Enver Hoxha Ka Finansue Perkthimin E Veprave Te Ismail Kadarese
Faqja 1 e 1

ENVER HOXHA KA FINANSUE PERKTHIMIN E VEPRAVE TE ISMAIL KADARESE
Re: Enver Hoxha Ka Finansue Perkthimin E Veprave Te Ismail Kadarese
Pse e përkthejnë dhe pse e shpërblejnë sot? Për rolin e tij prej demokrati në kohën e diktaturës? Si e thanë shpërblyesit spanjollë. Jo. Arsyeja është më e sofistikuar. Nuk e dinë shpërblyesit kush ishte Ismail Kadare? Megjithëse ai po gënjen sa po mundet dhe ku po arrin për të kaluarën e vet politike dhe për frymëzimet e qëllimet e disa veprave të veta, është naivitet të besohet se ata, shpërblyesit, nuk e dinë kush ishte ai. Është naivitet të mendohet se ata nuk e dinë se ai ishte pjesëtar i nomenklaturës komuniste; se ishte deputet në Kuvendin e Republikës Popullore të Shqipërisë; se ishte nënkryetar i Frontit Popullor të Shqipërisë, kryetare e të cilit ishte Nexhmije Hoxha; se romani Dimri i vetmisë së madhe është jetëshkrim politik i Enver Hoxhës dhe himnizim i figurës së tij politike e shtetare në historinë shqiptare; se romani Dasma është jehonë politike dhe ideologjike e revolucionit kulturor kinez dhe ftesë letrare për zbatimin e tij në Shqipëri; se me poema dhe me vjersha glorifikonte Partinë e Punës dhe diktaturën komuniste, luftën e klasave dhe revolucionet socialiste në historinë botërore; se mbi tridhjetë vjet ishte ideologu i realizmit socialist, të cilin për herë të fundit do ta mbrojë në vitin 1989, duke luajtur kështu rolin e komisarit në kulturë; se në vazhdimësi shkruante kundër kapitalizmit dhe, si thoshte, imperializmit amerikan; se mbante ligjërata në Universitetin e Tiranës mbi realizmin socialist si doktrinë letrare e amshueshme dhe mbi dekadentizmin e artit perëndimor; se me mosdurim dhe përbuzje shkruante për fenë dhe, në mënyrë të veçantë, për klerin katolik. Si është e mundshme që një shkrimtari me jetëshkrim të tillë politik, me jetëshkrim aq të padenjë, aq të dënueshëm për një krijues, me jetëshkrim të vënë në shërbim të një ideologjie - të ideologjisë leniniste - staliniste dhe të një diktature - të diktaturës totalitare komuniste, të dënuar nga të gjitha vendet demokratike në botë, t'i jepen sot çmime në emrin e demokracisë?
Nga Rexhep Qosja
Nga Rexhep Qosja
Re: Enver Hoxha Ka Finansue Perkthimin E Veprave Te Ismail Kadarese
Më 27 gusht 2009, Gazeta Shqiptare dhe gazeta Korrieri botuan reagimet e katër shkrimtarëve ndaj ligjëratës sime të mbajtur në Seminarin XXVII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, në Prishtinë. Përpos reagimeve të këtyre katër shkrimtarëve - Besnik Mustafaj, Diana Çuli, Ylljet Aliçkaj dhe Behar Gjoka, Gazeta Shqiptare i paralajmëroi, me fotografi, edhe reagimet e shkrimtarit Nasho Jorgaqi dhe të poetit e botuesit Bujar Hudhri, por reagimet e tyre në këtë numër të saj nuk i pamë. Reagimin e këtyre katër shkrimtarëve e botoi shpejt edhe gazeta e Prishtinës Koha ditore, por e botoi me një titull të falsifikuar.
Mendimin e Besnik Mustafajt: në qoftë se është e vërtetë se Rexhep Qosja ka thënë se letërsia shqipe nuk e ka arritur nivelin e letërsisë evropiane "atëherë duket se ai ka kohë që nuk lexon letërsi shqiptare", gazeta Koha ditore e bëri mendim të të gjithë shkrimtarëve shqiptarë: "Shkrimtarët shqiptarë vlerësojnë se Qosja ka kohë që s'ka lexuar letërsi shqipe".
Unë nuk besoj se falsifikimet e tilla përbëjnë moralin e gazetës Koha ditore, po të një gazetari që keqpërdor Kohën ditore për hesapet e veta. Reagimi i katër shkrimtarëve të përmendur, Besnik Mustafaj, Diana Çuli, Ylljet Aliçkaj dhe Behar Gjoka shkaktoi mandej baticë-kiç reagimesh në media dhe në forume të ndryshme. Si shembull të këtyre reagimeve dua të përmend reagimin e kallakanxhës së PDSH-së, e quajtur Miranda Haxhia, e cila me gjuhë të pistë e të shëmtuar, të ushtruar në klanet ku përket, shkruan për çka ia arrin dora, por nuk ia arrin mendja servile! U turrën patriotët e kafeneve ta mbrojnë letërsinë shqipe prej shkrimtarit dhe studiuesit të saj, i cili për të ka bërë më shumë se të gjithë ata së bashku me të gjithë paraardhësit e tyre, me të gjithë farefisin e tyre dhe me të gjithë punëdhënësit e tyre! Në rastet më të shpeshta këto janë reagime të rrogëtarëve të moçëm e të rinj të dy partive të të dy anëve; të rrogëtarëve të cilët për shkencën letrare shqipe shkruajnë pa e pasur asnjë sprovë për letërsinë shqipe; të cilët për letërsinë evropiane flasin pa dalë ende prej botës letrare të Zhyl Vernit e të Elin Pelinit; të cilët për servilët e neveritshëm të diktaturave gjykojnë si të ishin ende në fakultetin e Zhdanovit! Dhe, le të shkruajnë ashtu, le të flasin ashtu dhe le të gjykojnë ashtu: nuk do të mbeten të pashpërblyer prej padronëve.
Reagimet e shkrimtarëve Besnik Mustafaj, Diana Çuli, Ylljet Aliçkaj dhe Behar Gjoka ishin për mua befasuese. Dhe, ishin befasuese për disa arsye. E para, unë kam mbajtur një ligjëratë dhe, siç thuhet në teoritë letrare dhe në retorikat klasike të letërsisë, ligjëratat u drejtohen atyre që i dëgjojnë, domethënë atyre që janë në sallë. E dyta, ajo ishte ligjëratë e folur, e pashkruar, prandaj të gjitha interpretimet e saj në gazeta, në radio, në televizion a në forume të ndryshme janë interpretime të gazetarëve. Ato nuk kanë autorizimin tim, të dëshmuar me nënshkrimin tim, prandaj nuk mund të merren si paraqitje e saktë e mendimeve të mia. Siç mund ta dinë reaguesit e përmendur ndaj ligjëratës sime, intervista që një vetje i jep një gazetari çmohet intervistë e tij, e pranuar prej tij, vetëm kur autorizohet, domethënë kur merr nënshkrimin e tij. E treta, Gazeta Shqiptare dhe gazeta Korrieri, prej informatave të pesë gazetave të Prishtinës për ligjëratën time morën vetëm informatën e gazetës Expres. Shkrimtarët Besnik Mustafaj, Diana Çuli, Ylljet Aliçkaj dhe Behar Gjoka pranuan të reagojnë ndaj ligjëratës sime duke marrë për bazë shkrimin e një gazetari, që artikullin e tij e fillonte me fyerje dhe me urrejtje për ligjëruesin! Sikur reagimi i tyre të ishte i nxitur prej motivesh parimore letrare dhe kulturore, atëherë fyerjet dhe urrejtja e gazetarit do të duhej t'i bënin të dyshonin në saktësinë e pohimeve të tij.

PERKTHIMET E LETERSISE NE GJUHET E AZISE DHE AFRIKES A ESHTE SUKSES?
Siç shihet prej reagimeve të tyre, katër shkrimtarët e përmendur nuk kanë ndonjë dije për dukurinë historiko-letrare, që kam trajtuar në ligjëratën time. Ka mbi 50 vjet që për zhvillimin atipik të disa letërsive kombëtare në Evropë flasin historianë evropianë të letërsisë, midis të cilëve edhe komparatisti i lavdishëm, Pol Van Tigem. Për këtë dukuri janë botuar edhe vepra të veçanta historiko-letrare. Ata përdorin nocionet: zhvillim atipik, zhvillim i shpejtuar, zhvillim i ngadalësuar, zhvillim i veçantë, zhvillim i letërsive të popujve të pushtuar (në Perandorinë Otomane dhe në Perandorinë Austro-Hungareze), e disa nocione të tjera.
Çka do të thotë zhvillim atipik, zhvillim i shpejtuar i një letërsie kombëtare? Do të thotë se ajo letërsi, për shkaqe historike, për shkaqe se populli që e ka krijuar nuk ishte i lirë, nuk kishte zhvillim të lirë shoqëror, politik, kulturor, ekonomik, nuk do të arrijë t'i shprehë veçantitë themelore të letërsive që janë zhvilluar në kushte normale historike.
Për këtë arsye brenda një periudhe letrare, fjala vjen brenda romantizmit a brenda realizmit, ajo do të nxitojë të shprehë veçantitë ideore dhe stilistike të rrymave, shkollave e formacioneve stilistike të ndryshme. Kështu, për shembull, në letërsinë tonë të Romantizmit gjejmë veçanti të Renesansës, të Klasicizmit, të Iluminizmit, të Realizmit; në letërsinë pasromantike, domethënë në letërsinë midis dy luftërave botërore, gjejmë veçanti të Realizmit, të Romantizmit të Klasicizmit, të Parnasizmit, të Simbolizmit, madje, edhe të Ekspresionizmit (te Migjeni). Është e qartë: letërsia shqipe, si edhe letërsitë e popujve të pushtuar, nxiton t'u afrohet dhe t'u shëmbëllejë letërsive të mëdha evropiane-franceze, italiane, gjermane, angleze, duke shprehur brenda një periudhe veçantitë e disa rrymave, shkollave, formacioneve stilistike, që në ato letërsi janë shprehur normalisht, në, si ta themi, kronologji brenda një formacioni. Dhe kështu ka ngjarë në letërsinë shqipe deri sot.
Duke u përpjekur të shprehë përvojën krijuese evropiane, letërsia shqipe bën përpjekje që të arrijë edhe nivelin artistik të letërsisë evropiane e kur thuhet të letërsisë evropiane mendohet në letërsitë e mëdha evropiane: franceze, italiane, angleze, gjermane, spanjolle, ruse. Të mohosh rëndësinë shkencore të një krahasimi të këtillë në studimet historiko-letrare, siç bën njëri prej reaguesve, domethënë të mohosh një shkencë shumë të rëndësishme: letërsinë krahasimtare. E gjithë kjo që them, besoj, tregon qartë se ligjërata ime mbi zhvillimin atipik, domethënë të shpejtuar, të letërsisë shqipe bazohet në një koncept, që unë nuk ia kam imponuar letërsisë, por që e kam nxjerrë prej vetë veçantive të zhvillimit të saj. Dhe, ky koncept flet në favor të vetëdijes krijuese të krijuesve të kësaj letërsie: ata do të donin ta bëjnë letërsinë shqipe si letërsitë e mëdha evropiane jo vetëm për nga rrymat, shkollat, formacionet stilistike, por edhe për nga nivelit artistik. Por, nuk do të arrijnë. E kuptueshme.
Thuhet se shekulli XVIII ishte një shekull i mjerë politik e shoqëror në historinë gjermane, por në atë shekull populli gjerman krijoi letërsi të madhe dhe filozofi të madhe. Mjerimi politik, shoqëror, ekonomik i gjermanëve në atë shekull ishte mjerim që nuk e pengonte krijimtarinë; mjerimi ynë politik, shoqëror, ekonomik deri në ditët tona ishte, ndërkaq, i veçantë dhe ishte pengues për krijimtarinë. Po shohim se, në një mënyrë, pengues është ky mjerim edhe sot. Siç shihet, në ligjëratën time unë kam folur jo për vlerat evropiane - se togfjalëshi vlera evropiane ka kuptime të ndryshme, por për nivelin evropian të letërsisë shqipe. Dhe, kam thënë: këtë nivel artistik, estetik, të letërsisë evropiane letërsia shqipe ende nuk e ka arritur. Pikërisht, ky pohim i ka nxitur katër shkrimtarët e sipërpërmendur të reagojnë bashkërisht kundër meje.
Shkrimtarët Besnik Mustafaj, Diana Çuli, Ylljet Aliçkaj, Behar Gjoka pohojnë se letërsia shqipe ka arritur nivel artistik evropian. Besnik Mustafaj është aq zemërgjerë ndaj meje, saqë edhe romanin tim Vdekja më vjen prej syve të tillë e shpall roman të nivelit artistik evropian. Por, mua nuk më duhet ky kompliment i tij i pavërtetë. As romani Vdekja më vjen prej syve të tillë, as romanet e mi të tjerë, që vetë mendoj se janë më të mirë se ai, nuk kanë vlerë letrare artistike të nivelit evropian. Jo. Nivelet letrare artistike evropiane, nivelet shkencore dhe filozofike evropiane, besoj se i njoh pak a shumë. Gjithë jetën kam punuar që t'i njoh.
Niveli letrar evropian, fjala vjen, është niveli, që kanë caktuar Eskili, Dante, Servantesi, Shekspiri, Monteskie, Volteri, Didroja, Rusoi, Rasini, Molieri, Gëteja, Shileri, Shatobriani, Manconi, Balzaku, Hygoja, Dikensi, Floberi, Bodleri, Tolstoji, Dostojevski, Prusti, Xhojsi, Kafka, Niçeja, Herman Brohu, Muzili. Niveli letrar evropian është njëkohësisht niveli që sot caktojnë Kamyja, Tomas Mani, Sartri, Margarit Jursenar, Gynter Grasi, Umberto Eko, Hoze Saramago, Salman Rushdi, Mishel Furnie, Zhan d'Ormeson... Kënaqësinë e jashtëzakonshme që më sjell leximi i veprave të tyre vazhdimisht ma përcjell një shqetësim i madh: sa modeste janë veprat e mia në krahasim me ato të tyre! Sa modeste është letërsia shqipe në krahasim me letërsinë që kanë krijuar dhe krijojnë ata! Njohësi i letërsive të mëdha evropiane dhe i letërsisë shqipe do të mund të thoshte: të krahasosh, për nga vëllimi dhe për nga cilësia letërsinë shqipe me letërsinë franceze, gjermane, angleze, italiane është si të krahasosh, për nga madhësia dhe për nga vlera arkitekturore, Librazhdin me Londrën, si të krahasosh Lipjanin me Parisin! Por, për Besnik Mustafajn, Diana Çulin, Ylljet Aliçkajn dhe Behar Gjokën nuk është ashtu. Prej reagimit të tyre del se për ta Librazhdi është si Londra, kurse Lipjani si Parisi. Dhe, le të kënaqen me të vërtetën e tyre: se Librazhdi dhe Lipjani janë si Londra dhe Parisi. Ajo është kënaqësia e tyre dhe ajo është shija e tyre.

Ç'BËJNË MINISTRITË TONA TË KULTURËS? MINISTRIA E KULTURËS E KOSOVËS FINANCON BOTIMIN E KIÇIT ZBAVITËS MUZIKOR DHE FESTIVALET E KIÇ MISEVE, POR JO PËRKTHIMIN E VEPRAVE LETRARE E SHKENCORE QË MERITOJNË TË PËRKTHEHEN!
Si dëshmi se letërsia shqipe paska arritur nivelin artistik evropian, që kanë përcaktuar krijuesit e mëdhenj të popujve të mëdhenj të Evropës, si Eskili, Dante, Shekspiri, Gëte reaguesit ndaj ligjëratës sime marrin shembull përkthimet e Ismail Kadaresë, Dritëro Agollit, Fatos Kongolit, Bashkim Shehut dhe të dy poetëve. Dhe, kështu karshi nivelit të Eskilit, Dantes, Shekspirit dhe Gëtes qëndron niveli i Ismail Kadaresë, i Dritëro Agollit, i Bashkim Shehut dhe i Fatos Kongolit! Bukur! Prozatori dhe diplomati Ylljet Aliçkaj thotë se "shkrimtarët shqiptarë janë më të përkthyer e të pëlqyer se shkrimtarët maqedonas, serbë e boshnjakë, domethënë se shkrimtarët e Ballkanit në Francë, gjë të cilën unë e di mirë". Megjithëse, siç shihet, Ylljet Aliçkaj e zbret një çikë më poshtë nivelin e letërsisë shqipe, prapë nuk mund të thuhet se thotë gjithë të vërtetën. Ballkanin e përbëjnë edhe grekët, turqit, bullgarët, rumunët, malazeztë dhe kroatët, të cilët hidhërohen pa masë kur u thuhet se i takojnë Ballkanit! Po të dinte, vërtet, se kush përkthehet e kush lexohet në Francë dhe në Evropë nga shkrimtarët e Ballkanit, Ylljet Aliçkaj do të na jepte disa të dhëna të tjera. Dhe, do të na thoshte, fjala vjen, se letërsia greke, letërsia rumune, letërsia bullgare, letërsia serbe, letërsia kroate janë shumë shumë, më të përkthyera se letërsia shqipe në Evropë, ndonjëra prej tyre tridhjetë, ndonjëra njëqind e ndonjëra, ndoshta, treqind për qind më të përkthyera se letërsia shqipe. Le të kërkojë informata në internet! Do t'i gjejë. Dhe, pse të mos jenë më të përkthyera? Janë më të pasura, kanë tradita më të gjata, në përgjithësi janë më të zhvilluara se letërsia jonë.
Në Serbi e në Kroaci sot ka shumë shkrimtarë të cilëve çdo roman që botojnë në gjuhën kombëtare u përkthehet shpejt në disa gjuhë evropiane. Drama të autorëve serbë e kroatë shfaqen në teatrot e Francës, të Austrisë, të Gjermanisë. Regjisorë serbë e kroatë, madje, edhe regjisore kroate, përgatisin shfaqje në teatrot e disa vendeve evropiane. Prania e letërsive serbe e kroate dhe e krijuesve serbë e kroatë në Evropë iu detyrohet jo vetëm lidhjeve të trashëguara e të reja të vetë krijuesve serbë e kroatë, po edhe shteteve të tyre. Kështu, për shembull, ambasada e Serbisë në Paris boton revistë mujore në gjuhën franceze me shkrime letrare e shkencore të autorëve serbë. Ministria e Kulturës e Serbisë ka komisionin e përbërë prej shkrimtarëve, studiuesve të letërsisë dhe historianëve të cilët bëjnë përzgjedhjen e veprave letrare e shkencore të cilat do të përkthehen në gjuhë të huaja, natyrisht të financuara prej asaj Ministrie. Ç'bëjnë ministritë tona të kulturës? Ministria e Kulturës e Kosovës financon botimin e kiçit zbavitës muzikor dhe festivalet e kiç miseve, por jo përkthimin e veprave letrare e shkencore që meritojnë të përkthehen!
Nuk mund ta përfundoj këtë përgjigje në reagimet e Besnik Mustafajt, Diana Çulit, Ylljet Aliçkajt dhe të Behar Gjokës pa e cituar një mendim të Diana Çulit për kriteret "që diçka me vlerë letrare të quhet vlerë evropiane". Ja ç'thotë ajo: "Kriteri më i përhapur, më popullor dhe më i pranuar është ai i çmimeve prestigjioze që jepen nga juritë e ndryshme në Evropë, si dhe kriteri i përkthimeve në sa më shumë gjuhë që fliten në kontinentin evropian".
Mos do të thotë kjo se përkthimet në gjuhët e popujve të Azisë dhe të Afrikës nuk mund ta përcaktojnë vlerën e veprave letrare! Nuk dua ta supozoj përgjigjen e Diana Çulit! Ç'thotë Diana Çuli më tej? Thotë: "Një vlerë tjetër e pranuar gjerësisht është kontributi që një letërsi e një vendi të caktuar i jep në përgjithësi zhvillimit kulturor të Evropës (si letërsia franceze, angleze etj.), që ngre ura komunikimi midis popujve, që shpie përpara procesin e integrimit kulturor, që shpalos ide të reja përparuese për njerëzimin". Po, t'i lëmë anash formulat socrealiste, që vazhdojnë të jetojnë edhe njëzet vjet pas rënies së komunizmit në kokën letrare dhe politike të koleges sime, Diana Çulit, dhe jo vetëm të Diana Çulit e të shohim ç'flasin për ne kriteret e saj.
Autorët më të përkthyer e më të lexuar sot në botë janë autorët e romaneve pornografike, erotike, kriminalistike, politike, dhe të asaj që quhet letërsi triviale. Kush nuk e di tashmë se shkrimtarët e letërsive të vogla, kryesisht, nuk përkthehen në letërsitë e mëdha për shkak të vlerës së tyre artistike, por për arsye të tjera. Ato duan prej nesh vlera të tjera: "vlera" politike, "vlera" ideologjike; "vlera" fetare. Dhe, do "vlera" të tjera.
Prej këtyre kritere të Diana Çuli dhe të bashkëreaguesve të saj duhet të nxjerrim përfundimin se një vepër letrare, një vepër shkencore a një vepër filozofike, e shkruar në gjuhën shqipe, ka vlerë letrare, shkencore a filozofike kombëtare dhe evropiane vetëm në qoftë se të tjerët e çmojnë si vlerë, e përkthejnë dhe e shpërblejnë me çmime, medalje, dekorata, tituj të ndryshëm autorin e saj! Sipas kësaj logjike nuk është e rëndësishme çka mendon ti vetë për ato vepra dhe për krijuesit e tyre; e rëndësishme është çka mendojnë dhe çka thonë ata, të tjerët, ata prej të cilëve varet edhe shumëçka në shtetin tënd! Provincializmi nuk ka brirë! Mjerimi i provincializmit më së qarti tregohet e përcaktohet kur ti për veten mendon vetëm si mendojnë ata, të tjerët, për ty! Ti do të çmosh veten vetëm nëse do të çmojnë ata! Mjerimin e provincializmit e tregojnë po aq qartë edhe: lutjet për të marrë çmime; edhe këngët që shoqërojnë marrjen e këtyre çmimeve; edhe vajtimet kur nuk të jepen çmimet me gjithë lutjet. Dhe, kjo komedi po ndodh shpesh në jetën tonë! A ka nevojë të thuhet se ky provincializëm është tepër fyes për kulturën në të cilën ngjet kjo.
Historia i përgënjeshtron keq kriteret që kanë frymëzuar Diana Çulin, Besnik Mustafaj, Ylljet Aliçkajn dhe Behar Gjokën të reagojnë ndaj mendimit tim se letërsia shqipe nuk e ka arritur ende nivelin artistik të letërsisë evropiane. Historia e përgënjeshtron fort edhe pohimin e tyre se vlerat artistike janë përcaktuese të përkthimit të një letërsie në gjuhë të tjera. Autorët më të përkthyer e më të lexuar sot në botë janë autorët e romaneve pornografike, erotike, kriminalistike, politike, dhe të asaj që quhet letërsi triviale. Kush nuk e di tashmë se shkrimtarët e letërsive të vogla, kryesisht, nuk përkthehen në letërsitë e mëdha për shkak të vlerës së tyre artistike, por për arsye të tjera. Ato duan prej nesh vlera të tjera: "vlera" politike, "vlera" ideologjike; "vlera" fetare. Dhe, do "vlera" të tjera.

STALINIZMI I ISMAIL KADARESË ISHTE TEPËR KOMPROMETUES PËR ÇDO INSTITUCION QË DO TA SHPËRBLENTE ME ÇMIME
Reaguesit ndaj ligjëratës sime, Besnik Mustafaj, Diana Çuli, Ylljet Aliçkaj dhe Behar Gjoka si shembull me të cilin do të donin të mohonin pohimin tim në ligjëratën e mbajtur përmendin Ismail Kadarenë. Unë nuk mund ta di a mendojnë ata, vërtet, ashtu siç flasin për arsyet e përkthimit të veprave të Ismail Kadaresë në disa gjuhë. Unë mund të them vetëm çka mua më obligojnë të them kriteret e mia letrare artistike dhe përgjegjësia ime shkencore dhe morale historiko-letrare. Dhe, e para që mund të them për këtë çështje është kjo: nuk është vlera artistike e veprave të Ismail Kadaresë arsyeja kryesore që përkthehen ato. Shumica e veprave të tij janë vepra me frymëzime politike dhe ideologjike, prandaj edhe me vlerë artistike shumë më modeste se ç'na është dukur dikur. Më tej: veprat e tij janë vepra të shkruara në mënyrë anakronike dhe i takojnë, si botëkuptim dhe teknikë krijuese, realizmit socialist - disa dhe realizmit tradicional - disa të tjera. Ato janë rrëfime për njerëz a ngjarje historike e jo vizion i botës dhe analizë e jetës - çka thuhet se është letërsia moderne. Domethënë: arsyeja fillestare dhe e vazhduar e përkthimit të veprave të tij ishte politike dhe ideologjike. Dhe, kjo arsye ishte e atyre që i botonin të përkthyera dhe i atyre që donin që të përktheheshin. Pse them kështu? (vazhdon neser)
Ashtu siç e kanë nxitur dhe, në disa raste, frymëzuar Stalini e Krushçovi përkthimin e veprave të Shollohovit, të Fadjejevit, të Fedinit, të Katajevit, të Leonovit, e të disa shërbëtorëve të tjerë letrarë për nevojat e tyre politike ndërkombëtare, ashtu edhe Enver Hoxha e ka nxitur dhe, disa bashkëkohës thonë, financuar përkthimin e veprave të Kadaresë në frëngjisht. Ai donte t'i tregonte Evropës dhe botës, edhe me gjuhën letrare të një shkrimtari, se Shqipëria ishte ajo kështjella e pamposhtur e stalinizmit, që do t'i qëndrojë trysnisë së revizionistëve sovjetikë dhe të imperialistëve amerikanë. E Ismail Kadare atë qëllim ia përmbushte me veprat e tij dhe me publicistikën e tij. Para rënies së komunizmit, Franca ia përkthente veprat atij, por nuk e shpërblente me çmime autorin e tyre. Stalinizmi i Ismail Kadaresë ishte tepër komprometues për çdo institucion që do ta shpërblente me çmime.

KADARE PO GENJEN SA PO MUNDET…
Sot, Ismail Kadare është i vetmi shkrimtar i një vendi ish- komunist, që jetën e vet politike dhe veprën e vet letrare dhe publicistike e kishte vënë në shërbim të diktaturës, i cili po shpërblehet me çmime e me tituj nga disa institucione e qarqe të huaja. Pse e përkthejnë dhe pse e shpërblejnë sot? Për rolin e tij prej demokrati në kohën e diktaturës? Si e thanë shpërblyesit spanjollë. Jo. Arsyeja është më e sofistikuar. Nuk e dinë shpërblyesit kush ishte Ismail Kadare? Megjithëse ai po gënjen sa po mundet dhe ku po arrin për të kaluarën e vet politike dhe për frymëzimet e qëllimet e disa veprave të veta, është naivitet të besohet se ata, shpërblyesit, nuk e dinë kush ishte ai. Është naivitet të mendohet se ata nuk e dinë se ai ishte pjesëtar i nomenklaturës komuniste; se ishte deputet në Kuvendin e Republikës Popullore të Shqipërisë; se ishte nënkryetar i Frontit Popullor të Shqipërisë, kryetare e të cilit ishte Nexhmije Hoxha; se romani Dimri i vetmisë së madhe është jetëshkrim politik i Enver Hoxhës dhe himnizim i figurës së tij politike e shtetare në historinë shqiptare; se romani Dasma është jehonë politike dhe ideologjike e revolucionit kulturor kinez dhe ftesë letrare për zbatimin e tij në Shqipëri; se me poema dhe me vjersha glorifikonte Partinë e Punës dhe diktaturën komuniste, luftën e klasave dhe revolucionet socialiste në historinë botërore; se mbi tridhjetë vjet ishte ideologu i realizmit socialist, të cilin për herë të fundit do ta mbrojë në vitin 1989, duke luajtur kështu rolin e komisarit në kulturë; se në vazhdimësi shkruante kundër kapitalizmit dhe, si thoshte, imperializmit amerikan; se mbante ligjërata në Universitetin e Tiranës mbi realizmin socialist si doktrinë letrare e amshueshme dhe mbi dekadentizmin e artit perëndimor; se me mosdurim dhe përbuzje shkruante për fenë dhe, në mënyrë të veçantë, për klerin katolik.
Si është e mundshme që një shkrimtari me jetëshkrim të tillë politik, me jetëshkrim aq të padenjë, aq të dënueshëm për një krijues, me jetëshkrim të vënë në shërbim të një ideologjie - të ideologjisë leniniste - staliniste dhe të një diktature - të diktaturës totalitare komuniste, të dënuar nga të gjitha vendet demokratike në botë, t'i jepen sot çmime në emrin e demokracisë?
Si është e mundshme që një shkrimtar i tillë politik, numri më i madh i prozave të të cilit janë traktate politike dhe ideologjike me vlera të pakta artistike, të rehabilitohet aq lehtë prej atyre që kanë shpenzuar aq shumë energji intelektuale dhe kanë bërë aq shumë shpenzime materiale për të përmbysur atë ideologji dhe atë politikë në Evropë?

ISMAIL KADARE – KY GJENI I SERVILIZMIT, I PUTHAKËMBËVE, I DINJITETIT TË PËRULUR INTELEKTUAL PARA ÇDO REGJIMI
Është e mundshme! Gjeniu i servilizmit, i puthakëmbëve, i dinjitetit të përulur intelektual para çdo regjimi, Ismail Kadare, e ka gjetur edhe tani mjetin siç e kishte gjetur në kohën e diktaturës, me të cilin e bën të mundshëm këtë rehabilitim, në të vërtetë këtë shpërblim. Dhe, ky mjet është ideologjia. Në kohën e diktaturës, siç u theksua, kjo ishte ideologjia marksiste-leniniste e versionit stalinist, që e sundonte Shqipërinë dhe Evropën Lindore. Ismail Kadare i shërbente përtokas asaj ideologjie dhe ajo e shpërblente: me pozita, me tituj, me dekorata, me pasaportë diplomatike, me të gjitha privilegjet e mundshme.
Në kohën e demokracisë kjo është ideologjia fetare. Ismail Kadare tani po i shërben kësaj ideologjie, duke përbuzur islamin dhe duke frymëzuar islamofobinë, në njërën anë, kurse duke propaganduar kthimin në "fenë e të parëve" të pesë milion shqiptarëve të besimit islam në Ballkan, në anën tjetër. Dhe, kjo ideologji fetare po e shpërblen. Qarqeve konservative evropiane që Evropën e imagjinojnë si kështjellë të krishterimit, zëdhënës i të cilave është kryeministri i sotëm italian (delikuenti, si e quajti Hoze Saramago), Silvio Berluskoni, nuk u intereson kush ishte dhe kujt e çkaje i shërbente Ismail Kadare: kryesore për ta është se Ismail Kadare sot shërben mirë, përulshëm dhe mund të përdoret si Kalë Troje për atë që këto qarqe dëshirojnë të arrijnë ndër shqiptarët! Dhe, kjo ideologji e ka bërë të mundshëm rehabilitimin e Ismail Kadaresë edhe në Shqipëri, madje, edhe te kleri katolik shqiptar!

SHQIPËRIA ËSHTË I VETMI VEND ISH-KOMUNIST I CILI PREJ PËRMBYSJES SË KOMUNIZMIT SUNDOHET PREJ KOMUNISTËVE
Dhe, pse të mos e bëjë. Shqipëria është i vetmi vend ish-komunist i cili prej përmbysjes së komunizmit sundohet prej komunistëve, në të vërtetë prej stalinistëve të konvertuar me gojë, po jo me mentalitet politik. Edhe sot, njëzet vjet pas rënies së komunizmit, Shqipëria është i vetmi vend ish-komunist, që e sundon ish-sekretari i Partisë e kjo domethënë ish-bashkëpunëtori i Sigurimit të Shtetit. Shqipëria është i vetmi vend ish-komunist në të cilin shpërblehet, festohet, privilegjohet në radhë të parë shkrimtari, të cilin e shpërblente, e festonte dhe e privilegjonte si zëdhënës të vetin diktatura komuniste! Shqipëria është i vetmi vend ish-komunist, në të cilin asnjë viktimë e diktaturës nuk ka arritur të krijojë karrierë politike. Shqipëria është sot i vetmi vend ish-komunist në të cilin ish-sekretari i organizatës themelore të Partisë së Punës së Shqipërisë luan me të përndjekurit dhe me ish-të burgosurit politikë si me lecka. Dhe, le të luajë kur e lejojnë! Dhe, e votojnë! Dhe, Kosova është i vetmi vend ish-komunist në të cilin ish-zëdhënësi i Komitetit Krahinor të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë në Kosovë dhe ish-drejtori i Radio-Televizionit të Prishtinës, pas vitit 1981, kur rinia dhe inteligjencia shqiptare përndiqej e masakrohej prej regjimit të paraardhësve të Millosheviçit e, pastaj, të Millosheviçit, mbahet qe tetë vjet drejtor i institucionit më të rëndësishëm politik dhe informativ në Kosovë; i vetmi vend ish-komunist ku zyrtarë të ndryshëm të kohës së Millosheviçit bëhen zyrtarë, diplomatë, gjykatës të Republikës së Kosovës!
Po, nuk janë këto patologjitë e vetme, as më të mëdhatë të demokracisë sonë primitive, të ndotur dhe të korruptuar. Sikur shoqëria shqiptare të mos ishte e prapambetur siç është, sikur shoqëria shqiptare të mos ishte shoqëri në krizë të rëndë shpirtërore dhe morale ajo, jo që nuk do të rehabilitonte Ismail Kadarenë dhe të tjerë me jetëshkrim politik të ngjashëm me të tijin (megjithëse me jetëshkrimin e tij nuk krahasohet jetëshkrimi i asnjë tjetri), por do të kërkonte llogari politike dhe morale prej tij.
Sikur shoqëria shqiptare të mos ishte e prapambetur siç është, sikur shoqëria shqiptare të mos ishte në krizë të rëndë shpirtërore dhe morale siç është, inteligjencia shqiptare jo vetëm se nuk do të rehabilitonte Ismail Kadarenë dhe ismailkadarenjtë e tjerë, por do të mënjanonte njëherë e përgjithmonë modelin e mendimit dhe të sjelljes së tij të pamoralshme intelektuale, në të cilin model janë të përmbajtura: gatishmëria e shërbimit ndaj çdo regjimi, servilizmi, hipokrizia bizantine, përdorimi i çdo mjeti për të arritur qëllimin, trysnia staliniste ndaj mendimit ndryshe, rrena, mashtrimi, intriga e të këqija të tjera.
Sikur shoqëria shqiptare të mos ishte e prapambetur siç është, sikur shoqëria shqiptare të mos ishte në krizë të rëndë shpirtërore dhe morale siç është, sikur prej jetës intelektuale të kësaj shoqërie të ishte mënjanuar modeli i mendimit dhe i sjelljes alla Ismail Kadare, atëherë nuk do të ndodhnin as reagime në të vërtetë trysni kooperativiste ndaj mendimit ndryshe, siç është reagimi i Besnik Mustafajt, Diana Çulit, Ylljet Aliçkajt dhe Behar Gjokës ndaj një fjalie të Rexhep Qosjes, së cilës ata nuk janë aq të padijshëm që të mos i besojnë, që është reagim tipik për stalinizmin dhe për fashizmin.
Dhe, ta përfundoj këtë përgjigje. Sikur shoqëria shqiptare të mos ishte e prapambetur siç është, sikur shoqëria shqiptare të mos ishte në krizë të rëndë shpirtërore dhe morale siç është, sikur demokracia shqiptare të mos ishte primitive, e ndotur dhe e korruptuar siç është, sikur kjo demokraci të mos ishte e sunduar prej ish-sekretarit të partisë, domethënë prej ish-stalinistit, atëherë inteligjencia jonë, e me ta edhe Besnik Mustafaj, Diana Çuli, Ylljet Aliçkaj dhe Behar Gjoka do ta shihnin gjendjen tonë shoqërore, politike, kulturore, letrare, shkencore, urbane siç është në të vërtetë dhe nuk do të mashtronin veten e popullin me iluzione mbi nivelet tona të paqena letrare artistike, shkencore, demokratike e të tjera gjoja evropiane. Se, siç dihet, vetëm ata që e shohin gjendjen siç është, realisht, objektivisht, dinë çka të bëjnë dhe si të bëjnë që këtë gjendje ta ndryshojnë, ta përmirësojnë e ta çojnë përpara: që këtë gjendje ta bëjë gjendje vërtet evropiane.

Se pari, nuk kam asnje qellim qe t'i kundervihem artikullit te mesiperm.
Se dyti, dua te sqaroj disa elemente te struktures sociale ku nje shkrimtar mund te zhvillonte veprimtarine e tij gjate periudhes enveriane
Qe te diskutosh per shkrimtaret shqiptare te periudhes se Enver Hoxhes, duhet te kesh njohje te thelle dhe mundesisht eksperience personale mbi strukturen dhe tabanin social ku nje shkrimtar e zhvillonte punen e tij krijuese.
Arti i te shkruarit nuk eshte aspak si shkencat e sakta. Nese shkecna merret me shqyrtimin e ideve, letersia trajton eksperiencat. Nisur nga ky fakt eshte fare e natyrshme qe temat qe levron letersia te jene edhe aq te larmishme.
Komunizmi ne Shqiperi u zhvillua ne menyre krejt individuale dhe me karakteristika origjinale te spikatura. Ai nuk ishte as stalinist dhe as mao-ist. Ndertimi i nje strukture sociale postlufte, ne nje vend si shqiperia kerkonte kaperximin e domosdoshem te disa etapave sociale. E ardhur nga erresira shekullore dhe me pasojat e nje shtypjeje te gjate osmane, Shqiperia ne menyre te natyrshme nuk do te mund te zhvillonte nje art te spikatur unik. Fakti qe paslufta filloi te nxirrte shkrimta imitues te lindjes tregon se akoma shkrimtaret shqiptare ishin ne etapen akumuluese te veteedukimit, te akumulimit. Kjo periudhe zgjati disa dekada dhe bishtrat mbeten deri ne dekaden e trete e te katert.
Eshte normale qe nje ekonomi e varur nga lindja komuniste do te reflektohej edhe ne bisedat e perditshme. Ruse e bullgare, serbe e sllovake ishin bere te shtepise ne kete periudhe. Eshte e lehte qe te gjykosh ne retrospektive, por nuk eshte aspak e drejte qe te fajesosh pa analizuar thelle ne vetvete situatat dhe veshtiresite.
Diktatura komuniste shqiptare u mpleks keq me feudalizmin dhe bajraktarizmin e trasheguar. Komisari ishte padyshim edhe udheheqes klani. Mbi kete taban u ngrit nje letersi e cunguar dhe imituese.
Por pikerisht ketu shperthen nje yll i ri ne letrat shqipe. Kadareja pati guximin dhe fatmiresine qe te trajtonte temen e luftes, krejt ndryshe nga shoket e tij shkrimtare, ne nje menyre krejt te re, origjinale dhe te panjohur deri atehere edhe nga letersia boterore.
Dhe ishte Gjenerali i Ushtrise se Vdekur qe erdhi i fuqishem, dritherues, i ri, alegorik, mistifikues dhe padyshim i suksesshem. Kush mund ta hedhe poshte kete gje? Teorite e "best sellerit" sikur nuk kane vend ketu aspak. best seller eshte edhe bibla por edhe librat e kuzhines, edhe kurhani, por edhe librat e diejtave dhe pse jo edhe porn librat. Por prandaj edhe kjo qenja e shkete humane ka mbi trup nje kafke dhe brenda saj ka nje lende gri qe quhet tru. Dhe...ky truri pra eshte bere per te menduar dhe analizuar ato qe sheh dhe degjon. E pra ky tru te meson edhe qe te dallosh dhe vleresosh e ndash, te miren nga e keqja. Ku eshte cudia kety?
Prandaj edhe ka njerez qe lexojne, dhe njerez qe studiojne ato qe lexojne. Ka edhe njerez qe nuk lexojne dhe te tjere qe nuk dine fare shkrim e kendim.
Mrk Twain thote diku: Ndryshimi midis atij qe nuk di te lexoje dhe atij qe nuk do te lexoje eshte pikerisht ne faktin qe i pari do por nuk di, ndersa i dyti di por nuk do. Kush nuk do, ben zgjedhjen e tij. ka lirine qe te mos lexoje kurre dhe po ashtu duhet te kete edhe detyrimin qe te mos diskutoje rreth atyre gjerave qe nuk i di.
Une shtoj qe ka edhe nje shtrese te trete, ata qe nuk mund te dine dicka, sepse nuk kane eksperiencen e duhur per ta ditur ate. ketu une fut edhe Rexhep Qosen. Ka gjera qe nuk mesohen as me te degjuar dhe as duke perdorur aftesite e sistemit te dyte te sinjalizimit. Ka gjera qe duhet t'i jetosh, qe te mund te krijosh njohjen e thelle te nevojshme per te analizuar elemente kaq intime sic jane krijimi letrar.
Qe te krijoje ne kushtet e komunizmit, kishe dy rruge: ose do krijoje per komunizmin, ose do vuaje ndeshkimet e tij. Ketu ka edhe nje te trete te arte: te krijoje dhe te fshihje krijimet e tua. Kadareja zgjodhi rrgen e pare, ate rruge qe zgjodhen shume krijues shqiptare. Ai krijoi per komunizmin dhe duke ecur ne buze te humneres, krijoi edhe te tjera gjera qe lene shume vend per diskutim dhe qe do te analizohen per vite e shekuj. kadareja nuk ishte hero, as mbinjeri. Ai ishte nje shqiptar i martuar dhe me femije. Krijoi, mbrojti familjen dhe mbijetoi. Kadareja nuk ishte hero, por shkrimtar. Askush nuk mund te thote se shkrimtaret jane heroj. Aspak.
Ndryshimi eshte i dukshem dhe i dallueshem qarte.
Shkrimtaret mbijetojne-heronjte vdesin duke bere heroizma.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi