Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndarja...

Shko poshtë

Ndarja... Empty Ndarja...

Mesazh nga Linddt Sun Jun 27, 2010 2:21 pm

Ajo solli ndermend fjalet e te birit 15 vjecar-ti mund te vish te jetosh me mua nese deshiron!
Eshte vertet e dhimbshme mendoi me vete...
si si kish pare femijet e saj kurre me syrin se ata jane rritur dhe jane te gatshem te ecin me kembet e tyre ne jete
gjithmone kish pasur frike te mendonte ndarjen me femijet mgjs eshte mese e natyrshme.
Pas nje bashkebisedimi qe pati me dy femijet e saj me te rritur , ajo mbeti e tronditur.I biri i kish thene me nje siguri ne vetvete sapo te mbaroj shkollen do te largohem nga ky vend pa prespektive ,ndoshta do te shkoj ne angli ose ne amaerike...ajo e tmerruar pas fjaleve te te birit per te qinten e sekondit imagjinoi si do te ndihej kur ai te ish larg.....dhe paprimtas syte i kishin lotuar.E bija dhe pse nje vit me e vogel nga i vellai i kish bere shenje atij te ndryshonte bisede..por ai vazhdoi i sigurt ne te veten...-sme pelqen jeta ketu mendoj te bej dicka me te bukur ne nje tjeter vend ta ndertoj jeten sipas deshirava te mija....
Por ....po mua ku do me lesh -kish folur ajo me gjys zeri duke e kuptuar sa egoiste po behej ato momente.
Ti mund te vish te jetosh me mua nese deshiron,sdo te te le kurre vetem.
Por une kam punen ketu...
ai kish buzeqeshur dhe i sigurt ne ato qe thosh ju drejtua-do te te mbaj une mos ki merak....
Dhe e bija kish shprehur te njejten deshire qe do te largohej ajo synonte gjermanine ose italine .....
Pasi kish derdhur lot pa u ndrojtur fare perballe femijeve te saj ajo e kuptoi se jeta ish ndertuar e tille ...per ti vene kapak e bija i tha me gjys zeri ...-ja po ti mami e shikon sa larg je ,vetem ne telefon komunikon me nenen .....dhe kur vete ndonjehere per pushime.
E ndjeu veten te vogel para femijeve te saj te rritur dhe pse ish vetem nje 33 vjecare ,e cila e kish nisur jeten e saj shume heret .....valle ckish menduar nena e saj kur ajo ish larguar...??
VALLE DHE AJO ISH NDIER KESHTU SIKUR I KISHIN SHKEPUTUR ZEMREN NGA KRAHARORI ?
Ehhhhhh tha me vete te pakten femijet e mi me paralajmeruan ndersa une u largova ashtu kokeforte e capkene per te ndjekur pas fatin tim....Per te qetesuar veten i mbajti shpresat ke vajza e vogel dhe u mundua te harronte fjalet e femijeve te saj duke pritur castin te perjetonte ndarjen....


Por a mund ta quajme Ndarje???Si mund te quhet valle shkeputja e Femijeve nga Prindrit ....
A ka njerez qe e perballojne NDARJEN (PRINDER -FEMIJE ) apo te gjithe e vuajne dhe pse nuk e shprehin ......
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndarja... Empty Re: Ndarja...

Mesazh nga Linddt Sun Jun 27, 2010 2:22 pm

Sado e dhimbshme te tingelloje... Eshte ligj i natyres!
Heret ose vone cdo femije duhet te shkeputet nga prinderit ne kerkim te vetvetes! Kush eshte aq i afte sa te ndrydhe shpirtin rebel e kuriozitetin e pashuar te te riut?...
Aq me teper kur i gjithi ky shpirt eshte i trasheguar!

Une dikur bera nje gje te ngjashme, ju largova gjirit familjar per rreth nje vit dhe Zoti e di sa me kane munguar e po ai e di sa ju kam munguar... por ishte e vetmja menyre qe une te kuptoja plotesisht kuptimin e fjales aq te shtrenjte "Mall".
Kur qaja ne telefon direkt pasi degjoja zerin e mamit, pasonte nje psheretime nga ana tjeter e receptorit qe me thonte: "Eh, shpirt, keshtu duhet te jete! Eshte femija ai qe braktis prindin, por kurre e kunderta!"

Dhe sot e kesaj dite une kete fjale e kam vath ne vesh: do vije dita une do largohem pergjithnje, por do vijne femijet e mi qe po ashtu do ju duhet te largohen prej meje... e megjithese do me keputet shpirti, do jem e detyruar t'i le te fluturojne me krahet e tyre!
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi