Qëndroi përgjithmonë i ri dhe na fali ëndrrën
Faqja 1 e 1
Qëndroi përgjithmonë i ri dhe na fali ëndrrën
Vdekja do të rinjtë? Të talentuarit dhe të bukurit?Apo kur të rinjtë i kanë të gjitha këto elemente, synojnë të takohen me të sa më shpejt. Dhe në qoftë se ora e kohës ndalon… papritur, duke krijuar përreth tyre mjegullën e mitit? Ne mbetemi pas duke “ngulitur” dyshimin tonë si shenjë protestimi se pse ata ikën të rinj e të bukur. Ndërkohë që të rrudhur nga stuhia e kohës krijojmë “diodën” për të kaluar në anën tjetër të rrugës e për të qenë të përpiktë në takimin tonë me PERSEFONIN.
24 vjeçari Xhejms Din vendosi të kalonte në përjetësi. Si mbret i valës së ndryshimeve që përplaset furishëm
në brigjet e jetës shkëmbore dhe si personifikues i guximit, revolucionit dhe thyrjes së rutinës, iku pa përshëndetur askënd, hipi mbi re dhe u shndërrua në ylber shumëngjyrësh…
Simbol i pavarësisë
Rebel Without a Cause, i bëri Amerikanët e asaj kohe të bënin endoskopi në jetën e fëmijëve të tyre. Hoqën nga zonjushat e reja të kohës dorashkat dhe kapelet prej tyli. Xhejms Din ishte padyshim një ndër aktorët më të preferuar të Hollivudit. Shuarja e një ylli që ndriçonte anembanë botës gjakosi ëndrrat dhe shpresën për vazhdim…
Rinia reagoi si të ishte prerë filli i jetës se tyre. Si të ishte ndalur bobina e filmit në sallën e errët të kinematografisë…
Bashkëshortet dhe shtëpiaket i pamë të rendnin drejt universiteteve, të kërkonin një vend në rrethin e tyre shoqëror, dhe fundet të flakeshin në erë nën ritmin e muzikës rock. Rebeli pa shkak, luajti rol përfundimtar në zgjimin e rinisë së djegur gjatë viteve 50, 60 dhe 70, ku të rinjtë ishin të etur për modele të reja personalitetesh. Dhomat e adoleshentëve u pushtuan nga posterat e idhujve të tyre si: Xhejms Din, Xhon Baez etj. Të gjithë këta si një buqetë lulesh simbolizonin pavarësinë përballë prindërve dhe mësuesve. Kështu vdekja, u bë mit dhe Xhejms Din nga Fermundi i Indiana shkroi me shkronja të arta emrin e tij në asfaltin e Holam të Kalifornisë, më 30 shtator 1955. Buletini policor atë ditë shkruante “përplasje vdekjeprurese për shkak rrëshqitjeje në rrugë nga shiu dhe shpejtësia e jashtëzakonshme”. Porshja e re ngjyrë argjendi e Xhemjs Din ishte prerë në dy pjesë kur u përplas me automjetin e një studenti. Ishte vetëm 24 vjeç dhe rrugët drejt suksesit ishin hapur gjeresisht për të. Në dëgjimin e lajmit tragjik, zemrat ngrinë kallkan dhe reagimi i njerëzve para shpërthimit të madh ra në HESHTJE.
C.r.b.n- Homie
- Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Similar topics
» A do të mund të jetojmë përgjithmonë në tokë?
» Majlinda unë e realizova ëndrrën time përmes Çiljetës
» Majlinda unë e realizova ëndrrën time përmes Çiljetës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi