Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dijalekti i Malsorit

Shko poshtë

Dijalekti i Malsorit Empty Dijalekti i Malsorit

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 6:32 am

Pash besën e Zotit a e flet,a e shkrua ose a e përdoron kush ma kuvëtin e Malsorit.Vet po dua me dvet intelektin e Malsis ku i ka rraxtë dijalekti i Malsorit?Kapa than i Allbanolog :"T'lumt ju o Malsor se kini ruojt fen e Krishtit e temelin e gjuhës Shqipe."Për jata pou dves,motra e vllazën për se nuk e përdoron ma intelekti i Malsis Malsorçen?Aasht prej trypnimit ose prej mëdes madhe?Vet e dij mir se letërsishtja nuk ka allternativ,letërsishtja asht shejtnija e komit, por letërsishtja asht mae bukur kur dijalekta.Mua pom dhëpet çi nuk muni mei përdorua shtypsat me shëja pësiper p.sh.a,e,i,u,e me mujt meshkrua nana,hini huda e tjera fjal çi i ka Malsorçja e ban kuvëtin edhe mat bukur.Kisha me pa shum me shkrua për jekët tem t're por pova la edhe ju ,motrae vëllazën,se si kini mem kuptua e për jata mir u tijeshim.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dijalekti i Malsorit Empty Re: Dijalekti i Malsorit

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 6:32 am

DR. IBRAHIM RUGOVËN NUK KA NEVOJË TA MBROJË KUSH

Shkruan: nika

Këto pak rreshta po i shkruaj më shumë për hir të personave të mirë, që punojnë ndershëm për të mirën e vet, të familjes, të popullit dhe të njerëzimit që i përkasim të gjithë. Këta që shkruajn poshtërsira për Rugovën, e sot e lexova poezinë morbide për Nënën Tereze, janë monstra që nuk kanë kurrfarë vlere njerëzore, mendojnë se ngrisin veten duke përdhosur të tjerët. Ata pikësëpari nuk janë shqiptarë. Ata janë individë shqipfolës antishqiptarë dhe antinjerëzor. Nuk janë as primitivë. Me i quajt primitivë është fyerje për ata primitivë që jetojnë në xhungla, por që janë shumë më të mirë se këta shqipfolës.

Pak i lexova shkrimet paçavure dhe të poshtërta kundër të madhit Rugova.
Aktorja e madhe Margarita Xhepa ka thënë përafërsisht: "Të tjerët i ndërtojnë liderët nga balta, kurse ne i kemi dhe duam t'i hedhim në baltë"!
Se di kush ka shkruar: "Për të mirët flasin /flasim/ keq, për të këqinjtë flasim mirë".
Mençuria shqiptare: "Ashtu si krimbat që sulmojnë frutet më të mira, ashtu disa u sulen personave më të mirë". Kështu bëjnë këta që po mundohen post mortum ta njollosin ish presidentin e ndjer, Rugova, por këto shkrime njollosin shkruesit, dhe më shumë flasin për shkruesin sesa për Rugovën. Për shkak të kësi peudonakaradë -intelektualë sh edhe jemi në këtë gjëndje e cila megjithatë është mjaft e mirë duke iu falënderuar të huajve...
Ish Presidenti Rugova ka filluar karierën si kryetar i partisë së parë në Kosovë, kur asnjë intelektual tjetër nuk ka pasë testise ta pranojë. Ai ka filluar të flasë sipas realitetit dhe interesit të shqiptarëve.
Plani i shovinizmit serbomadh ka qenë që së pari të krijohen incidente si pretekst për të intervenuar /në Kosovë/ duke shkatrruar të gjithë qytetet kryesore, të vrasë rreth një të tretën e shqiptarëve, të tjerët t'i dëbojë, duke mbetur rreth 200 000 /dyqind mijë/ shqiptarë, dhe pastaj ishte serbizuar Kosova. Pastaj, deri në Shkumbin ta marrë Serbia e në jug të tij Greqia.
Duke iu falënderuar Zotit, Rugova ka kërkuar qetësi dhe durim, duke e ditur që shqiptarët kanë qenë të paarmatosur. Edhe me pasë qenë të armatosur nuk kishim mundur pa përgatitje të përballojmë soldateskën serbe. Ky qëndrim i Rugovës që e ka përkrah e tërë popullsia shqiptare e Kosovës e më gjërë, / përveç enveristave, komunistëve, sherbëtorët e serbëve e mosntrat e tillë si këta skribomanë antishqiptar/ , ka kontribuar që të ruhet populli shqiptar në Kosovë. /
Të gjithë të lartpërmendurit, përveç antishqiptarë ve dhe antirugovistë ve e kanë ditur dhe e dinë se Dr. Rugova ka qenë peng në at kohë në Kosovë, dhe e kanë çuar të takohet me Millosheviqin. Për dallim nga të tjerët, Rugova ka vendosur të qëndrojë ë Kosovë, kur idolat e juaj kanë hikë edhe të veshur si femra, etj.
Rugova ka dëshmuar se populli shqiptar është properëndimor dhe i moderuar, sepse me u pa paraqitur fanatizmi e ekstremizmi fetar në Kosovë, Perëndimi nuk kishte intervenuar. Këtë e tregon fakti tragjik i Çeçenisë, ku kanë hy elementë ekstremistë. Rusia e masakroi dhe askush as nuk protestoj sa duhet.
Ish Presidenti Rugova ka qenë që menjëherë të nënshkruhet marrëveshja e Rambujes. Trimat e vonuan dhe memzi i ka bindur Sekretarja e SH B A që të nënshkruajn. Sikur të mos ishte nënshkruar kishte qenë katastrofë kombëtare...
Ka qenë e nevojshme lufta për çlirim. Lufta guerile jo frontale. UÇK i ka meritat e mëdha, por, ta dini! Aq sa ka meritë UÇK që ka luftuar, aq ka meritë LDK me në krye Rugovën, që SH B A në krye të NATO-s ka filluar bombardimet dhe e çliroi Kosovën. Dihet që edhe Qeveria e atëhershme me Bukoshin dhe nëpërmjet të ndjerit Kolonel Ahmet Krasniqit kanë dashur të krijojnë ushtri moderne dhe të stërvitur për të hy në luftë në Kosovë. UÇK është ngutur... Qeveria është vonuar...
Pra veprat e Dr. Rugovës e mbrojnë atë. Nuk po e mbroj unë...
Ai edhe me trup të vdekur ndihmon për të mirën e shqiptarëve dhe të Kosovës.
Ai edhe fizikisht i vdekur është sa Himalajet në krahasim me kërminjtë që mendojnë se me nxirjen e biografisë së Tij e rrisin veten.
Shpirti i Tij është midis shumicës dërmuese të të gjithë shqiptareve dhe të shqiptarëve.
Shpirti e vepra e Tij rrezaton Dashuri, Dritë, Paqë, Tolerancë, Mirëkuptim, Barazi, Mëshirë...

Me shumë pak shpresë...se do më dëgjoni...
Me këtë rast po shprehi dhimbje dhe shpresë në mënyrë që vetëdijet e juaja që janë të orientuara nga Shejtani, negativja e errësira, të shkoni kah pozitivja, drita...
Nëse doni, ndihmoni vetes! Vetëm atëherë do t'u ndihmojë Zoti... Kështu siç jeni, që e doni dreqin, ai do ju çojë në "parajsën" e tij, që është gjëndja e vetëdijes.
Po Nënë Terezja??!!
1. Ajo me deklaratën se është shqiptare, u ka sjell dobi shqiptarëve, në veçanti muslimanëve, /pasi shumica e shqiptarëve janë muslimanë/, prej nga rrjedh poeti mjeran. Por ai nuk e di muslimanizmin e vërtetë i cili është paqësor, tolerant dhe i nderon edhe njerëzit e religjioneve tjera.
2. Dy presidentët e SH B A /e di Klintonit, tjetri nuk e di cili ka qenë/, u ka thënë: "ma ndihmoni Popullin tim"!
3. Me marjen e çmimit "Nobel" të Saj, e kanë marrë populli shqiptar. /Këtë po e dokumentoj me marrjen e çmimit "Nobel" nga Presidenti i S B A, Barak Obama, ku lexova se këtë çmim e kanë marrë SH B A.
Sikur t'u kishte bërë keq njerëzimit, apo shqiptarëve, atëherë ka vend kritika por jo poezi e zezë si me i pa shkruar Pantera e Zezë, /ju jeni më të zezë se Pantera e zezë, /ajo nuk kishte me bërë poezi të tillë/, apo Luciferri.
Duhet ta dish or poet mjeran, se ajo në Indi e në Afrikë e gjetkë ku ka hapë vende shërbimi u ka ndihmuar indusëve, të krishterëve, muslimanëve, etj.

P. s. Vërtetë, ju nuk e besoni por unë ju dua më shumë se ç'e doni ju veten, sepse me shkrime e keni dhjerë veten...
Kisha dashtë më mirë të jem kryelakre se Dr. i maskaralleqeve, apo poet i maskaralleqeve. ..
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dijalekti i Malsorit Empty Re: Dijalekti i Malsorit

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 6:32 am

Me kurr i argument nuk ma ke bush mêdjen i neruoshimi Gjuka as ti as kurrkush tjetër deri sot, por pe sho se nuk levërdiset me kûvêt me ju se ju doni me kên dikush tjetër e jo Malësor ni je Malësor, e ni mos je Malëlsor ater nuk ke t'nerejt me bâ muhabet me mua se nuk din si ka kûvêt Malësori dikur.T'tana shêmulla çi ti kâm dhân nuk ëm ke dhân gjegje as kûdra argumente.Nuk dij përse pe dron Intelekti i Malsis dialektin çi e kan kuvêt t'part e tynet,babat, gjysht e tan ata çi e kan ruojt Dialektin e Malësis .Po ti i neruoshimi Gjuka vet t'kâm thâ se jem kên[Malësija] gjithmon jasht Nânes Madhe e kempa gjithmon i soj autonomijet e i kem ruojt traditat tona e përse doni ju tash menaj hjek, po kû jan lingvistat e profesorat e gjûhes Shqipe e me prênua dialektin e Malsorit.I neruoshimi Gjuka e tan ata çi kûdrashtohen dialektit çka mênoni kû i kâm gjet jekta shtypsa çi i përdoroj vet,a kujtoni se i kam xblua vet çi i kam veç dy vjet shkoll ën gjûhên Shqipe? jO I NERUOSHIMI GJUKA I SHKRUA EDHE GJERGJ FISHTA I SHKRUA EDHE MARTIN KOL PJETEUSHI E SHUM MALSOR TIJER.Dod Geka asht i njeri i vogël çi munohet mei ruojt jekto fjal çi i ka fol Ded Gjo' Luli, çi i ka fol Ded Nika I Skorraqit çi i kan fol Nikoll Zef Martini e Gjok Ded Nika i Këshevës ,Mehmet Murati, Kol Pjetrushi Lul Gjeloshi i Dedvukajët e tân burat e burrneshat e Malsis se nuk muni mei nje t'tan.Ni don mei dijt t'tan ater çile Blogun têm me adres gurraelecit.blogspot.com e aty kemei gjet rreth 400 vet ën vijerrça çi i kam shkrua.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dijalekti i Malsorit Empty Re: Dijalekti i Malsorit

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 6:33 am

Mos hi ën gjynaf me Malsi e me Malësor e me dialektin e tynet se vet e kampa primët se me jekto pun nuk guxon njeri me ba lojna e me ba qesharak munimin e tynet çi kan ruojt fe, gjuh e identitet prej tan okupatorët ën istorin e Malsis.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dijalekti i Malsorit Empty Re: Dijalekti i Malsorit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi