Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kujdesi Dentare

Shko poshtë

Kujdesi Dentare Empty Kujdesi Dentare

Mesazh nga Linddt Sun Jun 27, 2010 2:10 pm

Kur duhet që prindërit të fillojnë të pastrojnë dhëmbët e bebes së tyre?



“Sa më shpejt, më mirë!”

Akademia Amerikane e Stomatologjisë Pediatrike pohon se prindërit duhet të fillojnë pastrimin dentar që në lindje, duke pastruar mishin e dhëmbëve të fëmijës së tyre me një furçë të butë fëmijësh dhe ujë. Pasta e dhëmbëve nuk rekomandohet deri në moshën 2 -3 vjeç, nëse përdorimi i saj nuk është i këshilluar më parë nga dentisti pediatrik i fëmijës tuaj.

Kur duhet të shkojnë fëmijët për herë të parë tek dentisti?

“Vizita e parë në periudhën kur ata mbushin një vjeç“

Sipas Akademisë Amerikane të Stomatologjisë Pediatrike fëmijët duhet të shkojnë për herë të parë tek një dentist, në momentin e daljes së dhëmbit të parë ose në periudhën kur ata mbushin një vjeç. Kujdesi i hershëm dentar është i rëndësishëm për parandalimin e problemeve dentare në të ardhmen. Megjithatë, problemet dentare mund të fillojnë që herët. Një shqetësim i madh dentar për fëmijët e vegjël është Kariesi në Fëmijërinë e Hershme, i njohur gjithashtu si prishja e dhëmbëve të bebeve nga biberoni apo nga mënyra e të ushqyerit.

Si mund të parandalohet prishja e dhëmbëve nga biberoni apo mënyra e të ushqyerit?
Për të parandaluar prishjen e dhëmbëve tek fëmijët e vegjël, Akademia Amerikane e Stomatologjisë Pediatrike rekomandon që fëmijët të nxiten që të fillojnë të pinë me një filxhan në periudhën e kohës rreth një vjeç. Në momentet e dremitjes apo gjatë natës, fëmijët nuk duhet t’i zërë gjumi me biberon. Rekomandohet që të shmanget ushqimi me gji gjatë natës pas fillimit të daljes së dhëmbit të parë të bebit. Duhet të shmanget gjithmonë pirja e lëngjeve të frutave apo pijeve të tjera me përmbajtje sheqeri me biberon. Kur ofrohen pije të tilla, ato duhet t’i jepen fëmijës në një filxhan.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi