Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjuhëtarët: Të unifikojmë shqipen

Shko poshtë

Gjuhëtarët: Të unifikojmë shqipen Empty Gjuhëtarët: Të unifikojmë shqipen

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 6:42 am

Gjuhëtarët: Të unifikojmë shqipenOliverta Lila

Terminologjia e gjuhës shqipe është mbushur plot huazime. Ky ishte një përfundim i pranuar nga gjuhëtarët dhe akademikët e mbledhur në Akademinë e Shkencave. Ishte konferenca e parë e këtij lloji, organizuar si një bashkëpunim mes Akademive të Shkencave të Shqipërisë e Kosovës, si dhe Qendrës së Studimeve Albanologjike. Terminologjia dhe përdorimi i gjerë i saj, jo vetëm në jetën e përditshme, por në të gjitha institucionet, u konsiderua si një problem parësor në botën e globalizmit. Në këtë rast, studiuesit e ftuar sollën shembuj të shumtë të zëvendësimit të emërtimeve shqipe me fjalë të huaja në fusha e disiplina të ndryshme. Sipas tyre, e gjithë kjo është kushtëzuar nga zhvillimet e reja në shkencë dhe nga një pamundësi e shqipes për t‘iu përgjigjur në mënyrë të menjëhershme me një terminologji të sajën. "Rrethanat e reja që ekzistojnë sot, janë të tilla që terminologjia shqipe po zgjerohet në periudhën e globalizmit dhe zhvillimit të shkencave të ndryshme dhe sidomos shkencave që për ne janë të reja: të karakterit ideo-politik, kulturor, shoqëror. Fusha të tilla si informatika, financa, ekonomia e tregut, diplomacia e shumë të tjera, që zhvillohen me ritme të shpejta, kanë një prurje shumë të madhe të teknologjisë, që për shqipen janë të panjohura dhe rrjedhimisht nuk është në gjendje t‘i përballojë menjëherë me elementët e vet. Rrjedhimisht është e detyruar të marrë fjalë të huaja", shprehet profesor Jani Thomai. Anglishtja, për ditët e sotme, përbën edhe furnizimin më të madh me huazime. Ky proces ka ndodhur e vazhdon, ndonëse botimet që kodifikojnë terminologjinë e duhur nuk kanë munguar. Në një stendë jashtë sallës, ku mbahej konferenca, ishin radhitur disa të tillë, për fusha që i përkasin gjuhës, mekanikës, botanikës, ekonomisë etj. Përfshirja apo zëvendësimi i terminologjive të huaja me ato shqiptare është pasqyruar edhe në fjalorin e ri enciklopedik të botuar një vit më parë. "Nuk mungojnë botimet dhe fjalorët, por nuk zbatohen praktikisht", ka theksuar në fjalën e tij specialisti i gjuhës, Emil Lafe. Të njëjtën situatë kanë përcjellë edhe gjuhëtarët nga Kosova, duke iu referuar përdorimit të gjuhës në administratë apo në disiplina të caktuara. Duke folur për psikologjinë e personalitetit dhe terminologjinë e saj, profesor Pajazit Nushi nga Prishtina ka theksuar se "mendimi psikologjik bashkëkohor është ndërlikuar mjaft nga disiplinat e shumta, nëndisiplinat, shkollat dhe drejtimet psikologjike, si dhe nga teoritë e tyre për shpjegimin e personalitetit. Ky ndërlikim është reflektuar sidomos në terminologjinë e psikologjisë së personalitetit. Depërtimi i pakontrolluar i termave nga gjuhët e huaja në shqipe ka shkaktuar shtresë të madhe të terminologjisë së psikologjisë së personalitetit. Gjuha shqipe dhe sistemi i fjalëformimit të saj dëshmon për mundësi të zëvendësimit të shumë termave të huaja me ato të gjuhës shqipe. Zëvendësimi i disa termave nuk është garanci e plotë për pranimin e termit shqip si zëvendësim adekuat i termit nga gjuha e huaj". Profesor Thomai bën të qartë se shqipja nuk duhet menduar si një gjuhë që deri më sot ka qenë e mbyllur. Gjithnjë është pasuruar me fjalë, qoftë për sa i përket terminologjisë apo edhe leksikut të përgjithshëm. "Në rrjedhën e saj, shqipja, lidhur ngusht me historinë e popullit që e flet këtë gjuhë, ka marrë nga greqishtja e vjetër, e mesme dhe e re, nga sllavishtja, turqishtja dhe më vonë nga gjuhët neolatine si frëngjishtja, italishtja e në ditët tona me shumicë nga anglishtja. Ajo do të vazhdojë të marrë fjalë, por duhet të dallohen fushat e përdorimit të përgjithshëm nga fushat e përdorimit special. Në terminologji pranimi i një fjale të huaj është paksa më i lejueshëm, por kjo nuk do të thotë të pranohet çdo huazim. Ndërsa në leksikun e përgjithshëm duhet të ketë një kërkesë shumë më të lartë për përdorimin e fjalëve shqipe", ka theksuar Thomai.
Në këtë rast, roli i gjuhëtarëve nuk shkon përtej konstatimit të problemit dhe sugjerimeve për zgjidhje. Në një paralelizëm me institucionet ligjvënëse dhe ekzekutive, Thomai i quan gjuhëtarët ligjvënës, por jo ekzekutues. "Ata mund të bëjnë studime, të hartojnë fjalorë, ndërhyjnë në tekstet mësimore, por nuk kanë fuqi që të detyrojnë ministritë, Ministrinë e Arsimit e më tej universitet, shkollat, mësuesit, të përdorin të gjithë këtë terminologji që i takon shqipes", thekson ai. Konferenca të tilla i shërbejnë vetëm nxitjes së ndjeshmërisë së popullsisë, medias, për kujdes në këto përdorime. Gjuhëtari shkon më tej, kur i mëshon idesë së ngritjes së një komisioni ndërshtetëror, ku të përfshihen të gjitha trojet shqipfolëse. Për të, në të gjitha institucionet duhet të kthehet redaktori gjuhësor. "Ne themi zëvendësrektor, në Kosovë thuhet prorektor. Pse është e nevojshme kjo? Shqipja nuk ka kufij", sjell një shembull terminologjie Thomai. Ndërkohë që, sipas tij, problemi bëhet edhe më i ndërlikuar kur flasim për tekstet shkollore. Duke iu referuar teksteve alternative, Thomai thekson se "kam parë tekste të gjuhës dhe shkencave të tjera, ku nuk ka një njësim të terminologjisë. Kujdesi fillon më së pari këtu: të gjithë nxënësit duhet të mësohen me një term". Për gjuhëtarët, huazimet mbeten një problem shqetësues në kushtet e një përdorimi pa kriter të tyre.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi