Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A të flasim për seksin me fëmijët 12-14 vjeç

Shko poshtë

A të flasim për seksin me fëmijët 12-14 vjeç Empty A të flasim për seksin me fëmijët 12-14 vjeç

Mesazh nga Linddt Sun Jun 27, 2010 2:24 pm

Në këtë shkrim do të flas për vajzat dhe djemtë e moshës 12-14 vjeç, për të cilët edukimi seksual, është me rëndësi të veçantë. Ndonëse disa nga prindërit nuk duan ta besojnë, e vërteta është se shumica e fëmijëve të kësaj moshe, duan të dëgjojnë prej prindërve të tyre për seksin.

Për fat të keq, shumë prindër, mundohen të gjejnë justifikime dhe përpiqen ta evitojnë, ose më së paku, ta shtyjnë diskutimin për seksin me fëmijët. Ata mendojnë se nxënësit e shkollës tetëvjeçare, e marrin informacionin për seksin në shkollë dhe kjo mjafton.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A të flasim për seksin me fëmijët 12-14 vjeç Empty Re: A të flasim për seksin me fëmijët 12-14 vjeç

Mesazh nga Linddt Sun Jun 27, 2010 2:25 pm

Kudo në Botë, studimet tregojnë:

Mbi 80% e nxënësve të shkollës së mesme kanë bërë mësime seksedukimi në shkollën 8-vjeçare. Ky lloj seksedukimi, kështu siç bëhet, jep informacion të pamjaftueshëm dhe nuk trajton shumë çështje të rëndësishme që lidhen me seksin.

Edukimi seksual, ka disa vite që bëhet edhe në shkollat tona 8-vjeçare. Për mendimin tim, në mënyrën si bëhet, me tekstin që bëhet dhe me mësuesit e papërgatitur që e bëjnë, ai është me shumë mangësi dhe i pamjaftueshëm.

Në ato pak orë të edukimit seksual, flitet fare pak për ndryshimet fizike të pubertetit, për biologjinë e riprodhimit dhe për rrezikun e shtatzënisë dhe sëmundjeve infektive seksuale. Nuk flitet fare për marrëdhëniet midis të rinjve dhe për aspektet psikoemocionale të marrëdhënieve seksuale.

Sjelljet seksuale jo të përshtatshme të nxënësve, fakt që të gjithë e vëmë re, tregojnë se ky lloj seksedukimi është i pamjaftueshëm. Për këtë na bindin statistikat e organeve kompetente, që janë botuar herë pas here në shtypin e ditës.

Sipas tyre, është rritur vazhdimisht numri i adoleshentëve nën moshën 15 vjeç, që përfshihen në marrëdhënie seksuale të mirëfillta; është rritur midis adoleshentëve numri i shtatzënive të padëshiruara dhe aborteve; është rritur, midis tyre, numri i sëmundjeve infektive seksuale.

Pas këtyre që thamë, duhet pranuar se edukimi seksual që bëhet në shkollë, nuk është as i mjaftueshëm, as i përshtatshëm. Ai duhet përmirësuar dhe Ministria e Arsimit duhet ta shikojë problemin e edukimit seksual në shkolla shumë seriozisht, sepse kjo ka të bëjë direkt me të ardhmen e shoqërisë.

Nga të gjitha këto që thamë, kuptohet, që përgjegjësia e parë dhe kryesore për të biseduar dhe edukuar adoleshentët e rinj lidhur me seksin, i takon vatrës familjare.
Shumë prindër janë të ndrojtur, kur vjen puna të "bisedojnë" me fëmijët e tyre për seksin.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A të flasim për seksin me fëmijët 12-14 vjeç Empty Re: A të flasim për seksin me fëmijët 12-14 vjeç

Mesazh nga Linddt Sun Jun 27, 2010 2:25 pm

Një mësuese e edukimit seksual, në një nga shkollat e Tiranës, më tregonte:
"Kur nëna ime mendoi se ishte koha të bisedonte me mua për punët e seksit, më uli pranë vetes dhe më tha: "Tani u bëre grua.

A e di ç'dua të them?". Që nga koha që mua më kishin ardhur zakonet, dy vjet më parë, unë e kisha kuptuar se kjo ishte një ngjarje kritike, që kishte bërë të ndryshonte statusi im, nga vajzë në grua, ndaj dhe në mënyrë kundërshtuese belbëzova: "E di se përse e ke fjalën".

Pas kësaj, ajo më tha: "Ti e kupton se çfarë nuk duhet të bësh. Unë dua të jem krenare me ty". Menjëherë u përgjigja: "Unë e di ç'ke në mendje të më thuash". "Kjo ishte gjithçka që folëm dhe kjo ishte hera e parë dhe e fundit që nëna foli me mua për seksin".

Shumë prindër, sot, shpresoj të jenë më të artikuluar, kur diskutojnë për seksin me fëmijët e tyre.

Por, jam i bindur gjithashtu, se ka akoma shumë të tjerë, që bëjnë të njëjtën bisedë me fëmijët e tyre, si dhe nëna e kësaj mësueses që sapo tregova. Lidhur me seksin, prindërit, është mirë të bisedojnë shtruar dhe shpesh me fëmijët e tyre.

Ata mund t'u thonë:

"Shiko, unë e di që është me rëndësi të flasim të dy, tani që ti po bëhesh grua ose burrë. Por, mua nuk më vjen mbarë. Unë nuk flas dot me ty për këto punë. Por, e vërteta është që duhet të bisedoj dhe po përpiqem. Më premto se edhe ti do të më ndihmosh, sadopak, ta bëjmë këtë bisedim".

Shqetësim dhe ndrojtje për të biseduar me fëmijët për seksin kanë prindërit, ndërsa, fëmijët nuk e mendojnë fare këtë shqetësim të prindërve.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A të flasim për seksin me fëmijët 12-14 vjeç Empty Re: A të flasim për seksin me fëmijët 12-14 vjeç

Mesazh nga Linddt Sun Jun 27, 2010 2:25 pm

Ja ç'më tregonte një nënë shqiptare, këtu në New York:

"Po shikoja një film me djalin tim 11 vjeç. Njëri nga personazhet zuri në gojë fjalën "vibrator".

"Ç'është kjo?"- pyeti djali fare i pashqetësuar. Nuk kisha asnjë mënyrë si t'ia shpjegoja këtë. Në vend që t'ia shpjegoja, u ngrita shpejt dhe i thashë: "Oh!, ky është një film koti dhe këto janë ca palo fjalë që i përdorin këta njerëz.

A e do tani ëmbëlsirën që të kam bërë?". U ndjeva e çliruar që shpëtova shpejt e shpejt nga situata, ndryshe, do të ishte shumë e rëndë dhe e papërshtatshme biseda për këtë subjekt me djalin".

Çfarë mësoi ky djalë nga ky kapërcim i menjëhershëm i bisedës? Ka shumë mundësi që ai ta dinte saktësisht çfarë ndodhte në film dhe mund të ketë menduar: "Unë e shqetësova nënën kur e pyeta për këtë. Me sa duket nuk është mirë të bisedosh për gjëra të tilla me nënën".

Nuk është çudi, që djali ta ketë gjetur kuptimin e fjalës në fjalor, ose me shokët. Ai e arriti atë që donte. Nëna e humbi atë që seksedukatori, Sol Gordon, e quan "momentin që na mëson".

A nuk do të ishte më mirë që nëna të përgjigjej drejt: "Vibratori është diçka që disa njerëzit e përdorin gjatë seksit". Pas kësaj, le të priste dhe shikonte nëse djali ishte i kënaqur nga përgjigja që i dha.

Disa prindër, nga që gjërat kanë ndryshuar nga disa vite më parë, druhen të bisedojnë. Ata mendojnë se fëmijët, sot, dinë shumë gjëra, madje, më shumë se dhe vetë ata dhe mund t'i "mbërthejnë" me pyetjet që do t'u bëjnë.

E vërteta është se askush nuk mund t'i dijë të gjitha përgjigjet për pyetjet që do t'i bëjnë fëmijët.

Madje, jo vetëm për pyetjet seksuale, por për të gjitha fushat. Por, askush nuk duhet të presë që më parë të mësojë gjithçka lidhur me seksin, pastaj të hapë një diskutim për këto probleme me fëmijën e tij.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A të flasim për seksin me fëmijët 12-14 vjeç Empty Re: A të flasim për seksin me fëmijët 12-14 vjeç

Mesazh nga Linddt Sun Jun 27, 2010 2:26 pm

Është mirë që prindi, ndonjëherë, t'i thotë fëmijës: "Unë nuk e di çdo të thotë kjo, më jep një ose dy ditë kohë ta gjej dhe do të përgjigjem kur do të bisedojmë përsëri".

Disa prindër të tjerë, shqetësohen se mos me bisedat e tyre futin në kokën e fëmijëve ide, që do t'i nxisin të eksperimentojnë seksualisht. Në fakt, e kundërta e kësaj është e vërtetë. Kërkimet kanë treguar se, kur adoleshentët bisedojnë me prindërit lidhur me seksin, ata fillojnë të bëjnë seks më vonë. Madje, edhe kur ata bëjnë seks, i përdorin më mirë masat për seks të sigurt.

Të gjithë e konstatojmë me keqardhje, se ambienti ynë social është vërtet i ndotur, me sinjale seksuale jo të shëndetshme.

Çdonjëri nga këto sinjale negative, që ndodhin në shkollë, në rrugë, në shkallë, në lagje, që tregohet në TV, ose në kinema, mund të përdoret si shkak për të filluar diskutimin për seksin me fëmijët. Të gjitha këto mund të jenë momente për të mësuar.

Dëgjoni një këngë në radiostacionin që preferon djali ose vajza juaj dhe tema e bisedës vjen vetë, shpesh, shumë e detajuar. Në të gjitha këngët që i këndojmë të gjithë, mund të gjendet motivi për një bisedë për seksin.

Shkrimet në revistat, madje edhe në revistat e adoleshenteve, janë burim i mirë për të hapur një diskutim. Mundësitë janë pafund. Mos pritni që adoleshenti juaj, të fillojë ta hapë ai i pari gojën. Uroj që edhe ky shkrim, të jetë një motiv për të hapur biseda për seksin me fëmijët.

Nuk ka dyshim, që ata prindër që kanë biseduar vazhdimisht për seksin me fëmijët, e kanë më të lehtë të bisedojnë me ta.

Por, edhe ata që nuk e kanë bërë këtë më parë, duhet ta dinë, se nuk është kurrë vonë për ta filluar. Të gjithë duhet të përpiqen që bisedën me fëmijët për seksin, ta bëjnë diçka normale dhe natyrale në familjen e tyre.

Të formohet tek të gjithë mendimi, se biseda me adoleshentin për seksin, është si të gjitha bisedat e tjera që bëhen me të.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A të flasim për seksin me fëmijët 12-14 vjeç Empty Re: A të flasim për seksin me fëmijët 12-14 vjeç

Mesazh nga Linddt Sun Jun 27, 2010 2:26 pm


Pikëpamjet e fëmijëve për problemet seksuale, janë në ndryshim të vazhdueshëm gjatë viteve të adoleshencës. Informacioni që ka kuptim të jepet për një 11-vjeçar, nuk shkon shumë mirë kur ai bëhet 14 vjeç dhe natyrisht, akoma më shumë kur rritet edhe më.

Mbani mend këtë konkluzion të specialistëve: Bisedat me një fëmijë 11 ose 12 vjeç, janë më të frytshme, ndaj nuk duhet pritur deri sa ata të bëhen 15-16 vjeç. Arsyeja për këtë është se shumica e adoleshenteve të rinj, nuk kanë filluar akoma marrëdhënie fizike intensive.

Ata janë të përfshirë më shumë në puthjet dhe përkëdheljet, ndaj dhe mbrohen dhe zemërohen më pak gjatë bisedës me prindin. Kjo ka shumë rëndësi të kuptohet.

Është mirë të mbahen parasysh këto rregulla të thjeshta, kur bisedohet për seksin me fëmijën:

Prindërit duhet ta dinë që fëmijët kanë shumë informacion për seksin, ndonëse shpesh të gabuar. Në këto kushte, detyra e prindit është të pastrojnë keqinformimet që kanë fëmijët dhe këtë ta bëjnë me shumë kujdes.

"Nuk ka gjë që nuk e dimë për seksin", "Nuk kemi ç'të mësojmë në shkollë dhe nga prindërit për seksin", - thonë djemtë dhe vajzat 12-13-vjeçare. Adoleshentët, në një moment, mund të thonë gjëra bizare (për fëmijët në shkollë që janë seksualisht aktivë).

Shumë herë ata gënjejnë. Në këto momente prindi nuk duhet të qeshë e të bëjë shaka. Kurrë mos u përsërisni fëmijëve si qortim, ato që ata vetë ua kanë treguar. Po qe se bëhet kjo, me siguri ata nuk do t'u besojnë më kurrë prindërve të tyre.

Prindërit duhet t'i bëjnë të qarta për fëmijët, pikëpamjet e tyre lidhur me seksin. Prindi duhet të dijë se kur nuk ka rregulla të qarta prindërore dhe kur fëmijët nuk dinë se çfarë presin prindërit prej tyre, ata ndikohen më shumë nga shokët.

Studimet, kudo në botë, kanë treguar se, kur fëmijët e kanë të qartë qëndrimin e prerë të prindërve, që ata nuk janë dakord me seksin në moshë të hershme, këta fëmijë përfshihen më pak dhe më vonë në marrëdhënie seksuale.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A të flasim për seksin me fëmijët 12-14 vjeç Empty Re: A të flasim për seksin me fëmijët 12-14 vjeç

Mesazh nga Linddt Sun Jun 27, 2010 2:26 pm

Adoleshentët e rinj, kanë nevojë ta dëgjojnë të formuluar shumë qartë kërkesën e prerë të prindit: "Ti je shumë i ri për të bërë seks". Fëmijët duhet ta kenë të qartë se, pavarësisht nga ç'kanë dëgjuar, shumica e fëmijëve të kësaj moshe nuk bëjnë seks.

Prindërit duhet të dinë për sjelljet dhe ndjenjat seksuale të fëmijëve të tyre. Leksionet mund të ndihmojnë, por mendimet këmbehen e gjallërohen, vetëm nëpërmjet diskutimeve.

Fëmijët duhet të inkurajohen që t'i thonë hapur mendimet e tyre për seksin, ndërkohë që prindërit duhet t'i dëgjojnë me vëmendje dhe të tregojnë se i respektojnë ato që thonë fëmijët.

Të krijohet atmosfera e përshtatshme dhe e hapur kur diskutohen çështje që lidhen me seksin. Unë e kuptoj, kjo për shumë prindër nuk është e lehtë, por le të mundohen të respektojnë këtë rregull të përgjithshëm: Të mos nevrikosen, kur fëmijët u thonë diçka që është diametralisht e kundërt me ato që mendojnë ata.

Edhe kur prindërit shpalosin mendimet dhe rregullat e tyre, fëmijët duhet të ndjejnë se mund t'i shprehin mendimet e tyre pa u shqetësuar se prindi do t'i ndëshkojë. Fëmijët druhen dhe impresionohen kur u bëhen pyetje specifike, lidhur me sjelljet seksuale personale.

Prindërit duhet të gjejnë dhe të zbulojnë tendencat seksuale të fëmijëve, duke i pyetur se çfarë mendojnë, si veprojnë dhe si reagojnë ndaj këtyre sjelljeve dhe veprimeve "fëmijët e tjerë në shkollë"
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A të flasim për seksin me fëmijët 12-14 vjeç Empty Re: A të flasim për seksin me fëmijët 12-14 vjeç

Mesazh nga Linddt Sun Jun 27, 2010 2:26 pm

JA DISA NGA PYETJET QË PRINDËRIT MUND T'I PËRDORIN, PËR TË FILLUAR DISKUTIMIN PËR PROBLEME TË SEKSIT, ME FËMIJËT E TYRE.

Çfarë mendojnë shokët për një vajzë që takohet me një djalë? Në se kjo është mirë, kur është mirë që ata të fillojnë të bëjnë seks?
Pse mendon që disa fëmijë të moshës tënde bëjnë seks?
Cilat janë disa nga arsyet që adoleshentë e moshës tënde, duhet të presin për të bërë seks?
Si mund t'i tregosh një djali, ose një vajze, se ti e do atë edhe pa bërë seks?
Si mund t'i thuash dashnorit, ose dashnores, se ti nuk je gati për seks?
Pse është e vështirë t'i thuhet "Jo" një partneri?
Pse mendon që disa fëmijë u bëjnë presion të tjerëve, për të bërë seks?

Prindërit duhet të dinë se ka disa pyetje, që ata u bëjnë fëmijëve lidhur me seksin, që i dëshpërojnë fëmijët. Pas këtyre pyetjeve, fëmijët e mbyllin komunikimin me prindin aq shpejt, sa prindit i vjen mendja vërdallë. Këto pyetje që nuk duhet t'u bëhen fëmijëve, kanë të bëjnë me hollësira intime.
Mos u bëni kurrë fëmijëve pyetje të kësaj natyre:

Cila nga shoqet e tua bën seks?
Sa larg ke shkuar ti me dashnoren tënde?
Çfarë duhet të përmbajë programi për edukimin seksual të fëmijëve në shkollën 8-vjeçare?

SHUMICA E EKSPERTËVE REKOMANDOJNË SE, PËRVEÇ MËSIMIT TË BAZAVE TË ANATOMISË DHE FIZIOLOGJISË SË TRUPIT TË TË RINJVE, ATA DUHET TË DINË PËR:

Emocionet që zgjon intimiteti fizik;
Mekanikën e aktit seksual dhe si ta zbulojnë shtatzëninë;
Mënyrat si ta parandalojnë shtatzëninë;Të njohin abstinencën dhe kontracepsionin, (përfshi kondomet dhe hapat për kontrollin e lindjes);
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A të flasim për seksin me fëmijët 12-14 vjeç Empty Re: A të flasim për seksin me fëmijët 12-14 vjeç

Mesazh nga Linddt Sun Jun 27, 2010 2:27 pm

Cilat janë pasojat e tjera negative të interkursës seksuale; Të dinë për sëmundjet infektive seksuale (SIS) dhe HIV/AIDS;
Të dinë si të parandalohen këto pasoja negative (abstinenca dhe kondomi);
Si të thonë "jo", kur kanë presion për të bërë seks, ose kur preken në një mënyrë që nuk u pëlqen;

Format e ndryshme të seksualitetit, heteroseksualizmi, homoseksualizmi dhe biseksualizmi;
Mënyrat si t'i shprehin ndjenjat seksuale për dikë, pa kryer marrëdhënie seksuale (puthjet, përqafimet, prekjet).
/Shekulli/
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A të flasim për seksin me fëmijët 12-14 vjeç Empty Re: A të flasim për seksin me fëmijët 12-14 vjeç

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi