjatë dy dekadave të fundit. Për sa i përket jetës së saj private ia vlen të përmendet se është e martuar me pronarin e shtëpisë diskografike Tommy Motolla me të cilin ka një
C.r.b.n- Homie
- Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi