“Just kiss” Afërdita
Faqja 1 e 1
“Just kiss” Afërdita
Afërdita ka një mesazh për ju “Just Kiss Me!” (Veç më puthni!) Duket disi i drejtë ky mesazh, pasi që kur modelja e njohur vendosi t’i futej muzikës, shumë njerëz kanë filluar ta komentojnë negativisht këtë zgjedhje të saj.
Disa mendojnë se ajo duhet të vazhdojë me modelimin, disa mendojnë se po korr sukses vetëm prej ndihmës së Shpatit, e disa të tjerë janë duke e blerë albumin e ri të saj që mban të njëjtin titull.
Sa për Afërditën? Ajo është duke shijuar çdo moment dhe nuk ka ndërmend të ndalet. Çka mund ta kishte konsideruar si hobi deri dje, tashmë po i përkushton më të shumtën e kohës, duke kërkuar kështu një karrierë të dytë pas modelimit, këtë herë në muzikë. “Nuk shikoj ku është problemi?
Më pëlqen të këndoj dhe i falem Zotit që po e realizoj këtë ëndërr. E kush nuk do ta pranonte një mundësi të tillë?”, kështu na është përgjigjur ajo gjatë bisedës që ne patëm me të javën që shkoi, në lidhje me këto opinione të dëgjuesve. E teksa po përshëndeteshim shtoi “Dua që njerëzit të ndalojnë së menduari negativisht, ndaj dhe ju them Just Kiss Me!”
Përshëndetje Afërdita! Ku jeni në këto momente e më çfarë jeni duke u marrë?
- Heyyy Elbino… Po ku të kam mor??? Hahaha… Në këtë moment jam në shtëpinë time në Michigan (Amerikë), por nesër nisem për në Tiranë!
- Sapo keni publikuar albumin tuaj të parë muzikor “Just Kiss Me”, si ndiheni?
- Ndihem shumë mirë dhe shumë e relaksuar, pas një pune shumë të gjatë dhe me shumë kujdes. Ky album përmban 9 këngë me kompozitorë të ndryshëm nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Tani ka mbetur që ta pëlqejë dhe vlerësojë publiku.
- “Just Kiss Me” duket pak si urdhër hahaha. Përse ky titull?
- Urdhër pra, urdhër!! hahaha… Ka qenë shumë e vështirë për mua ta zgjedh këngën nga 9 këngët e mia ta titulloj albumin, por më në fund e zgjodha një këngë e cila është shumë verore, e cila më ka bërë të rrëqethem nga sekonda e parë që e kam dëgjuar demon. Këtë këngë e ka bërë Flori Mumajesi, të cilin e falënderoj shumë për punën e tij shumë amazing!
- Tashmë, me publikimin e albumit, a ndoshta do mendojmë se do t’i përkushtohesh më shumë muzikës dhe më pak modelimit?
- Është e vërtetë që kam një vit që po punoj në album dhe e kam lënë pak pas dore modelingun, sepse kam qenë shumë më shumë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni dhe i jam përkushtuar disi më shumë muzikës… Sidoqoftë, jam në kontakt gjatë gjithë kohës me agjencitë e mia dhe kur jam në Amerikë çdo herë kam punët që më presin.
- Ju keni hyrë disi në “territorin” e Shpatit – muzikën. Po sikur Shpati të vendoste të bënte modelin si do ndiheshit juve?
- Faktikisht e kanë kërkuar të bëhet model, kur ishte këtu në Amerikë… Kur më ka treguar dhe me dha kartën, të cilën ia kishin dhënë… Nuk mund ta besoja që ka refuzuar Ford Modeling Agency në Chicago!!
- Kur do t’ju shohim në një duet muzikor së bashku? Besoj të gjithë e presin këtë.
- Nuk e kemi menduar akoma… Por shpresoj që do jetë edhe kjo një ndër planet tona të ardhshme…
- Cila nga këngët e albumit të ri të Shpatit është e preferuara juaj?
- Medikament dhe Mëkatare si gjithmonë…
- Nëse Shpatin do ta ndërronit me një këngëtar të huaj, cili do ishte ai?
- Nuk e ndërroj Shpatin unë Elbinooooo
- Hahahahaha! Ok! Falje! Është folur se po bëheni gati për martesë. E vërtetë apo e gënjeshtërt?
- Gënjeshtër! S’bëhemi gati e as që e dimë kur do jetë dasma…
Pra, nuk keni plane fare, fare për martesë? Hmmm…
- Nuk kemi plane për momentin, por të jesh i sigurt Elbino, ti do jesh i pari që do të të njoftojmë kur të jemi gati hahaha.
- A do t’ju shohim këtë verë në turne nëpër Shqipëri – Kosovë – Maqedoni? Po ndonjë video të re?
- Po patjetër, do më shihni në Shqipëri, Mal të zi dhe Kosovë. Po ashtu do bëj një video të re të këngës “Just Kiss Me” me Max Production në Tiranë, ku do të kthehem këtë javë.
- Atëherë shumë faleminderit dhe suksese!
-Faleminderit shumë dhe përqafime për të gjithë lexuesit Kiss Kiss Afërdita.
No.i.d- Legjend
- Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31
Similar topics
» “Just kiss” Afërdita
» Afërdita Dreshaj në mes imazheve të “Styleline”
» Afërdita dhe Shpati në Tiranë
» Afërdita Dreshaj nudo
» Afërdita dhe Shpati në Tiranë
» Afërdita Dreshaj në mes imazheve të “Styleline”
» Afërdita dhe Shpati në Tiranë
» Afërdita Dreshaj nudo
» Afërdita dhe Shpati në Tiranë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi