Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjysmanalfabetët e së djeshmes, sot drejtues institucionesh

Shko poshtë

Gjysmanalfabetët e së djeshmes, sot drejtues institucionesh Empty Gjysmanalfabetët e së djeshmes, sot drejtues institucionesh

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 9:10 pm

Gjysmanalfabetët e së djeshmes, sot drejtues institucionesh

Shkruar nga Arbnora Dushi

Pas vitit ’90, atëherë ku mësimin e bënim në shtëpitë-shkolla, kur nuk kishim libra por fletore shënimesh e kur nuk kishim banka por uleshim në tokë, dikush pat thënë se “Kosova po prodhonte gjysmanalfabetë!” E kujtoj që kjo fjali na pat ardhur shumë e rëndë. Atëherë me atë lloj mësimi që po bënim ne, i kundërpërgjigjeshim atyre që na përzunë nga objektet tona shkollore dhe na privuan nga një arsimim i rregullt. Me këtë lloj mësimi, që ishte e vetmja formë e rezistencës sonë atëherë, e konsideronim se po bënim një punë shumë të madhe me shumë sakrificë. Ai vlerësim që na pat hudhur poshtë mundin dhe sakrificën, e kujtoj që na pat fyer.
E sot pas gati njëzet vjetësh atë vlerësim e shoh ndryshe. Me cilësimin “gjysmanalfabetë” nuk nënkuptohet vetëm ai që e din gjysmën e alfabetit, por ai që me shkollimin gjysmak që ka bërë ka arritur të marrë dije gjysmake. Me këtë dije gjysmake që ka marrë, që patjetër se është rezultat i mungesës së teksteve dhe kushteve elementare mësimore që nuk i kishim, ai nxënës do ta marrë përgjysmë mësimin, edukimin, arsimimin. Do ta marrë përgjysmë shkallën e nevojshme për formimin e një personi të shkolluar e që rrjedhimisht, do ta ndërtojë të përgjysmuar edhe vetëdijen për arsimin, për edukimin dhe për shkollimin. Kjo vetëdije e ndërtuar përgjysmë do të shkaktojë në të ardhmen krijimin e koncepteve të përgjysmuara mbi arsimimin dhe edukimin.
Ky person që ishte një nxënës gjysmanalafabet në rini, në pjekuri kur do të pretendojë të prezentohet si një intelektual apo si një përfaqësues i shtresës së shkolluar të shoqërisë, nuk do të arrijë të përfaqësojë më shumë se një gjysmintelektual, më shumë se një njeri me deficit arsimimi e shkollimi. (Natyrisht që në këtë kategori nuk është e mundur të futen të gjithë, pasiqë ka edhe nga ata që nga ky lloj shkollimi, dhunshëm i ofruar përgjysmë, janë motivuar të kërkojnë më shumë dhe të fitojnë më shumë, duke arritur ta bëjnë të plotë atë gjysëm dije, e ndoshta edhe ta tejkalojmë. Por, të tillët nuk janë shumë dhe nuk po i “prishin” kujt punë, prandaj edhe nuk i kam marrë për temë të këtij shkrimi.)
Fatkeqësisht, shumë nga ata “gjysmanalfabetë” të asaj kohe, sot kanë zënë poste në strukturat e ndryshme të institucioneve tona dhe sot drejtojnë institucione, drejtojnë mediume informative, drejtojnë sektore, fondacione, projekte në resore të ndryshme ministrore, dhe sot pra kanë mundësitë edhe të shfaqin konceptet e veta për arsimin dhe institucionet arsimore. Me postet që kanë zënë iu është dhënë mundësia të hapin e të mbyllin institucione arsimore, të mbyllin a të “reformojnë” institute shkencore, të vlerësojnë studime e studentë, apo më e pakta që mund të bëjnë, të thonë e ndoshta edhe të publikojnë një mendim të tyrin në një medium informativ në lidhje me institutet shkencore e arsimore dhe lidhur me nivelin e arsimit tek ne.
Padyshim, se ai që vie nga një shkollim gjysmak edhe gjykimi, mendimi apo vlerësimi që do të japë për një institucion arsimor e shkencor e për një kandidat shkence të cilin do ta vlerësojë, do të jetë gjykim laik apo gjysmëlaik. Një njeri që nuk ka arritur të ndërtojë një formim të rregullt edukativ-arsimor do të jetë gjithmonë profan në vlerësimin e edukimin, arsimit e shkencës. E fatkeqësisht që njerëzit e këtillë sot përbëjnë një masë të madhe të shtresës së shkolluar (lexo: gjysmë të shkolluar) të Kosovës. Kjo është vërtetë mjerim për ne.
Kohëve të fundit, krahas tërë kësaj katrahure në sistemin edukativo-arsimor (njëherë lejimi i pakufizuar për hapjen e universiteteve private dhe tani pengimi i punës së tyre, problemeve me tekstet shkollore, problemeve të përvitshme me rritjen-mosrritjen e pagave të arsimtarëve, njëherë njoftimi për rritjen e qindpërqindtë të pagave për arsimin e lartë dhe pastaj tërheqja në tërësi e asaj informate, e shumë problemeve të tjera më të vogla nga Rektorati deri te shkollat fillore), nuk po mbetet pa u rrezikuar edhe shkenca, edhe institutet dhe Akademia. Po sulmohen institutet shkencore për mospunë, për hapësira të pashfrytëzuara, për harxhim të kotë të mjeteve dhe po sulmohen studiuesit e akademikët se nuk paskan bërë gjë për shkencën e si rezultat duhet të verifikohet puna e tyre duke mos e përjashtuar edhe mbylljen.
Për të krijuar një institut a akademi, apo qoftë edhe vetëm një kandidat për punë shkencore, shoqërisë i duhen investime të mëdha, i duhen përpjekje të mëdha përgatitje profesionistësh e i shkojnë jetëra të tëra njerëzish. Cilado shoqëri, para se të synojë të ndërtojë një shoqëri të shkolluar dhe një arsim të shëndoshë do t’i duhet të dëshmojë për një traditë të punës në këtë drejtim. E ne fatmirësisht në këtë drejtim nuk jemi pa gjë. Kemi një Institut Albanologjik me më shumë se pesëdhjetë vite jetë dhe punë, një Institut të Historisë me dyzet vite dhe një Akademi të Shkencës dhe të Artit me mbi tridhjetë vjet përvojë. Ato janë çfarë janë. Janë çfarë është edhe krejt Kosova. Ata përfaqësojnë as më shumë dhe as më pak se studiuesit dhe akademikët që mund të krijohen dhe ndërtohen në këtë Kosovën tonë.
Ajo që neve do të duhet të na bëjë të ndihemi mirë është tradita e punës dhe e viteve që i rëndon këto institucione. Është përvoja e tyre e cila është ndërtuar mbi jo pak përpjekje e sakrifica, se nuk ishte e lehtë të studioje krijimtarinë kombëtare në një kohë kur një pushtues i huaj synonte të të asgjësonte si komb, dikur dhe nuk është lehtë të bësh shkencë, sot kur paga që merr nuk të mjafton për të mbajtur veten se lëre më familjen.
Mbi këto sakrifica është e ndërtuar tradita e punës së këtyre institucioneve shkencore dhe për këtë duhet të përpiqemi ta vazhdojmë këtë traditë, duke u përpjekur të rregullojmë kushtet dhe mundësitë për punë shkencore në Kosovë, të stimulojmë studiues të rinj të merren me shkencën, e jo të bllokojmë punën e tyre dhe të kërkojmë t’iu mbyllim edhe institucionin. Të mbyllësh një institut shkencor nuk është e vështirë, ta krijosh është shumë e vështirë. Çfarëdo institucioni arsimor e shkencor në botë krenohet me traditën e vet të punës, me vitet e vazhdueshme që nga themelimi. Mjafton të futemi në internet dhe do të shohim se që në informacionet e para kuptojmë për traditën e gjatë të punës së tyre dhe pastaj renditet puna e veprimtaria.
Tradita është ajo që çmohet dhe vlerësohet gjithkund kur kërkohet një cilësi dhe gjykim për punën. Është mjerim për ne që jemi kaq kritikë dhe të ashpër ndaj traditës, në këtë rast traditës së punës shkencore, por ndoshta shkaku i këtij qëndrimi kritik është nga shkollimi gjysmak që kanë shumë prej nesh. Sigurisht se do ta kemi të vështirë të kuptojmë dhe të pranojmë, siç edhe do të jemi të paaftë të cilësojmë, punën e institucioneve dhe akademive tona përderisa ekziston një vetëdije gjysmake për arsimin dhe shkollimin. Në përgjithësi kemi një dije të mangët për traditën e arsimit, punës dhe shkencës.
Do ta mbyll me një rast që i kishte ndodhur një kolegut tim që kishte shkuar në njërën nga Ministritë tona të kërkojë fonde. Punimi i tij ishte pranuar në programin e një konference ndërkombëtare, por për të marrë pjesë i duheshin fonde. Kishte shkuar t’i kërkojë në Ministri dhe lëre që nuk ia kishin lejuar, por personi që ishte përgjegjës për fonde i kishte thënë: “Pse po merresh me shkrime e me libra kur tash më askush s’po lexon?! Merru më mirë me ndonjë biznes.” Ky vlerësim është tipik i atyre që e kanë shkollimin gjysmak dhe nuk do të ishte tragjik sikur të tillët të mos përbënin shumicën e atyre që punojnë nëpër institucionet e Kosovës.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi