Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Metodologjitë bashkëkohore të mësimdhënies

Shko poshtë

Metodologjitë bashkëkohore të mësimdhënies Empty Metodologjitë bashkëkohore të mësimdhënies

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 6:49 am

Në një zhvillim të vrullshëm në të cilin gjendemi tani edhe mësimdhënia ka ndryshuar shumë.Tani shkolla është ngritur në një institucion të organizuar dhe i shërben shoqërisë si për të tashmen ashtu edhe për të ardhmën. Ajo sot krijon gjenerata që mund të kërkojnë vetë informacionin, t`i zhgjedhin vetë problemet, ndërsa mësuesi ka për detyrë të ndihmoj të tjerët të mësojnë dhe të sillen në një mënyrë të re dhe më ndryshe sesa më parë.

Arlinda Sukaliqi

Mësuesi është prind, menaxher është shok, tajner i ekipit ,ku në këtë rast ekipi jane nxënësit. Para disa viteve më parë mund të themi se nuk kanë pasur ndonjë përgaditje të madhe arsimore, ndërsa sot në shumë vende europiane por edhe tek ne ka filluar i ashtuquajturi universitarizimi i përgaditjeve të mësueseve, ku mësuesit përgaditen në nivel te lartë.Mirëpo marrja e një diplome universare kurr nuk mund të garantojë se një mësues mund të jetë i suksesshem dhe i aftë. Duhet shumë punë për të ardhur deri tek rezultatet dhe deri tek suksesi në radhë të parë duke poseduar shprehi, aftësi dhe vlera të veçanta. Mësuesi duhet të ndjekë zhvillimin e jetës dhe duhet te dijë se si nxënë fëmijët dhe si e krijojnë mjedisin që e lehtëson të nxënit. Sjellja e mësuesit ndikon në shëndetin mendor të fëmijës por edhe në rezulltatet e tyre në të nxënë. Përvoja është një parakusht i domosdoshëm për të qënë i suksesshëm në çdo lloj pune. Po kështu edhe një mësues që ka pervojë është më i suksesshëm. Pëvoja pasurohet më shumë, sa më shumë rritën vitet e punës. Një mësues që ka për shembull dhjetë vjet përvoj padyshim i paraqet dhe i bën më të kuptushme çështjet mësimore. Të folurit e tyre po ashtu është më i qartë, më i pranushëm për nxënësit. Jo shumë mësues mund të jenë në gjendje të komunikojnë më nxënësit pa bërë gabime të cilat ndonjëherë janë të pashmangshme. Në mësimdhënien bashkëkohore edhe struktura e orës mësimore ka ndryshuar. Tani s`ka më hyrje, zhvillim dhe përfundim, por krijohet kjo strukturë e orës ose këto faza 1. EVOKIMI, që do të thotë diskutimi para përmbajtjes ku ju bëhën pytje nxënësëve si për shembull CILA ËSHTË TEMA (DALLOJE ATË), C`FARË DIMË RRETH SAJ etj. 2. REALIZIMI I KUPTIMIT, ku zhvillohet nga vetë nxënësit ku kërkon infomacionin e duhur duke përdorur metoda të ndryshme për të realizuar sa më mirë atë kuptim. 3.REFLEKTIMI, ndryshe mund ta quajm si një diskutim për temën e zhvilluar dhe drejtohemi me pytje ÇFARË MËSUAT PSE MENDONI KËSHTU. Në këtë fazë mund të zgjerojmë sa më shumë pyetje që në njëfare mënyre ky përfundim i orës të duket si një përforcim nga i cili do të kuptojnë sa kanë kuptuar temën e re. Një thënie e vjetër e Xhudit Renit thotë se nxënësit kanë nevojë t`i tregojnë njëri tjetrit dhe gjithë botës atë që ata dinë me qëllim që të gjejmë se çfarë dinë. Nga kjo kuptojmë se ato duhet vetë të interpretojnë mësimet, sepse vetëm në atë mënyrë ata do të dinë të interpretojnë botën ashtu siç e shikojnë dhe ashtu siç dëshirojnë dhe e ndiejn atë. Duhet theksuar se në këto faza të orës, pra të mësimdhënies secila prej tyre ka qëllime të caktuara p.sh në evokim mund të kryhen veprimtari të ndryshme njohëse. Së pari nxënësi përfshihet aktivisht në kujtimin ose rikujtimin e atyre që di rreth një teme. Një qëllim tjetër i evokimit është që të aktivizojë nxënësin dhe kështu ai bëhët më i përgjegjshëm dhe më i ndërgjegjshëm për të menduar, dhe kështu ai aftësohet për të lidhur informacionin e ri me atë që dihet. Po ashtu në këtë fazë nxënësit interesohen më shumë për shqyrtimin e temës dhe kjo ka rëndësi të madhe sepse interesi në mësim është thelbsor për një mësim të mirë. Më lartë theksuam se faza e realizimit të kuptimit është fazë në të cilën lexuesi vjen në kontakt me informacionin, apo idetë e reja. Ky kontakt mund të arrihet duke parë një film, duke bërë një eksperiment. Ndikimi i mësuesit në këtë fazë është i pakët. Gjatë kësaj faze duhet t`i japim kohë për reflektim dhe duhet të diskutojmë për përvojen e tyre të të nxënit. Por qëllimi thelbësor i kësaj faze është të mbaj nxënësit të përfshirë dhe të ruajë interesimin. Faza e reflektimit është faza ku pyesim se çfarë është bërë gjatë leximit dhe diskutojmë shkurtimisht me nxënësit duke dëgjuar stuhitë e ideve të nxënësve dhe verzionet e tyre si individuale ashtu edhe në grupe. Kësaj faze të orës nuk i kushtohet dhe aq rëndësi dhe vëmendje e ndonjëherë edhe harrohet fare, mirëpo ky është një ndër gabimet më të mëdha sepse është shumë e rëndësishme, ngase aty përforcohet të nxënit e ri. Pikërish në këtë fazë nxënësit marrin njohuri të reja dhe këtu pritet që nxënësi të shprehë me fjalë të veta informacionin që ndesh. Qëllimi tjetër është sepse nxitet një shkëmbim i fuqishëm i ideve mes nxënësve, dhe kështu zgjerohet fjalori i shprehjes. Një mësues i suksesshëm është ai që zotron të gjitha cilësitë kyesore dhe ndihmëse të mësimdhënies. Por mësimdhënia pëfshin më shumë se njohuri për t`u përmbushur nga çdo individ që jep mësim. Mësuesi me të vërtetë i suksesshëm e di se mund të ekzekutohen sjelljet vetiake, duke pasur synim madhor në mendje. Ky synim madhor kërkon që këto sjellje të vendosën një nga një, në mënyrë që të grumbullojnë dhe të kijojnë një efekt më të madh nga sa mund të arrihet përmes nje sjelljeje të vetme. Janë përcaktuar afërsisht 10 karakteristika që tregojnë lidhjen midis rezultateve të dëshirueshme të nxënësve, të përcaktuara përmes testeve dhe instumenteve të tjera të vlerësimit.Pesë prej tyre janë përcaktuar si kryesore, e të tjerat janë emërtuar si ndihmëse. Pesë të parat do t`i përcaktojmë si kyesore, pasi me të vertetë janë konsideruar të tilla. Pesë karakteristikat kyesore janë: QARTESIA NË MËSIMDHËNIE, LLOJLLOJSHMËRIA NË MËSIMDHENIE, ORIENTIMI NË DETYRË, PËRFSHIRJA NË PROCESIN E TË NXËNIT, SHKALLA E SUKSESIT TË NXËNËSVE. Mësuesi duhet të përballet me këto sfida që të përgadisë sa më mirë fëmijën për një jetë të suksesshme.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi