Demantim: Shpifje të pabaza nga “Humanistët” Gojçaj
Faqja 1 e 1

Re: Demantim: Shpifje të pabaza nga “Humanistët” Gojçaj
Kohë më parë në Tuz u bë përurimi I librit (dokumentarit) “Shtatoret e Përjetësisë” të autorit Lekë Gojcaj. Në librin autobiografikë të familjes së Geto Dedës dhe vëllazërisë Gojcaj, në faqet 179 dhe 180 gjejmë shënime që në mënyrë pezhorative e përshkruajnë mësuesin e tyre Rexhep Bajramin Gjokaj.
Çdo botim libri duhet të pritet me admirim e posaçërisht librat që temë kanë individ dhe familje që u kontribuojnë çështjeve humane dhe kombëtare siç është rasti i vëllezërve Lekë dhe Pashko Gojcaj. Mirëpo, në vend që autori i këtij libri voluminoz që në qendër të vëmendjes ka humanisten Nënë Terezë dhe kryetarin historik të Kosovës Ibrahim Rugova, të mbetet në këtë nivel, ai për fat të keq merret me shpifje, të pavërteta, dhe etiketime të papara për mësuesin e tyre Rexhep Bajramin Gjokaj. Autori i librit në fjalë Rexhepin e përshkruan si njeri të verbuar nga ideologjia komuniste, njeri i regjimit te atëhershëm të egër i cili propagandonte idenë e kolektivizimit. Ai nuk heziton ta njollosë dhe ta etiketoi “ ai kishte shpirt Millosheviqi”. Jemi të befasuar se si autori i jep të drejt vetes të merret me këto të pavërteta kur dihet fakti se në atë periudhë, në të cilën e përshkruan mësuesin e tij Rexhep Gjokaj, ishte diku 10 vjeçar. Pasi që Leka në atë moshë nuk ishte në gjendje të bëjë vlerësime për karakterin e Rexhepit dhe as për orientimi e tij politikë, lënë hapësirë të dyshohet se shkrimet në fjalë janë vepër e mentorit të tij. Kushdo qoftë, autori apo mentori i këtij shkrimi, shkruan gënjeshtra dhe çka është edhe më e keqe ka qëllime të këqija.
E vërteta për Rexhepin dhe familjen tonë është kjo: Bajram Sadiku babai i Rexhepit në luftë për mbrojtjen e këtyre trojeve nga ushtria malazeze në vitin 1912 plagoset rënd. Rexhepi po ashtu është nip i Mehmet Muratit dhe Baca Kurtit që janë simbol të rezistencës në këto troje. Rexhepi dhe 5 vëllezërit e tij jo se nuk ishin komunistë por askurrë nuk ushtruan ndonjë detyrë politike, as në fshatin e vetë e jo më gjerë, jo pse nuk ishin të aftë, apo pa traditë familjare, por për arsye se nuk ishin të përshtatshëm për regjimin e asaj kohe. Kur është fjala për Rexhepin ai ishte ndër intelektualët e rrallë të përndjekur nga pushteti i atëhershëm komunistë. Kjo dëshmohet në librin “Meteorët e arsimit shqip ne Mal te Zi 1916-1966” të prof. Dr. Palokë Berishës. Profesori Palokë Berisha në tekstin që ja kushton Rexhepit shkruan. “Rexhepin e ndiqnin këmba këmbës organet e sigurimit, sepse ishte i dyshimtë si nacionalist. Në të vërtetë, qysh në vitin 1949 ishte anëtar i Komitetit të Lidhjes së Prizrenit. Komitetin e udhëhiqte Rexhep Kosova dhe kishte shumë anëtar, të cilët shumë vjet vepruan pa u ra në sy komunistëve. Në vitin 1953 një numër anëtarësh të këtij komiteti dënohen. Rexhep Kosova dënohet me 15 vjet burgim kurse shumë anëtare për dy vjet rresht janë thirr në gjyq në Gjakovë, e ndër ta ka qenë Rexhepi i merituar si mësues dhe patriot. Më në fund, lirohet prej akuzës në vitin 1954. E tërë kjo ndikoi që Rexhep Bajrami ta lerë arsimin e të regjistrohet në studime. Por, shërbëtorët e pushtetit monist komunist e përcjellin dhe nuk i dhanë bursë as kredi dhe kjo ndikoi që ti lëshoi studimet”.
Pra, kjo është e vërteta për Rexhepin që e shkruan në libër njeriu kompetent. Të këtillë e njohshim ne familjarët, këtë e dëshmojnë edhe bashkëkohësit, kolegët dhe nxënësit e dikurshëm të tij. Çuditemi dhe pyetemi pse gjithë këto shpifje dhe kjo urrejtje ndaj Rexhep Bajramit Gjokaj nga të bijtë e Gjeto Dedës Gojcaj, nga Leka dhe Pashku.

Duke shpifur nuk mund të ulësh përsonalitetin e askujt
( Një reagim i veçantë )
Sherif Gjokaj, Detroit
Të dielën mbasdite , me 24 Janar 2010, në një nga mjediset e Kishes së Shën Palit në Detroit, disa malësorë u takuan për të reaguar rreth pasaktësive dhe denigrimeve te disa përsonaliteteve shqiptare, që kanë jetuar e vepruar në Malësinë nën Mal të Zi, në librin e Lekë Gojçajt, “ Shtatoret e përjetësisë”.
Për mua, ky ishte një reagim plotësisht me vend, edhe pse , për arsye shëndetsore nuk kisha mundësi të mirrja pjesë. Një libër që fokusohet tek përulja e tjetrit për të ngritur veten, asnjëherë nuk do të ketë dobi, dhe nuk do lerë asnjë gjurmë në botimet shqiptare, edhe pse shkruesit e tyre mundohen të jenë profesionist të paguar për mungesë të nivelit intelektual të autorit.
Së pari:
Në atë libër, në vend që të flitet rreth titullit të tij, autori shkruan për mllefe përsonale e fakte të paqëna, duke shpifur rreth personalitetit të njohur në Malësi dhe në shqiptari, Gjergj Dakut Gjokaj në përpjekje për ta njollosë atë, patritotizmin e tij, i cili me 29 Qershor 1970 themeloi “ Beslidhjen e Malësisë”, për të ndal hakamrrjen dhe luajti rolin kryesor në këtë fenomen shoqëror, që mori shumë jetë malsorësh. Njeriun e mirë dhe të ditur, mësuesin e dashur, punonjësin kulturor të njohur në mbarë trevat e Masisë, Gjergj Daku nuk mund ta ulin akuzat e pabaza të Lekë Gojçajt për shpërdorim të fondeve të dhëna për Shtëpinë e Kulturës në Tuz. Këtë fakt dhe të tjerë i ka shpjeguar në këtë takim, mësuesi veteran Fran Luka Vulaj, të cilin ai vit për të cilin akuzon Leka e zuni Kryetar të Bashkësisë së Tuzit. Gjergj Dakun Gjokaj e njohu dhe e respektoi gjithë Malësia. Duke qënë pinjoll i të njohurit Baca Kurti, nuk mundte kurrësesi, që Gjergj Daku, të binte deri tek shpifjet e Lekës. Askush në Malësi nuk e ka njohur Gjergjin si të tillë!
Së dyti:
Po kështu nuk mund të akuzohet veterani dhe patrioti Rexhep Bajrami Gjokaj, që mbas vitit 45 mbajti mbiemrin Kosova për t’i shpëtuar regjimit serbo-malazez nga përndjekjet që iu bënë pas pjesmarrjes së tij në Kryesinë e Lidhjes së Tretë të Prizrenit, i cili me këtë rast humbi edhe diplomimin. Mësojmë, se po në këtë takim, të cilin e drejtoi aktivisti i njohur Luigj Gjokaj, Fran Vulaj e theksoi mosqënien e tij ( Rexhep Bajramit Gjokaj ) asnjëherë anëtar i Partisë Komuniste Jugosllave. Të gjithë rrethinat e Tuzit e dinë se Rexhepi i binte fëmijtë e tij nga Podgorica në Tuz, vetëm për të mësuar shqip. Dhe pse akuzohen këta pasardhës të Baca Kurtit? Këtë e din vetëm Lekë Gojçaj!. Shtëpitë e Rexhep Bajaramit Gjokaj dhe Baca Kurtit i ndante vetëm një rrugicë, në Milesh të Grudës. Gjyshrit e Bajramit moren pjesë në Luftën e Zharrnicës, në Mars të vitit 1880, sikurse për mbrojtjen e Grudës dhe Malësisë kundër malazaezve i vritet gjyshi Tahir dhe i plagoset gjyshi tjeter Sadik, të cilët janë varrosur me qirinj.
Së treti:
Nuk mund të akuzohet kurrë aktivisti i njohur Gjekë Gjonlekaj, i cili është i njohur për veprimtari të dallushme kombëtare. Libri është fillu me akuzat ndaj tij dhe mbaron po me ato, edhe pse aspak nuk mund ta ulin as nënçmojnë punën e tij, por Gjeka mendoj se e ka aftësinë ta mbroj veten nga çfarëdolloj akuze, sidoqë të jetë e modifikueme qëllimshëm.
Me të drejtë ky takim është filmuar dhe do i niset TV “ Boinit” për t’u publikuar. Takimi ishte inisiativë e të afërmve të Gjergj Dakut Gjokaj nga Detroiti dhe New Yorku.
Por, me këtë rast do i lutesha Lekës, nëse mundet të shfletontë arshivat e bibliotekave të njohura, ku shkruhet historia e trevave tona, për t’i gjetur çka unë përmenda më lart, sidomos atë të Shkodrës. Do t’i lutesha Lekës të lexonte librin historik të Zekeria Canes, “ Gjenocidi i Malit të Zi ndaj shqiptarëve në vitit 1912-1913”, se çka shkruhej për atë kohë dhe ç’lidhje kanë përsonat e mësipërm me atë histori.
Si përfundim:
Të indinjuar për këto inskenime, në këtë takim u kërkua që Lekë Gojçaj të kërkoj falje publike në një tubim të organizuar.

Similar topics
» Olta e Big Brother padit në gjyq për shpifje Bertinën
» LekË GojÇaj Dhe Libri “shtatoret E PËrjetËsisË” (shba, 20090
» LekË GojÇaj Dhe Libri “shtatoret E PËrjetËsisË” (shba, 20090
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi