Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dhimitraq Papando Poezi "Yjet do trazoj"

Shko poshtë

Dhimitraq Papando Poezi "Yjet do trazoj" Empty Dhimitraq Papando Poezi "Yjet do trazoj"

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 5:46 am

Dhimitraq Papando, ka lindur ne Korçë ne vitin 1954.
Diplomohet në degen Mjekësi e Përgjithshme dhe më vonë specializohet Nefrolog. Ka punuar në Korçë deri ne vitin 2000. Tani banon në Brooklyn, New York.
Ka shkruar poezi që në moshë të re, por i boton ato vetëm në vitin 2006, pas rreth 30 vjetesh. Libri me përmbledhje poetike “Yjet do trazoj” është libri i tij i parë.




Në vend të hyrjes...

Kam pritur tridhjet vjet fshehur nën hije,
Dhe fshehur kam vazhduar të këndoj,
Si zogu i mëngjesit pas hardhije,
Si manushaqja fshehur buzë kroi.

E kyça gojën fjalët që të mbaja,
Se rridhnin ato vetë, s’di se si,
Kur s’dija as të qeshja, as të qaja;
Kur s’dija ç’ishin lulet në saksi.

Kur lotin që nga sythi vjen i valë,
Me shiun ngatërroja pa të keq.
Dhe flokun keq të krehur tek një djalë.
Për trimëri e mirrja, si për dreq.

Kur lulen e këpusja i rrëmbyer,
Dhe pa i marrë erë, jo aspak,
E flakja si një send aspak të vyer,
E prishja me një nerv krejt foshnjarak.

Tek vashën e komshiut e dëgjoja,
Shpërfillur kur më thoshte “Mirmëngjes”.
Dhe buzën që i dridhej ia vështroja,
Si Don Zhuan i thekur, krejt serbes...

...Kam pritur tridhjet vjet të them dy fjalë,
Dy vargje që kam mbledhur me kujdes,
Si mbledh vullkan’ i ri llavë të valë,
Si bleta mbledh nektarin në mëngjes.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dhimitraq Papando Poezi "Yjet do trazoj" Empty Re: Dhimitraq Papando Poezi "Yjet do trazoj"

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 5:46 am

Kur vjen dimri i akulluar mbetem zgjuar nëpër netë.
E ndjej shpirtin të më lerë, nëpër erë të mërgohet.
Trupi mbetur i braktisur dalngadalë nis e ftohet,
Si një vatërzë që shuhet në shtëpin’ e lënë shkretë.

Që prej xhamit të kristaltë shoh përjashta i nemitur,
Si në natën e ndriçuar bora bie fjolla-fjolla.
Syri griset i harruar nëpër perdezat e holla,
Edhe tret lotin e nxehtë me qerpik të përpëlitur.

Dhe kur hëna e florinjtë që prej reve rreh të dalë,
E vesh natën e pikuar në përndritje të praruar;
Zem’r e dridhur ritmin shuan duke rrahur e hutuar.
Hesht dëbora mbi çatitë ku ka rënë palë-palë.

…Kthehet shpirti i arratisur zemër-vakur tek mendoja.
Ishte jerm apo ekstazë s’e kuptova ku u futa.
Sy’n e bukur më jep hëna fshehur pas reve të buta.
Flok’n e verdhë ka përhapur nëpër perdezat me hoja
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dhimitraq Papando Poezi "Yjet do trazoj" Empty Re: Dhimitraq Papando Poezi "Yjet do trazoj"

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 5:47 am

Kenga e pellumbit



Edhe pse ndrit pendëllastuar pëllumbth i bardhë fluturak,
Tek ngrihesh qiejve te praruar dhe gufon gjoksin zëmërak;
Prapë diku, mbi dhe të shtruar, a mbi lëndinat jeshil plot
Lëshon kalimthi hijezezën e trupit tënd qe s’e gjej dot.

Lëshon një fashë të pahitur nga breng’ e dhimbjes, si dikur,
Pluhur të djegur ëndërritjesh, ndjenja dhe ethe bërë zhur.
Kokën mbaj ngritur drejt kaltërsive të gjej qerthoren që ti po ndjek
Dhe gjoksit thellë më vjen një drithmë që më çpon hidhur e me djeg.

...Dhe dridhem, mblidhem kruspull-lënduar një hijezezë të harroj.
Strehe kërkoj hijesh te reja. Natën lus: “Eja”, që të shpëtoj.
Por hija jote si plumb i nxehte, më ndjek ngado e më kërkon.
Zër’ i pëllumbit, e kisha ditur nuk është këngë, por plumb që shpon.

Gushën gufuar, gugét e fryhesh, tek ledhatohesh këngën gjerdan
Dhe unë stepem gajtanesh lidhur të ther idenë që më mban
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dhimitraq Papando Poezi "Yjet do trazoj" Empty Re: Dhimitraq Papando Poezi "Yjet do trazoj"

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi